{"id":79883,"date":"2026-02-26T12:16:51","date_gmt":"2026-02-26T11:16:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-albana-palaj\/2026\/02\/26\/"},"modified":"2026-02-26T12:17:25","modified_gmt":"2026-02-26T11:17:25","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-albana-palaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-ndihmeses-ligjore-albana-palaj\/2026\/02\/26\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e ndihm\u00ebses ligjore, Albana Palaj"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi t\u00eb enjten m\u00eb 26 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Albana Palaj dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Palaj deklaroi se ankimi nuk p\u00ebrmbush standartin minimal dhe theksoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e krijuara nga pun\u00ebsimi informal i saj dhe i bashk\u00ebshortit n\u00eb Itali, shum\u00eb vite para se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Albana Palaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb dat\u00eb 25 korrik t\u00eb vitit 2024, duke konkluduar se pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat u konstatua bilanc negativ jan\u00eb krijuar para se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si ndihm\u00ebse ligjore dhe me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Sipas KPK, nga kontrolli i pasuris\u00eb ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk rezultuan probleme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm apo munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb tyre, t\u00eb cilat t\u00eb jen\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit. Po ashtu, Palaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Por, Komisionerja Publike, Irena Nino vler\u00ebsoi ndryshe, duke \u00e7muar se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Sipas Ninos, nga analizimi i akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosje t\u00eb Komisionit, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn lidhur me pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb e konstatuara nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb process drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, deklaroi t\u00eb enjten se u q\u00ebndronin gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Sipas tij, subjekti nuk arriti t\u00eb justifikonte pamund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb krijimin e nj\u00eb godine tre kate, si dhe p\u00ebr likujditetin cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr krijimin e pasurive para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka rezultuar nj\u00eb pamund\u00ebsi financiare prej rreth 16 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit se pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Xholi solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, duke v\u00ebrejtur se n\u00eb detyrimin p\u00ebr v\u00ebrtetimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare, nuk ka nj\u00eb ve\u00e7im t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kur jan\u00eb krijuar. Ai shtoi se nuk mund t\u00eb aplikohet parimi i proporcionalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Xholi k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore, Albana Palaj.<\/p>\n<p>Po t\u00eb enjten u paraqit\u00ebn edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare, gjat\u00eb t\u00eb cilave Xholi u q\u00ebndroi t\u00eb nj\u00ebjtave konstatimesh e k\u00ebrkimesh.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar ankimin, parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmin e saj. Palaj tha se ankimi nuk p\u00ebrmbush standartin minimal q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ankim. Sipas saj, mospajtimi me rezultatin e vendimit t\u00eb KPK, nuk mund ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Palaj konstatoi se ka kryer deklarim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb saj, duke treguar me detaje dhe burimet financiare q\u00eb rrjedhin nga t\u00eb ardhurat e siguruara prej pun\u00ebs n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Sipas Palajt, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga opuna e saj dhe e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion jan\u00eb siguruar n\u00eb kushtet e informalitetit, por ajo theksoi se nuk kan\u00eb lidhje me paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti ka punuar rreth 20 vjet n\u00eb emigrim dhe ajo rreth 7 vjet. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb pasuri e padeklaruar apo e fshehur. Jan\u00eb pasuri q\u00eb jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, deklaroi Palaj duke n\u00ebnvizuar se nuk ka asnj\u00eb indicie q\u00eb t\u00eb lidhje me korrupsionin apo t\u00eb ken\u00eb prejardhje kriminale.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se KPK e ka aplikuar parimin e proporcionalitetit duke e vler\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, Palaj ritheksoi se n\u00eb ankim nuk \u00ebst\u00eb paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb e re, por se \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb lexim ndryshe i analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ajo tregoi se ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin punuar ndershm\u00ebrit n\u00eb emigrim, ku n\u00eb Itali ku kishin shkuar n\u00eb vitin 1997 pas trazirave, kishin kryer pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonin t\u00eb ardhmen e familjes s\u00eb tyre. \u201cKemi punuar me thonj\u201d, pohoi ajo dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb l\u00ebri n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr konfirmimin e saj.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 4 mars, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u q\u00ebndroi t\u00eb enjten m\u00eb 26 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebses ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Albana Palaj dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Palaj deklaroi se ankimi nuk p\u00ebrmbush standartin minimal dhe theksoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79884,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,1680,125,112,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Albana-Palaj-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore, Albana Palaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79883"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79883"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79883\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79885,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79883\/revisions\/79885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}