{"id":79940,"date":"2022-01-07T12:33:09","date_gmt":"2022-01-07T11:33:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-sponsor-privat-financoi-aktivitetin-e-kpk-ne-nje-resort-luksoz-ne-vlore\/2022\/01\/07\/"},"modified":"2026-04-18T21:52:03","modified_gmt":"2026-04-18T19:52:03","slug":"nje-sponsor-privat-financoi-aktivitetin-e-kpk-ne-nje-resort-luksoz-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-sponsor-privat-financoi-aktivitetin-e-kpk-ne-nje-resort-luksoz-ne-vlore\/2022\/01\/07\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb sponsor privat financoi aktivitetin e KPK n\u00eb nj\u00eb resort luksoz n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Resorti \u201cMarina Bay\u201d \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar rreth nj\u00eb pishine ekzotike buz\u00eb detit Jon n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs dhe njihet p\u00ebr luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu sh\u00ebrbime m\u00eb pak t\u00eb dukshme \u2013 mes s\u00eb cilave edhe nj\u00eb sall\u00eb konferencash q\u00eb reklamohet p\u00ebr takime prestigjoze dhe mbledhje t\u00eb \u2018shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi resortin luksoz si destinacion p\u00ebr zhvillimin e analiz\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet 4-vje\u00e7are me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Aktiviteti me tem\u00eb \u201cRaport dhe Strategji\u201d u zhvillua m\u00eb 30 shtator, por dymb\u00ebdhjet\u00eb komisioner\u00ebt e KPK-s\u00eb dhe tre pjestar\u00eb t\u00eb stafit administrativ u akomoduan n\u00eb hotel p\u00ebr dy net fjetje dhe u kthyen n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb aktivitet ishin edhe tre v\u00ebzhgues t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit si dhe dy p\u00ebrkthyes t\u00eb tyre. Por ndryshe nga an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb, ata nuk i shijuan sh\u00ebrbimet e luksit t\u00eb hotelit p\u00ebr \u201carsye etike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nuk q\u00ebndruan n\u00eb resortin luksoz p\u00ebr arsye etike, pasi sipas rregullores, nuk u lejohet q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb hotele q\u00eb vler\u00ebsohen mbi nivelin mesatar t\u00eb zon\u00ebs ku gjenden,\u201d i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit nj\u00eb burim n\u00eb dijeni t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet p\u00ebr cenim t\u00eb etik\u00ebs apo t\u00eb perceptimit publik mbi komisioner\u00ebt e vetingut nuk ishin pik\u00ebpyetjet e vetme mbi aktivitetin e zhvilluar shtatorin e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi tregojn\u00eb se t\u00eb gjitha shpenzimet p\u00ebr akomodimin, ushqimin, qiran\u00eb e sall\u00ebs s\u00eb konferencave dhe kostot e aktivitetit t\u00eb KPK-s\u00eb u paguan nga nj\u00eb kompani private \u2013 duke ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>\u201cMarina Bay\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr komplekset m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs dhe jasht\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs ofron dhoma q\u00eb variojn\u00eb nga 72 euro [me pamje nga rruga] deri n\u00eb 171 euro [suita deluxe].<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se t\u00eb gjitha shpenzimet e aktivitetit kishin kushtuar n\u00eb total 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo kosto \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb nj\u00eb kompanie\/ sip\u00ebrmarrje private, p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie\u2026 pa ndikuar n\u00eb fondet e buxhetit t\u00eb shtetit t\u00eb akorduar p\u00ebr KPK-n\u00eb p\u00ebr vitin 2021,\u201d tha sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Edmond Ver\u00e7ani n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi t\u00eb b\u00ebnte publike emrin e kompanis\u00eb private dhe pronar\u00ebt e saj, duke p\u00ebrdorur si pretekst nj\u00eb klauzol\u00eb konfidencialiteti n\u00eb marr\u00ebveshjen e sponsorizimit t\u00eb lidhur mes tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb shkelje t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies, emri i kompanis\u00eb vazhdon t\u00eb mbahet i fsheht\u00eb edhe pasi KPK u urdh\u00ebrua nga Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion t\u00eb BIRN nj\u00eb kopje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes me kompanin\u00eb private q\u00eb financoi aktivitetin.<\/p>\n<p><strong>Sponsori \u2018sekret\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit n\u00eb vitin 2017 si institucioni ky\u00e7 i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, me q\u00ebllimin e pastrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb korruptuar si dhe rikthimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb vit nga p\u00ebrfundimi i mandatit kushtetues, KPK \u00ebsht\u00eb ende larg p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr magjistrat\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr zgjatjen e mandatit t\u00eb KPK-s\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrmbylljen e plot\u00eb t\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar aktualisht nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb historikut 4-vje\u00e7ar t\u00eb vetingut, shum\u00eb magjistrat\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb dhe jan\u00eb penalizuar me shkarkim p\u00ebr dhuratat apo sponsorizimet e p\u00ebrfituara nga personat e tret\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb drit\u00ebn e konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm apo n\u00eb dukje t\u00eb interesit si dhe cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtit standard.<\/p>\n<p>Prej 5 tetorit, BIRN i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicionin dokumentet e financimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb zhvilluar n\u00eb Vlor\u00eb. KPK iu p\u00ebrgjigj disa pyetjeve, por refuzoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion emrin e kompanis\u00eb q\u00eb pagoi p\u00ebr akomodimin e komisioner\u00ebve n\u00eb resortin luksoz.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e informacioneve t\u00eb diskutuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet jan\u00eb konfidenciale, po ashtu organizimi dhe zhvillimi i k\u00ebtij aktiviteti p\u00ebrmban klauzola kontraktuale q\u00eb e kufizojn\u00eb aksesin e pal\u00ebve t\u00eb treta jasht\u00eb aktivitetit,\u201d tha Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KPK-s\u00eb, Edmond Ver\u00e7ani.<\/p>\n<p>Pas ankimit pran\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, KPK vendosi t\u00eb dispozicion t\u00eb BIRN nj\u00eb kopje t\u00eb anonimizuar t\u00eb \u201cmarr\u00ebveshjes s\u00eb sponsorizimit\u201d, e firmosur nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KPK, Edmond Ver\u00e7ani, kompania private dhe nj\u00eb agjenci e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Nga dokumenti jan\u00eb fshir\u00eb emrat e kompanive private si dhe numri i protokollit t\u00eb shkres\u00ebs.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e sponsorizimit mban dat\u00ebn 14 qershor 2021, por \u00ebsht\u00eb protokolluar kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb KPK. Ajo i shtrin efektet nj\u00eb muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktiviteti u zhvillua rreth tre muaj e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00eb, sponsorizuesi merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Komisionin p\u00ebr organizimin e aktivitetit \u201cStrategy Meeting\u201d; p\u00ebr udh\u00ebtimin dhe akomodimin e t\u00eb gjith\u00eb stafit t\u00eb Komisionit p\u00ebr tre dit\u00eb dhe dy net\u00eb si dhe p\u00ebr organizimin e workshopit n\u00eb kat\u00ebr seksione.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa u p\u00ebrgjigj KPK p\u00ebr BIRN, vlera e sponsorizimit n\u00eb marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb 3 mij\u00eb euro dhe jo 300,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sa kuptohet n\u00eb nenin 4 t\u00eb marr\u00ebveshjes, kompania sponsorizuese duket se operon n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve &#8211; e dh\u00ebna e vetme q\u00eb rezulton t\u00eb mos jet\u00eb anonimizuar. N\u00eb fund, kompania private deklaron se asnj\u00eb punonj\u00ebs i pal\u00ebs p\u00ebrfituese nuk zot\u00ebron interes privat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me sponsorizuesin.<\/p>\n<p>Fshehja e emrit t\u00eb kompanis\u00eb sponsorizuese u konsiderua prej Komisionerit Besnik Dervishi n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit\u201d. Gjithashtu, Komisioneri v\u00ebren se e drejta p\u00ebr t\u2019u informuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore e njeriut, e garantuar nga neni 23 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo e drejt\u00eb duhet par\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me parimin e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies, si nj\u00eb shtyll\u00eb tjet\u00ebr themelore e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs,\u201d vler\u00ebson komisioneri Dervishi, i cili urdh\u00ebroi KPK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb sponsorizimit.<\/p>\n<p>Ky vendim mbetet i pazbatuar nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Gjithashtu, KPK nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN n\u00ebse pranimi i pagesave nga nj\u00eb kompani private linte shteg p\u00ebr konflikt interesi dhe cenim t\u00eb besimit publik te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Resorti \u201cMarina Bay\u201d \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar rreth nj\u00eb pishine ekzotike buz\u00eb detit Jon n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs dhe njihet p\u00ebr luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu sh\u00ebrbime m\u00eb pak t\u00eb dukshme \u2013 mes s\u00eb cilave edhe nj\u00eb sall\u00eb konferencash q\u00eb reklamohet p\u00ebr takime prestigjoze dhe mbledhje t\u00eb \u2018shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb\u2019. N\u00eb fund [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79941,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[857,1054,883,862,1055,2033,1613,107,1056,1280,1281,118,1538,901,1057,1602,171,418,935,1401,283,1466,1155,1364,133,537,149,1584,1590,1058,2034,1544,480,1533,1091,1545,804,865,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/20240403_184738_030424_5_01-1_4SqSIIE.jpg","fifu_image_alt":"Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79940"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79940"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79942,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79940\/revisions\/79942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}