{"id":79924,"date":"2026-04-13T15:20:10","date_gmt":"2026-04-13T13:20:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-durim-hasa\/2026\/04\/13\/"},"modified":"2026-04-13T15:20:30","modified_gmt":"2026-04-13T13:20:30","slug":"vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-durim-hasa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-durim-hasa\/2026\/04\/13\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Durim Hasa"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa, si dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet e mbajtura prej tij n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Po ashtu, KPA rr\u00ebzoi edhe pretendimet e ngritura nga subjekti n\u00eb drejtim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Durim Hasa e ka nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe punoi fillimisht si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Skraparit. Prej vitit 2008 deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra m\u00eb dat\u00eb 14 qershor t\u00eb vitit 2021, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK konstatoi se Hasa kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 96.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2006 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn, si dhe nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Sipas Komisionit, Hasa nuk kishte deklaruar sakt\u00eb burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb vlere monetare prej 34 mij\u00eb eurosh, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar si burim t\u00eb ardhurat e familjes, nd\u00ebrsa n\u00eb 2006-\u00ebn ka deklaruar dhe nj\u00eb dhurat\u00eb nga babai e hua n\u00eb v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Komisioni nuk mori n\u00eb konsiderat\u00eb kursimet e pretenduara n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 1992, q\u00eb bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, u vler\u00ebsuan t\u00eb pap\u00ebrfillshme p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit deri n\u00eb 400% q\u00eb kaloi ekonomia shqiptare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut u vler\u00ebsua se Hasa nuk provoi me dokumentacion ligjor burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huas\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai, si dhe as mund\u00ebsin\u00eb e babait, q\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u2019i dhuronte 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hasa n\u00eb ankim ka pretenduar se familja e origjin\u00ebs i dha 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb mesin e vitit 1994, pas largimit t\u00eb tij, p\u00ebr kontributin q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb. Ai ka shpjeguar se nuk mund t\u2019i provoj\u00eb pasi ka qen\u00eb aktivitet informal. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka kund\u00ebrshtuar moskonsiderimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit, duke argumentuar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb pati rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore dhe blegtorale, q\u00eb gjeneruan likuiditete p\u00ebr familjen bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka pretenduar se nuk ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb deklaruar si pak\u00ebsim i gjendjes cash, por gabim n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e kryera n\u00eb deklarimin e kursimeve t\u00eb vitit 2006. Hasa ka parashtruar gjithashtu, se babai dhe v\u00ebllai kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shumat e deklaruara, pasi kan\u00eb ushtruar aktivitet bujq\u00ebsor dhe blegtoral.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se subjekti nuk ka qen\u00eb ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb 2006-\u00ebn ka pasqyruar huan marr\u00eb t\u00eb v\u00ebllait dhe dhurimin e prind\u00ebrve duke i atribuuar si burim krijimi p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting k\u00ebto aspekte nuk jan\u00eb pasqyruar, si dhe as nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar mosp\u00ebrputhja me rezultatet e hetimit.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb arsyetimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb konsideruar inflacionin pas viteve 90\u2019 dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime t\u00eb qen\u00ebsishme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe v\u00ebllai dhe prind\u00ebrit kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb e t\u00eb dhurimit. Sipas KPA, nga analiza finaciare rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb konfirmuar pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat n\u00eb vitin 2015 dhe pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Megjith\u00ebse Hasa ka deklaruar se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 2.4 milion\u00eb lek\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar q\u00eb n\u00eb harkun kohor janar &#8211; mars 2015 t\u00eb ket\u00eb paguar n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb shit\u00ebsit, shum\u00ebn prej 2 milion e 950 mij\u00eb lek\u00ebsh \u2013 550 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit, se shit\u00ebsi i ka kthyer atij nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shume apo shpjegimet p\u00ebr arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb veprojn\u00eb sikurse \u00ebsht\u00eb dokumentuar nga aktet bankare, konsiderohet si i pabesuesh\u00ebm, pasi ka mbetur deklarativ. \u201cJo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb kthimit t\u00eb shum\u00ebs prej 550.000 lek\u00ebsh shit\u00ebsve, por versioni i fakteve t\u00eb prezantuara nga subjekti \u00ebsht\u00eb alogjik e nuk b\u00ebn kuptim nga cilido aspekt i analizuar\u201d, konstaton Kolegji dhe ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb paguar shuma prej 2 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00ebsh. Nga analiza financiare p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitin 2015, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, deklarimet kontradiktore dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh joformale t\u00eb gjyqtarit Hasa n\u00eb lidhje me dy apartamente n\u00eb qytetin e \u00c7orovod\u00ebs, ka sjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Edhe sipas Kolegjit, rezulton se Hasa ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh pa dokumentacion dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti nga nj\u00eb individ q\u00eb nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta shiste, veprimet e shitjes m\u00eb pas riblerjen e nj\u00eb pasurie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte titull pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit rezulton t\u00eb ket\u00eb zgjedhur t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb informalitet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebr arsye t\u00eb pashpjeguara prej tij\u201d, konstaton KPA.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndryshe nga KPK q\u00eb i ka konsideruar si shkelje etike k\u00ebto veprime, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se deri n\u00eb vitin 2006 kur jan\u00eb kryer, nuk ka pasur ende nj\u00eb grup parimesh t\u00eb formalizuara, sikurse Kodi Etik\u00ebs Gjyq\u00ebsore, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk i ka konsideruar k\u00ebto gjetje penalizuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se, n\u00eb kushtet q\u00eb veprimet e subjektit jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht deklarative, v\u00ebrtet\u00ebsia e tyre mbetet e pamundur p\u00ebr t\u2019u verifikuar n\u00eb drejtim t\u00eb koh\u00ebs dhe \u00e7mimit t\u00eb shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka verifikuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej nga \u00ebsht\u00eb konfirmuar bilanci negativ total n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, bazuar n\u00eb verifikimin e disa indicieve t\u00eb p\u00ebrcjella nga organet verifikuese p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb Has\u00ebs n\u00eb veprime korruptive apo t\u00eb ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb favorizuar t\u00eb pandehurit, si dhe me veprimet e kryera me apartamentet n\u00eb \u00c7orovod\u00eb e p\u00ebr nj\u00eb huadh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji i ka vler\u00ebsuar k\u00ebto rrethana n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor, duke e gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se subjekti ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime e marr\u00eb vendime t\u00eb cilat c\u00ebnojn\u00eb besimin tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton nd\u00ebr t\u00eb tjera se vendimmarrjet e subjektit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyshuar jan\u00eb kryer n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb, pasi ve\u00e7 miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishin, Hasa i kishte dh\u00ebn\u00eb hua me interes.<\/p>\n<p>\u201cVendimmarrja n\u00eb kushtet e miq\u00ebsis\u00eb me t\u00eb dyshuarin v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje objektivitetin e subjektit dhe duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shkas q\u00eb ai t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. Disa jav\u00eb pasi subjekti ka marr\u00eb vendimin e dyt\u00eb p\u00ebr zbutjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, huamarr\u00ebsi ka l\u00ebshuar edhe deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti gjat\u00eb kontrollit n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr t\u00eb shpjeguar deklarimin e tij n\u00eb deklarat\u00ebn e 10 viteve m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr fitimin e interesit n\u00eb shum\u00ebn 200.000 lek\u00eb\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb kushtet q\u00eb p\u00ebrfundimi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas p\u00ebrpara vendimmarrjes s\u00eb subjektit n\u00eb procesin penal mbeti deklarativ, KPA v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrjashtohet ekzistenca e marr\u00ebdh\u00ebnies debitor-kreditor mes gjyqtarit dhe pal\u00ebs n\u00eb vendimmarrje, \u00e7\u2019ka p\u00ebrb\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr heqje dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Minimalisht n\u00eb versionin e paraqitur prej tij \u2013 ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies miq\u00ebsore afatgjat\u00eb me nj\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ndjekur prej tij \u2013 ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb dhe duhet t\u00eb kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen\u201d, arsyeton Kolegji dhe i gjen rrethanat t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr situat\u00ebn e c\u00ebnimit t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjendet i bazuar edhe konkluzioni tjet\u00ebr i KPK p\u00ebr rastin e takimit t\u00eb subjektit me dy persona p\u00ebr nj\u00eb vendimarrjeje. \u201cN\u00eb kushtet q\u00eb subjekti e ka konfirmuar takimin me dy persona p\u00ebr efekt dhe p\u00ebrpara vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb pandehur n\u00eb vitin 2019, sikurse Komisioni, edhe trupi gjykues i Kolegjit konstaton se p\u00ebrputhen indiciet nga organet ligjzbatuese me faktet e rezultuara gjat\u00eb hetimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se Hasa ka votuar n\u00eb pakic\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes me gjykim t\u00eb shkurtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb pandehur, ndon\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur i ndaluar p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat po kryhej gjykimi. \u201c\u2026Subjekti duket t\u00eb ket\u00eb treguar qasje favorizuese ndaj t\u00eb pandehurit n\u00eb kushtet q\u00eb n\u00ebse ai interpretim do t\u00eb kishte shumic\u00eb votash, i pandehuri do t\u00eb p\u00ebrfitonte zbritjen e 1\/3 s\u00eb d\u00ebnimit\u201d, konstaton KPA dhe shton se mbetet i paprovuar versioni i Has\u00ebs se, personi me t\u00eb cilin u takua nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndikonte mbi vendimarrjen.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb gjetur dhe n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d &#8211; leht\u00ebsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer pasi i hetuari \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur, si dhe n\u00eb kushtet kur ka rezultuar p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kryerjen e paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se subjekti e ka favorizuar t\u00eb pandehurin duke i zbutur mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb pandehurit. \u201cZ\u00ebvend\u00ebsimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pak dit\u00eb pasi i dyshuari ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit dhe ka pranuar kryerjen e vepr\u00ebs penale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, edhe n\u00eb analiz\u00ebn e kryer nga trupi gjykues i Kolegjit duket t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim favorizues t\u00eb subjektit, q\u00eb p\u00ebrkon me indiciet q\u00eb rezultojn\u00eb nga informacioni i p\u00ebrcjell\u00eb nga organet ligjzbatuese\u201d, vlerr\u00ebson Kolegji dhe shton se Apeli e ka ndryshuar mas\u00ebn duke arsyetuar se nuk kishte rrethana q\u00eb tregonin nevoj\u00eb p\u00ebr ta zbutur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb konkluzioni i Komisionit se gjyqtari Dyrim Hasa ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa, si dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet e mbajtura prej tij n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79925,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[517,124,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Trupa-e-KPA-gjate-nje-procesi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb procesi. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79924"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79924"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79926,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79924\/revisions\/79926"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}