{"id":79772,"date":"2025-12-15T18:33:02","date_gmt":"2025-12-15T17:33:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-gjergji-tako\/2025\/12\/15\/"},"modified":"2025-12-15T18:33:30","modified_gmt":"2025-12-15T17:33:30","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-gjergji-tako","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-gjergji-tako\/2025\/12\/15\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Gjergji Tako"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u q\u00ebndronin n\u00eb parim shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr profesionalizimin dhe etik\u00ebn dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit Tako p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Prokurori Tako dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, Romina Zano kund\u00ebrshtuan shkaqet e ankimit. Tako v\u00ebrejti se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb trajnimit nj\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjstratur\u00ebs, ka korrigjuar gabimet e konstatuara dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Pasi prokurori Gjergji Tako u pezullua nj\u00eb vit nga detyra prej Komisionit, p\u00ebr t\u00eb rindjekur Shkoll\u00ebn e Magjstratur\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin profesional gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb trajnimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 15 shtator t\u00eb vitit 2023, konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb me argumentin se kishte p\u00ebrfunduar me sukses trajnimin duke m\u00ebnjanuar mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara.<\/p>\n<p>Por Komisioneri Ballhysa e gjeti t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb KPK, duke \u00e7muar se n\u00eb kontrollin e aft\u00ebsis\u00eb profesionale, subjekti nuk e ka kaluar nivelin kualifikues p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Sipas Komisionerit, prokurori Tako me veprimet e tij ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duke u gjendur n\u00eb kushtet q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e evidentuara nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohen, as nga programi i trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkaqet e ngritura p\u00ebr profesionalizmin trajtohen 23 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga Tako, ku evidentohen mang\u00ebsi t\u00eb theksuara. N\u00eb disa raste konstatohen mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore, bazuar n\u00eb tregues si aft\u00ebsia e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimin sipas k\u00ebrkesave ligjore, p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat, si dhe n\u00eb kriterin e aft\u00ebsis\u00eb organizative p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat hetimore. Po ashtu, u konstatua mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem i konstatuar n\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin nga ana e subjektit t\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb papajisur me leje qarkullimi.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho v\u00ebrejti t\u00eb nj\u00ebjtat mang\u00ebsi t\u00eb subjektit, ashtu si dhe ato t\u00eb parashtruara n\u00eb ankim. Ai konstatoi se subjekti n\u00eb nj\u00eb rast nuk ka pyetur bashk\u00ebshorten e viktim\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nuk ka verifikuar aktin e ekspertimit. P\u00ebr 21 \u00e7\u00ebshtjet e tjera, Braho tha se do paraqesin analiz\u00eb t\u00eb detajuar gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, prokurori Tako ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr gjetjet n\u00eb apsketin profesional, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk arrin nivel minimal kualifikues p\u00ebr profesionalizmin, ashtu si ka konkluduar KPK. Braho deklaroi se mang\u00ebsit\u00eb e thella n\u00eb kriterin profesional, nuk mund t\u00eb korrigjoheshin me trajnimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho paraqiti parashtrimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit pa leje qarkullimi gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2006. Kjo sjellje e subjektit, sipas Brahos, nuk p\u00ebrputhet me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Ai u shpreh, se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, rezulton se prokurori Gjergji tako ka c\u00ebnuar besimin e pubklikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano e cil\u00ebsoi hetimin e Komisionit t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe vler\u00ebsimin pozitiv n\u00eb t\u00eb tre kriteret nga shkalla e par\u00eb e vetingut, si t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb paansh\u00ebm. Ajo argumentoi se vler\u00ebsimi pozitiv i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, nuk mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb konfirmimin e KPK, madje n\u00ebnvizoi se ishte vepruar sipas ligjit dhe praktik\u00ebs s\u00eb institucuioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, edhe n\u00ebse gjetjet e Komisionerit Publik do t\u00eb q\u00ebndronin, ato nuk jan\u00eb t\u00eb majftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me shkaqet e ankimit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me sjellje q\u00eb konsiderohen se c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikit, Zano v\u00ebrejti se nuk identifikohen lidhje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me integritetin.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nuk provohet dob\u00ebsia profesionale e pretenduar n\u00eb ankim. Po ashtu, Zano konstatoi kontradikta n\u00eb ankim, duke v\u00ebrejtur se n\u00eb disa raste thuhet se nuk ka shkak p\u00ebr shkarkim. Sipas avokates, bazuar n\u00eb aktet e hetimit administratv, nuk q\u00ebndron pretendimi p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb subjektit p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Gjergji Tako dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb ankim. Lidhur me mosmarrjen e deklarimeve bashk\u00ebshortes s\u00eb viktim\u00ebs, Tako tha se kishte pyetur nipat e t\u00eb ndjerit. Ai argumentoi se n\u00eb rastet e vendimarrjeve t\u00eb mosfillimit t\u00eb hetimeve, vendoset bazuar n\u00eb gjurm\u00ebt hetimore dhe jo bazuar n\u00eb hetime t\u00eb thelluara. Ai sqaroi se bashk\u00ebshortja e t\u00eb ndjerit ishte njohur me vendimin e mosfillimit dhe se nuk ishte ushtruar ankim, si dhe kjo vendimarrje nuk ishte c\u00ebnuar nga drejtuesi.<\/p>\n<p>Lidhur me mosverifikimin e aktit t\u00eb ekspertimit, Tako pohoi se ai akt ishte nxjerer\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb procesi civil dhe se nuk mund t\u00eb b\u00ebnte karshill\u00ebk. Sipas subjektit, vet\u00ebm n\u00ebse akti rr\u00ebzohej n\u00eb procesin civil, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ai duhej t\u00eb kryente verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Prokurori Tako deklaroi p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, se n\u00ebse nga ana e KPA do t\u00eb konstatoheshin mang\u00ebsi, ai i kishte korrigjuar ato gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera pas trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar akte q\u00eb v\u00ebrtetonte praktik\u00ebn e ndjekur prej tij pas trajnimit, duke i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji konstatoi se kishin mb\u00ebrritur edhe shtat\u00eb denoncime t\u00eb reja ndaj subjektit. Prokurori Braho v\u00ebrejti se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prej denoncimee kishte shkaqe p\u00ebr vijimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se \u00e7\u00ebshtja ishte ndjekur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykat\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror. Sipas Takos, \u00e7\u00ebshtja ishte ende n\u00eb gjykim n\u00eb Apel, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet shqyrtimit.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtari Sokol \u00c7omo e pyeti Takon nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebse kishte kryer ndonj\u00eb hetim pa e njohur t\u00eb pandehurin me akuz\u00ebn, rezultatet e hetimit, aktet apo me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me aktet.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kjo nuk kishte ndodhur asnj\u00ebher\u00eb, ve\u00e7 rastit t\u00eb denoncuar n\u00eb Kolegj, pasi ishte n\u00eb munges\u00eb. Ai tha se kishte kryer n\u00eb rregull delegimin e veprimeve tek oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, por se kishte qen\u00eb ky i fundit q\u00eb nuk e kishte kuptuar mir\u00eb, pasi nuk kishte pasur njohje t\u00eb ndryshimeve ligjore lidhur me procedur\u00ebn q\u00eb duhej ndjekur n\u00eb njoftimin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Tako k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor, t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb gjith\u00eb aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti, si dhe \u00e7eli hetimin p\u00ebr nj\u00eb prej shtat\u00eb denoncimeve. Po ashtu u vendos t\u00eb k\u00ebrkohen pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb dhe asaj t\u00eb Apelit, t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, aktet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb denoncim. Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 26 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u q\u00ebndronin n\u00eb parim shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr profesionalizimin dhe etik\u00ebn dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit Tako p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79773,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[332,793,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/gjergji-tako.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gjergji Tako pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79772"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79774,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79772\/revisions\/79774"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}