{"id":79817,"date":"2026-01-19T15:32:43","date_gmt":"2026-01-19T14:32:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-sonjela-voskopi\/2026\/01\/19\/"},"modified":"2026-01-19T15:34:25","modified_gmt":"2026-01-19T14:34:25","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-sonjela-voskopi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-sonjela-voskopi\/2026\/01\/19\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u q\u00ebndronin n\u00eb parim gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, t\u00eb vendoset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, shkarkimi ose l\u00ebnia n\u00eb fuqi e konfirmimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Voskopi i kund\u00ebrshtoi shkaqet si t\u00eb pabazuara dhe pretendoi se Komisioneri Publik nuk e kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me subjekte rivler\u00ebsimi t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kishte kryer ankim megjith\u00ebse rrethanat kishin qen\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Voskopi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 31 maj t\u00eb vitit 2024. Vendimarrja e Komisionit u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb rishqyrtoj\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtares dhe t\u00eb analizoj\u00eb s\u00ebrish provat e mbledhura. Po ashtu, u konstatua fakti se raporti p\u00ebr figur\u00ebn ishte p\u00ebrmbyllur pa pasur p\u00ebrgjigje nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, si dhe u soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje konstatime p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb dukje dhe moszbatim i arsyetimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi i nisi parashtrimet me gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Ai v\u00ebrejti se KPK kishte kryer hetime p\u00ebr bashk\u00ebjetuesin e subjektit, duke mbajtur korespodenc\u00eb edhe me SPAK. Xholi u shpreh se SPAK ka kthyer p\u00ebrgjigje se nuk rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr personin me gjeneralitetet e p\u00ebrcjella nga Komisioni, shtetasi I.F., i lindur n\u00eb vitin 1948. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebjetuesi i subjektit rezulton t\u00eb ket\u00eb lindur n\u00eb vitin 1980.<\/p>\n<p>Sipas tij, nisur nga fakti se Komisioni ka sh\u00ebnuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kryhen s\u00ebrish verifikime pran\u00eb SPAK lidhur me bashk\u00ebjetuesin e subjektit.<\/p>\n<p>Voskopi shpjegoi se pasi ishte njohur me ankimin, kishte konstatuar se Komisioni kishte vendosur dat\u00eblindjen e vjehrrit. Ajo deklaroi se ndaj bashk\u00ebshortit nuk ka asnj\u00eb procedim penal n\u00eb SPAK dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion kishte t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesi i trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, gjyqtari Sokol \u00c7omo e pyeti Xholin n\u00ebse kishte informacion konkret lidhur me bashk\u00ebjetuesin e subjektit, q\u00eb mund t\u00eb sillte ndikim n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi deklaroi se SPAK disoponon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr personin me gjeneralitetet e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, por jo p\u00ebr emrin e p\u00ebrcjell\u00eb nga ana e KPK, me dat\u00eblindjen e vjehrrit. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb nga ana e Kolegjit t\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb SPAK t\u00eb dh\u00ebna lidhur me bashk\u00ebshortin e gjyqtares Voskopi, gj\u00eb q\u00eb u pranua prej Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikohen n\u00eb burim disa informacione t\u00eb klasifikuara t\u00eb SHISH, pasi aktet e administruara prej Komisionit nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Voskopi i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara informacionet e institucioneve ligjzbatuese p\u00ebr dyshimet se bashk\u00ebshorti ka kryer ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Sipas subjektit, bashk\u00ebshorti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit ka qen\u00eb, si gjyq fitues, ashtu dhe gjyq humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se bashk\u00ebshorti nuk ka pasur asnj\u00eb ndikim n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb saj, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet dhe nga fakti se nuk ka informacione t\u00eb tilla q\u00eb ngren\u00eb dyshime.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, Xholi solli n\u00eb v\u00ebmendje konstatimet fillestare t\u00eb Komisionit p\u00ebr gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje, gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb zyr\u00ebn e Avokatit t\u00eb Shtetit, q\u00eb drejtohej nga bashk\u00ebshorti. Sipas Xholit, subjekti nuk ka treguar kujdesin e duhur p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr nga gjykimi k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb ky konstatim t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Voskopi deklaroi se e ka shmangur konfliktin e interesit rast pas rasti. Ajo theksoi se drejtuesi i zyr\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Shtetit nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb tek avokat\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb seanc\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi tha se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me disa konstatime p\u00ebr mosmbajtjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Duke i cil\u00ebsuar q\u00ebndrimet e subjektit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb dhe k\u00ebto konstatime t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Voskopi shpjegoi se Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb kthyera p\u00ebr rishqyrtim, ka arsyetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb orientim se si duhej t\u00eb veprohej.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje, se ndryshe nga sa kishte arsyetuar Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2012, nuk mund t\u00eb orientonte pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rregulluar nd\u00ebrgjygj\u00ebsin\u00eb, n\u00eb kushtet q\u00eb legjislacioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ishte miratuar pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 2017-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se ka zbatuar gjithmon\u00eb ligjin dhe se nuk ka c\u00ebnuar asnj\u00eb vendim unifikues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas saj, \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr intepretim, si n\u00eb k\u00ebto raste, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim n\u00eb drejtim t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Po ashtu, v\u00ebrejti se nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si argument ndryshimi vendimeve nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi ka n\u00eb fokus nj\u00eb apartament n\u00eb Kor\u00e7\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e gjyqtares dhe p\u00ebrdorur nga kjo e fundit prej vitit 2015. Sipas Xholit, \u00e7mimi i blerjes n\u00eb 2012-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se ai i referenc\u00ebs sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. Po ashtu, Xholi konstatoi se nuk provohet ligjshm\u00ebria e nj\u00eb pjese t\u00eb burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, duke rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn rreth 340 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare u konstatua dhe p\u00ebr mobilimin e apartamentit. Xholi v\u00ebrejti se nuk provohet ligjshm\u00ebria e 500 mij\u00eb lek\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara prej familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs prej t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara nga toka bujq\u00ebsore. Ai argumentoi se nuk jan\u00eb provuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rezulton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 750 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mobilimin dhe kursimet e deklaruara.<\/p>\n<p>Sipas tij, pamund\u00ebsit\u00eb financiare ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ndryshe nga KPK, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se subjekti nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji, pasi t\u00eb shqyrtoj\u00eb gjith\u00eb shkaqet e ankimit dhe provat e adminstruara t\u00eb vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Sonjela Voskopi pretendoi se Komisioneri Publik ka imponuar dy standarte t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, megjith\u00ebse m\u00ebnyra e p\u00ebrllogaritjeve \u00ebsht\u00eb unifikuar nga praktika e Kolegjit dhe e Komisionit. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb rishikimin e llogaritjeve t\u00eb Komisionit dhe ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr shpenzimet jetike, duke pretenduar se Komisioneri Publik e ka vendosur n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb me subjektet e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme as nuk \u00ebsht\u00eb ushtruar ankim.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve, ajo shpjegoi se babai ka punuar si shofer n\u00eb parkun e mallrave prej vitit 1983 dhe se n\u00eb \u201891-in, kishte privatizuar kamionin. Voskopi tha se ka arritur t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb dh\u00ebna vet\u00ebm p\u00ebr numrin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb privatizimit, por jo kontrat\u00ebn. Ajo deklaroi se babai kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsidrueshme p\u00ebr koh\u00ebn, ku vet\u00ebm p\u00ebr vitin 1994 provohej se kishte pasur fitim neto n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb sipas saj ka qen\u00eb mjaft e lart\u00eb krahasuar me pagat e asaj kohe.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit p\u00ebr mosv\u00ebrtetimin e faktit se babai kishte bler\u00eb kamionin. Sipas saj, vet\u00eb KPK shprehet dy paragrafe sip\u00ebr k\u00ebtij konstatimi se, babai rezulton t\u00eb ket\u00eb punuar me kamion.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogariten drejt t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, at\u00ebher\u00eb blerja e apartamentit rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb lidhur me mobilimin dhe kursimet e krijuara, subjekti deklaroi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, v\u00ebrtetohet t\u00eb ken\u00eb siguruar t\u00eb ardhur nga toka bujq\u00ebsore dhe pemtaria, pasi kan\u00eb zot\u00ebruar edhe 250 pem\u00eb qershie. Ajo shpjegoi se bler\u00ebsit ishin t\u00eb rastit dhe nuk mund t\u00eb siguroheshin fatura.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi \u00e7elejen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, administrimin e provave dhe t\u00eb aksesoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb informacionet e klasifikuara. Po ashtu, u vendos t\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb dh\u00ebna nga SPAK lidhur me bashk\u00ebshortin e subjektit.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 4 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 14:00, kur pal\u00ebt u ftuan t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u q\u00ebndronin n\u00eb parim gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb tre [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79818,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1873,779,793,112,101,221,171,1539,1940,1941,903,1710,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Voskopi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Sonjela Voskopi n\u00eb KPA | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79817"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79817"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79819,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79817\/revisions\/79819"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}