{"id":79838,"date":"2026-01-29T16:33:05","date_gmt":"2026-01-29T15:33:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-aurel-zarkes-palet-paraqesin-ne-kpa-qendrimet-per-provat\/2026\/01\/29\/"},"modified":"2026-01-29T16:33:51","modified_gmt":"2026-01-29T15:33:51","slug":"vetingu-i-aurel-zarkes-palet-paraqesin-ne-kpa-qendrimet-per-provat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-aurel-zarkes-palet-paraqesin-ne-kpa-qendrimet-per-provat\/2026\/01\/29\/","title":{"rendered":"Vetingu i Aurel Zark\u00ebs, pal\u00ebt paraqesin n\u00eb KPA q\u00ebndrimet p\u00ebr provat"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 29 dhjetor me q\u00ebndrimet p\u00ebr aktet e reja n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Aurel Zarka, i arrestuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr korrupsion dhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e \u201cToyota Auris\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori Adnan Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, parashtroi se Autoriteti Komb\u00ebtar i Siguris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK kishte vler\u00ebsuar n\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar se Zarka \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Sipas Xholit, AKSIK konstaton se ka t\u00eb dh\u00ebna sipas t\u00eb cilave Zarka \u00ebhst\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2024, si dhe n\u00eb favorizimin e nj\u00eb shtetasi me aktivitet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi paraqiti gjetje p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb prej t\u00eb cilave e hetuar nga Zarka, duke vler\u00ebsuar se subjekti \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi procedimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb Vlor\u00eb, pretendohet p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. N\u00eb tjetr\u00ebn rezulton se Zarka ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin minimal p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr kultivim e shitje t\u00eb narkotik\u00ebve, si dhe pezullimin e d\u00ebnimit, por pa analizuar rrethanat p\u00ebrse duhej t\u00eb pezullohej masa.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, k\u00ebto rrethana marrin pesh\u00eb kur vler\u00ebsohen s\u00eb bashku me informacionet e institucioneve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, prokurori Xholi v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb konfirmuar se Zarka ka p\u00ebrdorur aplikacione t\u00eb kriptuara dhe ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek funksionar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas tij, subjektit i jan\u00eb ofruar para, p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes paraqiti q\u00ebndrim lidhur me aktet e t\u00eb dh\u00ebnat e administruara s\u00eb fundmi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Zark\u00ebs, avokati Julian M\u00ebrtiri. Ai u shpreh se \u00ebsht\u00eb evaziv dhe i paqart\u00eb dyshimi i AKSIK p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb Zark\u00ebs n\u00eb veprime korruptive n\u00eb vitet 2014-2024. M\u00ebrtiri pyeti n\u00ebse AKSIK kishte paraqitur n\u00eb SPAK ndonj\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr k\u00ebto dyshime dhe n\u00ebse ishite regjistruar ndonj\u00eb procedim penal. Sipas tij, e nj\u00ebjta pyetje vlen dhe p\u00ebr pretendimin p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb Zark\u00ebs n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, shfaqur n\u00eb form\u00ebn e ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, M\u00ebrtiri pyeti n\u00ebse kat\u00ebr informacionet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb SPAK nga institucionet verifikuese, lidhen me ato q\u00eb vet\u00eb SPAK ka hetuar m\u00eb par\u00eb dhe d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim Zark\u00ebn, apo n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, Zarka \u00ebsht\u00eb akuzuar vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb rast p\u00ebr korrupsion pasiv dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb bazuar konkluzioni se subjekti \u00ebsht\u00eb implikuar n\u00eb veprimtari korruptive n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rast.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri theksoi se gjetjet apo t\u00eb dh\u00ebnat e reja t\u00eb referuara n\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb AKSIK, burojn\u00eb vet\u00ebm nga procedimi i SPAK ndaj Zark\u00ebs, q\u00eb bazohet mbi akte dhe informacione t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur nga autoritetet franceze, pa asnj\u00eb p\u00ebrfshirje, informacion apo referim tjet\u00ebr nga institucione verifikuese n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 pretendohet n\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar nga AKSIK.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjen e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se bazohet n\u00eb aktet e d\u00ebrguara nga SPAK dhe gjykatat e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e ka d\u00ebnuar Zark\u00ebn p\u00ebr kryerjen e veprave penale n\u00eb bashk\u00ebpunim, nd\u00ebrsa Apeli e prishi vendimarrjen e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe e riktheu p\u00ebr gjykim, duke e cil\u00ebsuar kryerjen e veprimeve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Sipas tij, vendimarrja e Apelit u prish me vendim t\u00eb dat\u00ebs 15 janar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb vendosi rikthimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb p\u00ebr shqyrtim nga tjet\u00ebr trup gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, avokati M\u00ebrtiri n\u00ebnvizoi se, aktualisht, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb Zark\u00ebs nuk ka ende nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, por mbetet vet\u00ebm nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, i ankimuar nga subjekti i cili k\u00ebrkon pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri argumentoi se \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb rivler\u00ebsimi jan\u00eb ato t\u00eb procesit penal, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr. Sipas tij, p\u00ebrderisa nuk ka ende nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr procesin penal, t\u00eb dh\u00ebnat dhe gjetjet nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohen si fakte t\u00eb konfirmuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri theksoi se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar kontakte sistematike t\u00eb Zark\u00ebs me t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre, si dhe se ai nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb biseduar t\u00eb tjer\u00ebt lidhur me at\u00eb. Sipas M\u00ebrtirit, nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar se Aurel Zarka ka p\u00ebrdorur telefona t\u00eb koduar SkyEcc, pasi dhe n\u00eb komunikime identifikohet<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar kontaktet sistematike dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Aurel Zarka me E.D., me avokatin mbrojt\u00ebs R.\u00c7. dhe A.I. dhe as nd\u00ebrmjet\u00ebsia e tij p\u00ebr trajtimin e procedimeve penale konkrete. Nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar se Aurel Zarka ka p\u00ebrdorur telefona t\u00eb koduar SkyECC.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha bisedat p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb prejardhura kur flitet p\u00ebr subjektin Aurel Zarka, duke mos rezultuar dhe mos u provuar asnj\u00eb rol konkret i tij n\u00eb veprimet q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dy personat e tjer\u00eb E.D. dhe R.\u00c7.\u201d, tha M\u00ebrtri.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimin e mosfillimit t\u00eb procedimit penal p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb Vlor\u00eb, M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se ushtrimi ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm kryhet tek funksionari q\u00eb e kryen funksionin publik, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka qen\u00eb prokurori i asaj \u00e7\u00ebshtjeje. Sipas M\u00ebrtirit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb provuar se vendimarrja e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka qen\u00eb e ligjshme dhe e miratuar nga gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebrkimin e mas\u00ebs minimale t\u00eb d\u00ebnimit dhe pezullimin e saj p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr kultivim e shitje t\u00eb narkotik\u00ebve, M\u00ebrtiri theksoi se arsyetimi i b\u00ebr\u00eb nga SPAK, nuk p\u00ebrkon me rrethanat e faktit n\u00eb rastin konkret. Sipas avokatit, Zarka ka k\u00ebrkuar pezullimin p\u00ebr dy t\u00eb pandheurit n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebrin, ashtu si pretendon SPAK. Po ashtu, M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se Gjykata e Vlor\u00ebs kishte vendosur pezullimin e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb opandehurit dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr dy q\u00eb kishte k\u00ebrkuar Zarka.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri pretendoi se bisedat e pretenduara se jan\u00eb kryer nga Zarka nuk korrespondojn\u00eb me faktet. Kjo \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb kushtet kur, ashtu si\u00e7 pohon dhe vet\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb episodin konkret,\u00a0 n\u00eb k\u00ebto biseda nuk jan\u00eb pasqyruar mesazhet q\u00eb subjekti Aurel Zarka pretendohet se ka marr\u00eb nga shtetasi A.I. dhe bashk\u00ebbiseduesi tjet\u00ebr, por vet\u00ebm mesazhet t\u00eb cilat pretendohet se jan\u00eb\u00a0 d\u00ebrguar nga subjekti Aurel Zarka.<\/p>\n<p>Sipas avokatit M\u00ebrtiri, n\u00eb gjetje ka rrethana q\u00eb nuk jan\u00eb ende t\u00eb provuara, t\u00eb cilat mund t\u00eb v\u00ebrtetohen vet\u00ebm me vendim gjyq\u00ebsor faj\u00ebsie, t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Ai theksoi se kjo kishte qen\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrse kan\u00eb k\u00ebrkuar shtyrjen e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes deri sa t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb vendim penal i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi t\u00eb mos pranohen gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, KPA vendosi t\u00eb administroj\u00eb fashikujt gjoq\u00ebsor, gjetjet e ONM-s\u00eb dhe q\u00ebndrimet e pal\u00ebve, t\u00eb cilat i ftoi t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare, p\u00ebr t&#8217;i paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme me dat\u00eb 10 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 29 dhjetor me q\u00ebndrimet p\u00ebr aktet e reja n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Aurel Zarka, i arrestuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr korrupsion dhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e \u201cToyota Auris\u201d. Prokurori Adnan Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79839,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,1598,112,671,119,275,1931],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/PHOTO-2024-06-28-10-00-09.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori Aurel Zarka n\u00eb KPK | Foto; LSA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79838"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79838"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79840,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79838\/revisions\/79840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}