{"id":79823,"date":"2026-01-20T17:29:26","date_gmt":"2026-01-20T16:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-jurida-bajraktarit\/2026\/01\/20\/"},"modified":"2026-01-20T17:30:57","modified_gmt":"2026-01-20T16:30:57","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-jurida-bajraktarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-jurida-bajraktarit\/2026\/01\/20\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e Jurida Bajraktarit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari. Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bajraktarit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrsa subjekti i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara shkaqet dhe k\u00ebrkimin e ankimit.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme n\u00eb aspektin profesional, si dhe faktin se subjekti kishte aplikuar p\u00ebr pozicionin q\u00eb mban, pa p\u00ebrmbushur kriterin e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Megjithat\u00eb, shkaqet nuk u gjet\u00ebn penalizuese nga Komisioni, q\u00eb vendosi m\u00eb 20 korrik t\u00eb vitit 2022 pezullimin nga detyra t\u00eb Bajraktarit dhe detyrimin e saj p\u00ebr t\u00eb kryer trajnim nj\u00eb vje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb m\u00eb 25 shtator 2023, bazuar n\u00eb rezultatin \u201cmir\u00eb\u201d, t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb trajnimit, KPK vendosi t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK u ankimua Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vler\u00ebsoi se mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb evidentuara jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb nuk mund t\u00eb korrigjohen as nga trajnimi pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. N\u00eb shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja p\u00ebr aplikimin p\u00ebr pozicionin e ndihm\u00ebses ligjore, kur ajo nuk p\u00ebrmbushte kriterin ligjor t\u00eb eksperienc\u00ebs prej 7 vjet pun\u00eb, pasi kishte arritur t\u00eb dokumentonte vet\u00ebm 3 vjet e gjysm\u00eb pun\u00eb si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se, ndryshe nga sa ka konkluduar KPK, mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara nuk mund t\u00eb korrigjohen me trajnimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Ai v\u00ebrejti se ka mungesa t\u00eb akteve p\u00ebr pun\u00ebn e subjektit dhe se kjo \u00ebsht\u00eb situat\u00eb e vazhdueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Bajraktarit, avokatja Romina Zano v\u00ebrejti se, vler\u00ebsimi i veprimtaris\u00eb profesionale k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb volumit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kryer, t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb relacioneve t\u00eb p\u00ebrgatitura, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb organizimit t\u00eb pun\u00ebs, si dhe t\u00eb rrethanave konkrete n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ushtruar funksioni. Ajo konstatoi se subjekti ka punuar gjithsej 1127 \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb e tejkalon ndjesh\u00ebm norm\u00ebn e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ndihm\u00ebsit ligjor. Sipas Zanos, tejkalimi i norm\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb element sasior, por d\u00ebshmon dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar pun\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, respektimin e afateve procedurale, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar presionin e nj\u00eb ngarkese t\u00eb lart\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Zano parashtroi se, mungesa e nj\u00eb dokumentimi formal apo t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm regjistrimi t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb subjektit. Ajo konstatoi se legjilsacioni nuk parashikon ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr dokumentimin dhe arkivimin e relacioneve apo t\u00eb materialeve t\u00eb tjera p\u00ebrgatitore t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor. Sipas saj, n\u00eb praktik\u00ebn e pun\u00ebs, relacionet e p\u00ebrgatitura nga ndihm\u00ebsi ligjor i vihen n\u00eb dispozicion gjyqtarit, por nuk b\u00ebhen pjes\u00eb e dosjes zyrtare gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Braho konstatoi se Bajraktari nuk p\u00ebrmbushte kriterin ligjor p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar si ndihm\u00ebse ligjore dhe megjithat\u00eb ka aplikuar dhe ka pranuar t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pa p\u00ebrmbushur kriteret specifike ligjore p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale. Sipas tij, kjo rrethan\u00eb p\u00ebrb\u00ebn sjellje jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe cenim t\u00eb etik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>Avokatja Zano deklaroi se ky pretendim n\u00eb ankim nuk q\u00ebndron as n\u00eb planin faktik dhe as n\u00eb at\u00eb juridik. Ajo argumentoi se p\u00ebrvoja profesionale e dokumentuar dhe e administruar n\u00eb dosjen e rivler\u00ebsimit, s\u00eb bashku me formimin e detyruesh\u00ebm nj\u00ebvje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, p\u00ebrmbush kriterin e formimit profesional. Sipas Zanos, ligjv\u00ebn\u00ebsi ka pranuar parimin se formimi profesional nuk \u00ebsht\u00eb i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn paraprake, por konsolidohet dhe plot\u00ebsohet p\u00ebrmes trajnimit t\u00eb detyruesh\u00ebm institucional.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zano parashtroi se, sipas jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, etika profesionale lidhet me integritetin personal, me ndershm\u00ebrin\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksionit, me respektimin e ligjit dhe t\u00eb detyrimeve funksionale, si dhe me sjelljen dinjitoze n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet profesionale. Sipas saj, etika profesionale nuk lidhet dhe nuk mund t\u00eb lidhet me interpretimin q\u00eb administrata i b\u00ebn kritereve formale t\u00eb pun\u00ebsimit. Po ashtu, u evidentua se nuk ka asnj\u00eb pretendim p\u00ebr fshehje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave apo paraqitje t\u00eb deklarimeve t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb procedur\u00ebn e pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Zano v\u00ebrejti se pun\u00ebsimi i subjektit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat e aplikuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe se nuk ka pasur asnj\u00eb kontestim p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi dhjet\u00ebvje\u00e7are. Zano tha se cil\u00ebsimi k\u00ebsaj situate si c\u00ebnim etik, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb shkelje flagrante t\u00eb parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, duke argumentuar se marr\u00ebdh\u00ebniet juridike t\u00eb konsoliduara n\u00eb koh\u00eb nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb diskutim n\u00ebp\u00ebrmjet interpretimeve t\u00eb reja apo rivler\u00ebsimeve retrospektive q\u00eb nuk mb\u00ebshteten n\u00eb fakte t\u00eb reja apo n\u00eb ndryshime t\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>Avokatja Zano shtoi se, vet\u00ebm rastet e mashtrimit, t\u00eb fshehjes s\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb deklarimeve t\u00eb rreme apo t\u00eb sjelljes s\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb procedur\u00ebn e pun\u00ebsimit jan\u00eb konsideruar si shkelje etike q\u00eb justifikojn\u00eb masa t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. Por, sipas saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk egziston asgj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb, Braho konstatoi mosdeklarimin e nj\u00eb konrtate kreditimi t\u00eb vitit 2016, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Po ashtu, ai evidentoi edhe mosdeklarimin e nj\u00eb kontrate qiraje po t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, konkludohet se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia dhe duhet t\u00eb shkarkohet.<\/p>\n<p>Avokatja Zano pohoi se nuk q\u00ebndronte pretendimi lidhur me mosdeklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb kreditimit, duke argumentuar se bashk\u00ebshorti i subjektit e ka n\u00ebnshkruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzant\u00ebsit e jo t\u00eb kredimarr\u00ebsit. Ajo shpjegoi se kredia ishte marr\u00eb nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, p\u00ebr q\u00ebllime biznesi personal. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebshorti Bajraktarit nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00eb vler\u00eb ekonomike dhe se nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me aktivitetin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredia.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, detyrimi i dor\u00ebzan\u00ebsit aktivizohet vet\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb mosshlyerjes nga kredimarr\u00ebsi dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn detyrim financiar personal q\u00eb rrjedh nga vullneti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ekonomikisht. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, u pretendua se kjo kontrat\u00eb kreditimi nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb objekt deklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi nuk ka ndikuar n\u00eb gjendjen pasurore, si dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje me ushtrimin e funksionit t\u00eb subjektit si ndihm\u00ebse ligjore,<\/p>\n<p>P\u00ebr shkakun mbi mosdeklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, Zano tha se ajo ishte revokuar brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr dhe se nuk ishte kryer asnj\u00eb pages\u00eb qiraje. Sipas subjektit, nj\u00eb kontrat\u00eb e paekzekutuar, e shuar n\u00eb faz\u00eb embrionale dhe pa asnj\u00eb pasoj\u00eb financiare, nuk p\u00ebrb\u00ebn detyrim t\u00eb deklaruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Zano deklaroi se Komisioneri Publik nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore, Jurida Bajraktari.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi shtyrjen e seanc\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 27 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:00, kur pal\u00ebt do t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari. Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bajraktarit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrsa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[145,290,112,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Jurida-Bajraktari--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore, Jurida Bajraktari dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79823"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79825,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79823\/revisions\/79825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}