{"id":79799,"date":"2026-01-12T13:27:40","date_gmt":"2026-01-12T12:27:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-terhiqet-nga-ankimi-per-prokurorin-enklid-gjini\/2026\/01\/12\/"},"modified":"2026-01-12T13:28:34","modified_gmt":"2026-01-12T12:28:34","slug":"drejtuesi-i-spak-terhiqet-nga-ankimi-per-prokurorin-enklid-gjini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-terhiqet-nga-ankimi-per-prokurorin-enklid-gjini\/2026\/01\/12\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK t\u00ebrhiqet nga ankimi p\u00ebr prokurorin Enklid Gjini"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Klodian Braho ndryshoi q\u00ebndrimin e tij n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Enklid Gjini. Pasi u njoh me provat, shpjegimet dhe argumentet ligjor\u00eb t\u00eb parashtruar nga subjekti n\u00eb seancat parardh\u00ebse, lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb t\u00eb tre kriteret, Braho gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 janar, i cil\u00ebsoi ato bind\u00ebse dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrfundimisht l\u00ebnien n\u00eb fuqi konfirmimit t\u00eb prokurorit Gjini.<\/p>\n<p>Prokurori Enklid Gjini u konfirmua m\u00eb 10 korrik t\u00eb vitit 2023, me shumic\u00eb votash. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit konkludoi se subjekti arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebsoi se duhej shkarkuar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb; si dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 53.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2007, n\u00eb ankim dhe gjat\u00eb parashtrimeve u konstatua se Gjini kishte n\u00ebnshkruar akte me \u00e7mime t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe se rezulton me pamund\u00ebsi financiare. Po ashtu, u v\u00ebrejt se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta paraqesi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas ankimit, nga deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb subjektit rezulton se para marrjes s\u00eb kredis\u00eb, ishte paguar vlera 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjini kund\u00ebrshtoi gjat\u00eb parashtrimeve konstatimet e drejtuesit t\u00eb SPAK, duke pretenduar se po anashkalohej fakti themelor n\u00eb verifikimin e k\u00ebsaj pasurie, ai i pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb transferte bankare me shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb kredi, ku p\u00ebrcaktohet se ky transaksion \u00ebsht\u00eb kryer sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes. Lidhur me konstatimin se \u00e7mimi apartamentit 1.9 milion\u00eb lek\u00eb ishte shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, subjekti shpjegoi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar pasi ishte l\u00ebn\u00eb ky apartament si garanci p\u00ebr kredin\u00eb. Sipas tij, pagesa e vetme ishte ajo n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro, e kryer me shum\u00ebn e marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Braho konstatoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se, pasi u njoh me pretendimet dhe provat e subjektit, rezulton e provuar se prokurori Gjini ka transferuar vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro tek shit\u00ebsi apartamentit. Ai v\u00ebrejti se subjekti kur ka kryer deklarimin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2007, ka sh\u00ebnuar se \u00e7mimi ka qen\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka deklaruar marrjen e kredis\u00eb 20 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e apartamentit. Sipas Brahos, subjekti, ve\u00e7 kredis\u00eb, nuk ka deklaruar burim tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se ai ka mbajtur gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK, deklaroi se shpjegimet e prokurorit Gjini jan\u00eb bind\u00ebse, si p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ashtu dhe p\u00ebr vler\u00ebn e saj. Ai shtoi, se dhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej pagesa e shum\u00ebs tjet\u00ebr, pamund\u00ebsia q\u00eb do mbetej, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb shkarkim.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e figur\u00ebs, Braho deklaroi se ishte njohur me raportin kofidencial t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, prej nga nuk ishin konstatuar dyshime lidhur me informacionet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga shpjegimet e subjektit u gjet\u00ebn t\u00eb sh\u00ebruar thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura n\u00eb aspektin profesional. Konstatimi p\u00ebr mosnjoftimin e nj\u00eb vendimi, u vler\u00ebsua se i vet\u00ebm nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Enklid Gjini.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konkluzionet e tij p\u00ebrfundimtare, kryesisht shpjegime q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me shkaqet e ngritura p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Pasi u njoh me q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb pal\u00ebve, Kolegji vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 15 janar, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Klodian Braho ndryshoi q\u00ebndrimin e tij n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Enklid Gjini. Pasi u njoh me provat, shpjegimet dhe argumentet ligjor\u00eb t\u00eb parashtruar nga subjekti n\u00eb seancat parardh\u00ebse, lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb t\u00eb tre kriteret, Braho gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 janar, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79800,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1030,793,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Enklid-Gjini--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Enklid Gjini pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79799"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79799"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79801,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79799\/revisions\/79801"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}