{"id":79703,"date":"2025-11-06T17:04:18","date_gmt":"2025-11-06T16:04:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-prokurorit-florian-bonjaku\/2025\/11\/06\/"},"modified":"2025-11-07T17:43:31","modified_gmt":"2025-11-07T16:43:31","slug":"arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-prokurorit-florian-bonjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-prokurorit-florian-bonjaku\/2025\/11\/06\/","title":{"rendered":"Arsyetimi i KPA p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi m\u00eb 19 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku dhe e shkarkoi at\u00eb me argumentin se d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Bonajku e kaloi vetingun n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb me vendim t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatori Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari, t\u00eb cil\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive nuk mund t\u00eb sillnin penalizim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesja Xhensila Pine, vler\u00ebsoi se Bonjaku kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet mang\u00ebsive n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim dhe po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe s\u00eb bashku me problemet e gjetura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor duhej t\u00eb sillnin shkarkimin e tij p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi i Ballhys\u00ebs u gjet i drejt\u00eb nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe an\u00ebtar\u00eb Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bonjaku ka n\u00ebnshkruar dy kontrata n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs nga i vjehrri. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre kontratave, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti nuk e ka deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme shpjegimet e dh\u00ebna nga Bonjaku, duke konkluduar se veprimet e kryera prej tij n\u00eb lidhje me apartamentin, me kredin\u00eb bankare e \u00a0destinacionin e saj, si dhe p\u00ebr deklarimin e nj\u00eb kontrate, nuk mund t\u00eb sillnin penalizim.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka ndar\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni, duke konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore lidhur me \u00e7mimin e blerjes dhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Komisionerit, Bonjaku, ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet para trupit gjykues n\u00eb Kolegj, Bunjaku p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim si gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision, duke sqaruar se kontrata e padeklaruar q\u00eb pasyqron \u00e7mimin 30 mij\u00eb USD, nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar ndonj\u00ebher\u00eb, duke mos sjell\u00eb efekte ligjore. Po ashtu, ka n\u00ebnvizuar se ka p\u00ebrmbushur me korrektes\u00eb detyrimet kontraktore kundrejt bank\u00ebs, si dhe se kan\u00eb pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs, Bonjaku ka n\u00ebnshkruar dy kontrata shitblerjeje me num\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm repertori e koleksioni dhe me \u00e7mim e m\u00ebnyr\u00eb shlyerjeje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb kontrata e shitjes me rezerv\u00eb e dat\u00ebs 8 mars 2003, n\u00eb \u00e7mimin 30 mij\u00eb USD, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebr efekt kredie. Kontrata tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 11 qershor 2003, p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit n\u00eb ZVRPP Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegi v\u00ebren se Bonjaku nuk e ka deklaruar kontrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kredin\u00eb, as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting. Ky dokument \u00ebsht\u00eb administruar nga Komisioni vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit administrativ. Trupi gjykues konstaton se deklarimet e subjektit n\u00eb Komision p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, duket se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sinqerta, pasi ka pasur kontradikta mes tyre.<\/p>\n<p>Bonjaku ka deklaruar se nuk i ishte kujtuar p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishte kaluar, por Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se t\u00eb dyja kontratat jan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2003, me nj\u00eb diferenc\u00eb kohore tremujore nga nj\u00ebra-tjetra, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr mbajtjen n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb tyre duhej t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, fakti se kjo kontrat\u00eb shitjeje ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb dhe ka diktuar vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb apartamentit t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2003, sipas Kolegjit, t\u00eb \u00e7on n\u00eb konkluzionin se mosdeklarimi apo mosdepozitimi i saj gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk ka qen\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje harrese, por duket si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb jasht\u00eb kontrollit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb dhe Komisionit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Kolegji vler\u00ebson se deklarimet dhe shpjegimet e dh\u00ebna nga Bonjaku, duken t\u00eb pabesueshme dhe vijn\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet dhe duhet t\u00eb demonstroj\u00eb nj\u00eb prokuror, n\u00eb funksion t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj ka ka vler\u00ebsuar KPK dhe p\u00ebr mosdeklarimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 2003 e n\u00eb vijim, duke konkluduar se nuk mund t\u00eb sjelli penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se ky apartament nuk ka ekzistuar n\u00eb koh\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting pasi \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2011 dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e tij kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 112,4 m2.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka konstatuar se subjekti nuk ka deklaruar me sakt\u00ebsi dhe v\u00ebrtet\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, rrethanat faktike dhe ligjore mbi pasurit\u00eb n\u00eb posedim apo pron\u00ebsi t\u00eb tij, si dhe se ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarimet periodike vjetore. N\u00eb vijim, Komisioneri ka vler\u00ebsuar se mosdeklarimet e pasuris\u00eb nd\u00ebr vite, veprimet juridike t\u00eb kryera p\u00ebr dukje, si dhe deklarimet e pasakta dhe kontradiktore, bien ndesh me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb magjistrat dhe si pasoj\u00eb, Bonjaku gjendej n\u00eb situat\u00ebn ku duket se ka cenuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Komisionerin, subjekti ka theksuar se n\u00eb rastin e tij nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb veprim korruptiv, marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb rreme, shkeljes s\u00eb betimit si n\u00ebpun\u00ebs publik, veprimit n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit apo t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb n\u00eb pun\u00ebn profesionale. Ai ka sjell n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e KPA-s\u00eb, duke argumentuar se konkluzioni p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb produkt i dal\u00eb mbi vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tri kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit ose t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave, n\u00eb rastet kur problemet e konstatuara nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak shkarkimi m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak ankimi, Kolegji ka vler\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrfundim duke u bazuar n\u00eb praktik\u00ebn e m\u00ebparshme dhe ka \u00e7muar q\u00eb mosdeklarimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ti konsideroj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb tria kritereve, me q\u00ebllim konkludimin n\u00ebse mang\u00ebsit\u00eb do jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzonin p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se informacionet e organeve ligjzbatuese, nuk provojn\u00eb implikimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme me natyr\u00eb korruptive, ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm apo kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka vler\u00ebsuar se Bonjaku ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e figures.<\/p>\n<p>Por, Komisioneri Publik ka ndar\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke arsyetuar se ndon\u00ebse rastet e referuara n\u00eb dukje nuk p\u00ebrmbajn\u00eb elemente q\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohen me ndikim n\u00eb vler\u00ebsimin e figur\u00ebs, elementet e nj\u00eb procedimi t\u00eb hetuar nga subjekti, duken vler\u00ebsuar e trajtuar n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka parashtruar se transkriptimi i bised\u00ebs telefonike t\u00eb nj\u00eb shtetasi, i paraqitur ndryshe nga sa ka rezultuar n\u00eb veprimet p\u00ebrkat\u00ebse hetimore, duket se ka mund\u00ebsuar leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs procedurale t\u00eb tij. Kjo, pasi pasi procedimi penal ndaj k\u00ebti personi t\u00eb hetuar p\u00ebr tet\u00eb muaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKultivimi i bim\u00ebve narkotike\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte k\u00ebrkuar masa e sigurimit personal \u201cArrest me burg\u201d, ka ndryshuar n\u00eb \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr fakt q\u00eb ka parashtruar Komisioneri ishte dhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs, ku argumentohej se duheshin kryer veprime t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore p\u00ebr t\u00eb proceduarit, si dhe heqja dor\u00eb e prokurorit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, i cili e ka cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar ankimin e Bonjakut ndaj vendimarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji ka trajtuar fillimisht pretendimin e subjektit se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u00eb merret n\u00eb analiz\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjykim, n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit dhe t\u00eb nj\u00eb vendimmarrjeje nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb. Sipas KPA, n\u00eb kushtet kur problemet sillen n\u00eb v\u00ebmendje nga organet ligjzbatuese, analiza thellohet n\u00eb drejtim t\u00eb identifikimit t\u00eb ndonj\u00eb q\u00ebndrimi leht\u00ebsues apo favorizues t\u00eb prokurorit ndaj personave n\u00ebn hetim q\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb ndikonte n\u00eb integritetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e publikut ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji ka marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb pretendimin e Komisionerit Publik, lidhur me ndryshimin e transkriptimit t\u00eb bised\u00ebs telefonike t\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb hetuarve. Nga verifikimi akteve, KPA konstaton se veprimet procedurale para muajit janar 2020, si n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, ashtu edhe n\u00eb urdhrin p\u00ebr regjistrimin e procedimit penal, transkipti bised\u00ebs telefonike t\u00eb personave n\u00eb hetim \u00ebsht\u00eb pasqyruar e plot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb aktet e tjera procedurale, nga janari 2020 e n\u00eb vijim, subjekti i rivler\u00ebsimit e ka pasqyruar at\u00eb t\u00eb shkurtuar, jo sipas procesverbalit fillestar.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim duket q\u00eb subjekti ka mbajtur edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr komunikim telefonik, ku n\u00eb disa akte procedurale nuk pasqyrohet. Kolegji v\u00ebren se, nga aktet n\u00eb fashikullin penal, t\u00eb dy k\u00ebto\u00a0 komunikime telefonike rezulton se jan\u00eb zhvilluar kur forcat e policis\u00eb kan\u00eb ushtruar kontroll n\u00eb zon\u00ebn e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike dhe jo sipas parashtrimeve t\u00eb Bonjakut, i cili ka pohuar se ka vet\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb gjat\u00eb kontrollit t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, traskiptimet e bisedave paraqiten ndryshe n\u00eb aktet procedurale fillestare kur vepra penale e regjistruar ka qen\u00eb \u201cKultivim i bim\u00ebve narkotike\u201d, me ato n\u00eb aktet procedurale t\u00eb m\u00ebvonshme kur \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar akuza. Kolegji v\u00ebren se p\u00ebrmbajtja e bised\u00ebs paraqitet e reduktuar, e pakuptimt\u00eb dhe e nxjerr\u00eb nga konteksti.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga informacionet e organeve ligjzbatuese, m\u00ebnyra sesi subjekti i rivler\u00ebsimit paraqet para gjykat\u00ebs rezultatet e hetimeve t\u00eb kryera dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e tij n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb sip\u00ebrcituar t\u00eb gjykat\u00ebs, duket si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konkluzionet e veta p\u00ebr ndryshimin e kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs procedurale p\u00ebr S. D. dhe B. D.\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues i KPA dhe i gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimet e Komisionerit Publik. K\u00ebto konstatime konsiderohen se u japin vler\u00eb informacioneve t\u00eb d\u00ebrguara nga organet ligjzbatuese dhe jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, Komisioni ka konstatuar t\u00eb meta n\u00eb dy nga pes\u00eb denoncimet e depozituara ndaj subjektit, por ka vler\u00ebsuar se ato nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Kolegji i gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimet e Komisionerit Publik p\u00ebr k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti n\u00eb vitin 2018. N\u00eb t\u00eb dy rastet ka rezultuar se Bonjaku ka treguar mang\u00ebsi procedurale lidhur me zbatimin e detyrimit ligjor mbi njoftimin e kall\u00ebzuesit p\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ka zgjatur afatet e veprimeve hetimore me arsyetimin se duhej k\u00ebrkuar dokumentacion shtes\u00eb nga Bashkia Kruj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr 15 muaj nuk i ka k\u00ebrkuar k\u00ebto akte. N\u00eb procedimin tjet\u00ebr, ka rezultuar se nuk ka kryer veprimet hetimore t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pajustifikuar.<\/p>\n<p>Edhe mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale n\u00eb k\u00ebto dy procedimeve penale \u00ebsht\u00eb \u00e7muar prej Kolegjit q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vler\u00ebson se konstatimet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se prokurori Florian Bonjaku d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e moscenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut dhe se ai ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim u vendos ndryshimi i vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimi nga detyra i prokurorit Florian Bonjaku.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi m\u00eb 19 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku dhe e shkarkoi at\u00eb me argumentin se d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e besimit t\u00eb publikut. Bonajku e kaloi vetingun n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb me vendim t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79704,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,1420,1928,321,125,1822,112,101,1384,430,674,1812,903,173,698,1929],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Florian-Bonjaku-ne-KPA-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Florian Bonjaku n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79703"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79703"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79703\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79705,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79703\/revisions\/79705"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}