{"id":79739,"date":"2025-11-25T15:24:27","date_gmt":"2025-11-25T14:24:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-agron-bushati-shkarkohet-per-cenim-te-besimit\/2025\/11\/25\/"},"modified":"2025-11-25T15:26:40","modified_gmt":"2025-11-25T14:26:40","slug":"prokurori-agron-bushati-shkarkohet-per-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-agron-bushati-shkarkohet-per-cenim-te-besimit\/2025\/11\/25\/","title":{"rendered":"Prokurori Agron Bushati shkarkohet p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 n\u00ebntor vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vler\u00ebsoi se prokurori Agron Bushati ka c\u00ebnuar besimin e publikut, lidhur me q\u00ebndrimet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara\u00a0prej tij dhe p\u00ebr nj\u00eb video ku ai shfaqet me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb sekuestruara t\u00eb prokuroris\u00eb ku ushtronte funksionin.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb hetim t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr veprat penale vrasje me dashje dhe arm\u00ebmbatje pa leje, subjekti ka p\u00ebrpiluar urdh\u00ebrin p\u00ebr veprimet hetimore q\u00eb duhej t\u00eb kryente oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Sipas KPA, t\u00eb vetmet veprimet hetimore t\u00eb kryera nga subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm dy procesverbale deklarimi q\u00eb u p\u00ebrkasin v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb viktim\u00ebs, nj\u00eb vendim sekuestrimi automjeti, si dhe jan\u00eb administruar dy akte teknike balistike. Gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, u evidentua se Bushati e ka pezulluar hetimin n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2004 dhe e ka mbajtur dosjen n\u00eb kasafort\u00eb p\u00ebr dy vjet e gjysm\u00eb, derisa \u00ebsht\u00eb gjetur nga drejtuesi i prokuroris\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2007, kur gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar nga ky i fundit, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb kasafort\u00eb jan\u00eb mbajtur dhe dy procedime penal\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto zbulime, ndaj subjektit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb masa disiplinore nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i koh\u00ebs, q\u00eb ka vendosur zbritjen n\u00eb detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se kjo situat\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar gjykimit n\u00eb KPA, por \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe vet\u00ebkorrigjuar, apo t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave qasje n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga publiku, konstatohet se denoncuesi ka depozituar disa kall\u00ebzime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, ku ngriheshin p\u00ebr humbjen e kall\u00ebzimit penal n\u00eb Komisiariatin e Policis\u00eb Shkod\u00ebr. Sipas denoncuesit, kall\u00ebzimi penal ishte marr\u00eb nga subjekti, i cili nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim procedural. N\u00eb 2008-\u00ebn, denoncuesi ka depozituar kall\u00ebzim penal dhe ndaj prokurorit Bushati.<\/p>\n<p>Sipas KPA, v\u00ebrtetohet se kall\u00ebzimi ndaj nj\u00eb zyrtari publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb prokurori n\u00eb vitin 2002 nga ana e komisariatit t\u00eb policis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me n\u00ebnshkrim nga prokurori Agron Bushati. Rezulton se subjekti nuk e ka regjistruar kall\u00ebzimin n\u00eb regjistrin e prokuroris\u00eb. Po ashtu, nuk gjendet ndonj\u00eb veprim procedural i subjektit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb fakt, megjith\u00ebse ndaj tij ka pasur hetim penal p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00ebvje\u00e7are. KPA v\u00ebren se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se nuk e ka n\u00ebnshkruar ai dhe se n\u00ebnshkrimi nuk ishte i tij. Mosveprimi i subjektit p\u00ebr mosregjistrimin e \u00e7\u00ebshtjes ka vijuar deri n\u00eb vitin 2008, kur denoncuesi ka kryer kall\u00ebzim dhe ndaj tij.<\/p>\n<p>Mosveprimi \u00e7mohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Sipas KPA, subjekti me mosveprimin e tij ka c\u00ebnuar jo vet\u00ebm interesat e kall\u00ebzuesit, por edhe interesat e ligjshme t\u00eb shtetit, duke krijuar perceptimin n\u00eb publik se ndjekja penale ndaj funksionar\u00ebve publik\u00eb nuk ushtrohet nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb qytetari n\u00eb nj\u00eb hark kohor prej mbi 10 vitesh.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se subjekti ka diskretituar r\u00ebnd\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e prokurorit si mbrojt\u00ebs i interesit publik, si dhe t\u00eb perceptimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me problemin tjet\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb ankim, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb video ku subjekti shfaqet n\u00eb makin\u00ebn e tij me arm\u00eb t\u00eb ftohta, prova t\u00eb prokuroris\u00eb, trupi gjykues vler\u00ebson se p\u00ebrdorimi i nj\u00eb sendi q\u00eb ka qen\u00eb prov\u00eb materiale, i marr\u00eb n\u00eb vendin e ruajtjes n\u00eb organin e akuz\u00ebs ku Bushati ushtronte detyr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me rregullat p\u00ebr marrjen, ruajtjen e disponimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i provave materiale n\u00eb kushte paligjshm\u00ebrie t\u00eb hapur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nga nj\u00eb prokuror q\u00eb njeh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb arme t\u00eb ftoht\u00eb, ve\u00e7 rrezikut q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr personat e pranish\u00ebm, mund t\u00eb c\u00ebnoje dhe procesin penal p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb administruar, duke c\u00ebnuar interesat e individit e t\u00eb shtetit. K\u00ebto veprime cil\u00ebsohen si shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPA konkludon se subjekti ka pasur nj\u00eb sjellje jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme e t\u00eb vazhdueshme, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rikuperuar dhe pas vendosjes s\u00eb dy masave disiplinore n\u00eb vitin 2005 e n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji \u00e7mon se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, konkludohet se prokurori Agron Bushati ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, u vendos ndryshimi i vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimi nga detyra i k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 n\u00ebntor vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vler\u00ebsoi se prokurori Agron Bushati ka c\u00ebnuar besimin e publikut, lidhur me q\u00ebndrimet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara\u00a0prej tij dhe p\u00ebr nj\u00eb video ku ai [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79740,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1203,112,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Agron-Bushati-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agron Bushati pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79739"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79739"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79739\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79741,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79739\/revisions\/79741"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}