{"id":79763,"date":"2025-11-14T17:21:05","date_gmt":"2025-11-14T16:21:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pranon-gjetjen-e-vezhguesit-te-onm-se-per-gjyqtarin-ervin-pollozhani\/2025\/11\/14\/"},"modified":"2025-12-15T10:33:41","modified_gmt":"2025-12-15T09:33:41","slug":"kpa-pranon-gjetjen-e-vezhguesit-te-onm-se-per-gjyqtarin-ervin-pollozhani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pranon-gjetjen-e-vezhguesit-te-onm-se-per-gjyqtarin-ervin-pollozhani\/2025\/11\/14\/","title":{"rendered":"KPA pranon gjetjen e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Ervin Pollozhani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pranoi t\u00eb premten m\u00eb 14 n\u00ebntor k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr administrimin e gjetjes e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb prenotuar nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martes\u00ebs s\u00eb tyre, por nga ana tjet\u00ebr vendosi t\u00eb mos hetoj\u00eb m\u00eb tej rrethanat e konstatuara, ndryshe nga \u00e7\u2019sugjeroi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, p\u00ebrmes nj\u00eb opinioni.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse, Jacobs b\u00ebri me dije se kishte depozituar nj\u00eb gjetje dhe nj\u00eb opinion p\u00ebr trupin gjykues t\u00eb Kolegjit, p\u00ebrmes s\u00eb cilave k\u00ebrkoi hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb transaksioneve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me blerjen e nj\u00eb apartamenti nga Pollozhani dhe bashk\u00ebshortja e tij, ku atyre u \u00ebsht\u00eb kthyer nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb paguar.<\/p>\n<p>N\u00eb gjetje, Jacobs ka evidentuar faktin se prenotimi i apartamentit dhe shlyerja e vler\u00ebs prej 117 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb lidhje mes tyre, por jo t\u00eb martuar. \u00c7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar rreth 85 mij\u00eb e 700 euro, p\u00ebr shkak se banesa e dor\u00ebzuar nga kompania ka qen\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl nga sa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. \u00a0Po k\u00ebshtu, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese u ka kthyer nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshimit t\u00eb projektit t\u00eb apartamentit. Nga kjo vler\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar cash nga shoq\u00ebria, subjekti ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tij rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, apartamenti \u00ebsht\u00eb shitur rreth dy vjet e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr rreth 5.8 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto konstatime t\u00eb gjetjes, u administruan prej Kolegjit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u vendos t\u00eb mos zhvillohen hetime t\u00eb m\u00ebtejshme si pyetja e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka shitur apartamentin; marrja nga kjo shoq\u00ebri t\u00eb akteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rikthimin e vler\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Po ashtu, Jacobs k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin dhe akte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kontratat p\u00ebr apartamentet e tjer\u00eb, si dhe t\u00eb verifikohej p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje penale apo civile t\u00eb bler\u00ebsve t\u00eb banes\u00ebs apo t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb gjykatat ku ka ushtruar funksionin para kryerjes s\u00eb k\u00ebtij transaksioni.<\/p>\n<p>N\u00eb seancat e m\u00ebparshme, gjyqtari Pollozhani shpjegoi se kthimi vler\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me sip\u00ebrfaqen me t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2012. Subjekti deklaroi se nuk ka pasur kontribut n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, por sipas tij ishte bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja dhe prind\u00ebrit e saj para martese. Po ashtu, Pollozhani shpjegoi se vjehrri e vjehrra nuk mor\u00ebn pjes\u00eb, pasi kontirbuesja m\u00eb e madhe p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kishte qen\u00eb bashk\u00ebshortja, me rreth 90% t\u00eb vler\u00ebs. Lidhur me \u00e7mimin e shitjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, subjekti parashtroi se apartamenti ishte dh\u00ebn\u00eb me gjith\u00eb orendit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kosto plus, si dhe evoluimin e \u00e7mimit t\u00eb tregut.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet dhe vendimi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi t\u00eb premten se gjetja e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb lidhet me nj\u00eb nga pasurit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb shkaqet e ankimit. Braho shprehu dakord\u00ebsi p\u00ebr administrimin e gjetjes dhe vijimin e hetimeve t\u00eb m\u00ebtejshme, si u k\u00ebrkuar prej Jacobs.<\/p>\n<p>Pollozhani e pyeti fillimisht Brahon se ku \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb ankim gjetja e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb ankim jan\u00eb tre n\u00ebn\u00e7\u00ebshtje &#8211; apartamenti, nj\u00eb vler\u00eb 1 milion lek\u00eb dhe shpenzimet e mobilimit. \u201cN\u00eb cilin paragraf, fjali, fjal\u00eb apo g\u00ebrm\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar dyshimi p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs nga shoq\u00ebria\u201d, pyeti Pollozhani.<\/p>\n<p>Braho u shpreh se ka ankim dhe jo \u00e7\u00ebshtje e n\u00ebn\u00e7\u00ebshtje. Sipas tij, shuma prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e paraqitur n\u00eb ankim dhe se nuk rezulton se mbulohet me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pollozhani i k\u00ebrkoi trupit gjykues t\u00eb refuzoj\u00eb administrimin e gjetjet dhe mendimit t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke argumentuar se jan\u00eb paraqitur jasht\u00eb afateve procedurale, si dhe nuk jan\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb ndonj\u00eb prov\u00eb apo rrethan\u00eb t\u00eb re q\u00eb mund t\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb aksesohej m\u00eb her\u00ebt. Pollozhani solli n\u00eb v\u00ebmendje se ishte mbyllur hetimi gjyq\u00ebsor dhe ishin n\u00eb faz\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare kur u parashtrua gjetja. Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebrkimin si nj\u00eb zgjerim artificial t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebrtej afateve ligjore. Po ashtu, subjekti n\u00ebnvizoi se, n\u00ebse do t\u00eb pranohej k\u00ebrkimi p\u00ebr administrimin e gjetjes dhe vijimin e hetimeve, do t\u00eb sillt\u00eb cenim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, t\u00eb parimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, siguris\u00eb juridike dhe t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Polloxhani u shpreh se gjetja nuk \u00ebsht\u00eb ngritur si shkak n\u00eb ankim. Megjith\u00ebse ai \u00a0pranoi se legjislacioni nuk ka ndonj\u00eb dispozit\u00eb lidhur me koh\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e gjetjes, theksoi se \u00ebsht\u00eb paraqitur tej afateve procedurale.<\/p>\n<p>Sipas tij, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar vet\u00eb pranon se nuk ka prov\u00eb t\u00eb re, por k\u00ebrkohet prej tij t\u00eb merret si e till\u00eb. Subjekti pyeti se p\u00ebrse kjo nuk u parashtrua para mbylljes s\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pollozhani v\u00ebrejti se procesi i vetingut t\u00eb tij ka filluar n\u00eb vitin 2019 dhe se ka qen\u00eb gjith\u00eb koha e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parqitur \u00e7do prov\u00eb apo gjetje. \u201cNuk mund t\u00eb ngarkohet subjekti me barr\u00eb prove p\u00ebr shkak t\u00eb cedimit organizativ t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit\u201d, tha ai nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe pyeti n\u00ebse q\u00ebndrimi i Jacobs \u00ebsht\u00eb institucional apo personal. \u201cPo vendoset n\u00eb dyshim aspekti profesional i v\u00ebzhguesit Steven Kessler\u201d, pohoi Pollozhani dhe shtoi se Kessler q\u00eb kishte asistuar vetingun e tij i kishte drejtuar pyetje t\u00eb shumta q\u00eb tregonin se e kishte lexuar gjith\u00eb dosjen me v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, provat iniciojn\u00eb shkak t\u00eb ri ankimi, por q\u00eb nuk q\u00ebndron. Po ashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke theksuar se do t\u00eb c\u00ebnohej procesi i rregullt ligjor n\u00ebse pranohej. \u201cGjetja nuk lidhet me element\u00eb t\u00eb rid he nuk mund t\u00eb marri pesh\u00ebn e prov\u00ebs. ONM vepron si institucion dhe jo si mozaik q\u00ebndrimesh individuale\u201d, u shpreh ai dhe theksoi se prova formohet kur kalon p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri standartesh mbrojtjeje. Sipas Polozhanit n\u00eb procesine\u00a0 vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, provat paraqiten dhe administrohen n\u00eb Komision, nd\u00ebrsa n\u00eb Kol\u00ebegj merren vet\u00ebm n\u00ebse ka element t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Sipas tij, v\u00ebzhguesi jo get\u00ebm q\u00eb nuk ka kryer rekomandim, por e ka paraqitur gjetjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb von\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb hyn n\u00eb provat e panevojshme.<\/p>\n<p>Pollozhani v\u00ebrejti se q\u00ebndrimi i tij nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me anashkalimin e verifikimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes. Ai tha se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr relatoren dhe v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler q\u00eb e kan\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar e gjith\u00eb situate e rrethanat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Pollozhani k\u00ebrkoi refuzimin e k\u00ebrkimit t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb ri\u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb administruar gjetjen e v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM-s\u00eb, porn ga ana tjet\u00ebr vendosi t\u00eb mos vijoj\u00eb hetime t\u00eb m\u00ebtejshme sipas sygjerimeve t\u00eb mendimit t\u00eb Jacobs.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt u ftuan t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb paraqiten m\u00eb 25 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 11:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pranoi t\u00eb premten m\u00eb 14 n\u00ebntor k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr administrimin e gjetjes e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb prenotuar nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martes\u00ebs s\u00eb tyre, por nga ana tjet\u00ebr vendosi t\u00eb mos hetoj\u00eb m\u00eb tej rrethanat e konstatuara, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79764,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1052,111,103,793,112,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Pollozhani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Pollozhani pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79763"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79763"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79765,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79763\/revisions\/79765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}