{"id":79841,"date":"2026-02-02T16:04:16","date_gmt":"2026-02-02T15:04:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-heq-dore-nga-ankimi-per-ndihmesin-ligjor-periand-teta\/2026\/02\/02\/"},"modified":"2026-02-02T16:04:58","modified_gmt":"2026-02-02T15:04:58","slug":"spak-heq-dore-nga-ankimi-per-ndihmesin-ligjor-periand-teta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-heq-dore-nga-ankimi-per-ndihmesin-ligjor-periand-teta\/2026\/02\/02\/","title":{"rendered":"SPAK heq dor\u00eb nga ankimi p\u00ebr ndihm\u00ebsin ligjor, Periand Teta"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u t\u00ebrhoq t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shkurt nga shkaqet e ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta.<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebsi ligjor, Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 1 tetor t\u00eb vitit 2024, pas nj\u00eb procesi q\u00eb fillimisht e konsideroi at\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequr. Komisioneri Florian Ballhysa e ankimoi vendimarrjen e KPK, me arsyetimin se shkalla e par\u00eb e vetingut nuk kishte tag\u00ebr ta em\u00ebronte Tet\u00ebn si k\u00ebshilltar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, pun\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs ai ishte larguar n\u00eb vitin 2017. Ballhysa vler\u00ebsoi se Kolegji duhej t\u00eb ndryshonte vendimin e KPK dhe ta caktonte Tet\u00ebn si gjyqtar ose prokuror, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb ndryshimet kushtetuese dhe ligji p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Fillimisht gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb paraqitura t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, prokurori Adnan Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Teta paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajtuar q\u00ebndrimin e tij, duke theksuar se ankimi ishte i pabazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj. Ai konstatoi se kishte qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Po ashtu, argumentoi se Komisioneri Publik kishte shkuar p\u00ebrtej q\u00ebllimit t\u00eb ligjit. Sipas tij, institucionet e vetingut jan\u00eb verifikuese, por nuk mund t\u00eb japin statusin e magjistratit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e k\u00ebshillave.<\/p>\n<p>Teta u shpreh se ankimi \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm, pasi k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb KPK-n\u00eb, nga institucion verifkues, n\u00eb p\u00ebrjashtuese. Po ashtu, n\u00ebnvizoi se shkaqet e ankimit krijonin munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p>Sipas Tet\u00ebs, n\u00eb ankim k\u00ebrkohet q\u00eb t\u2019i hiqet statusi si ndihm\u00ebs ligjor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e konfirmuar se \u00ebsht\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi ex-officio, pasi ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e KPA p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme dhe u shpreh se k\u00ebrkimet e ankimit e vendosin n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta me subjketet e tjer\u00eb, si dhe se \u00e7ojn\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Teta, k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Adnan Xholi v\u00ebrejti se ata ishin njohur me parastrimet pasi ishin paraqitur m\u00eb par\u00eb dhe kaloi n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Sipas Xholit, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se vendimi i KPK duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi. Xholi konstatoi se teta ka kaluar me sukses vetingun n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Ashtu si Teta, edhe drejtuesi i SPAK e ka gjetur t\u00eb pazbatuesh\u00ebm k\u00ebrkimin e Komisionerit Publik p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb KPK. Xhali deklaroi se n\u00eb kushtet kur p\u00ebr subjektin nuk jan\u00eb gjetur probleme gjat\u00eb proesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, heqin dor\u00eb nga ankimi.<\/p>\n<p>Teta k\u00ebrkoi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrsa Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb shpallet t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 3 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebsi ligjor, Periand Teta iu n\u00ebnshtrua dy her\u00eb hetimit administrative. Fillimisht\u00a0Komisioni konstatoi se ai dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor, duke e nd\u00ebrprer\u00eb procesin e vetingut pa vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si t\u00eb pabazuar vendimmarrjen e Komisionit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, duke e konsideruar arsyetimin e fakteve dhe rrethanave ligjore jo t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shmangien e zbatimit t\u00eb nenit G t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku p\u00ebrcaktohet se n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjeve t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, vendoset dhe sanksioni q\u00eb u ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Teta paraqiti apel kund\u00ebrshtues n\u00eb KPA, kund\u00ebr ankimit t\u00eb Komisioneres Publike dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb Komisionit, ose urdh\u00ebrimin e vijimit t\u00eb hetimit administrativ ndaj tij. KPA \u00e7moi se Teta kishte d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb vullnetin e tij p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb vetingut dhe urdh\u00ebroi Komisionin p\u00ebr vijimin e procesit kalimtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore pa probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, Teta u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u ankimua prej Komisionerit Publik, duke inicuar nj\u00eb process t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, prej shkurtit 2014 deri n\u00eb korrik t\u00eb 2017-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra me urdh\u00ebr t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb kushtet q\u00eb gjyqtares pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs punonte si k\u00ebshilltar, i kishte p\u00ebrfunduar mandati n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u t\u00ebrhoq t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shkurt nga shkaqet e ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta. Ndihm\u00ebsi ligjor, Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 1 tetor t\u00eb vitit 2024, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79842,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[272,793,112,174,894],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Periand-Teta--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsi ligjor, Periand Teta pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79841"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79841"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79843,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79841\/revisions\/79843"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}