{"id":79814,"date":"2026-01-16T16:06:03","date_gmt":"2026-01-16T15:06:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-gentian-hamiti\/2026\/01\/16\/"},"modified":"2026-01-16T16:07:43","modified_gmt":"2026-01-16T15:07:43","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-gentian-hamiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-gentian-hamiti\/2026\/01\/16\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb premten m\u00eb 16 janar, shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin at\u00eb n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejtesia e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet shkarkuar. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare, Braho k\u00ebrkoi koh\u00eb q\u00eb t\u00eb njihet me prova e reja dhe shpjegimet e subjektit.<\/p>\n<p>Hamiti i cil\u00ebsoi shkaqet e ankimit t\u00eb pabazuara si n\u00eb aspektin faktik, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb ligjor. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur ai paraqiti shpjegimet e tij p\u00ebr \u00e7do shkak, duke theksuar se nuk ka asnj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gentian Hamiti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 mars t\u00eb vitit 2024. Megjith\u00ebse Komisioni konstatoi pasakt\u00ebsi dhe ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb kryer mbi truallin e zot\u00ebruar dikur prej subjektit n\u00eb Delvin\u00eb, u bind nga shpjegimet e tij se nd\u00ebrtimi ishte kryer nga v\u00ebllai dhe nj\u00eb kush\u00ebri. Po ashtu, nuk u gjet\u00ebn probleme penalizuese dhe p\u00ebr marrdh\u00ebnien me kush\u00ebririn e d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, i cili kishte kyer investimin n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb prej tij, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007, Hamitaj ka sh\u00ebnuar p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb Delvin\u00eb dhe kursime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas nj\u00eb kontrate t\u00eb vitit 2004 t\u00eb n\u00ebnshkruar mes subjektit, v\u00ebllait dhe kush\u00ebririt p\u00ebr zhvillimin e truallit kundrejt shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr \u00e7mimin 800 mij\u00eb lek\u00eb, shuma n\u00eb fjal\u00eb ishte shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, nisur nga k\u00ebto rrethana, rezulton se subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb lidhur me p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hamiti shpjegoi se n\u00eb deklarimin para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, megjith\u00ebse e kishte dor\u00ebzuar jasht\u00eb afatit 30 ditor, e kishte plot\u00ebsuar e depozituar deklarat\u00ebn n\u00eb ILDKPKI n\u00eb mars t\u00eb vitit 2008. Ai tha se aty pasqyrohet edhe e ardhura nga shitja e truallit n\u00eb mas\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, e p\u00ebrfituar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008. Sipas Hamitit, provohet se t\u00eb ardhurat nga shitja e truallit jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2008. Po ashtu, ai v\u00ebrejti se kjo vler\u00eb monetare nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie, por se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr shpenzime jetese. Subjekti theksoi se nuk ka shkak penalizues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe se pretendimet e Komisionerit Publik jan\u00eb jo ligjore dhe jo faktike.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, subjekti ka kryer veprime juridike p\u00ebr truallin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pronarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se, sipas nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebrfundimtar, titulli i pron\u00ebsis\u00eb i \u00a0pretenduar prej tij, nuk ishte m\u00eb i ligjsh\u00ebm. Braho k\u00ebrkoi q\u00eb shpjegimet e subjektit p\u00ebr mosdijenin\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb vendimarrje, t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, t\u00eb konsiderohen me rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit Hamiti, vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr truallin nuk ka dh\u00ebn\u00eb pasoja ligjore. Ai theksoi se ka qen\u00eb pronar deri n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb kryer shitja. Po ashtu, v\u00ebrejti se kontratat e shitjeve t\u00eb vitit 2008 dhe 2009 nuk jan\u00eb kontestuar asnj\u00ebher\u00eb. Hamitaj i cil\u00ebsoi veprimet e tij t\u00eb natyr\u00ebs civile dhe jasht\u00eb funksionit q\u00eb ushtron dhe konstatoi se \u00e7\u00ebshtja ishte zgjidhur me pajtim.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK evidentoi dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Bashkis\u00eb Delvin\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs, nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi e vitit 2004 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar gabimisht. Kjo, pasi akti nuk \u00ebsht\u00eb modifikuar edhe pasi kishin kaluar 20 vjet.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hamiti deklaroi se vet\u00eb Bashkia e Delvin\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb me dije se leja e nd\u00ebrtimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus i institucionit, por nuk ka asnj\u00eb lloj lidhje me at\u00eb. Po ashtu, Hamiti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kjo leje nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb emrin e tij, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte pun\u00ebn si gjyqtar. Sipas Hamitit, pasi v\u00ebllai kishte fituar pron\u00ebsin\u00eb e truallit, t\u00eb gjitha veprimet i kishte kryer ai.<\/p>\n<p>\u201cLeja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i gabuar i bashkis\u00eb dhe nuk lidhet me veprimet e mia\u201d, deklaroi Hamiti dhe shtoi se ai gabim i institucionit n\u00eb fjal\u00eb nuk ka sjell\u00eb d\u00ebme, se nuk ka c\u00ebnuar interesat e askujt, si dhe nuk ka p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK konstatoi se n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit ishte depozituar nj\u00eb shum\u00eb prej 2500 eurosh nga nj\u00eb tjet\u00ebr person, edhe ai subjekt rivler\u00ebsimi i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Sipas Brahos, subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe arsyen e depozitimit. Ai u shpreh se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb marrjen e huas\u00eb s\u00eb pretenduar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsim vendimi i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Hamiti deklaroi se kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me huadh\u00ebn\u00ebsin. Ai n\u00ebnvizoi se nuk asnj\u00eb prov\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb ka qen\u00eb e fsheht\u00eb dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin n\u00eb ankim p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Braho paraqiti n\u00eb vijim shkaqet e ngritura bazuar n\u00eb gjetjet e v\u00ebzhguesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM lidhur me figur\u00ebn e profesionalizmin. Sipas gjetjeve, subjekti i ka shitur truallin v\u00ebllait dhe kush\u00ebririt, kur rezulton se ky i fundit ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr mbajtje dhe transportim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, vep\u00ebr penale q\u00eb b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, rrethanat e hetimit administrative nuk mb\u00ebshtesin pretendimet e subjektit se, ai nuk ka pasur diejni p\u00ebr vendimarrjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Delvin\u00ebs, q\u00eb ka kryer konvertimin e d\u00ebnimit t\u00eb kush\u00ebririt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Braho k\u00ebrkoi q\u00eb shpjegimet e Hamitit t\u00eb konsiderohen me rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, duhet t\u00eb vler\u00ebsohen veprimet e ngushta mes Hamitit dhe kush\u00ebririt t\u00eb tij, n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti ishte magjistrat.<\/p>\n<p>Hamiti deklaroi se diferenca n\u00eb mosh\u00eb me kush\u00ebririn dhe larg\u00ebsia mes tyre, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos ket\u00eb pasur interes p\u00ebr jet\u00ebn private t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb dijenis\u00eb p\u00ebrjashtohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime\u201d, deklaroi Hamiti dhe sqaroi se pretendimet p\u00ebr komunkim me nj\u00eb num\u00ebr telefonik mes tyre nuk q\u00ebndrojn\u00eb. Ai sqaroi se bisedat telefonike lidhen me nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb af\u00ebrm dhe jo me k\u00ebt\u00eb kush\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas Hamitit, veprimet e tyre nuk tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb e besimi. Ai pretendoi se rrethanat e konstatuara nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, Braho konstatoi t\u00eb dh\u00ebnat e gjetjes s\u00eb ONM-s\u00eb, q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Komisionin se nga burime t\u00eb hapura \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb nj\u00eb vendimmarrje e subjektit e vitit 2019 p\u00ebr sigurim padie, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i debatit publik p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb pezullimit p\u00ebr nj\u00eb kompleks q\u00eb nuk kishte l\u00ebshuar kupon\u00eb tatimor\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SAK k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjitha gjetjet t\u00eb vler\u00ebsohen s\u00eb bashku n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Hamiti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hamiti solli n\u00eb v\u00ebmendje se vendimarrja e tij ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe se nuk jan\u00eb konstatuar shkelje. Lidhur me pretendimin n\u00eb ankim p\u00ebr mosrespektimin e nj\u00eb vendimi unifikues, subjekti konstatoi se \u00ebsht\u00eb i natyr\u00ebs civile,nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e trajtuar prej tij \u00ebsht\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb paraqiti Hamiti lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak, ishte dhe vendimarrja e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr arkivimin e ankes\u00ebs s\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Sipas Hamitit, nuk ka shkaqe penalizuese dhe se k\u00ebrkimi p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb i pabazuar. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb ri\u00e7elet hetimi gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb administrohen provat e reja q\u00eb ka depozituar.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, Kolegji \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor dhe administroi provat e depozituara nga subjekti. Po ashtu, u vendos kryesisht q\u00eb t\u00eb merren prova nga dosja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vetingut t\u00eb bashk\u00ebshortes, prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Armida Hamiti, q\u00eb u pushua pasi Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u t\u00ebrhoq nga shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 22 janar, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb premten m\u00eb 16 janar, shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79815,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,1353,1938,103,793,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Gentian-Hamiti--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gentian Hamiti pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79814"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79814"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79814\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79816,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79814\/revisions\/79816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}