{"id":79856,"date":"2026-02-04T16:59:22","date_gmt":"2026-02-04T15:59:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-vjollca-spahiu\/2026\/02\/04\/"},"modified":"2026-02-04T16:59:46","modified_gmt":"2026-02-04T15:59:46","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-vjollca-spahiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtares-vjollca-spahiu\/2026\/02\/04\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e gjyqtares Vjollca Spahiu"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 4 shkurt me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit lidhur me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e subjektit. Spahiu paraqiti parashrtimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, duke ju referuar konkluzioneve t\u00eb Komisionit, praktik\u00ebs s\u00eb KPA dhe provave t\u00eb reja q\u00eb depozitoi n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb saj, si dhe i cil\u00ebsoi shkaqet e ankimit si hipotetike e t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vjollca Spahiu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 28 qershor t\u00eb vitit 2024, pas nj\u00eb procesi rivler\u00ebsimi t\u00eb fokusuar tek pasuria e saj dhe e bashk\u00ebshortit. Por, vendimarrja e KPK nuk e gjet e drejt\u00eb nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila e ankimoi duke ngritur pretendime p\u00ebr nj\u00eb dyqan dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi u shpreh se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit. Sipas tij, p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb jan\u00eb administruar dy kontrata sip\u00ebrmarrje me data t\u00eb ndryshme, ekstremitete t\u00eb ndryshme, vlera t\u00eb ndryshme e modalitete pagese t\u00eb ndryshme, t\u00eb n\u00ebnshkruara pran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs zyr\u00eb noteriale. Ai shtoi se \u00ebsht\u00eb pranuar dhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb kontrate n\u00eb vitin 2005 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e qiradh\u00ebn\u00ebsve, me familjar\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, ndryshimet e kontrat\u00ebs jan\u00eb kryer me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie tregtare, ku rezulton se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebses dhe p\u00ebrfitueses. Duke ju referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Xholi argumentoi se ndryshimi i kushteve themelore t\u00eb kontrat\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019iu paraqitur bank\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb dhe jo q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00eb pal\u00ebve, p\u00ebrmban elemente t\u00eb fiktivitetit.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se pal\u00ebt kan\u00eb shmangur normat ligjore, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb. Xholi theksoi se veprimet e subjektit, jan\u00eb zgjedhje n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb magjistrat dhe se me k\u00ebto veprime ajo ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar fillimisht mosp\u00ebrputhje mes dat\u00ebs s\u00eb disbursimit t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb 2005-\u00ebs dhe mandatpages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim ka \u00e7muar t\u2019i referohet dokumentacionit t\u00eb paraqitur s\u00eb bashku me p\u00ebrgjigjen e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Sipas KPK, nga k\u00ebto dokumente konfirmohet se \u00e7mimi p\u00ebr pasurin\u00eb e paluajtshme ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb total prej 63 mij\u00eb e 600 euro, e cila \u00ebsht\u00eb likuiduar sipas mandatit t\u00eb ark\u00ebtimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2005 n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro dhe k\u00ebsti tjet\u00ebr n\u00eb qershor t\u00eb 2010-\u00ebs.<\/p>\n<p>Xholi v\u00ebrejti se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb lidhur pas dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera citohet se \u00e7mimi 63 mij\u00eb e 600 euro \u00ebsht\u00eb likuiduar sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb marsit 2005, ku p\u00ebrcaktohet se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Xholi konstatoi se subjekti nuk nuk arrin t\u00eb mbuloj\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Po ashtu, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2007 konstatohet balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin, Xholi konstatoi se subjekti nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2003, kur e ka bler\u00eb, duke u gjendur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, ashtu si Komisionerja Publike, edhe drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se Spahiu nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr disa mungesa financiare, q\u00eb n\u00eb total kapin vler\u00ebn rreth 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Xholi arsyetoi se gjyqtarja Vjollca Spahiu nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, pasi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Nd\u00ebrsa veprimet e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb tregtare konsiderohen prej drejtuesit t\u00eb SPAK n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, duke \u00e7muar se ajo ndodhet n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshohet vendimi i Komisionit p\u00ebr konfirmimin e gjyqtares Spahiu dhe t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vjollca Spahiu i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit. Ajo n\u00ebnvizoi se \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar,si dhe \u00ebsht\u00eb provuar likujdimi i \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, me pages\u00ebn e 40 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2005 dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb 2010-\u00ebn. Sipas saj, shlyerja e \u00e7mimit konfirmohet nga deklarata noteriale dhe dinamika e veprimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Spahiu e cil\u00ebsoi hipotetik pretendimin e Komisioneres Publike p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Sipas saj, kjo e rrit \u00e7mimin e nj\u00ebsis\u00eb n\u00eb mbi 80 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Spahiu v\u00ebrejti se nuk mund t\u00eb ket\u00eb dyshime p\u00ebr \u00e7min e deklaruar t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, duke argumentuar se ai i paguar n\u00eb vler\u00ebn 63 mij\u00eb e 600-euro \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi i referenc\u00ebs. Po ashtu, subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se dokumentet p\u00ebr pagesat jan\u00eb n\u00eb harmoni me gjith\u00eb aktet e tjera t\u00eb administruara.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Spahiu kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar edhe konstatimin p\u00ebr veprime fiktive p\u00ebr kredin\u00eb. Sipas saj, Komisionerja Publike nuk ka paraqitur asnj\u00ebargument p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisionit. Sipas saj, ngritja e pretendimeve q\u00eb nuk afektojn\u00eb pasurin\u00eb, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb procesit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb tej q\u00ebllimit t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Spahiu pretendoi se ndryshimet n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb nuk bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe se nga ana e Komisioneres Publike nuk \u00ebsht\u00eb argumentuar se si e c\u00ebnon besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, megjith\u00ebse pretendohet se shkaku i ankimit bazohet n\u00eb praktik\u00ebn e KPA-s\u00eb, nuk ka lidhje mes dy \u00e7\u00ebshtjeve. Spahiu tha se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr q\u00eb merret si shembull n\u00eb ankim, rezulton se subjekti ka marr\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushte normale, pa lidhje me pun\u00ebn. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb shlyer para kohe me burime financiare t\u00eb ligjshme dhe nuk mund t\u00eb konkludohet se ka c\u00ebnuar besimin e publikut\u201d, deklaroi gjyqtarja Spahiu.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti v\u00ebrejti se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2004, duke u korrigjuar pasakt\u00ebsia. Ajo argumentoi se, pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin penalizim, ve\u00e7 n\u00eb rastet kur ato jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Spahiu u ndal n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Sipas saj, nuk q\u00ebndron pretendimi Komisioneres Publike p\u00ebr moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave nga qiraja. Lidhur me mospages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, ajo shpjegoi se \u00e7do kontrat\u00eb qiradh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti, i cili kishte menduar se do shlyheshin nga qiramarr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Spahiu sqaroi se sapo ishin vendosur n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt nga ana e KPK-s\u00eb, kishin shlyer detyrimet dhe kamatvonesat. Po ashtu, konstatoi se i kishte deklaruar rregullisht k\u00ebto t\u00eb ardhura. Duke ju referuar praktik\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, subjekti argumentoi se, pavar\u00ebsisht pages\u00ebs me vones\u00eb t\u00eb detyrimeve, n\u00eb kushtet kur provohet bindsh\u00ebm e ardhura, at\u00ebher\u00eb vler\u00ebsohet sjella e subjektit, n\u00ebse mospagimi n\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb pakujdesi apo q\u00ebllim. Subjekti u shpreh se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisioneres p\u00ebr moskonsiderimin e p\u00ebrfitime t\u00eb bashk\u00ebshortit si ushtarak, t\u00eb dietave t\u00eb ushqimeve dhe veshmbathjeve. Subjekti pretendoi se kishte dokumentuar me akte t\u00eb marra nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura p\u00ebrfitimet e bashk\u00ebshortit si ushtarak.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vjollca Spahiu deklaroi se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare do t\u00eb rezultonte vet\u00ebm nj\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 170 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim. Ajo k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, administrimin e provave t\u00eb reja q\u00eb ka dor\u00ebzuar dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb t\u00eb gjitha provat dhe pasi mbylli hetimin gjyq\u00ebsor, ftoi pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb parashtrohen m\u00eb 11 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 4 shkurt me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit lidhur me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79857,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1873,1192,1930,892,1822,112,118,1548],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6045.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtaret e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79856"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79856"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79856\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79858,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79856\/revisions\/79858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}