{"id":79906,"date":"2026-03-11T10:43:03","date_gmt":"2026-03-11T09:43:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtarit-arben-kostandini\/2026\/03\/11\/"},"modified":"2026-03-11T10:45:11","modified_gmt":"2026-03-11T09:45:11","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtarit-arben-kostandini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtarit-arben-kostandini\/2026\/03\/11\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Arben Kostandini"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Arben Konstandini p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por bilanci negativ i mbetur u gjet shkarkues dhe u la n\u00eb fuqi vendimi i Komisioni t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr largimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>KPK \u00a0vendosi m\u00eb 15 mars 2023 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Po ashtu, u konkludua se me veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me nj\u00eb apartament q\u00eb ka filluar ta p\u00ebrdor\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, gjasht\u00eb vjet para se ta blinte, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kostandini u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe se ishte \u201ci aft\u00eb\u201d profesionalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 75 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 41 m2 t\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2021, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se shtesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1996 -1997, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb vitit 2003. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e k\u00ebtij investimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb shum\u00ebn 184 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kostandini ka pretenduar se mospasqyrimi i shtes\u00ebs an\u00ebsore n\u00eb deklaratat periodike nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje ligjore pasi ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1996-1997, \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr legalizim n\u00eb vitin 2006 dhe procesi i legalizimit ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2021. Sipas tij, nd\u00ebrtimi nuk p\u00ebrb\u00ebnte detyrim p\u00ebr deklarim n\u00eb form\u00ebn e shpenzimit t\u00eb deklaruesh\u00ebm, pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj n\u00eb vitin 2012, p\u00ebr shpenzimet mbi vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb deklarimit. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se, kur shtesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para vitit 1999, mosdeklarimi i shpenzimeve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb vitit 2003, p\u00ebr deklarimin.<\/p>\n<p>Kolegji, ashtu si dhe Komisioni e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se nuk ka pasur detyrim p\u00ebr deklarim t\u00eb shtes\u00ebs an\u00ebsore. Sipas KPA, shtesa duhej t\u00eb deklarohej prej tij n\u00eb deklarat\u00ebn e personit q\u00eb mbart detyrim p\u00ebr deklarim t\u00eb vitit 2003, si deklarim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb pare. Trupi gjykues i Kolegjit sjell n\u00eb v\u00ebmendje se dispozitat e ligjit nuk b\u00ebjn\u00eb dallim n\u00ebse pasuria \u00ebsht\u00eb e regjistruar apo e legalizuar, por p\u00ebr pasuri reale dhe shpenzime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, n\u00eb formularin e deklarimit, pjes\u00eb e k\u00ebtij ligji, p\u00ebrcaktohet si objekt deklarimi \u00e7do lloj pasurie e regjistruar ose jo n\u00eb regjistrat publik\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe theksohet se shtesa duhej t\u00eb deklarohej n\u00eb vitin 2003, si nj\u00eb pasuri e paluajtshme e re. Po ashtu, KPA v\u00ebren se legjislacioni k\u00ebrkon edhe deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka pretenduar se p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve jetike n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr periudh\u00ebn 1988 \u2013 1997 \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb, pasi ka p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se pensionet e prind\u00ebrve. Sipas subjektit, Komisioni ka llogaritur shpenzimet jetike si 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit, q\u00eb rekomandon p\u00ebrdorimin e norm\u00ebs 30% p\u00ebr funksionar\u00ebt publik\u00eb me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>KPA konstaton se pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb mesatarisht rreth 30% m\u00eb t\u00eb larta krahasuar me pagat e funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna dhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nivelin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs, Kolegji arsyeton se n\u00eb rastet kur t\u00eb ardhurat burojn\u00eb nga funksioni i gjyqtarit apo prokurorit, shpenzimet jetike mund t\u00eb p\u00ebrllogariten n\u00eb mas\u00ebn 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave. Sipas KPA, kjo p\u00ebrqindje p\u00ebrafron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale me nivelin e shpenzimeve jetike prej 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr kategorit\u00eb me paga mesatare n\u00eb sistemin publik.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet se KPK nuk ka reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 1997 dhe n\u00eb vendim nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kolegji ka rishikuar analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, prej nga ka rezultuar se subjekti dhe familja e tij rezultojn\u00eb me bilanc pozitiv p\u00ebr periudh\u00ebn 1988 \u2013 1997.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kolegji n\u00eb ndryshim ka Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti dhe familjar\u00ebt e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb shtes\u00ebn e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka p\u00ebrfituar trajtim preferencial nga shoq\u00ebria shit\u00ebse, pasi e ka bler\u00eb me \u00e7mim disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb apartamentit krahasuar me \u00e7mimin referenc\u00eb dhe \u00e7mimin e kontratave t\u00eb ngjashme. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe fakti se apartamenti i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr 6 vjet me radh\u00eb, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb trajtim preferencial. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka ngritur dyshime se subjekti i rivler\u00ebsimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur nd\u00ebr vite marr\u00ebdh\u00ebnien me k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb mjaftueshme financiare dhe se e ka formalizuar at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. K\u00ebto veprime sipas KPK, krijojn\u00eb bindjen se Kostandini ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar konkluzionet e Komisionit, duke pretenduar se nuk ka pasur ndonj\u00eb trajtim preferencial, por se marr\u00ebveshja p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vitin 2005 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb verbale, bazuar n\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb hershmemes tij dhe drejtuesit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sipas Kostandinit, \u00e7mimi i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2016 \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me \u00e7mimet e vitit 2005, kur \u00ebsht\u00eb shfaqur vullneti p\u00ebr blerjen. Po ashtu, Kostandini ka parashtruar se shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb zhvilluar prej tij, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se konkluzioni i Komisionit mbi trajtimin preferencial duhet analizuar n\u00eb raport me rrethanat faktike dhe kualifikimin e trajtimit preferencial sipas legjislacionit q\u00eb ndalon nj\u00eb zyrtar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ose t\u00eb marr\u00eb dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, t\u00eb cilat i jepen p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPA konstaton se, n\u00eb vitin 2010 kur subjekti ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament e kur supozohet se \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar \u00e7mimi, si dhe n\u00eb koh\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes n\u00eb vitin 2016 kur \u00ebsht\u00eb likuiduar gjith\u00eb pagesa, ai nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb raport me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Naga ana tjet\u00ebr, Kolegji vler\u00ebson se Kostandini duhej ta kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri, prej koh\u00ebs kur e ka poseduar dhe e gjen t\u00eb sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb KPK. Megjithat\u00eb, trupi gjykues vler\u00ebson se pasakt\u00ebsia e deklarimeve periodike, n\u00eb rastin konkret, nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb se ka pasur q\u00ebllim fshehjen e veprimeve lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Kolegji gjen t\u00eb pabazuar dhe konstatimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit, se subjekti e ka formalizuar blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2016, pasi nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta shlyer n\u00eb vitin 2010, kur e ka disponuar. KPA konstaton se v\u00ebrtetohet q\u00eb pagesa p\u00ebr gjith\u00eb vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbetet i pamb\u00ebshtetur dyshimi i KPK p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjyqtari Kostandini ka qen\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij, si dhe bilanci negativ \u00ebsht\u00eb reduktuar nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, s\u00ebrish pamund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb gjetur shkarkuese.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se pretendimi i subjektit se ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb apo t\u00eb akumuloj\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme gjat\u00eb viteve n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave familjare nuk q\u00ebndron, pasi nga analiza financiare ai rezulton me nj\u00eb balanc\u00eb negative t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nd\u00ebr vite dhe nj\u00eb pamund\u00ebsi e qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka kryer deklarime kontradiktore, t\u00eb paqarta dhe n\u00eb disa raste t\u00eb p\u00ebrshtatura sipas rrethanave t\u00eb hetimit, \u00e7ka d\u00ebmton seriozisht besueshm\u00ebrin\u00eb e deklarimeve t\u00eb tij\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb Kolegjit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2003\u20132016, mbi burimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve, balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar nga Komisioni, ka mbetur n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00e7mohet se \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA konkludon se gjyqtari Arben Kostandini ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pabesuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Arben Konstandini p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por bilanci negativ i mbetur u gjet shkarkues dhe u la n\u00eb fuqi vendimi i Komisioni t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr largimin nga detyra t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79907,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,974,112,221,1466],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6053.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79906"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79906"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79906\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79908,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79906\/revisions\/79908"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79906"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}