{"id":79793,"date":"2026-01-07T14:00:30","date_gmt":"2026-01-07T13:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-matilda-shalla\/2026\/01\/07\/"},"modified":"2026-01-07T14:00:38","modified_gmt":"2026-01-07T13:00:38","slug":"arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-matilda-shalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-matilda-shalla\/2026\/01\/07\/","title":{"rendered":"Arsyetimi i KPA p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Matilda Shalla"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Fierit, Matilda Shalla, p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Shkaqet procedurale t\u00eb ngritura nga subjekti n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit, jan\u00eb gjetur t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kaluar shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike. Po ashtu, u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara dhe shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb, duke u konkluduar se Shalla gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Matilda Shalla p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2009 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 136 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se ka parapaguar 80 mij\u00eb euro bashk\u00ebshorti. N\u00eb seksionin e detyrimeve financiare ndaj personave juridik\u00eb dhe fizik\u00eb ajo ka deklaruar dhe kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 95 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013, po nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d, me objekt \u201cblerje sht\u00ebpie\u201d. Si kolateral \u00ebsht\u00eb vendosur apartamenti i bler\u00eb me sip\u00ebrfaqe 136 m2. Po ashtu, ka sh\u00ebnuar se gjendja e detyrimit t\u00eb mbetur pa shlyer \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 92 mij\u00eb e 122 euro.<\/p>\n<p>Kjo pasuri rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Shall\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit, por \u00ebsht\u00eb vendosur si kolateral prej k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb prej shoq\u00ebrive q\u00eb administronte. Pasi ka d\u00ebshtuar t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb, apartamenti \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi t\u00eb p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2013 dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb ribler\u00eb nga subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi kur e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2011, nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb fitimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar riblerjen e saj n\u00eb vitin 2013, nga Raiffeisen Bank ShA.<\/p>\n<p>Shalla i ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim konkluzionet e KPK p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, me argumentin se pasuria ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb vitit 2007. Subjekti, ka n\u00ebnvizuar se nuk kishte pasur asnj\u00eb ndryshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk ka pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar formalizimin e kontrat\u00ebs, q\u00eb sipas saj ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr procedur\u00ebn e regjistrimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shalla ka pretenduar se konkluzioni Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb kontradiktor, pasi prej vet\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb likuiduar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe jo n\u00eb dat\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, duke mos e p\u00ebrfshir\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2011 plot\u00ebsimin e tagrave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi apartamentin, megjith\u00ebse ajo ka deklaruar nd\u00ebrprerjen e bashk\u00ebjetes\u00ebs me bashk\u00ebshortin n\u00eb vitin 2010, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuar me zgjidhen e martes\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nisur nga fakti se KPK ka \u00e7muar t\u00eb mos analizoj\u00eb burimet e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb krijuar para detyr\u00ebs, Kolegji e vler\u00ebson pa r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces mosdeklarimin n\u00eb vitin 2011 t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shqyrtimi \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr riblerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit 80 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013, kur \u00ebsht\u00eb ribler\u00eb apartamenti, subjekti ka pretenduar se Komisioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar pranon si burim krijimi t\u00eb shum\u00ebs 80 mij\u00eb euro, vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e krijuara nga shoq\u00ebrit\u00eb tregtare t\u00eb administruara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb form\u00eb dividendi, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet. Sipas subjektit, nga hetimi i kryer \u00ebsht\u00eb provuar se burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, nuk lidhet vet\u00ebm me k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Shalla ka pretenduar se, pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar nga KPK me argumentin se shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga personi i lidhur nuk kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe se ai nuk ka paguar tatimin mbi t\u00eb ardhurat, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb gabuar t\u00eb fakteve dhe rrethanave t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb provuara. Ajo shton, se ky konkluzion n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, tregon keqdashje.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti nuk e ka pretenduar si burim krijimi t\u00eb ndonj\u00eb pasurie apo mbulimin e shpenzimeve, nj\u00eb hua 280 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA ka kontrolluar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr likujdimin n\u00eb vitin 2010, t\u00eb\u00a0 vler\u00ebs totale t\u00eb apartamentit, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 17.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Kolegjit, kjo balanc\u00eb negative afekton ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb shume 70 mij\u00eb euro t\u00eb kthyer mbrapsht nga shoq\u00ebria n\u00eb llogarin\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013, p\u00ebr shkak t\u00eb anulimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb vler\u00ebson KPA, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se ish-bashk\u00ebshorti nuk ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb form\u00eb dividendi nga fitimi i shp\u00ebrndar\u00eb i shoq\u00ebrive tregtare ku ka qen\u00eb ortak, nga p\u00ebr rrjedhjoj\u00eb nuk provohet burimi i krijimit t\u00eb shum\u00ebs 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, trupi gjykues i KPA e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb kryerjen nga Komisioni t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn janar-dhjetor 2013, me q\u00ebllim verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb justifikuar me t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb ligjshme pages\u00ebn e shum\u00ebs 80 mij\u00eb euro m\u00eb dat\u00eb 30 dhjetor 2013. Nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 11 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme dhe p\u00ebr nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 22.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK, subjekti nuk arriti t\u00eb provonte se garazhi i fituar para detyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes n\u00eb vitin 2012, kur dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar kjo pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb garazhit dhe n\u00eb deklarimin e Shall\u00ebs, p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie m\u00eb dat\u00eb 9 prill t\u00eb vitit 2012, analiza financiare ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shalla e ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb faktet q\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb provuara nga hetimi administrativ. Ajo ka argumentuar se n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2007, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohet dhe p\u00ebrfitimi i pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr garazhin, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu detyrimin. Subjekti ka n\u00ebnvizuar se, apartamenti dhe garazhi jan\u00eb likujduar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka shtuar se, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej si pasuri e krijuar gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, burimet jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe burojn\u00eb nga aktivitetet tregtare t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb administruara nga ish-bashk\u00ebshorti, q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb qarkullim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb ardhurash dhe kan\u00eb realizuar fitime.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, mosndarja e dividendit dhe pagimit t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat, nuk i b\u00ebn t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar, nj\u00eb burim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, ashtu, si\u00e7 ka arsyetuar edhe Komisioni, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti ka pasur dy her\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar mosdeklarimin e garazhit n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Fillimisht n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb 2012, duke e deklaruar t\u00eb porositur at\u00eb n\u00eb vitin 2007, si dhe burimin e krijimit. Korrigjimi sipas KPA, mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ku jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur fakti i porositjes dhe pages\u00ebs s\u00eb garazhit n\u00eb vitin 2007, por nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar as burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e KPK se Shalla nuk arriti t\u00eb provonte se vendparkimi i cituar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2007, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn. Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer prej Komisionit, u konstatua bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e garazhit n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Shalla e ka kund\u00ebrshtuar edhe k\u00ebt\u00eb konkluzion n\u00eb ankim duke pretenduar se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb t\u00eb ardhurat e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet. Sipas subjektit, Komisioni p\u00ebrdor si referenc\u00eb ligjore detyrimin q\u00eb ka personi i lidhur p\u00ebr t\u00eb paguar tatim mbi t\u00eb ardhurat personale q\u00eb ai ka fituar nga ndarja e dividendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie nuk jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura, por jan\u00eb ato t\u00eb realizuara nga aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb, e cila ka pasur fitime dhe ka paguar detyrimin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Komisioni n\u00eb vendim arsyeton se, shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk mb\u00ebshteten n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi. Nga KPK konkludohet se Shalla nuk provoi se ish-bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfituar dividend nga fitimi i shoq\u00ebris\u00eb dhe mbi t\u00eb, t\u00eb ishin paguar detyrimet tatimore n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave. Po k\u00ebshtu, Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit, se ndarja e dividendit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vendimmarrjeje dhe nuk e b\u00ebn burimin e t\u00eb ardhurave nga aktiviteti tregtar i shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm. Shkalla e par\u00eb e vetingut ka arsyetuar se legjislacioni tatimor njeh si burim t\u00eb t\u00eb ardhurave personale nga aktiviteti tregtar i shoq\u00ebris\u00eb, dividendin, i cili p\u00ebrfitohet me mbylljen e bilancit financiar vjetor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb rezultuar me fitim dhe vet\u00ebm kur asambleja e p\u00ebrgjithshme, vendos q\u00eb fitimi t\u00eb shp\u00ebrndahet mes ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer dhe analiza e pasqyr\u00ebs financiare e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb personit t\u00eb lidhur, e p\u00ebrgatitur nga Komisioni mbi baz\u00ebn e dokumentacionit ligjor, u konstatua se personi i lidhur nuk kishte ndar\u00eb dividend.<\/p>\n<p>Kolegji e konsideron t\u00eb drejt\u00eb arsyetimin e Komisionit dhe pasi ka kontrolluar analiz\u00ebn financiare, \u00ebsht\u00eb konfirmuar balanca negative n\u00eb mas\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arrin n\u00eb konkluzionin se gjyqtarja Matilda Shalla ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Fierit, Matilda Shalla, p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Shkaqet procedurale t\u00eb ngritura nga subjekti n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit, jan\u00eb gjetur t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kaluar shqyrtimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79794,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[208,103,112,350],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6042.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore e KPA gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79793"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79795,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79793\/revisions\/79795"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}