{"id":79718,"date":"2025-11-13T17:54:19","date_gmt":"2025-11-13T16:54:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-agron-bushati\/2025\/11\/13\/"},"modified":"2025-11-13T17:54:56","modified_gmt":"2025-11-13T16:54:56","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-agron-bushati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-agron-bushati\/2025\/11\/13\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Agron Bushati"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkoi t\u00eb enjten m\u00eb 13 n\u00ebntor shkarkimin e prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut, lidhur me q\u00ebndrimet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara\u00a0 prej tij dhe p\u00ebr nj\u00eb video ku ai shfaqet me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb sekuestruara t\u00eb prokuroris\u00eb ku ushtronte funksionin. Nd\u00ebrsa subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kund\u00ebrshtuan shkaqet e ankimit, duke argumentuar se nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin e shkarkimit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter, kur shkeljet e konstatuara nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u shpreh se u q\u00ebndronin parashtrimeve lidhur me shkeljet e subjektit n\u00eb hetimin e nj\u00eb procedimi penal t\u00eb vitit 2003, p\u00ebr t\u00eb cilat Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i at\u00ebhersh\u00ebm ka vendosur mas\u00ebn disiplinore, \u201cZbritje n\u00eb detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 1 (nj\u00eb) viti&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, nisur nga fakti se p\u00ebr k\u00ebto shkelje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mas\u00eb disiplinore, \u00e7mohen si rrethan\u00eb r\u00ebnduese.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Klodian Braho paraqiti q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar lidhur me denoncimin e nj\u00eb qytetari pran\u00eb Komisionit, i cili \u00ebsht\u00eb ankuar ndaj subvjekti se ka humbur fashikullin e nj\u00eb procedimi penal t\u00eb vitit 2002, q\u00eb ka pasur objekt hetimin e nj\u00eb kanosjeje. Braho tha se nuk q\u00ebndrojn\u00eb pretendimet e subjektit se nuk ka n\u00ebnshkruar n\u00eb regjist\u00ebr p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn konstatohet se Bushati nuk ka kryer veprimet q\u00eb e detyronte Kodi i Procedur\u00ebs Penale. Sipas Brahos, nga aktet e administruara v\u00ebrtetohet se ky kallzim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim, p\u00ebrkundrejt n\u00ebnshkrimit, nga prokurori Agron Bushati. Po ashtu, Braho v\u00ebrejti se subjekti nuk e ka regjistruar njoftimin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho u shpreh se vler\u00ebsohet se shkelja e konstatuar n\u00eb mosveprimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb kualifikohet n\u00eb ato q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Problemi tjet\u00ebr q\u00eb ngrihet n\u00eb shkaqet e ankimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb video t\u00eb depozituar n\u00eb Komision para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb subjektit, ku pretendohet se ky i fundit, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve t\u00eb ftohta, ka k\u00ebrc\u00ebnuar e kanosur qytetarin n\u00eb mes t\u00eb qytetit shoq\u00ebruar me nj\u00eb video. Brabo tha se, pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ta vler\u00ebsuar videon si brenda kufijve t\u00eb intimitetit familjar nuk i p\u00ebrgjigjet rrethanave faktike t\u00eb dala nga hetimi administrativ n\u00eb Komision dhe gjat\u00eb debatit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj, pasi videoja ka prodhuar efekte p\u00ebrsa koh\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb dhe vet\u00eb Bushati, ai e ka ndar\u00eb privatisht mes koleg\u00ebsh<\/p>\n<p>Sipas Brahos, pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebsaj video, duhet t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb edhe fakti q\u00eb sendet e p\u00ebrdorura kan\u00eb q\u00ebn\u00eb prova materiale dhe jan\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebndi i ruajtjes s\u00eb tyre n\u00eb Prokurorin\u00eb Shkod\u00ebr. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se provat materiale kan\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr ruajtjen, administrimin dhe l\u00ebvizjen e tyre, Braho e cil\u00ebsoi sjelljen e subjektit t\u00eb nj\u00eb shkalle q\u00eb c\u00ebnon, si sjelljen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb magjistratit edhe at\u00eb q\u00eb lidhet me respektimin e normave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr objekt sendet e ruajtura n\u00eb dhom\u00ebn e provave. Kjo, pavar\u00ebsisht statusit t\u00eb provave, n\u00ebse i p\u00ebrkasin nj\u00eb procedimi penal n\u00eb hetim, n\u00eb gjykim apo t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb kjo sjellje e subjektit t\u00eb mos vler\u00ebsohet vet\u00ebm si shkelje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore, por edhe n\u00eb ushtrimin e funksionit, pasi subjekti nuk duhej t\u00eb nxirrte prova materiale jasht\u00eb vendit t\u00eb ruajtjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, drejtuesi i SPAK \u00e7mon se shkelja \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, q\u00eb kualifikohet n\u00eb ato q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, u k\u00ebrkua ndryshimi i vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimi nga detyra i prokurorit Agron Bushati.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Bushatit, avokatja Romina Zano konstatoi se k\u00ebrkimi p\u00ebrfundimtar i drejtuesit t\u00eb SPAK bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Ajo argumentoi se c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter, mund t\u00eb konkludohet vet\u00ebm n\u00eb rastet kur shkaqet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Ajo v\u00ebrejti se nuk u krye asnj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt subjekti ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Zano shtoi se c\u00ebnimit i besimit t\u00eb publikut konstatohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe ritheksoi se k\u00ebrkimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shkarkim mbetet i pamb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e par\u00eb t\u00eb trajtuar n\u00eb ankim, Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit faktin se Bushati e ka marr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb mas\u00eb disiplinore dhe se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb sjellje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur si ai rast.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin ku pretendohet humbja e fashikullit, Zano konstatoi se nga verifikimet e gjith\u00eb akteve e rrethanave, nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb konkluzion p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb kryera nga ana e subjektit. P\u00ebr gjetjet, ajo theksoi se nuk mund t\u00eb kuaklifikohen si t\u00eb mjaftuehsme p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me regjistrimin e videos, Zano deklaroi se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb ambjent t\u00ebr\u00ebsisht privat, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb automjeti i subjektit. N\u00eb vijim, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e zhvilluar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb shkeljeve disiplinore. P\u00ebr nj\u00eb gjyqtare amerikane, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb konstatuar sjellje t\u00eb parregullta n\u00eb rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb rregulluese, sipas Zanos. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar, q\u00eb ka p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb ambjent jasht\u00eb gjykat\u00ebs pelerin\u00ebn dhe ka shprehur fjal\u00eb jasht\u00eb etik\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb disiplinore p\u00ebr heqjen e pages\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, por jo shkarkim.<\/p>\n<p>Zano n\u00ebnvizoi se nga verifikimi i karrier\u00ebs 30-vje\u00e7are t\u00eb subjektit, rezulton se nuk ka sjellje t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Prokurori Bushati deklaroi se pas 32 vite q\u00eb mban funksione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, vijon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me qira. Ai v\u00ebrejti se e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb qytetin ku ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur, por megjithat\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb krijuar ndonj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. \u201cNuk mund t\u00eb parashikoja se do kishte veting, por nuk kam pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb ADN-n\u00eb e familjes time t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb\u201d, deklaroi Bushati dhe shtoi se ka k\u00ebrkuar burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr videon, Bushati sqaroi se \u00ebsht\u00eb servirur pran\u00eb Komisionit vet\u00ebm 12 or\u00eb para seanc\u00ebs. Ai pohoi se e kishte ndar\u00eb vet\u00ebm me tre koleg\u00eb prokuror\u00eb. \u201cKur kjo m,arr\u00ebdh\u00ebnie kompromentohet ga koleg\u00ebt, tregon at\u00eb q\u00eb kam shprehur dhe m\u00eb par\u00eb, \u2018se lufta m\u00eb e ashp\u00ebr \u00ebsht\u00eb brenda llojit.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun e ankimit p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e dosjes s\u00eb humbur, subjekti deklaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Puk\u00eb pasi vuante mas\u00ebn disiplinore, e se nuk ka pasur mund\u00ebsi ta kishte n\u00ebnshkruar. Bushati u shpreh se sim und ti thoshte bashk\u00ebshortes dhe tre f\u00ebmij\u00ebve, se ishte shkarkuar p\u00ebr nj\u00eb gabim t\u00eb vitit 2002.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, subjekti dhe avokatja Zano k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 25 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkoi t\u00eb enjten m\u00eb 13 n\u00ebntor shkarkimin e prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut, lidhur me q\u00ebndrimet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara\u00a0 prej tij dhe p\u00ebr nj\u00eb video ku ai shfaqet me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb sekuestruara t\u00eb prokuroris\u00eb ku ushtronte funksionin. Nd\u00ebrsa subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79719,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1203,1930,793,112,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Agron-Bushati-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agron Bushati pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79718"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79718"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79718\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79720,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79718\/revisions\/79720"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}