{"id":79853,"date":"2026-02-03T18:12:32","date_gmt":"2026-02-03T17:12:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj\/2026\/02\/03\/"},"modified":"2026-02-03T18:13:08","modified_gmt":"2026-02-03T17:13:08","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj\/2026\/02\/03\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 3 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Vukaj, nd\u00ebrsa u t\u00ebrhoq nga gjetjet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Adnan Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson Brahon n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Vukajt p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr gjetjet profesionale t\u00eb konsideruara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Petrit Vukaj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano paraqit\u00ebn argumentet e tyre p\u00ebr shkaqet e mbetura, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Xholi deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se edhe pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPA, u q\u00ebndronin shkaqeve p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb me dy kate n\u00eb Fier. Sipas tij, subjekti nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet e deklaruara n\u00eb vite konsiderohen disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato sipas referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave apo rivler\u00ebsimi i kryer pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Xholi v\u00ebrejti se subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb akt-ekspertim q\u00eb nuk p\u00ebrkon me vlerat e deklaruara p\u00ebr shpenzimet.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer nga drejtuesi i SPAK konstatohet pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Xholit, subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, drejtuesi i SPAK u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit edhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti, si burimi krijimi t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa ishte bler\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e automjetit, t\u00eb mos konsiderohen t\u00eb ardhurat nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, duket se subjekti ka kryer veprim t\u00eb simuluar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e prokurorit. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Xholi konstatoi se pamund\u00ebsia financiare totale e tejkalon pragun e vler\u00ebs p\u00ebr zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano i kund\u00ebrshtoi shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se sipas analiz\u00ebs q\u00eb kan\u00eb kryer, pamund\u00ebsia financiare mbetet n\u00eb vler\u00eb minimale dhe se nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se kan\u00eb paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar historikun e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, ku kati p\u00ebrdhe \u00ebsht\u00eb realizuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se punimet kan\u00eb filluar bazuar n\u00eb nj\u00eb leje t\u00eb vitit 1994.<\/p>\n<p>Zano theksoi se Vukaj e ka deklaruar rregullisht prej vitit 2003 k\u00ebt\u00eb pasuri dhe punimet e shpenzimet e kryera. Sipas avokates, ng apala ankuese refuzohet t\u00eb pranohen deklarimet e subjektit. \u00c7mimet e referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, ajo i cil\u00ebsoi si orinetuese. Zano pretendoi se kur ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb kostot, duhet t\u00eb marrin ato p\u00ebrpar\u00ebsi dhe jo \u00e7mimi referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Zano theksoi se Komisioneri Publik ka kryer gabim metodologjik n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e aktit t\u00eb par\u00eb. Ajo argumentoi se kati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb shtes\u00eb mbi katin p\u00ebrdhe dhe nuk ka pasur shpenzime p\u00ebr hapjen dhe nd\u00ebrtimin e themeleve.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr koh\u00ebn e punimeve p\u00ebr katin e par\u00eb, duke konstatuar se n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb viteve 2008, 2009 e 2010, subjekti ka treguar vijimin e gjith\u00eb investimeve. \u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se investimi \u00ebsht\u00eb gradual\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Sipas avokates Zano, bazuar n\u00eb aktet e administruar n\u00eb fashikull, shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb nuk q\u00ebndrojn\u00eb. Duke ju referuar parimit t\u00eb proporcionalitetit, ajo pretendoi se pamund\u00ebsia financiare q\u00eb mbetet nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkim.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin, Xholi tha se u q\u00ebndronin shkaqeve p\u00ebr profesionalizmin lidhur me kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje. Sipas tij, mbetet e provuar se n\u00eb pun\u00ebn e subjektit konstatohen mang\u00ebsi t\u00eb njohurive ligjore.<\/p>\n<p>Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe t\u00eb vendoset shkarkimi nga detyra i prokurorit Vukaj.<\/p>\n<p>Avokatja Zano v\u00ebrejti se subjekti ka kryer hetime t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, si dhe se ka vler\u00ebsuar si duhet t\u00eb dh\u00ebnat dhe provat q\u00eb ka siguruar. Sipas saj, vet\u00eb kall\u00ebzuesit nuk kan\u00eb kryer ankime ndaj vendimarrjeve t\u00eb subjektit, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb drejta. P\u00ebr nj\u00eb rast kur gjykata ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm, Zano tha se kjo rrethan\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim. Ajo pretendoi se shkaqet e mbetura nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me shkakun e ngritur n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, ku pretendohej se subjekti kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar jasht\u00eb shtetit, Xholi u shpreh se referuar praktik\u00ebs s\u00eb KPA, kjo gjetje rezulton e sh\u00ebruar. Prokurori Vukaj ka theksuar gjat\u00eb procesit se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e pronarit t\u00eb mjetit dhe as nuk e ka njohur. Ai ka shpjeguar se i kishte k\u00ebrkuar makin\u00ebn nj\u00eb mikut t\u00eb tij, por ngaq\u00eb ai nuk e kishte t\u00eb disponueshme i kishte sygjeruar t\u00eb merrte mjetin e personit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim, q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 3 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Vukaj, nd\u00ebrsa u t\u00ebrhoq nga gjetjet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Adnan Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson Brahon n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Vukajt [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79854,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,112,1515,119,122,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Petrit-Vukaj-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit Vukaj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79853"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79853"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79853\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79855,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79853\/revisions\/79855"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}