{"id":79829,"date":"2026-01-27T17:01:08","date_gmt":"2026-01-27T16:01:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-jurida-bajraktari\/2026\/01\/27\/"},"modified":"2026-01-27T17:02:21","modified_gmt":"2026-01-27T16:02:21","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-jurida-bajraktari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-jurida-bajraktari\/2026\/01\/27\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e ndihm\u00ebses ligjore, Jurida Bajraktari"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u q\u00ebndroi gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj vendimit p\u00ebr konfirmimin e ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari. Ai deklaroi t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 27 janar, se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve lidhur me pasurin\u00eb e profesionalizmin dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bajraktarit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia. Subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano, kund\u00ebrshtuan shkaqet e ankimit, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme n\u00eb aspektin profesional t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore Jurida Bajraktari, si dhe faktin se ajo kishte aplikuar p\u00ebr pozicionin q\u00eb mban pa p\u00ebrmbushur kriterin e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Megjithat\u00eb, k\u00ebto shkaqe nuk u gjet\u00ebn penalizuese nga Komisioni dhe u vendos pezullimi nga detyra i subjektit, si dhe detyrimi i saj p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb trajnim nj\u00ebvje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 25 shtator 2023, bazuar n\u00eb rezultatin \u201cmir\u00eb\u201d t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb trajnimit, KPK e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vler\u00ebsoi se mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb evidentuara jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb nuk mund t\u00eb korrigjohen, as p\u00ebrmes trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. N\u00eb shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja lidhur me aplikimin p\u00ebr pozicionin e ndihm\u00ebses ligjore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo nuk p\u00ebrmbushte kriterin ligjor t\u00eb eksperienc\u00ebs prej 7 vitesh pun\u00eb, pasi kishte dokumentuar vet\u00ebm 3 vjet e gjysm\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve, edhe n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se mbetet e provuar se subjekti dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasurive n\u00eb pron\u00ebsi dhe t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai vler\u00ebsoi se Bajraktari nuk arrin t\u00eb kaloj\u00eb testin e profesionalizmit. Sipas Brahos, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb aspektin profesional kan\u00eb vijueshm\u00ebri dhe nuk mund t\u00eb korrigjohen p\u00ebrmes trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Braho i q\u00ebndroi edhe shkakut lidhur me aplikimin e subjektit p\u00ebr pozicionin e ndihm\u00ebses ligjore pa p\u00ebrmbushur kriteret ligjore. Ai v\u00ebrejti se, megjith\u00ebse subjekti pretendon se pun\u00ebsimi i saj nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar asnj\u00ebher\u00eb, mosp\u00ebrmbushja e kriterit ligjor p\u00ebr pun\u00ebsimin nuk mund t\u00eb korrigjohet nga trajnimi i kryer n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Sipas Brahos, p\u00ebr arsye se subjekti ka pranuar nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk p\u00ebrmbushte kriteret, ajo gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb etik\u00ebs profesionale. Sipas tij, Bajraktari ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr mosplot\u00ebsimin e kritereve ligjore dhe e ka fshehur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho u shpreh se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. Ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano deklaroi se u q\u00ebndronin shpjegimeve t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me shkaqet e ankimit dhe parashtrimet e b\u00ebra. Ajo v\u00ebrejti se kredia bankare e padeklaruar ishte marr\u00eb nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje se nga ana e KPK u identifikuan v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me akte formale. Ajo argumentoi se k\u00ebto gjetje b\u00ebn\u00eb q\u00eb subjekti t\u00eb detyrohej t\u00eb ndiqte trajnimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Duke e cil\u00ebsuar profesionalizmin si dinamik, Zano u shpreh se vendimi i KPK ka qen\u00eb korrektues dhe jo nd\u00ebshkues.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zano konstatoi se nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK nuk u p\u00ebrcaktuan shkaqet pse procesi i trajnimit nuk konsiderohet. Po ashtu, sipas mbrojtjes, n\u00eb ankim dhe gjat\u00eb procesit nuk u identifikuan mang\u00ebsi konkrete sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr fshehje nga ana e subjektit t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve ligjore p\u00ebr pun\u00ebsimin n\u00eb pozicionin aktual. \u201cP\u00ebrpos faktit se subjekti i ka deklaruar t\u00eb gjitha, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cilin fakt duhej t\u00eb kishte deklaruar subjekti p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, tha Zano, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb institucioni pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs ai q\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse aplikantja i plot\u00ebson ose jo kriteret ligjore.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk u ngrit asnj\u00eb shkak p\u00ebr figur\u00ebn, u pretendua se nuk ekziston ndonj\u00eb nd\u00ebrlidhje shkak-pasoj\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut. \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, nuk u identifikua ndonj\u00eb veprim apo sjellje e pap\u00ebrshtatshme q\u00eb c\u00ebnon vler\u00ebsimin etik apo profesional. Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera avokatja Zano, duke shtuar se n\u00eb ankim nuk ka pretendime p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Zano e cil\u00ebsoi vendimin e KPK p\u00ebr konfirmimin e Bajraktarit n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrfundimisht l\u00ebnien e tij n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebsja ligjore, Jurida Bajraktari, deklaroi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se, kur ka aplikuar p\u00ebr pozicionin ku ushtron aktualisht detyr\u00ebn, ka vler\u00ebsuar se i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kriteret. \u201cI jam n\u00ebnshtruar nj\u00eb provimi, ku pjes\u00eb e komisionit kan\u00eb qen\u00eb edhe gjyqtar\u00eb nga Gjykata Administrative e Apelit\u201d, deklaroi Bajraktari, duke theksuar se nuk ka fshehur asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe se kjo \u00ebsht\u00eb e verifikueshme.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 9 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u q\u00ebndroi gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj vendimit p\u00ebr konfirmimin e ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari. Ai deklaroi t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 27 janar, se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve lidhur me pasurin\u00eb e profesionalizmin dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bajraktarit p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79830,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[145,290,793,112,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Jurida-Bajraktari-1-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore, Jurida Bajraktari dhe avokatja e saj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj, ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79829"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79829"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79829\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79831,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79829\/revisions\/79831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}