{"id":79745,"date":"2025-12-05T15:13:14","date_gmt":"2025-12-05T14:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa-2\/2025\/12\/05\/"},"modified":"2025-12-05T15:14:38","modified_gmt":"2025-12-05T14:14:38","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa-2\/2025\/12\/05\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit G\u00ebzim \u00c7opa"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Adnand Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim \u00c7opa paraqiti t\u00eb premten m\u00eb 5 dhjetor konkluzionet p\u00ebrfundimtare, duke u q\u00ebndruar shkaqeve t\u00eb ankimit e k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. \u00c7opa i konsideroi shkaqet t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit, duke pretenduar se pasurit\u00eb q\u00eb trajtohen jan\u00eb krijuar koh\u00eb para detyr\u00ebs dhe nga prind\u00ebrit e tij, nd\u00ebrsa p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional tha se kishte vepruar ashtu si duhej.<\/p>\n<p>\u00c7opa u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 22 shkurt t\u00eb vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me shumci\u00eb, pasi i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 25.8 milion\u00eb lek\u00eb. Ai argumentoi se pasurit\u00eb i ka fituar me trash\u00ebgimi ligjore dhe se jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi vendimarrjen e Komisionit duke k\u00ebrkuar n\u00eb Kolegj shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr munges\u00eb burimesh e deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor i konsideroi n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi deklaroi t\u00eb premten se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve, pasi sipas tij, subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas Xholit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me burimet financiare nga qiradh\u00ebnia e objekteve, q\u00eb jan\u00eb pretenduar nga subjekti si t\u00eb ardhura q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive. Po ashtu, ai konstatoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb mbetur t\u00eb paprovuara me akte zyrtare e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbeten n\u00eb nivel deklarativ. N\u00eb vijim, Xholi v\u00ebrejti se mungesa e akteve dhe provave t\u00eb koh\u00ebs mbi m\u00ebnyr\u00ebn e ark\u00ebtimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrllogaritjen e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e subjektit nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm ato q\u00eb v\u00ebrtetohen me dokumentacion ligjir.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisionerja Nino, edhe drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 150,9 m2, pasuri e ndar\u00eb n\u00eb dy apartamente, si dhe p\u00ebr tre garazhe. Prokurori Xholi tha se \u00c7opa nuk paraqiti ndonj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj. Sipas Xholit, t\u00eb ardhurat nga shitja e pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb + fush\u00eb minifutbolli, nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb aktet n\u00eb dosje dhe se nuk mund t\u00eb konsiderohet si e ardhur e ligjshme. Xholi n\u00ebnvizoi se nga shitja e k\u00ebsaj duhet t\u00eb konsiderohen vet\u00ebm 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sa jan\u00eb shlyer detyrimet dhe jo 95 mij\u00eb euro sa pretendon subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash dhe nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitjet e tokave, si dhe ato nga shoq\u00ebria ku ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar \u00c7opa, kompani me t\u00eb cil\u00ebn prind\u00ebrit kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebniet e qiradh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, nga hetimi kan\u00eb rezultuar disa transferta parash drejt Vjen\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shkollimin e djalit t\u00eb subjeketit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, prokurori Xholi tha se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7opa i paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbeldhur deklaroi se marrdh\u00ebnia e qiradh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb kryer mes prind\u00ebrve t\u00eb tij e qiramarr\u00ebsve, para 30 viteve, kur nuk kishte filluar ende t\u00eb ushtronte funksionin e prokurorit. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2000 kishte ndryshuar legjislacioni, sipas t\u00eb cilit detyrimet tatimore i ngarkoheshin qiramarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u00c7opa k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga toka ka dro\u00ebzuar dokumentacion ligjor q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara. Ai theksoi se kishte dor\u00ebzuar edhe dokumente t\u00eb bank\u00ebs ku jan\u00eb kryer rtansaksionet, q\u00eb pasqyrojn\u00eb kalimin e shumave p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr kosnattimin e transfertave p\u00ebr t\u00eb birin lidhur me shkollimin, subjekti shpjetoi se djali kishte fituar burs\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe se kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb e verifikueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin, Xholi solli n\u00eb v\u00ebmendje gjetjet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb procedim t\u00eb regjistruar nga prokurori G\u00ebzim \u00c7opa n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr veprat penale \u201cVrasje n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese\u201d, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d dhe \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d. Pas pas kryerjes s\u00eb disa veprimeve hetimore, prokurori \u00c7opa ka urdh\u00ebruar ndryshimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb regjistrin e veprave penale duke vendosur marrjen si t\u00eb pandehur dhe njoftimin e akuz\u00ebs p\u00ebr personin n\u00ebn hetim p\u00ebr veprat penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb pandehur, \u00c7opa ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me 7 vjet e 6 muaj burgim dhe n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar 5 vjet heqje lirie. Po ashtu, \u00c7opa ka ndryshuar akuz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pandehur, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb proceduar ka pushuar hetimin.<\/p>\n<p>Komisoni e ka d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Por, Xholi tha se gjetjet e konstatuara n\u00eb rezultatet e hetimit administrative lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb nuk duhen transferuar pran\u00eb organit kompetent p\u00ebr inspektim. Sipas tij, k\u00ebto konstatime, s\u00eb bashku me t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb raportin e Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, si dhe me gjetjet e tjera t\u00eb konsideruara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7mohen n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzion, Xholi k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit G\u00ebzim \u00c7opa.<\/p>\n<p>Lidhur me ndyrhsimin e akuzave t\u00eb personave t\u00eb hetuar fillimisht p\u00ebr \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d, \u00c7opa deklaroi se nuk di n\u00ebse do t\u00eb kishte ndonj\u00eb magjistrat q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsonte ndryshe. Sipas tij, plumbi q\u00eb ka goditur viktim\u00ebn ka qen\u00eb rikoshet dhe se nuk ka nj\u00eb magjistrat q\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana do ta kualifikonte si \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d. P\u00ebr dy personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka pushuar hetimin, \u00c7opa deklaroi se ishte konkluduar se ata nuk kishin pasur arm\u00eb me vete.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7opa solli n\u00eb v\u00ebmendje se kualifikimi p\u00ebrfundimtar i vepr\u00ebs penale prej tij, ishte konfirmuar edhe nga gjykatat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori \u00c7opa k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit si t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 16 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Adnand Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim \u00c7opa paraqiti t\u00eb premten m\u00eb 5 dhjetor konkluzionet p\u00ebrfundimtare, duke u q\u00ebndruar shkaqeve t\u00eb ankimit e k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. \u00c7opa i konsideroi shkaqet t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79746,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,1319,112,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Copja-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori G\u00ebzim \u00c7opa pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79745"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79745"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79747,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79745\/revisions\/79747"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}