{"id":79918,"date":"2026-03-24T10:10:14","date_gmt":"2026-03-24T09:10:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-bardhyl-shehu-deshtoi-te-kundershtone-ne-kpa-problemet-e-pasurise\/2026\/03\/24\/"},"modified":"2026-03-24T10:14:54","modified_gmt":"2026-03-24T09:14:54","slug":"prokurori-bardhyl-shehu-deshtoi-te-kundershtone-ne-kpa-problemet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-bardhyl-shehu-deshtoi-te-kundershtone-ne-kpa-problemet-e-pasurise\/2026\/03\/24\/","title":{"rendered":"Prokurori Bardhyl Shehu d\u00ebshtoi t\u00eb kund\u00ebrshtone n\u00eb KPA problemet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e prokurorit t\u00eb Lezh\u00ebs, Bardhyl Shehu p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive, si dhe se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i fshehur dhe paraqitur ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, mungesa n\u00eb seancat d\u00ebgjimor\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, si dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrje duke paraqitur raporte mjek\u00ebsore jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, u vler\u00ebsuan prej KPK se e vendosnin subjektin n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Kjo situat\u00eb, \u00e7mohet nga Kolegji e pamjaftueshme p\u00ebr tr\u00eb konkluduar lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Sipas KPA, shkaqet e ngritura nga subjekti p\u00ebr pasurin\u00eb dhe procesin e rregullt ligjor, jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi i tij.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 138 m2 dhe nj\u00eb garazh 18.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb me \u00e7mim total n\u00eb vler\u00ebn 181 mij\u00eb euro, Komisioni ka konstatuar se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj shume. N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se Shehu nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb burimet financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura prej tij p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim, duke pretenduar se si burim financiar p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit ka sh\u00ebrbyer shuma monetare prej 181 mij\u00eb eurosh, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb babai dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb objekti me sip\u00ebrfaqe 16 m2 dhe sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs 180 m2 p\u00ebrreth, e ndodhur n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. KPA v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka paraqitur t\u00eb nj\u00ebjtat argumente dhe n\u00eb Komision, kur i jan\u00eb d\u00ebrguar rezultatet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit e konsideron t\u00eb pabesuesh\u00ebm dhe jo me logjik\u00eb ekonomike veprimin e pretenduar t\u00eb subjektit lidhur me shk\u00ebmbimin e nj\u00eb dhome 16 m2 e nd\u00ebrtuar mbi sip\u00ebrfaqen 180 m2 ndodhur n\u00eb periferi, me nj\u00eb apartament dhe garazh n\u00eb nj\u00eb nga zonat qendrore t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sipas subjektit objekti prej 16 m2 ka qen\u00eb i nd\u00ebrtuar prej babait dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb prej babait, m\u00eb pas dhuruar subjektit, pa dokumentacion, dhe n\u00eb vitin 2011 e kan\u00eb shk\u00ebmbyer k\u00ebt\u00eb objekt kundrejt \u00e7mimit prej 181.000 eurosh, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti e pretendon si burim krijimi p\u00ebr pasurit\u00eb objekt shqyrtimi\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>Po ashtu, vler\u00ebsohet i pabazuar pretendimi, se vlera q\u00eb \u00ebsht\u00eb konvertuar me sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs dhe objektin, \u00ebsht\u00eb llogaritur duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se aty do t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb pallat. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, KPA analizon dhe aktet e administruara nga KPK, nga rezulton se bashk\u00ebshortja e subjektit ka shitur nj\u00eb truall pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me 323 euro p\u00ebr m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas shk\u00ebmbimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit pak muaj m\u00eb von\u00eb nga ai transaksion, subjekti gjat\u00eb shk\u00ebmbimit me v\u00ebllez\u00ebrit dhe baban\u00eb, e ka p\u00ebrllogaritur tok\u00ebn 180 m2 n\u00eb periferi me 1000 euro m2.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe vendndodhjen e truallit n\u00eb bulevardin \u201c{***}\u201d, Tiran\u00eb, pra af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe konsideruar faktin q\u00eb trualli n\u00eb bulevardin \u201c{***}\u201d, Tiran\u00eb, kishte n\u00eb koh\u00ebn e shitjes, kontrat\u00eb p\u00ebr zhvillimin e tij dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese disakat\u00ebshe, vlera e shk\u00ebmbimit t\u00eb truallit n\u00eb {***}, me vler\u00ebn e likuiditetit 181.000 euro, n\u00eb janar 2011, dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit, duket vler\u00eb e konsiderueshme dhe jo reale n\u00eb kushtet e tregut t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky pretendim i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e babait dhe v\u00ebllez\u00ebrve, p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 181 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize, trupi gjykues i Kolegjit e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit, se transaksionet e pretenduara dhe dokumentacioni ligjor i hartuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit me v\u00ebllez\u00ebrit dhe babain e tij, mbet\u00ebn n\u00eb nivel deklarativ dhe t\u00eb paprovuara nga ana ligjore e financiare. Sipas KPA, ato jan\u00eb kryer me q\u00ebllim justifikimin e munges\u00ebs s\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga prokurori Shehu p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se Shehu ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb automjet t\u00eb llojit Benz p\u00ebr vler\u00ebn 2000 euro, si dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb justifikoj\u00eb burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>Shehu ka pretenduar n\u00eb ankim se pagesa p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti \u00ebsht\u00eb kryer nga kunati i tij me t\u00eb ardhurat nga biznesi, i cili p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt ka l\u00ebshuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se subjekti e ka deklaruar vler\u00ebn e automjetit n\u00eb shum\u00ebn 2000 euro. Nd\u00ebrsa shit\u00ebsi, e kishte bler\u00eb kat\u00ebr dit\u00eb para p\u00ebr 4300 euro dhe p\u00ebr zhdoganimin ka paguar 314 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPA, vlera reale e automjetit kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti, ka qen\u00eb 838 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vler\u00ebn e shpenzuar prej shit\u00ebsit n\u00eb mas\u00ebn 838 mij\u00eb lek\u00eb, ashtu si dhe Komisioni, krijon dyshimin se kontrata e shitblerjes mes subjektit dhe shtetasit P.D. p\u00ebr \u00e7mimin 2000 euro, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb plot\u00eb \u00a0t\u00eb automjetit. \u201cN\u00eb kushtet kur automjeti \u00ebsht\u00eb zhdoganuar 4 (kat\u00ebr) dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u2019i shitej subjektit, mundet q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb paguar vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij automjeti, e cila nga hetimi rezultoi se ishte 838.489 lek\u00eb\u201d, shprehet Kolegji dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionit, se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga prokurori Shehu n\u00eb vler\u00ebn prej 838 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjendet i drejt\u00eb konkluzioni i KPK se deklarimi i vler\u00ebs s\u00eb automjetit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe dokumentacioni i hartuar, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Sipas KPA, prokurori Shehu ka d\u00ebshtuar dhe p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e kunatit p\u00ebr t\u2019i dhuruar shum\u00ebn 2000 euro p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur probleme dhe me transaksionet e kryera nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr blerjen dhe shitjen e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 1058 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Komisionit, subjekti nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj pasurie dhe mosdeklarimin e tyre n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Shehu ka pretenduar se konkluzioni i Komisionit \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe i pabazuar n\u00eb fakte, pasi bashk\u00ebshortja e tij ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr blerjen e truallit n\u00eb mir\u00ebbesim, si \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuese\u201d e v\u00ebllait t\u00eb saj. Ai ka shpjeguar se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes nuk mundej t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pal\u00ebt shit\u00ebse, gjithsej 8 persona, nuk mund t\u00eb ishin t\u00eb disponuesh\u00ebm dit\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u paraqitur te noteri.<\/p>\n<p>Subjekti ka n\u00ebnvizuar se bashk\u00ebshortja e tij nuk ka kryer asnj\u00eb pages\u00eb nga shuma q\u00eb figuron n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes dhe se nuk ka asnj\u00eb dijeni se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt shit\u00ebsve t\u00eb truallit, nd\u00ebrsa ka sqaruar se kunati \u00ebsht\u00eb biznesmen.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shehu ka shtuar se blerja e shitja jan\u00eb kryer brenda nj\u00eb harku kohor t\u00eb shkurt\u00ebr dhe se kan\u00eb ndodhur tre vjet para se ai t\u00eb kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar. Ai ka pretenduar, se n\u00ebse nuk ishin k\u00ebto rrethana, do ishte e pamundur t\u00eb mos kishte deklaruar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb me vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e Shehut se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr kryerjen e veprimeve noteriale t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, pasi ai rezulton ta ket\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk duken t\u00eb besueshme, n\u00eb kushtet kur bashk\u00ebshortja e tij ka firmosur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje, dat\u00eb 27.10.2009, p\u00ebr nd\u00ebrtimin mbi truallin t\u00eb ndodhur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs ({***}), nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitonte 38% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d, konstaton KPA dhe vler\u00ebson se k\u00ebto rrethana konfirmojn\u00eb faktin se subjekti ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb veprimeve ligjore dhe financiare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja, si p\u00ebr transaksionet e shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb ashtu dhe p\u00ebr vlerat monetare p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga kontrolli i akteve t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit n\u00eb KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka paraqitur ndonj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb provonte apo t\u00eb kishte gjurm\u00eb p\u00ebr likuiditetin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes nga t\u00eb tjer\u00eb dhe jo nga bashk\u00ebshortja e tij, si dhe n\u00eb momentin e shitjes s\u00eb pron\u00ebs prej saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb tetorit 2009, nuk rezulton q\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar v\u00ebllan\u00eb e saj p\u00ebrmes ndonj\u00eb akti noterial, apo t\u00eb ishte punonj\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se, n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2008 dhe deklarimin pas largimit nga funksioni, subjekti nuk ka deklaruar gjendje monetare cash apo llogari bankare t\u00eb pak\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar pagimin e shum\u00ebs p\u00ebr blerjen e truallit, duke mos provuar se ajo dhe bashk\u00ebshortja kishin mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 45 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e truallit me sip\u00ebrfaqe 1058 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit, se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebtij trualli, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos ekspozuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe deformuar at\u00eb, lidhur me munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb dhe p\u00ebrfundimin tjet\u00ebr t\u00eb KPK, se Shehu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ndalet n\u00eb konkluzionin lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb konstatimi i KPK se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb vonoj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij duke mos u paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore dhe at\u00eb t\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit nd\u00ebrsa ka dor\u00ebzuar raport mjek\u00ebsor jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, KPA \u00e7mon se kjo rrethan\u00eb e vetme nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin p\u00ebr t\u00eb konkluduar lidhur me cenimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Bardhyl Shehu ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb e duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi i tij nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e prokurorit t\u00eb Lezh\u00ebs, Bardhyl Shehu p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive, si dhe se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79919,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1069,112,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Trupa-e-KPA-gjate-nje-procesi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb procesi. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79918"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79918"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79918\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79920,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79918\/revisions\/79920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}