{"id":79766,"date":"2025-12-15T17:16:29","date_gmt":"2025-12-15T16:16:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/2025\/12\/15\/"},"modified":"2025-12-15T17:18:28","modified_gmt":"2025-12-15T16:18:28","slug":"kolegji-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/2025\/12\/15\/","title":{"rendered":"Kolegji l\u00eb n\u00eb fuqi konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 dhjetor vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani k\u00ebrkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasuris\u00eb pasi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Nd\u00ebrsa subjekti i kund\u00ebrshtoi shkaqet, q\u00eb sipas tij, jan\u00eb ngritur p\u00ebr burimet e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb krijuara para martes\u00ebs nga bashk\u00ebshortja e familja e saj. Po ashtu, pretendoi se kishte arritur t\u00eb provonte burimet e ligjshme dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, Kolegji paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur argumentet, mbi t\u00eb cilat u bazua konkluzioni p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e apartamentit t\u00eb porositur nga bashk\u00ebshortja e prind\u00ebrit e saj n\u00eb vitin 2007 e t\u00eb bler\u00eb nga ajo e subjekti n\u00eb vitin 2012, Kolegji \u00e7mon se nj\u00eb pjes\u00eb e burimeve mbet\u00ebn n\u00eb nivel deklarativ dhe se nuk u v\u00ebrtetua ligjshm\u00ebria e tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e asaj pasurie. P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e bim\u00ebve medicinale, Kolegji v\u00ebren se Komisionerja Publike nuk ka ngritur shkak ankimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit ka konsideruar n\u00eb vendimarrje faktin se prind\u00ebrit kan\u00eb ushtruar aktivitetin tregtar, q\u00eb vler\u00ebsohet se sygjerojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb provuara ligj\u00ebrisht, duke afektuar analiz\u00ebn financiare e b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>KPA konstaton se pavar\u00ebsisht problemit t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare, gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision e gjykimit n\u00eb Kolegj, nuk u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga aktivitete t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me gjendjen cash n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Kolegji analizon shum\u00ebn 4.4 milion lek\u00eb t\u00eb kthyer bashk\u00ebshort\u00ebve Pollozhani nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, si diferenc\u00eb mes \u00e7mimit t\u00eb paguar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb n\u00eb 2007 dhe atij t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes n\u00eb vitin 2012. KPA konstaton se Komisionerja Publike nuk e ka vendosur n\u00eb dyshim p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj shume, por vet\u00ebm ka kund\u00ebrshtuar ekzistenc\u00ebn e saj si likujditet cash p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb ankim nuk \u00ebsht\u00eb ngritur shkak p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e kthimit t\u00eb shum\u00ebs, Kolegji \u00e7mon se ankuesi ka humbur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij shkaku, e nuk mund ti n\u00ebnshtrohet gjykimit.<\/p>\n<p>Subjekti e ka deklaruar kthimin e k\u00ebsaj shum\u00eb n\u00eb vitin 2011, si likujditet. Sipas Kolegjit, nuk rezulton q\u00eb kjo vler\u00eb t\u00eb ishte depzituar n\u00eb bank\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mohet se ka qen\u00eb cash. KPA vler\u00ebson se edhe pse subjekti nuk e deklaruar sipas ligjit pak\u00ebsimin e cash-it, ai ka b\u00ebr\u00eb deklarim vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar forma e disponimit, nga likujditet cash, n\u00eb bankar.<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00eb kushtet kur subjekti nuk ka deklaruar shtes\u00eb t\u00eb cash-it, trupi gjykues vler\u00ebson se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb disponuar dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012. Kolegji ka konsideruar se subjhekti nuk ka deklaruar n\u00eb vite pak\u00ebsimet e gjendjeve cash, por ka deklaruar p\u00ebrdorimin e tyre si burim p\u00ebr krijimin e pasurive apo shpenzimeve t\u00eb kryera p\u00ebr tij. P\u00ebrsa i p\u00ebrket deklarimit t\u00eb burimit t\u00eb krijimit, trupi gjykues vler\u00ebsoi se shuma prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u2019u konsideruar si e ardhur e ligjshme. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mohet e ligjshme dhe vlera 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, e mbetur cash.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb s\u00eb bashku me likujditetet nga pagat, disponohen si cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb konsiderohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shpenzimet e mobilimit.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhja n\u00eb deklarimet n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr shpenzimet e mobilimit gjatt\u00eb hetimit n\u00eb KPK, n\u00eb raport me deklarimet e subjektit n\u00eb ILDKPKI n\u00eb 2014, \u00e7mohet nga Kolegji se nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konstatohet se subjekti e bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA konstaton se problem mbetet vet\u00ebm psmund\u00ebsia financiare p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e prind\u00ebrit e saj para martese, por kjo rrethan\u00eb \u00e7mohet e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Ervin Pollozhani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 dhjetor vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani k\u00ebrkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79767,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1052,111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Pollozhani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Pollozhani pas nj\u00eb seance n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79766"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79766"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79766\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79768,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79766\/revisions\/79768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}