{"id":79700,"date":"2025-11-05T17:55:25","date_gmt":"2025-11-05T16:55:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-agron-bushati\/2025\/11\/05\/"},"modified":"2025-11-07T17:42:05","modified_gmt":"2025-11-07T16:42:05","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-agron-bushati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-agron-bushati\/2025\/11\/05\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e prokurorit Agron Bushati"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjetje n\u00eb kriterin profesional dhe etik\u00ebn. Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi se jan\u00eb konstatuar shkelje, sjellje e veprime q\u00eb bien ndesh me standardet e etik\u00ebs s\u00eb magjistratit, t\u00eb tilla q\u00eb kualifikohen n\u00eb ato q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0Ai k\u00ebrkoi shkarkimin e Bushatit nga detyra, nd\u00ebrsa ky i fundit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano, i cil\u00ebsuan shkaqet e ankimit t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuan vendimarrjen e Komisionit q\u00eb konfirmoi subjektin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Agron Bushati u p\u00ebrball m\u00eb 27 shtator t\u00eb vitit 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha p\u00ebrgjigje m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb or\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb t\u00eb cilin ishte paraqitur nj\u00eb video ku shfaqej subjekti me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb prokuroris\u00eb, brenda makin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb parkuar n\u00eb rrug\u00eb ku luante me t\u00eb bij\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai sqaroi se praktikon artet marciale. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb kjo video t\u00eb mos c\u00ebnonte karrier\u00ebn dhe pag\u00ebn e tij, q\u00eb e cil\u00ebsoi si t\u00eb ardhur\u00ebn kryesore p\u00ebr familjen. KPK nuk evidentoi probleme penalizuese n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin profesional u trajtuan masat disiplinore t\u00eb marra ndaj tij, si dhe disa denoncime e kall\u00ebzime penale. Komisioni vendosi ta konfirmoj\u00eb Bushatin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u transferuan p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD t\u00eb dh\u00ebnat e denoncimit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 3 n\u00ebntor vendimin e konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional. Ajo argumentoi se mosveprimet e k\u00ebtij subjekti n\u00eb hetimin e disa procedimeve, si dhe n\u00eb nj\u00eb rast nxjerrja e arm\u00ebve t\u00eb ftohta nga dhoma e provave t\u00eb prokuroris\u00eb dhe mbajtja e tyre n\u00eb ambjent privat, e vendosin n\u00eb situat\u00ebn e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Prokurori Braho deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb fillim t\u00eb parashtrimeve praktik\u00ebn e KPA lidhur me kompetenc\u00ebn e Komisionit p\u00ebr transferimin e \u00e7\u00ebshtjeve pran\u00eb ILD-s\u00eb p\u00ebr inspektim. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb raste t\u00eb tilla duhet t\u00eb ket\u00eb shkelje jo serioze e pa pasoja t\u00eb r\u00ebnda procedurale p\u00ebr pal\u00ebt, si dhe q\u00eb shkelja t\u00eb jet\u00eb brenda afatit t\u00eb parashkrimit pes\u00ebvje\u00e7ar. Nd\u00ebrsa lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, konstatoi se nj\u00eb shkak i till\u00eb q\u00eb sjell shkarkimin nga detyra t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, konkludohet kur sjelljet e magjistrat\u00ebve minojn\u00eb integritetin e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek ky sistem.<\/p>\n<p>Braho iu referua nj\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Apelit Shkod\u00ebr, t\u00eb viteve 2022 e 2014, ku sipas tij, \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurori Agron Bushati n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka kryer veprime sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale q\u00eb kishte detyrim t\u00eb zbatonte. Po ashtu, Braho shtoi se kur subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me kall\u00ebzimin n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kujtonte asgj\u00eb, pasi kishte kaluar nj\u00eb hark kohor i konsideruesh\u00ebm. Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, shkelja e konstatuar n\u00eb mosveprimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb kualifikohet n\u00eb ato q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, u trajtua denoncimi i mb\u00ebrritur n\u00eb KPK pak para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb subjektit p\u00ebr videon ku ai shfaqet me provat e sekuestruara t\u00eb prokuroris\u00eb, nj\u00eb thik\u00eb e nj\u00eb dorez\u00eb hekuri. Braho solli n\u00eb v\u00ebmendje shpjegimet e Bushatit, i cili ka deklaruar para Komisionit se ngjarja ka ndodhur n\u00eb vitin 2017-2018, n\u00eb makin\u00ebn e tij, me bashk\u00ebshorten, e cila ka regjistruar videon, dhe vajz\u00ebn e tij, z\u00ebri i s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebgjohej duke qeshur. Bushati e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb ngjarje intime brenda familjes, nj\u00eb shaka q\u00eb po b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb ngritur humorin e vajz\u00ebs, e cila kishte pasur nj\u00eb dit\u00eb jo t\u00eb k\u00ebndshme dhe ai kishte dashur ta b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb qeshur, duke u hequr si nj\u00eb personazh i filmave vizatimor\u00eb. Ai ka sqaruar se kjo ngjarje nuk ka pasur elemente kanosjeje ndaj askujt dhe se arm\u00ebt e ftohta i ka marr\u00eb p\u00ebr pak minuta nga dhoma e provave t\u00eb prokuroris\u00eb ku punonte, duke pretenduar se t\u00eb tilla mjete mund t\u00eb bliheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb treg, lirisht.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb e d\u00ebrgoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, drejtuesi i SPAK v\u00ebren se veprimi i kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e etik\u00ebs dhe rregullave t\u00eb sjelljes s\u00eb magjistratit. Sipas Brahos, ngjarja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e paverifikueshme nga ILD, pasi ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vjet nga momenti kur ka ndodhur e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas tij, i \u00ebsht\u00eb paraqirut Kolegjit p\u00ebr kontroll.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, sjellja e Bushatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bie ndesh me m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes q\u00eb pritet nga nj\u00eb prokuror, i cili duhet t\u00eb kujdeset q\u00eb veprimet e tij t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet e marra p\u00ebrsip\u00ebr. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, drejtuesi i SPAK e vler\u00ebson situat\u00ebn n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Braho tha se n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Agron Bushati.<\/p>\n<p>N\u00eb prap\u00ebsim t\u00eb ankimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e subjektit, avokatja Romina Zano deklaroi se shkaqet e ankimit jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb argumenta ligjor\u00eb. Sipas saj, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb paq\u00ebllimshme e pa pasoja reale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, pa pesh\u00eb konkrete, si dhe p\u00ebr mang\u00ebsi formale t\u00eb trajtuara me mas\u00eb disiplinore nga organet p\u00ebrkat\u00ebse. Zano theksoi se rastet e evidentuara tregojn\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model sjelljeje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb subjektit. \u201cSHkaqet nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb vendimin e Komisionit. Komisioneri Publik ka gabuar pasi trajton mang\u00ebsi t\u00eb izoluara dhe t\u00eb konstatuara n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb\u201d, tha Zano nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin p\u00ebr videon ku subjekti shfaqet me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb prokuroris\u00eb, Zano e cil\u00ebsoi si nj\u00eb episod privat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar. Sipas saj, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s \u00ebelement\u00ebve shkak-pasoj\u00eb, kjo ngjarje nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Zano parashtroi se subjekti ka b\u00ebr\u00eb humor me t\u00eb bij\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb regjistrimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik. Ajo shtoi se dor\u00ebzimi i k\u00ebtij denoncimi nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs n\u00eb KPK, ka pasur si q\u00ebllim q\u00eb ta z\u00ebr\u00eb n\u00eb befasi. Sipas avokates, subjekti e ka ndar\u00eb regjistrimin tek disa koleg\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb video kaq personale, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr baz\u00eb racionale p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut\u201d, argumentoi Zano dhe shtoi se objektet q\u00eb shfaqen n\u00eb videoi nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb hetimi aktiv, si dhe nuk rezulton e provueshme t\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga dhoma e provave. \u201cDi\u00e7ka e paqellimshme dhe pa pasoja nuk mund te sjelle penalizim\u201d, pohoi ajo dhe v\u00ebrejti se ekspozimi jasht\u00eb kontekstit ka krijuar d\u00ebm moral tek f\u00ebmijet e mitur t\u00eb subjektit dhe ka c\u00ebnuar perspektiv\u00ebn e tyre n\u00eb sport.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2003, t\u00eb trajtuar n\u00eb ankim, Zano n\u00ebnvizoi se, n\u00eb thelb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb devijim t\u00eb metodologjis\u00eb, por jo t\u00eb sjelljes profesionale t\u00eb subjektit, pasi nuk ka pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebrfitimi. Po ashtu, theksoi se kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00ebprs\u00ebritur m\u00eb, pas saknsionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi edhe konstatimet e tjera. Lidhur me konstatimin se subjekti nuk mbante mend detaje e nj\u00eb kall\u00ebzimi, ajo n\u00ebnvizoi se subjekti kishte deklaruar se kjo kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishte kaluar.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ajo tha se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim n\u00eb procedur\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb lexohet n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2002, Zano tha se subjekti nuk e kishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb dor\u00eb fashikullin. Sipas saj, megjith\u00ebse figuronte emri i tij, nuk gjendej n\u00ebnshkrimi q\u00eb t\u00eb tregonte marrjen n\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n<p>Edhe kur subjekti u pyet nga trupi gjykues n\u00ebse e kishte n\u00ebnshkruar aktin, ai theksoi se nuk e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Zano deklaroi se shkaqet e evidentuara nuk e arrijn\u00eb pragun e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb aplikimin e mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti i rivler\u00ebsimit iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb relatores s\u00eb trupit gjykues, n\u00eb funksion t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bushati dhe Zano k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimet e reja, prokurori Braho deklaroi se nuk evidentohen shkaqe p\u00ebr vijimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke pranuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs aktet e depozituara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, si dhe t\u00eb mos \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr denoncimin e ri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, u vendos mbyllja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe u ftuan pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb paraqesin konkluzionet n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme q\u00eb do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 13 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjetje n\u00eb kriterin profesional dhe etik\u00ebn. Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi se jan\u00eb konstatuar shkelje, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79701,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1203,793,112,119,146,675,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Agron-Bushati--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agron Bushati pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79700"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79700"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79702,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79700\/revisions\/79702"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}