{"id":79796,"date":"2026-01-07T18:32:13","date_gmt":"2026-01-07T17:32:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-ariola-kristo\/2026\/01\/07\/"},"modified":"2026-01-08T18:06:34","modified_gmt":"2026-01-08T17:06:34","slug":"vendimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-ariola-kristo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-per-shkarkimin-e-gjyqtares-ariola-kristo\/2026\/01\/07\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Ariola Kristo, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nj\u00eb hua 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar n\u00eb vitin 2005 se kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb, mbeti declarative dhe n\u00eb KPA e nuk u konsiderua n\u00eb analiz\u00eb. Po ashtu, n\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme u gjet pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb, q\u00eb u konsiderua se nuk mund t\u00eb lejonte aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Ariola Kristo p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, ku punoi prej gati dy dekadash, deri n\u00eb momentin e shkarkimit. Ndryshe nga konkluzioni p\u00ebr pasurin\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin u konkludua se kishte arritur nivel kualifikues.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konkludoi se gjyqtarja Kristo nuk arriti t\u00eb provonte burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me tre kate + bodrum n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Po ashtu, u konstatua se Kristo nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 nd\u00ebrtimin e objektit dhe prishjen e banes\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb prej bashk\u00ebshortit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2005-\u00ebs. Tjet\u00ebr gjetje kishte t\u00eb b\u00ebnte me mosdeklarimin n\u00eb vitet 2006 dhe 2007 t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, kontrat\u00ebs me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, si dhe lejen p\u00ebr prishjen e nd\u00ebrtimit dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar nj\u00eb hua e marr\u00eb me kontrat\u00eb verbale n\u00eb vitin 2005 nga xhaxhai i bashk\u00ebshortit S.K., n\u00eb vler\u00ebn 1,5 milion\u00eb lek\u00eb; dy kredi marr\u00eb n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d, e para ka vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe e dyta 2,5 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe nj\u00eb hua marr\u00eb nga Th. L., me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb tetorit 2011 n\u00eb shum\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb. Huaja e marr\u00eb n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kryesisht p\u00ebr t\u00eb shlyer kredin\u00eb e dyt\u00eb nga \u201cAlpha Bank\u201d, n\u00eb vler\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kristo ka deklaruar si burime dhe kursimet e gjith\u00eb familjar\u00ebve para martes\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb dy llogari bankare, si dhe kursime t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ka deklaruar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb kontribuar dhe me nj\u00eb vler\u00eb 20 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebsoi se Kristo nuk provoi marrjen e huas\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2005 q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e truallit, si dhe as burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare e pjesshme ka rezultuar dhe n\u00eb krijimin e kursimeve para martes\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat prej pagave gjat\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb kredin\u00eb me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje lidhur me q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb analizimit t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb truallit dhe objektit tre kate + bodrum, si dhe t\u00eb mobilimit dhe grilave t\u00eb jashtme, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn totale, 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00eb ankim ka kund\u00ebrshtuar Komisionin lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb, mosdeklarimet dhe mosp\u00ebrputhjet e konstatuara. Ajo u ka q\u00ebndruar deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb KPK, duke shpjeguar se mosdeklarimi n\u00eb vitin 2005 i nd\u00ebrtes\u00ebs ekzistuese mbi truallin 159 m2, ka ardhur si pasoj\u00eb e faktit se objekti ka qen\u00eb tejet i amortizuar, i pabanuesh\u00ebm, gjysm\u00eb i rr\u00ebnuar dhe se \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes p\u00ebrfaq\u00ebsonte vet\u00ebm truallin dhe jo banes\u00ebn, q\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ekzistuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb vitet 2006 dhe 2007 t\u00eb prishjes s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb re, Kristo ka deklaruar se vjen si pasoj\u00eb e faktit se sht\u00ebpia ka qen\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, duke mos pasur entitet si send, as fizikisht e as juridikisht. Subjekti ka konsideruar se kjo pasuri do t\u00eb deklarohej kur t\u00eb p\u00ebrfundonte e t\u00eb regjistrohej.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo nuk e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe investimit t\u00eb objektit, duke n\u00ebnvizuar se ndryshe nga deklarata e periodike kur ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb at\u00eb veting ka pasqyruar vler\u00ebn 14.9 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin dhe vler\u00ebn e truallisht, shpenzimet e mobilimit dhe vendosjen e grilave t\u00eb jashtme n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se, n\u00eb kushtet kur n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Kristo ka sh\u00ebnuar gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr banes\u00ebn, pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat periodike vjetore mbeten pa lidhje n\u00eb analizimin e k\u00ebsaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA vler\u00ebson se mbetet me pesh\u00eb verifikimi n\u00eb drejtim t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA-s\u00eb konstaton se Komisioni ka njohur si vler\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs tri kate dhe bodrum, at\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting n\u00eb vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, duke e ndar\u00eb n\u00eb vitet 2007 dhe 2008, respektivisht 7 milion\u00eb lek\u00eb dhe 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjendet i padrejt\u00eb konkluzioni i KPK, se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe investimit n\u00eb banes\u00ebn me tri kate.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb pretendimi i Kristos se vlera 14.9 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit sipas akt kolaudimit, p\u00ebrfshin edhe vler\u00ebn e truallit, shpenzimet e mobilimit dhe vler\u00ebn e grilave t\u00eb jashtme t\u00eb banes\u00ebs t\u00eb vendosura n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>P\u00ebr verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Komisioni, n\u00eb rezultatet e hetimit administrativ dhe n\u00eb vendim, ka analizuar m\u00eb vete secilin nga burimet.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se totali i burimeve t\u00eb deklaruara rezulton n\u00eb vler\u00ebn 13.1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa investimi n\u00eb total \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vler\u00ebn 14.9 milion\u00eb lek\u00eb. Duke mos njohur si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm, huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 me kontrat\u00eb verbale, KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi ka rezultuar me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se Komisioni \u00ebsht\u00eb kontradiktor n\u00eb vendim, pasi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ka p\u00ebrcaktuar dy balanca t\u00eb ndryshme negative, nj\u00eb her\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr 5.6 milion\u00eb lek\u00eb, gjendet i drejt\u00eb dhe nga Kolegji, q\u00eb e konsideron si nj\u00eb lapsus t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA analizon burimet e deklaruara. P\u00ebr huan\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, KPK ka konstatuar se marrja dhe kthimi k\u00ebsaj vler\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb sistemit bankar dhe e vetmja prov\u00eb shkresore mbetet deklarimi i vitit 2005, 2006 e 2007. Komisioni ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto deklarime nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien dhe shlyerjen e huas\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar bindsh\u00ebm vlera e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara se jan\u00eb fituar nga huadh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kristo ka pretenduar n\u00eb ankim, se kontrata e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb joformale, se nuk ka qen\u00eb detyrim t\u00eb jet\u00eb me shkrim, e po k\u00ebshtu as marrja dhe shlyerja e huas\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb detyrim t\u00eb kryheshin n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar. Ajo ka n\u00ebnvizuar se, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit e t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, t\u00eb nd\u00ebrthurur me nj\u00ebri-tjetrin, rezultojn\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuara kushtet e k\u00ebrkuara n\u00eb legjislacionin e vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve p\u00ebrsa u p\u00ebrket burimeve t\u00eb ligjshme. Subjekti ka pretenduar se nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr faktin se huadh\u00ebn\u00ebsi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb situata mund t\u00eb paraqitej ndryshe n\u00ebse do ishte gjall\u00eb, duke konfirmuar marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb, e t\u00eb paraqiste prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>Sipas Kristos, pamund\u00ebsia e konfirmimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje huaje nga huadh\u00ebn\u00ebsi, apo mund\u00ebsia e tij financiare, aktualisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arsye objektive, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve jo t\u00eb mira me familjar\u00ebt e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, legjislacioni k\u00ebrkon konfirmimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, si dhe detyrimin e subjektit e t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb personi tjet\u00ebr i lidhur ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019, nuk e p\u00ebrjashton subjektin e rivler\u00ebsimit nga detyrimi ligjor i cili ka lindur p\u00ebrpara se huadh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, dhe p\u00ebrpara plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb vetting\u201d, v\u00ebren Kolegji.<\/p>\n<p>Pretendimet e paraqitura q\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb ushtruar nga ILDKPKI-ja n\u00eb vitin 2015, se marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me xhaxhain ishin prishur si pasoj\u00eb e nj\u00eb konflikti gjyq\u00ebsor p\u00ebr pjes\u00ebtimin e nj\u00eb apartamenti, gjenden deklarative nga KPA. Kjo, pasi \u00e7\u00ebshtja gjyq\u00ebsore ka p\u00ebrfunduar me pajtim mes pal\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk u provua pamund\u00ebsia objektive e subjektit, p\u00ebr shkak marr\u00ebdh\u00ebnieve jo t\u00eb mira, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimit t\u00eb k\u00ebtij fakti n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe Kolegji vler\u00ebson se me aktet e dor\u00ebzuara, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohej mund\u00ebsia e xhaxhait p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtyre fakteve, KPA konstaton se, edhe n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim tejet garantist, n\u00ebse huaja do t\u00eb konsiderohej n\u00eb mesin e burimeve t\u00eb ligjshme, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur do t\u00eb rezultonin me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtij borxhi, duke e konvertuar balanc\u00ebn pozitive t\u00eb vitit 2006 n\u00eb negative dhe duke thelluar balanc\u00ebn negative t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konfirmuar dhe bilancet e tjera negative, ku nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer n\u00eb KPA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ka rezultuar pamund\u00ebsia financiare n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb. Me q\u00ebllim mos p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situt\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konfirmuar bilanci negativ 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, i konstatuar prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat, shpenzimet e investimet n\u00eb vite, ka rezultuar balanc\u00eb negative 4 milion\u00eb lek\u00eb, nga 4.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte konkluduar Komisioni. Kjo pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se e b\u00ebn t\u00eb pamundur zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit, edhe n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb pretendimit t\u00eb subjektit, se bilanci negativ i takon asaj dhe bashk\u00ebshortit, i cili ishte dhe ai subjekt rivler\u00ebsimi, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtohet mes t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr nga detyra e prokurorit, pasi nj\u00eb muaj pas shkarkimit t\u00eb saj, i jan\u00eb njoftuar rezultatet e hetimit vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Kristo ka pretenduar se Komisioni ka qen\u00eb tejet paragjykues, pasi e ka vler\u00ebsuar bashk\u00ebshortin vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, nga dihej q\u00eb dhe ai do t\u00eb shkarkohej.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se nuk q\u00ebndrojn\u00eb pretendimet, pasi Komisioni nuk ka dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb shkarkimi p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Kristos, por ka qen\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb me vullntet t\u00eb lir\u00eb ka k\u00ebrkuar heqje dor\u00eb nga statusi i prokurorit, \u00e7\u2019ka ka sjell\u00eb dhe aplikimin e sanksionit q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka arritur n\u00eb konkluzionin se gjyqtarja Ariola Kristo ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Ariola Kristo, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nj\u00eb hua 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar n\u00eb vitin 2005 se kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb, mbeti declarative dhe n\u00eb KPA e nuk u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79797,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[455,147,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6042.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore e KPA gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79796"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79798,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79796\/revisions\/79798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}