{"id":79742,"date":"2025-11-25T19:41:55","date_gmt":"2025-11-25T18:41:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjednj-gjen-shkelje-ne-procesin-e-vetingut-te-ish-gjyqtarit-shkelzen-selimi\/2025\/11\/25\/"},"modified":"2025-11-25T19:42:23","modified_gmt":"2025-11-25T18:42:23","slug":"gjednj-gjen-shkelje-ne-procesin-e-vetingut-te-ish-gjyqtarit-shkelzen-selimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjednj-gjen-shkelje-ne-procesin-e-vetingut-te-ish-gjyqtarit-shkelzen-selimi\/2025\/11\/25\/","title":{"rendered":"GJEDNJ gjen shkelje n\u00eb procesin e vetingut t\u00eb ish-gjyqtarit Shk\u00eblzen Selimi"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong>Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ konkludoi se gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi, i shkarkuar nga institucionet e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, nuk \u00ebsht\u00eb informuar gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit dhe gjykimit administrativ t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij lidhur me akuzat q\u00eb i\u2019u ngrit\u00ebn. Po ashtu, GJEDNJ konkludon se Selimit nuk iu dha nj\u00eb mund\u00ebsi e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cQasja e organeve t\u00eb verifikimit ndaj vler\u00ebsimit t\u00eb komponentit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb verifikimit (i cili rezultoi n\u00eb gjetje t\u00eb gjera q\u00eb konsideroheshin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shkarkimin e tij nga detyra) ndikoi n\u00eb vet\u00eb thelbin e t\u00eb drejtave procedurale t\u00eb aplikantit dhe se, n\u00eb rastin akutal, nuk p\u00ebrmbushi k\u00ebrkes\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Nenit 6 \u00a7 1 t\u00eb Konvent\u00ebs\u201d, arsyeton gjykata e Strasburgut.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, evidentohet se Selimit nuk iu dha mund\u00ebsia q\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, t\u00eb njihej me aktet e institucioneve ligjzbatuese ku ngriheshin dyshimet p\u00ebr kontaktet e tij t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, argumentohet se ankuesi ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rimbursim t\u00eb kostove dhe shpenzimeve vet\u00ebm p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ato kan\u00eb qen\u00eb realisht. Duke iu referuar akteve t\u00eb administruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, GJEDNJ ka caktuar q\u00eb shteti shqiptar ti shlyej\u00eb Selimit nj\u00eb shum\u00eb prej 6500 eurosh, si dhe \u00e7do taks\u00eb q\u00eb mund t&#8217;i ngarkohet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, GJEDNJ ka vendosur t\u00eb shpalli t\u00eb pranueshme ankesat n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e ankuesit p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb d\u00ebgjimore dhe p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private; se ka pasur shkelje t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka \u00e7muar se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shqyrtohet ankesa sipas nenit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vendosur se konstatimi i nj\u00eb shkeljeje p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do d\u00ebm jo-material t\u00eb p\u00ebsuar nga ankuesi dhe se shteti duhet ti paguaj\u00eb atij shum\u00ebn 6500 euro brenda tre muajve pasi vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, si dhe \u00e7do taks\u00eb q\u00eb mund t&#8217;i ngarkohet n\u00eb lidhje me kostot dhe shpenzimet. N\u00eb p\u00ebrfundim, GJEDNJ ka rr\u00ebzuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Selimit p\u00ebr shp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr koment, ish-gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi e cil\u00ebsoi vendimarrjen e gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij si nj\u00eb fitore morale. \u201cEsht\u00eb vendimi i dyt\u00eb mbas atij q\u00eb dha GJKKO ku, si pak gjyqtar\u00eb t\u00eb shkarkuar u ndoqa penalisht dhe mora pafaj\u00ebsi, jo se nuk u provua, por se fakti nuk egziston. Do pres q\u00eb vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe do k\u00ebrkoj rihapjen t\u00eb procesit t\u00eb vetingut se nuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>KPA nuk iu p\u00ebrgjigj deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi pyetjes p\u00ebr koment lidhur me k\u00ebt\u00eb vendimarrje t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>Kolegji e gjeti t\u00eb bazuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili kishte vendosur n\u00eb korrik 2018 shkarkimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Shk\u00eblzen Selimi, bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. KPK n\u00eb vendimin e saj t\u00eb korrikut tha se shkarkimi i Selimit vinte pasi ai u gjet me kontakte me persona t\u00eb \u201cp\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d dhe se ai ishte \u201cp\u00ebrpjekur t\u2019i fshihte k\u00ebto kontakte\u201d.<\/p>\n<p>Selimi ishte i pari nd\u00ebr gjykat\u00ebsit q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsim i cili u shkarkua vet\u00ebm bazuar n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit u evidentua kontakti i Selimit me Arben Isufajn, nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ndaj Selimit filloi dhe nj\u00eb proces penal nga Struktura e Posa\u00e7me p\u00ebr fshehje pasurie, por pas disa vitesh hetim e gjykim, m\u00eb 7 korrik ai u deklarua i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ konkludoi se gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi, i shkarkuar nga institucionet e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, nuk \u00ebsht\u00eb informuar gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit dhe gjykimit administrativ t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79743,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,114,2,115],"tags":[1932,1933,1934,112,118,221,259],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX.jpg","fifu_image_alt":"Ish-an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb vetingut n\u00eb KPK. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79742"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79742"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79742\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79744,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79742\/revisions\/79744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}