{"id":79912,"date":"2026-03-21T08:34:41","date_gmt":"2026-03-21T07:34:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/procesi-i-vetingut-mbyll-siparin-duke-lene-pas-nje-sistem-drejtesie-te-brishte\/2026\/03\/21\/"},"modified":"2026-03-21T09:31:57","modified_gmt":"2026-03-21T08:31:57","slug":"procesi-i-vetingut-mbyll-siparin-duke-lene-pas-nje-sistem-drejtesie-te-brishte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/procesi-i-vetingut-mbyll-siparin-duke-lene-pas-nje-sistem-drejtesie-te-brishte\/2026\/03\/21\/","title":{"rendered":"Procesi i vetingut mbyll siparin, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb brisht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit, korpusi prej 805 gjyqtar\u00ebsh, prokuror\u00ebsh dhe ndihm\u00ebsish ligjor\u00eb t\u00eb vendit kaloi n\u00ebp\u00ebr filtrat e vetingut \u2013 nj\u00eb proces ky\u00e7 i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb mbylli siparin me vendimet e fundit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se 442 subjekte rivler\u00ebsimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra; nga t\u00eb cil\u00ebt 268 u shkarkuan, 105 dhan\u00eb dor\u00ebheqjen dhe 49 t\u00eb tjer\u00eb u larguan pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr i mbijetoi procesit, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb v\u00ebzhgues dhe praktikant\u00eb t\u00eb ligjit ishte i v\u00ebshtir\u00eb, i thell\u00eb dhe i mbushur me drit\u00ebhije.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e magjistrat\u00ebve t\u00eb vendit shpenzuan vite t\u00eb gjata p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me shkall\u00ebn e par\u00eb dhe Kolegjin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i kufizuar iu drejtuar edhe Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Sipas Afrim Krasniqit, drejtues i Institutit p\u00ebr Studime Politike, procesi i vetingut rezultoi t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb operacion i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pati nj\u00eb bilanc pozitiv p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta n\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb ishte rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb till\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se n\u00eb korniz\u00eb institucionale ishte zgjidhja e duhur,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Edhe Erida Sk\u00ebndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, nj\u00eb organizat\u00eb monitoruese e procesit, vler\u00ebson faktin se vetingu rr\u00ebzoi konceptin e paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cEfekti pozitiv \u00ebsht\u00eb se gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb me probleme serioze me kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs u larguan nga sistemi. Koncepti i paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre ra,\u201d tha Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano, e cila ka mbrojtur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb magjistrat\u00ebve, e konsideron procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar si nd\u00ebrhyrjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strukturore n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb prej vitit 1991, me arritje kryesore faktin q\u00eb \u201cprocesi i shum\u00ebpritur ndodhi\u201d.<\/p>\n<p>Por Zano \u00ebsht\u00eb gjithashtu kritike mbi standardet e ndjekura dhe barr\u00ebn q\u00eb r\u00ebndoi mbi magjistrat\u00ebt, duke vler\u00ebsuar se vetingu po l\u00eb pas trash\u00ebgimi t\u00eb pazgjidhura.<\/p>\n<p>\u201cBarra asimetrike e prov\u00ebs ka r\u00ebnduar mbi subjekte q\u00eb kishin jetuar dhe punuar me integritet\u2026,\u201d tha Zano p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cDhe vitet e pasiguris\u00eb profesionale, sociale, morale apo reputacionale p\u00ebr subjektet dhe familjet e tyre kan\u00eb ngritur pyetje serioze mbi prezumimin e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr detyr\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsit\u00eb e procesit <\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve bashkohen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kur flasin p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb e procesit; duke renditur n\u00eb krye p\u00ebrzgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve t\u00eb vetingut dhe profesionalizimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit u zgjodh\u00ebn n\u00ebn presionin e koh\u00ebs, pa u analizuar si\u00e7 duhej aspekti profesional i tyre apo kriteret e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Zgjedhja n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret p\u00ebr disa prej an\u00ebtar\u00ebve hodhi mjegull mbi procesin, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb ekspozuara t\u00eb Luan Dacit dhe Artan Hajdarit nga KPA. Daci u shkakua nga detyra n\u00eb dhjetor 2021 pasi u shpall fajtor p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb aplikimit si an\u00ebtar i KPA-s\u00eb, nd\u00ebrsa Hajdari u d\u00ebnua p\u00ebr fshehjen e t\u00eb ardhurave dhe pasuris\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri, i cili ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar gjithashtu n\u00eb proces nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh magjistrat\u00ebsh thot\u00eb se problemi kryesor ishte se komisioner\u00ebt q\u00eb kontrolluan gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, nuk iu n\u00ebnshtruan procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e k\u00ebtij procesi vettingu, passolli largimin e disa prej tyre, duke u d\u00ebnuar madje me vendime gjyq\u00ebsore penale t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Element\u00eb k\u00ebto t\u00eb cil\u00ebt nuk ndikuan n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebrkundrazi cenuan m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb besim, duke u cil\u00ebsuar shpeshher\u00eb procesi si i paragjykuar,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera, q\u00eb sipas tij lidhen me shkeljen e parimit t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj, munges\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve apo standardet e ndryshme t\u00eb ndjekura p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Sipas tij, magjistrat\u00ebt nuk pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe gjykuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e paanshme, pasi ishte e nj\u00ebjta trup\u00eb e KPK-s\u00eb q\u00eb b\u00ebnte hetimin dhe m\u00eb pas merrte vendimin. Edhe n\u00eb procesin e zhvilluar n\u00eb KPA, pal\u00ebt ishin sipas M\u00ebrtirit t\u00eb pabarabarta.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb subjekte q\u00eb KPK konstatoi mang\u00ebsi, Komisioner\u00ebt Publik\u00eb nuk paraqit\u00ebn ankime, duke krijuar perceptimin n\u00eb raste t\u00eb caktuara, se procesi nuk ishte objektiv, por i paragjykuar,\u201d tha M\u00ebrtiri p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem sipas M\u00ebrtirit ishin vendimarrjet e ndryshme t\u00eb trupave t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme apo t\u00eb nj\u00ebjta, duke mos treguar nj\u00eb unifikim q\u00ebndrimi midis tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke u trajtuar subjektivisht ndryshe dhe duke konfirmuar apo shkarkuar subjekte, rastet e t\u00eb cil\u00ebve po ashtu u trajtuan ndryshe nga Kolegji\u201d, v\u00ebren M\u00ebrtiri, nd\u00ebrsa shtoi se edhe parimi i proporcionalitetit u intepretua n\u00eb masa t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sk\u00ebndaj i konfirmon standardet e ndryshme, t\u00eb ndjekura ve\u00e7an\u00ebrish nga KPK n\u00eb fillim t\u00eb procesit, por ajo thekson se k\u00ebto mang\u00ebsi u korrigjuan n\u00eb Kolegj p\u00ebrmes qasjes unifikuese dhe vendosjes s\u00eb standardeve q\u00eb minimizuan efektin e tyre n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cVlen t\u00eb theksohet se, duke iu referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GjEDNj), procesi e ka kaluar testin e ofrimit dhe respektimit t\u00eb garancive t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, me disa p\u00ebrjashtime si n\u00eb rastin Cani kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb apo Thanza kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb apo lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare, sikurse ka qen\u00eb rasti Sevdari kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, theksoi Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p><strong>Larg drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb premtuar<\/strong><\/p>\n<p>Shkarkimet masive t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve shkaktuan nj\u00eb vakuum t\u00eb thell\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili vazhdon t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja edhe pas 10 vitesh. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pastrimi i drejt\u00ebsis\u00eb nga korrupsioni dhe pavar\u00ebsia nga klasa politike vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten sfida.<\/p>\n<p>Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike kritikon arkitekt\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi se muk mor\u00ebn parasysh dy element\u00eb; munges\u00ebn e burimeve njer\u00ebzore dhe munges\u00ebn e garancive q\u00eb pengojn\u00eb rikthimin e koorporatizmit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti se ende ka boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb gjykata dhe prokurori \u00ebsht\u00eb kosto e k\u00ebtij gabimi dhe mungese vizioni strategjik, si dhe fakti se vet\u00eb autor\u00ebt e reform\u00ebs siguruan poste e karriera personale, duke evituar edhe vetingun,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Krasniqi beson se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb funksionale dhe m\u00eb cil\u00ebsore se para vitit 2016, por s\u00ebrish larg standardeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u premtua. Ai vler\u00ebson se pavar\u00ebsisht rezultateve pozitive, reforma vazhdon t\u00eb mbetet e brisht\u00eb dhe duhet par\u00eb si nj\u00eb proces q\u00eb ende nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>\u201cKur ka pritshm\u00ebri t\u00eb larta, ka edhe zhg\u00ebnjime dhe mendoj se reforma n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj ka nota kaluese, por \u00ebsht\u00eb larg asaj q\u00eb ka nevoj\u00eb vendi dhe q\u00eb n\u00eb thelb u premtua,\u201d tha Krasniqi, duke renditur drejt\u00ebsin\u00eb e vonuar p\u00ebr qytetar\u00ebt si problemin kryesor.<\/p>\n<p>Edhe Sk\u00ebndaj v\u00ebren nj\u00eb trend p\u00ebrmir\u00ebsues n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb plaga e korrupsionit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar.<\/p>\n<p>Duke e konsideruar korrupsionin nj\u00eb norm\u00eb sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, Sk\u00ebndaj vler\u00ebson se vazhdon ta ndikoj\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, s\u00eb bashku me backlogun e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ushqen forma t\u00eb ndryshme t\u00eb korrupsionit apo me raste t\u00eb tjera t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 korrupsionit, Sk\u00ebndaj mendon se sistemi \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish i dob\u00ebt edhe ndaj nd\u00ebrhyrjeve politike.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi i politik\u00ebs mbetet problem m\u00eb i ndjesh\u00ebm, si n\u00eb drejtim t\u00eb deklaratave publike por edhe presioneve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacionin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d theksoi m\u00eb tej ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre dy problemeve madhore, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera shtrohen p\u00ebr diskutim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe cil\u00ebsin\u00eb e magjistrat\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas avokatit M\u00ebrtiri, vetingu solli prurje jo t\u00eb natyrshme dhe me urgjenc\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb sistemin aktual, duke ulur cil\u00ebsin\u00eb, eksperienc\u00ebn n\u00eb gjykim dhe hetim n\u00eb d\u00ebm t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve te sistemi.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizjet e shpeshta t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe dor\u00ebzimi i nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm i dosjeve prej tyre, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb nga t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar s\u00ebrish, nuk ka ndikuar n\u00eb rritje besimi, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt. Marrja e nj\u00eb vendimi me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb nga qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb sot gati e pamundur, duke u shqyrtuar ende \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbi 10 viteve m\u00eb par\u00eb nga gjykatat e faktit,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe avokatja Romina Zano vler\u00ebson se ndikimi afatgjat\u00eb nuk matet vet\u00ebm me numrin e shkarkimeve, por me cil\u00ebsin\u00eb e sistemit q\u00eb mbetet. Ajo theksoi gjithashtu se z\u00ebvend\u00ebsimi numerik nuk garanton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u201ccil\u00ebsi dhe integritet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebsimi kryesor \u00ebsht\u00eb se vetting-u ka qen\u00eb \u2018kirurgji\u2019 e domosdoshme, por sh\u00ebndeti i sistemit k\u00ebrkon n\u00eb vler\u00ebsimin tim nj\u00eb regjim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb paga t\u00eb drejta, pavar\u00ebsi buxhetore, disiplin\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme juridike dhe cil\u00ebsore,\u201d tha Zano p\u00ebr BIRN, nd\u00ebrsa shtoi: \u201c dhe mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb kultur\u00eb institucionale ku integriteti \u00ebsht\u00eb norm\u00eb dhe jo p\u00ebrjashtim\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit, korpusi prej 805 gjyqtar\u00ebsh, prokuror\u00ebsh dhe ndihm\u00ebsish ligjor\u00eb t\u00eb vendit kaloi n\u00ebp\u00ebr filtrat e vetingut \u2013 nj\u00eb proces ky\u00e7 i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb mbylli siparin me vendimet e fundit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit m\u00eb 5 mars. T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se 442 subjekte rivler\u00ebsimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79913,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,481],"tags":[1566,1951,1952,921,112,118,1953,1954,1955,537,675,1812],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Aktiviteti--scaled.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vetingut dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb aktivitetin e mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb KPK dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79912"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79912"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79914,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79912\/revisions\/79914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}