{"id":79933,"date":"2022-03-09T11:11:36","date_gmt":"2022-03-09T10:11:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/investimi-strategjik-plazhi-ne-dhermi-u-perfitua-nga-kunata-e-ministres-xhacka\/2022\/03\/09\/"},"modified":"2022-03-09T11:11:36","modified_gmt":"2022-03-09T10:11:36","slug":"investimi-strategjik-plazhi-ne-dhermi-u-perfitua-nga-kunata-e-ministres-xhacka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/investimi-strategjik-plazhi-ne-dhermi-u-perfitua-nga-kunata-e-ministres-xhacka\/2022\/03\/09\/","title":{"rendered":"Investimi strategjik: Plazhi n\u00eb Dh\u00ebrmi u p\u00ebrfitua nga \u2018kunata\u2019 e ministres Xha\u00e7ka"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 mars, K\u00ebshilli i Ministrave shpalli vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb zone bregdetare n\u00eb Dh\u00ebrmi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 30-vje\u00e7are n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u2018AGTCC Hotel Management\u2019, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udh\u00ebhiqet nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompania \u2018AGTCC Hotel Management\u2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Tawni Lin Grzych-Sutton, nj\u00eb 31-vje\u00e7are e lindur n\u00eb Masa\u00e7usets t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe banore e rezidenc\u00ebs \u201cKodra e Diellit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sutton \u00ebsht\u00eb gjithashtu partnerja prej shum\u00eb vitesh e Andi Xha\u00e7k\u00ebs \u2013 v\u00ebllai i ministres p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Olta Xha\u00e7ka, nj\u00eb fakt q\u00eb p\u00ebr ekspert\u00ebt ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr konflikte t\u00eb mundshme interesi dhe nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Rasti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb sipas Zef Pre\u00e7it, drejtues i Qendr\u00ebs p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, tregues se ligji i investimeve strategjike \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb instrument p\u00ebr personat e lidhur me pushtetin.<\/p>\n<p>\u201cMadje qoft\u00eb edhe nj\u00eb konflikt ne\u0308 dukje i interesit formon detyrimin p\u00ebr deklarim p\u00ebr subjektin p\u00ebrkat\u00ebs vendimmarr\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo,\u201d tha Pre\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Kompania e Sutton e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb bregdet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb\u00a0 AG.TCC Sh.p.k \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi 100% t\u00eb Artan Ga\u00e7it, ish-deputet socialist dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht bashk\u00ebshort i ministres Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kompania e Ga\u00e7it ka marr\u00eb statusin \u2018investitor strategjik\u2019 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli me pes\u00eb yje dhe me kapacitet prej 106 suitash n\u00eb Dh\u00ebrmi, t\u00eb quajtur \u201cDreamades Luxury Suites\u201d, nd\u00ebrsa vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i hapi rrug\u00ebn e p\u00ebrdorimit afatgjat\u00eb t\u00eb brigjeve t\u00eb detit dhe plazhit p\u00ebrball\u00eb hotelit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ga\u00e7i i tha BIRN m\u00eb 3 mars se p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit, \u2018kishte gjetur nj\u00eb kompani amerikane me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar investimin dhe plazhin\u2019, por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se k\u00ebrkimet e tij jan\u00eb kufizuar brenda familjes.<\/p>\n<p>Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Olta Xha\u00e7ka, bashk\u00ebshorti i saj, Artan Ga\u00e7i dhe drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Endri Fuga nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment. BIRN u p\u00ebrpoq gjithashtu t\u00eb kontaktonte me Tawni Sutton dhe Andi Xha\u00e7k\u00ebn, por asnj\u00ebri prej tyre nuk qe i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>Investimi strategjik<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike, i miratuar n\u00eb vitin 2015 dhe i shtyr\u00eb dy her\u00eb nga Parlamenti i njeh statusin \u2018investitor strategjik\u2019 n\u00eb turiz\u00ebm \u00e7do projekti q\u00eb investon m\u00eb shum\u00eb se 5 milion\u00eb euro dhe pun\u00ebson 80 pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti \u201cDreamades Luxury Suites\u2019 i kompanis\u00eb AG. TCC t\u00eb Artan Ga\u00e7it e ka p\u00ebrfituar statusin e investitorit strategjik m\u00eb 29 mars 2021, sipas vendimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, KIS q\u00eb BIRN e disponon.<\/p>\n<p>Kompania \u2018AGTTC Hotel Management\u2019 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sutton \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me prokuror\u00eb nga juristja Iris Erebara, e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu juriste e kompanis\u00eb\u00a0 \u2018AG.TTC\u2019 Sh.p.k n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Artan Ga\u00e7it.<\/p>\n<p>Pas regjistrimit n\u00eb QKB, dy kompanit\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr operimin e strukturave turistike n\u00eb projektin \u201cDreamades Luxury Suites\u201d, ku p\u00ebrfshihet dhe operimi i stacioneve t\u00eb plazhit p\u00ebrball\u00eb hotelit.<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes,\u00a0 \u2018AG.TTC\u2019 Sh.p.k i ka k\u00ebrkuar Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike reflektimin e saj n\u00eb vendimin e shpalljes s\u00eb investimit strategjik.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi k\u00ebrkes\u00ebn dhe i njohu kompanis\u00eb s\u00eb sapokrijuar nga Sutton mas\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb lejimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb brigjeve t\u00eb detit si dhe zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb plazhit p\u00ebrball\u00eb kompleksit p\u00ebr nj\u00eb afat 30-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vendimet e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike p\u00ebrcaktohen edhe leht\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr dy kompanit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb ministres Xha\u00e7ka, t\u00eb tilla si asistenc\u00eb dhe procedur\u00eb e p\u00ebrshpejtuar p\u00ebr \u00e7do akt administrativ, funksionimin e sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb furnizimit me uj\u00eb, lidhjen n\u00eb rrjetin elektrik, kanalizimet e uj\u00ebrave dhe infrastruktur\u00eb rrugore p\u00ebr objektin.<\/p>\n<p>Neni 70, pika 3 e Kushtetut\u00ebs i ndalon deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb veprimtari fitimprur\u00ebse q\u00eb buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as t\u00eb fitojn\u00eb pasuri t\u00eb tyre. P\u00ebr shkelje t\u00eb paragrafit 3, \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjencis\u00eb Shqiptare t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Investimeve, Sokol Nano nuk i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pyetjes s\u00eb BIRN n\u00ebse p\u00ebrfitimi i tok\u00ebs publike nga t\u00eb af\u00ebrmit e ministres Xha\u00e7ka p\u00ebrb\u00ebnte shqet\u00ebsim p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb procesi \u00ebsht\u00eb legal. AIDA ka b\u00ebr\u00eb verifikimin e t\u00eb gjith\u00eb dokumenteve p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit,\u201d tha Nano.<\/p>\n<p><strong>Nga studente n\u00eb investitore<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike ka p\u00ebr q\u00ebllim thithjen e kapitalit t\u00eb huaj ose \u2018zgjimin\u2019 e kapital vendas, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur investime n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik\u00eb, duke krijuar vende t\u00eb reja pune dhe zhvillim rajonal, n\u00ebp\u00ebrmjet ofrimit t\u00eb teknologjive t\u00eb reja p\u00ebr rritjen e konkurrenc\u00ebs dhe efektivitetit t\u00eb investimit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p>Ky ligj \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar kryesisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pronat e <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2021\/12\/21\/oligarket-perfitojne-nga-shtyrja-e-afatit-per-investimet-strategjike\/\">kontestuara p\u00ebr korrupsion dhe falsifikime<\/a>, mbi t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur resorte me vila n\u00eb bregdenin e Jonit.<\/p>\n<p>Ish-deputeti socialist Artan Ga\u00e7i njihet si investitor n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe gastronomis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN nuk tregojn\u00eb angazhime t\u00eb m\u00ebparshme biznesi t\u00eb Tawni Sutton, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndjekjes prej saj t\u00eb studimeve p\u00ebr Biznes n\u00eb Universitetin e New Yorkut n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse llogarit\u00eb e Sutton dhe Andi Xha\u00e7k\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale rezultojn\u00eb t\u00eb mbyllura ose t\u00eb fshira, gjurm\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre disa vje\u00e7are &#8211; e cila duket se ka filluar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb internet n\u00eb postimet e njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, n\u00eb faqen n\u00eb internet t\u00eb kompanis\u00eb amerikane t\u00eb veshjeve dhe orendive sht\u00ebpiake \u2018Antropologie\u2019, ekziston nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.anthropologie.com\/registry\/listing?registryId=NGQZYZHJYTAY&amp;cm_mmc=WC-_-Search-_-registry-_-1057056632&amp;utm_campaign=Search&amp;utm_content=1057056632&amp;utm_medium=affiliates&amp;utm_source=WC&amp;utm_term=1057056632&amp;utm_kxconfid=v3sdgfere\">postim<\/a> n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tawni Sutton, e regjistruar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhurata p\u00ebr \u2018fest\u00ebn e nuses s\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb ardhshme Xha\u00e7ka\u2019.<\/p>\n<p>N\u00ebna e saj, Heather Sutton ka postuar gjithashtu n\u00eb Instagram nj\u00eb foto me Andi Xha\u00e7k\u00ebn, ku pasi i uron dit\u00eblindjen, shkruan se ishte \u201ckrenare q\u00eb e kishte dh\u00ebnd\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e saj n\u00eb Facebook, Heather Sutton mban gjithashtu foto t\u00eb \u00e7iftit t\u00eb vendosura n\u00eb korniz\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj si dhe foto me t\u00eb bij\u00ebn dhe Xha\u00e7k\u00ebn pran\u00eb nj\u00eb peme krishtlindjesh.<\/p>\n<p>BIRN siguroi gjithashtu dy numra telefoni nga nj\u00eb person q\u00eb e njihte Znj. Sutton, por rezultoi se nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb emrin e Andi Xha\u00e7k\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kontakt i biznesit t\u00eb tij n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, QKB.<\/p>\n<p>Persona q\u00eb e njihnin \u00e7iftin i konfirmuan p\u00ebr BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se \u00e7ifti jetonte bashk\u00eb prej shum\u00eb vitesh, fillimisht n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 mars, K\u00ebshilli i Ministrave shpalli vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb zone bregdetare n\u00eb Dh\u00ebrmi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 30-vje\u00e7are n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u2018AGTCC Hotel Management\u2019, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udh\u00ebhiqet nga kryeministri Edi Rama. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79934,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[1987,1988,1989,1990,1991,1297,883,1992,1582,910,1140,1993,1613,1118,1994,1995,1026,1996,1997,1776,1205,1998,1999,1538,901,872,1152,1603,1334,1155,1311,1635,874,1551,2000,859,149,1584,1708,1618,1294,2001,1459,1356,1544,1350,1092,1114,2002,2003,1534,223,1463,1332],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/640-0-62288a3146c0a.jpg","fifu_image_alt":"Foto e Andi Xha\u00e7k\u00ebs dhe Tawni Sutton e postuar nga Heather Sutton","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79933"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}