{"id":79931,"date":"2022-06-07T19:24:21","date_gmt":"2022-06-07T17:24:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/liria-pa-kushte-e-boseve-te-krimit-nga-burgimi-i-perjetshem\/2022\/06\/07\/"},"modified":"2022-06-07T19:24:21","modified_gmt":"2022-06-07T17:24:21","slug":"liria-pa-kushte-e-boseve-te-krimit-nga-burgimi-i-perjetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/liria-pa-kushte-e-boseve-te-krimit-nga-burgimi-i-perjetshem\/2022\/06\/07\/","title":{"rendered":"Liria pa kushte e bos\u00ebve t\u00eb krimit nga burgimi i \u2018p\u00ebrjetsh\u00ebm\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Lirimi me kusht nga burgu i Lulzim Berish\u00ebs, nj\u00eb nga emrat m\u00eb fam\u00ebkeq\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, krijoi debate dhe polemik\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Kreu i band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit la qelin\u00eb me mb\u00ebshtetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb profili pozitiv t\u00eb familjes, i dha gjykat\u00ebs garanci se Berisha do t\u00eb pun\u00ebsohej n\u00eb bashkin\u00eb e qytetit bregdetar, n\u00ebse ai nuk gjente pun\u00eb n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>Fillimisht i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasje dhe krijimin e organizatave kriminale, Berisha vuajti pak m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet heqje lirie, duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb seri e dyshimt\u00eb vendimesh p\u00ebr ulje d\u00ebnimi dhe p\u00ebrllogaritja e gabuar e dit\u00ebve t\u00eb burgut nga Gjykata e Apelit Durr\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb fitonte lirin\u00eb me kusht.<\/p>\n<p>Kur Gjykata e Lart\u00eb e p\u00ebrmbysi vendimin e Apelit p\u00ebr lirimin n\u00eb dhjetor 2021, Berisha kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb ishte larguar nga vendi, pasi mbi t\u00eb r\u00ebndonin akuza t\u00eb reja p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Rasti i Lulzim Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri po i n\u00ebnshtrohet n\u00eb reforme t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur korporatizmin dhe korrupsionin, nj\u00eb num\u00ebr eksponent\u00ebsh t\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm u liruan n\u00eb sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit japin r\u00ebndom p\u00eblqimin ndaj k\u00ebrkesave p\u00ebr liri me kusht nga t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa gjyqtar\u00eb i miratojn\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr ulje d\u00ebnimi n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb nga subjektet e liruar jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale edhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb burg,\u201d tha Alban Ko\u00e7i, pedagog n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb realitet i hidhur dhe mund t\u00eb themi q\u00eb sistemi ka d\u00ebshtuar, dhe sistemi d\u00ebshton q\u00eb nga gjyqtari dhe prokurori, deri tek inspektori i fundit i burgut,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Avokati Detar Hysi, mbrojt\u00ebsi ligjor i Lulzim Berish\u00ebs i tha BIRN se vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte i gabuar.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Lart\u00eb ka tejkaluar kompetencat, pasi vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs &#8211; ku shtetasi L.B duhet t\u00eb mbante kontakte me sh\u00ebrbimin e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5-vje\u00e7are, ishte ekzekutuar ter\u00ebsisht,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Gjyqtar\u00ebt shkelin ligjin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, n\u00eb sistemin e riedukimit n\u00eb Shqip\u00ebri vuajn\u00eb d\u00ebnimin 2160 t\u00eb burgosur, nga t\u00eb cil\u00ebt 8% jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe 15% me d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se 20 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>Nenit 64 i Kodit Penal p\u00ebrcakton se p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb d\u00ebnohen me burgim m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet, liria me kusht lejohet vet\u00ebm kur i pandehuri ka kryer tre t\u00eb kat\u00ebrtat e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ky parashikim ligjor \u00ebsht\u00eb zbatuar gabimisht nga Gjykata e Apelit Durr\u00ebs gjat\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Lulzim Berish\u00ebs p\u00ebr liri me kusht n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se Gjykata e Apelit Durr\u00ebsi ka gabuar me gati dy vjet n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e koh\u00ebs s\u00eb heqjes s\u00eb liris\u00eb prej tre t\u00eb kat\u00ebrtat e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nga ana e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha ka qen\u00eb d\u00ebnuar fillimisht me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, por ky d\u00ebnim u ul nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb 25 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Lart\u00eb ka krijuar disa precedent\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr ndryshimin e vendimeve gjyq\u00ebsore nga burgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb burgime t\u00eb tjera dhe krijimin e nj\u00eb jurisprudence pak t\u00eb rrezikshme q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e sigurt,\u201d tha pedagogu Ko\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjykimin tim, burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb faktohet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liria me kusht n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka kryer t\u00eb pakt\u00ebn 35 vjet burgim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, precedent\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendosur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb treguar se gjykatat shpesh nuk i respektojn\u00eb parashikimet e Kodit Penal.<\/p>\n<p>Indrit Dokle, nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, u lirua n\u00eb vitin 2020 nga gjyqtarja e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb, Enkelejda Hoxha duke p\u00ebrfituar nga tre amnisti radhazi dhe koh\u00eb paraburgimi shtes\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, gjyqtarja Hoxha u arrestua e akuzuar p\u00ebr korrupsion pasiv p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm dhe u shkarkua nga detyra nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Dokles, gjyqtarja Hoxha ka liruar nga burgu edhe Genc Tafilin, vras\u00ebsi i ish-kryepolicit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Zylyftari, edhe pse ligji nuk e lejon lirimin me kusht t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebnuar sipas nenit 97\/c t\u00eb Kodit Penal. N\u00eb koh\u00ebn e lirimit me kushte nga burgu, Tafili kishte vuajtur 21 vite e 7 muaj heqje lirie nga 25 q\u00eb ishte d\u00ebnuar nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha nuk ishte e arritshme p\u00ebr koment n\u00ebp\u00ebrmjet mbrojt\u00ebsit t\u00eb saj ligjor. Ajo e ka apeluar vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm me Doklen \u00ebsht\u00eb edhe ai Gerd Gjinerarit, i d\u00ebnuar m\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Naim Zyberit n\u00eb Milano n\u00eb vitin 1997. Gjinerari u lirua me kusht nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin p\u00ebr lirimin e Gjinerarit, gjyqtari Markelian Kuqo e konsideroi t\u00eb burgosurin &#8216;t\u00eb rehabilituar&#8217; dhe se k\u00ebrkesa e tij plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat substanciale t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Vendimi i Kuqos u rr\u00ebzua nga Gjykata e Apeli e Kor\u00e7\u00ebs. Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, k\u00ebrkesa e Gjinerarit p\u00ebr lirimin me kushte ishte dor\u00ebzuar vet\u00ebm 11 dit\u00eb pas transferimit nga burgu i Peqinit n\u00eb burgun e Kor\u00e7\u00ebs \u2013 nj\u00eb koh\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar sjelljen e tij.<\/p>\n<p>\u201cPor edhe po t\u2019i referohemi paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit, periudha e vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr dhe pap\u00ebrfillshme krahasuar me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb vuajtur,\u201d shprehet Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me Lulzim Berish\u00ebn, edhe Gjinerari nuk u kthye n\u00eb qeli pas anulimit t\u00eb vendimit p\u00ebr lirimin e tij nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2020, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkeljet e konstatuara n\u00eb vendimin p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Gerd Gjinerarit. Kuqo e ka apeluar vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Markelian Kuqo i tha BIRN se ai &#8220;nuk mund te bej asnje koment lidhur me vendimarrjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit,&#8221; pasi sipas tij i\u2019a ndalon ligji.* Megjithat\u00eb, ai vuri n\u00eb dispozicion materialin e mbrojtjes s\u00eb tij t\u00eb paraqitur p\u00ebrpara KLGJ-s\u00eb. N\u00eb dokumentin voluminoz, gjyqtari pretendon se i d\u00ebnuari Gerd Gjinerari kishte n\u00eb favor p\u00ebr lirimin e tij dy raporte pozitive, nga IEVP Drenov\u00eb dhe Zyra Vendore e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Taulant Tafa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr magjistrat q\u00eb rrezikon t\u00eb humbas\u00eb statusin e tij p\u00ebr interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb nenit 64 t\u00eb Kodit Penal.\u00a0 Tafa akuzohet se ka favorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme Arben Grorin, duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit me 720 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Grori \u00ebsht\u00eb shpallur gjithashtu fajtor p\u00ebr vrasjen n\u00eb Itali n\u00eb Naim Zyberit n\u00eb vitin 1997, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Gerd Gjinerarin. Sipas ILD-s\u00eb, gjyqtari ka zbatuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb standard t\u00eb ndrysh\u00ebm nga vendimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cILD ka analizuar vendimmarrjen 4 vje\u00e7are t\u00eb magjistratit (2017-2021), me objekt ulje d\u00ebnimi, dhe konstaton se ndryshe ka vepruar gjyqtari n\u00eb dh\u00ebnien e 155 vendimeve t\u00eb tjera, ku 7 k\u00ebrkesa jan\u00eb nga t\u00eb d\u00ebnuar me \u201cBurgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d, e ku jan\u00eb respektuar kriteret formale ligjore,\u201d shpjegoi ILD.<\/p>\n<p>Kreu i ILD-s\u00eb, Artur Metani i tha BIRN se vendimet p\u00ebr liri me kusht kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Inspektoriatit q\u00eb nga krijimi i k\u00ebtij institucioni. ILD ka iniciuar n\u00eb vitin 2020 nj\u00eb inspektim tematik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb 18 gjykata, duke marr\u00eb n\u00eb shqyrtim m\u00eb shum\u00eb se 4600 vendime, por procesi i analizimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nuk ka p\u00ebrfunduar. Megjithat\u00eb, nga dosjet e analizuara deri tani nga inspektor\u00ebt jan\u00eb gjetur shkelje nga ana e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur nj\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb pajustifikuar t\u00eb funksioneve gjat\u00eb gjykimit, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe n\u00eb mosrespektim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb vazhduar t\u00eb legjislacionit material dhe procedural penal,\u201d tha Metani.<\/p>\n<p>ILD ka k\u00ebrkuar deri tani shkarkimin e 4 magjistrat\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt tre jan\u00eb shkarkuar, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja ndaj Taf\u00ebs po shqyrtohet nga KLGJ.<\/p>\n<p>Sipas kreut t\u00eb ILD-s\u00eb, nga ana e magjistrat\u00ebve t\u00eb proceduar nuk jan\u00eb respektuar me dashje parashikimet ligjore n\u00eb fuqi lidhur me aplikimin e institutit t\u00eb lirimit para kohe me kusht, p\u00ebrfitimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb amnistis\u00eb, apo dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dispozitash t\u00eb tjera ligjore lidhur me t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe t\u00eb paraburgosurve t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me uljen e d\u00ebnimit, apo vendimet unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime jan\u00eb kryer nga ana e magjistrat\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nxjerrjes s\u00eb akteve apo vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb paarsyetuara, si dhe shtremb\u00ebrimit t\u00eb fakteve n\u00eb raport me provat e administruara n\u00eb procese gjyq\u00ebsore,\u201d theksoi Metani.<\/p>\n<p>Sipas Metanit, nga analizimi i dokumentacionit, problematika nuk ka karakter t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb nivel gjykate apo prokurorie, por lidhet me sjelljen e magjistrat\u00ebve t\u00eb caktuar n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cMagjistrati e ushtron funksionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, por ai nuk mund t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe t\u00eb gjykoj\u00eb rastet duke u bazuar n\u00eb preferencat personale, interesi vetjak apo keqbesimi, por vet\u00ebm duke u bazuar n\u00eb ligjet p\u00ebrkat\u00ebse dhe duke i interpretuar ato n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje,\u201d theksoi Metani.<\/p>\n<p><strong>Liri pa kushte<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nenit 64 t\u00eb Kodit Penal, p\u00ebrve\u00e7 afatit t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, q\u00eb luhatet nga dy t\u00eb tretat n\u00eb tre t\u00eb kat\u00ebrtat e d\u00ebnimit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vepr\u00ebs penale, nj\u00eb i d\u00ebnuar mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liria me kushte vet\u00ebm n\u00ebse me sjelljen dhe pun\u00ebn e tij, tregon q\u00eb me d\u00ebnimin e vuajtur \u00ebsht\u00eb arritur q\u00ebllimi p\u00ebr edukimin e personit.<\/p>\n<p>Ky vler\u00ebsim b\u00ebhet nga institucionet e sistemit penitenciar dhe i p\u00ebrcillet gjykat\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsim. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimit tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, burgjet administruan 221 k\u00ebrkesa p\u00ebr liri me kusht nga t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, si vrasja me dashje, me paramendim ose n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese, apo kultivimi dhe trafikimi i narkotik\u00ebve ose pastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr 63% t\u00eb rasteve, IEVP-t\u00eb e kan\u00eb pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr liri me kusht ose kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendim pozitiv p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb 31% t\u00eb rasteve k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb refuzuar. K\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebr lirim me kusht jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb burgosur t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale t\u00eb lidhura me narkotik\u00ebt.<\/p>\n<p>Pedagogu Alban Ko\u00e7i thekson se raportet q\u00eb p\u00ebrgatiten nga IEVP-t\u00eb p\u00ebr lirimin me kusht jo gjithmon\u00eb jan\u00eb objektive dhe duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen hetimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cGjykat\u00ebs i ngelet nj\u00eb rol shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebto lloj raportesh dhe efikasitetin e tyre, sepse mund t\u00eb shkuaj\u00eb nj\u00eb inspektor, nj\u00eb psikolog i burgut nj\u00eb raport q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs,\u201d tha Ko\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai mendon se vendimet e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve me krime t\u00eb r\u00ebnda duhet t\u00eb merren n\u00eb sit\u00eb nga institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet q\u00eb kryejn\u00eb vetingun nuk duhet t\u00eb fokusohen vet\u00ebm tek pasuria e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, por t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb verifikim dhe vendimet q\u00eb lidhen me lirimet me kusht,\u201d p\u00ebrfundoi Ko\u00e7i.<\/p>\n<p><em>*Ky shkrim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar se gjyqtari Markelian Kuqo ka deklaruar se nuk mund t\u00eb shprehet mbi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Nj\u00eb variant i m\u00ebparsh\u00ebm i artikullit gabimisht citonte se ai nuk mund t\u00eb shprehej mbi vendimin e KLGJ-s\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lirimi me kusht nga burgu i Lulzim Berish\u00ebs, nj\u00eb nga emrat m\u00eb fam\u00ebkeq\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, krijoi debate dhe polemik\u00eb n\u00eb vitin 2016. Kreu i band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit la qelin\u00eb me mb\u00ebshtetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb profili pozitiv t\u00eb familjes, i dha gjykat\u00ebs garanci se Berisha do t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79932,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[1968,867,1969,1133,1063,1970,1361,1971,883,850,1625,1343,348,352,1972,1973,1974,1975,761,116,305,272,851,852,107,1976,1977,853,1978,405,476,968,243,351,1355,887,1239,872,221,1979,1980,1154,1981,477,1982,1565,885,859,1664,149,778,1983,1590,1544,1533,1091,391,1855,1984,1237,1985,223,1171,1986,1668],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/aIRBGPafi74.jpg","fifu_image_alt":"Foto nga hasan almasi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79931"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}