{"id":79948,"date":"2021-10-12T11:36:52","date_gmt":"2021-10-12T09:36:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ciraket-e-droges-si-shfrytezohen-minorenet-nga-rrjetet-e-organizuara-kriminale\/2021\/10\/12\/"},"modified":"2021-10-12T11:36:52","modified_gmt":"2021-10-12T09:36:52","slug":"ciraket-e-droges-si-shfrytezohen-minorenet-nga-rrjetet-e-organizuara-kriminale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ciraket-e-droges-si-shfrytezohen-minorenet-nga-rrjetet-e-organizuara-kriminale\/2021\/10\/12\/","title":{"rendered":"\u00c7irak\u00ebt e drog\u00ebs: Si shfryt\u00ebzohen minoren\u00ebt nga rrjetet e organizuara kriminale"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"text-align: center;\">Nat\u00ebn e 26 n\u00ebntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb dhe pa nj\u00eb grup polic\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt i than\u00eb se \u2018\u00e7uni \u00ebsht\u00eb kapur me drog\u00eb\u2019.<\/span><\/p>\n<p>N\u00ebn\u00eb e divorcuar e nj\u00eb djali 15-vje\u00e7ar, Valbona po p\u00ebrballej asokohe me orare t\u00eb zgjatura n\u00eb pun\u00eb dhe me problemet e t\u00eb birit me shkoll\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mungesave.<\/p>\n<p>Por ajo i tha BIRN se nuk e kishte kuptuar q\u00eb problemet ishin shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe se i biri ishte zhytur dyfish n\u00eb bot\u00ebn e drog\u00ebs; si p\u00ebrdorues dhe shit\u00ebs i hashashit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam mbetur e habitur, e shashtisur. Un\u00eb p\u00ebr at\u00eb djal\u00eb jetoj,\u201d kujton disa muaj m\u00eb von\u00eb Valbona \u2013 emri i ndryshuar i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb t\u00eb miturit. \u201cFrika ime ishin grindjet, por jo droga,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Kur policia trokiti n\u00eb der\u00ebn e Valbon\u00ebs, djali i saj ndodhej n\u00eb komisariat, i sapoarrestuar me akuz\u00ebn e prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb bashk\u00ebpunim.\u00a0 Ai u ndalua nga policia n\u00eb zon\u00ebn e quajtur \u201cKatrori\u201d n\u00eb Laprak\u00eb me 3 qese farmaceutike me hashash n\u00eb xhep dhe 5 qese t\u00eb tjera, t\u00eb fshehura n\u00eb nj\u00eb vazo lulesh n\u00eb hyrjen e nj\u00eb pallati aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervistimit n\u00eb polici, i mituri pranoi se ishte p\u00ebrdorues dhe shit\u00ebs i l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfeu gjithashtu se punonte p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal me rrog\u00eb fikse prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh [82 eurosh] n\u00eb muaj, por nuk pranoi asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb ta tregonte emrin e tij.<\/p>\n<p>Djali i Valbon\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga minoren\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga rrjetet e organizuara kriminale p\u00ebr t\u00eb shitur drog\u00eb n\u00eb lagjet e mbipopulluara t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb joshjes me nj\u00eb grusht parash.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, grupet kriminale po targetojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, duke shfryt\u00ebzuar rrethanat e tyre sociale si dhe shmangien nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mitur.<\/p>\n<p>\u201cK\u0451ta t\u00eb mitur shfryt\u00ebzohen p\u00ebr shp\u00ebrdarjen e drog\u00ebs, por n\u0451 sasira shum\u00eb t\u00eb vogla, si\u00e7 jan\u00eb kanabisi dhe heroina, duke i shtyr\u00eb edhe t\u2019i provojn\u00eb k\u00ebto lloje drogash,\u201d tha prokurorja Elina Kondi, hetuese prej vitesh n\u00eb seksionin e t\u00eb miturve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ai rezulton p\u00ebrdorues, nuk mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i vepr\u00ebs penale,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dosjeve gjyq\u00ebsore dhe intervistave me zyrtar\u00eb t\u00eb agjencis\u00eb ligjzbatuese tregojn\u00eb se p\u00ebrdorimi n\u00eb mas\u00eb i kanabisit nga minoren\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi dhe faktor ky\u00e7 n\u00eb nxitjen e tyre drejt rrug\u00ebs s\u00eb kriminalitetit.<\/p>\n<p>Rastet hetimore t\u00eb analizuara sugjerojn\u00eb se grupet kriminale i p\u00ebrdorin t\u00eb miturit p\u00ebr vjedhje n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb cigareve t\u00eb hashashit ose shfryt\u00ebzojn\u00eb var\u00ebsin\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr para p\u00ebr t\u2019i rekrutuar ata n\u00eb rrjetet e tyre t\u00eb shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e gjithashtu e pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfid\u00ebn e kriminalizimit t\u00eb t\u00eb miturve dhe sipas ekspert\u00ebve, nd\u00ebrmerr hetime t\u00eb cek\u00ebta n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ku ata p\u00ebrfshihen.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, rrjetet e organizuara t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb nxisin dhe shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb krim nuk identifikohen dhe as nd\u00ebshkohen.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb trend n\u00eb rritje \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhuese historike e kanabisit si dhe vend tranzit p\u00ebr drog\u00ebrat e forta si heroina dhe kokaina. Vendi kritikohet gjithashtu p\u00ebr eksportim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Europ\u00eb, mes s\u00eb cil\u00ebve edhe grupmoshat e reja.<\/p>\n<p>Me zgjerimin e ekonomis\u00eb s\u00eb kanabisit, e cila e arriti kulmin n\u00eb vitin 2016, nj\u00eb p\u00ebrqindje e konsiderueshme e popullat\u00ebs u p\u00ebrfshi n\u00eb krim p\u00ebrmes prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Policia e Shtetit, n\u00eb hallkat fundore t\u00eb ekonomis\u00eb kriminale t\u00eb kanabisit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>N\u00eb skedar\u00ebt e policis\u00eb, numri i t\u00eb miturve t\u00eb arrestuar apo hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Shqip\u00ebri thuajse u dyfishua nga viti 2018 deri n\u00eb korrik 2021.<\/p>\n<p>Policia arrestoi apo hetoi respektivisht nga 147 minoren\u00eb n\u00eb vitet 2018 dhe 2019, nd\u00ebrsa ekzakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti num\u00ebr u ndalua deri n\u00eb korrik 2021. N\u00eb total, Policia e Shtetit arrestoi apo hetoi 332 minoren\u00eb p\u00ebr prodhim dhe shp\u00ebrndarje droge n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit.<\/p>\n<p>Rreth 60% e minoren\u00ebve t\u00eb arrestuar apo hetuar p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike u identifikuan n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 tregu m\u00eb i madh i konsumit t\u00eb drog\u00ebrave t\u00eb lehta dhe t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit i tha BIRN se kishte identifikuar 16 \u201czona t\u00eb nxehta\u201d t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs n\u00eb kryeqytet, mes s\u00eb cilave dy gjimnaze dhe sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria promovon nj\u00eb drejt\u00ebsi miq\u00ebsore me t\u00eb miturit dhe pak prej f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb arrestuar apo hetuar nga policia p\u00ebrfundojn\u00eb me d\u00ebnime nga gjykatat.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs, nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kontrollon d\u00ebnimet alternative, i tha BIRN se kishte trajtuar 705 t\u00eb mitur n\u00eb konflikt me ligjin nga viti 2018 deri n\u00eb korrik 2021, por vet\u00ebm 52 prej tyre ishin t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb me t\u00eb miturit n\u00eb konflikt me ligjin n\u00eb Shqip\u00ebri, shifrat zyrtare p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm \u2018maj\u00ebn e ajsbergut\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do muaj, rreth 70 minoren\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb komisariatet e Tiran\u00ebs si t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale, duke filluar nga grindjet mes bashk\u00ebmoshatar\u00ebve e deri tek p\u00ebrfshirja n\u00eb rrjete kriminale m\u00eb t\u00eb zgjeruara si grabitjet apo shp\u00ebrndarja e drog\u00ebs,\u201d tha Besmira Mu\u00e7aj, psikologe pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Mu\u00e7ajt, t\u00eb miturit intervistohen n\u00eb prani t\u00eb psikologes, nj\u00eb avokati dhe prind\u00ebrve, por \u201cata nuk tregojn\u00eb se kush i p\u00ebrdor\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna shqet\u00ebsuese vijn\u00eb edhe nga Instituti i Policis\u00eb Shkencore, i mbingarkuar n\u00eb dy vitet e fundit me ekspertime t\u00eb cigareve t\u00eb hashashit apo sasive t\u00eb vogla t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb u kapen t\u00eb miturve dhe t\u00eb rinjve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u0451rdit\u0451, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dy vitet e fundit, nga Policia e Tiran\u0451s dor\u0451zohen mesatarisht kat\u0451r deri n\u0451 pes\u0451 prova p\u0451r ekspertim kimik q\u00eb jan\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme, ku p\u00ebrfshihet edhe ambalazhimi,\u201d tha nj\u00eb punonj\u00ebs i Institutit n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e seksionit t\u00eb t\u00eb miturve dhe specialist\u00ebt e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs konfirmojn\u00eb gjithashtu se fenomeni i konsumimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim konstat, q\u00eb po prek adoleshent\u00eb dhe minoren\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se legjislacioni shqiptar e ka dekriminalizuar p\u00ebrdorimin e drog\u00ebs, shumica e \u00e7\u00ebshtjeve nuk ndiqen apo pushohen pas konfirmimit t\u00eb akt-ekspertizave.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00eb dy vitet e fundit, t\u00eb miturit dalin haptazi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike, kryesisht kanabis. Kemi patur raste kur jan\u0451 p\u0451rdorues dhe shp\u0451rndar\u0451s dhe ata mbajn\u0451 doza t\u0451 vogla q\u0451 mos t\u0451 zbulohen nga policia dhe t\u0451 vler\u0451sohen si p\u0451rdorues,\u201d tha prokurorja e seksionit t\u00eb t\u00eb miturve, Elsa Kare\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas specialistes s\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs, Migena Ko\u00e7ollari, kanabisi nuk \u00ebsht\u00eb droga e vetme ku p\u00ebrfshihen t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>\u201cVihet re nj\u0451 rritje e numrit t\u0451 t\u0451 miturve, jo vet\u0451m tek n\u0451 histori hashashi, por edhe heroine dhe kokaine,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p><strong>\u2018Ata gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit\u2019 \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dokumenteve hetimore tregojn\u00eb se grupet e organizuara kriminale targetojn\u00eb t\u00eb rinj ose t\u00eb mitur nga familje t\u00eb varfra ose me probleme sociale dhe i pun\u00ebsojn\u00eb ata si \u00e7irak\u00eb t\u00eb tyre me pagesa fikse, mujore ose ditore.<\/p>\n<p>Zakonisht, grupe t\u00eb tilla kontrollojn\u00eb shp\u00ebrndarjen e hashashit n\u00eb lagjet e kryeqytetit, por nuk mungojn\u00eb llojet e tjera t\u00eb drog\u00ebs si heroina, kokaina apo ekstazia.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kafene n\u00eb Tiran\u00eb, Valbona p\u00ebrpiqet t\u00eb kujtoj\u00eb metamorfoz\u00ebn e shpejt\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb saj, i cili pas arrestimit nga policia n\u00ebntorin e kaluar, u d\u00ebnua me v\u00ebnie n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr 2 vjet, me kushtin q\u00eb t\u00eb mos kryej\u00eb asnj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Gruaja dyshon se i biri ka filluar t\u00eb konsumoj\u00eb dhe shp\u00ebrndaj\u00eb hashash q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 14-vje\u00e7are, kur nisi t\u00eb b\u00ebhej nervoz dhe t\u00eb q\u00ebndronte gjith\u00eb koh\u00ebn me kok\u00ebn n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Valbona thot\u00eb se u p\u00ebrpoq q\u00eb t\u00eb birit t\u00eb mos i mungonte asgj\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs me orare t\u00eb zgjatura n\u00eb nj\u00eb lavanderi n\u00eb Tiran\u00eb, kishte marr\u00eb edhe kredi p\u00ebr shkollimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cAta [kriminel\u00ebt] gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit,\u201d tha Valbona p\u00ebr BIRN, nd\u00ebrsa shtoi se do t\u00eb donte shum\u00eb q\u00eb t\u2019i njihte dhe t\u2019i zbulonte ata q\u00eb e fut\u00ebn t\u00eb birin n\u00eb rrug\u00ebn e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE kam pyetur t\u00eb m\u00eb thot\u00eb emra, por k\u00ebmb\u00ebngul se nuk e njeh at\u00eb person,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edvis Gorishti, avokat i disa t\u00eb miturve n\u00eb konflikt me ligjin i tha BIRN se policia mjaftohet shpesh me hetime t\u00eb cek\u00ebta, pa mundur t\u00eb identifikoj\u00eb grupet e organizuara kriminale q\u00eb fshihen pas t\u00eb miturve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shembujt tipik\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb hetimi i kryer p\u00ebr djalin e Valbon\u00ebs, rast t\u00eb cilin ai e p\u00ebrfaq\u00ebsoi n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHetimi nuk ishte i thelluar dhe mund t\u0451 ishte b\u0451r\u0451 pun\u0451 m\u0451 e sakt\u0451 me metodat speciale, se cili ishte personi q\u0451 e shtyu f\u0451mij\u0451n p\u0451r t\u0451 shitur drog\u0451. F\u0451mija ishte i pun\u0451suar dhe nuk doli personi ose grupi kriminal,\u201c tha Gorishti.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes analiz\u00ebs s\u00eb dosjeve gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se minoren\u00ebt prezantohen me rrjetet e shp\u00ebrndarjes s\u00eb hashashit fillimisht si p\u00ebrdorues dhe m\u00eb pas rekrurohen si shp\u00ebrndar\u00ebs, t\u00eb joshur nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervistave me policin\u00eb, ata p\u00ebrmendin shpesh si faktor\u00eb t\u00eb nxitjes n\u00eb krim v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike ose sociale t\u00eb familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb 17-vje\u00e7ar me nofk\u00ebn \u201c\u00c7erri\u201d u arrestua m\u00eb 30 gusht n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cPartizani\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa shiste hashash i ulur n\u00eb nj\u00eb karrige ngjitur me murin e shkoll\u00ebs. Ai i tha policis\u00eb se punonte p\u00ebr llogari t\u00eb dy djemve t\u00eb rritur, t\u00eb cil\u00ebt i identifikoi si \u2018menaxheri dhe pronari\u2019.<\/p>\n<p>I mituri shiste deri n\u00eb 500 qese me hashash n\u00eb dit\u00eb dhe b\u00ebnte nj\u00eb xhiro ditore prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ai paguhej me 1% t\u00eb xhiros ose 2500 lek\u00eb\/ dita.<\/p>\n<p>Ai i shpjegoi policis\u00eb se menaxheri i sillte furnizimin dhe mblidhte lek\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb turnit, nd\u00ebrsa \u2018pronari\u2019 rrall\u00ebher\u00eb shfaqej n\u00eb zon\u00eb. Por asnj\u00ebri prej t\u00eb dyve nuk p\u00ebrfundoi n\u00eb pranga.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, ai shtoi se kushtet ekonomike t\u00eb familjes e kishin shtyr\u00eb t\u00eb b\u00ebhej shp\u00ebrndar\u00ebs i hashashit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerxhio [menaxheri] m\u0451 pyeti n\u0451se doja t\u0451 filloja pun\u0451 dhe duke qen\u0451 n\u0451 v\u0451shtir\u0451si ekonomike, mbasi babai nuk punon dhe n\u0451na ime nuk jeton, m\u0451 duheshin lek\u0451,\u201d i tha i mituri policis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se jam n\u00eb borxhe si familje dhe m\u00eb duhej t\u00eb laja borxhet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Leht\u00ebsi ligjore <\/strong><\/p>\n<p>Prej vitit 2017, Shqip\u00ebria aplikon nj\u00eb kod t\u00eb ri t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Penale p\u00ebr t\u00eb Mitur, q\u00eb mbron t\u00eb drejtat e minoren\u00ebve n\u00eb konflikt me ligjin, p\u00ebrcakton d\u00ebnime alternative ndaj tyre dhe e konsideron d\u00ebnimin me burg si mas\u00ebn e fundit t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Kodi i ri promovon gjithashtu rehabilitimin e minoren\u00ebve, por Shqip\u00ebria nuk ka ende nj\u00eb qend\u00ebr\/institucion q\u00eb do ta mund\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Tereza Merkaj, e specializuar n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb t\u00eb miturve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs i vler\u00ebson ndryshimet ligjore, por thekson gjithashtu se ato po shfryt\u00ebzohen nga t\u00eb rriturit p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb minoren\u00ebt drejt krimeve t\u00eb diktuara prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cParashikime t\u00eb tilla shfryt\u00ebzohen nga delinkuent\u00ebt e rritur, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin t\u00eb miturit p\u00ebr shp\u00ebrndarje e shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, p\u00ebr kryerje t\u00eb vjedhjeve t\u00eb ndryshme, apo krime t\u00eb tjera, duke iu premtuar fitime,\u201d tha Merkaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Merkaj shtoi gjithashtu t\u00eb miturit trajnohen q\u00eb t\u00eb mos i identifikojn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt madhor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i garantojn\u00eb ata se edhe n\u00eb rast se kapen, nuk do t\u00eb d\u00ebnohen me burgim.<\/p>\n<p>\u201cKrimet kan\u00eb shtrirje kohore dhe vijojn\u00eb t\u00eb kryhen nga i nj\u00ebjti i mitur p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb madhori, duke e vendosur n\u00eb raport var\u00ebsie. Kjo, sepse t\u00eb miturit jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb manipuluesh\u00ebm dhe t\u00eb kontrolluesh\u00ebm,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, personat e liruar si p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs jan\u00eb rikthyer n\u00eb radar\u00ebt e policis\u00eb si shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb saj, por edhe si nxit\u00ebs t\u00eb t\u00eb miturve n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje hetimore e finalizuar m\u00eb 16 qershor 2021, kur Policia e Tiran\u00ebs arrestoi nj\u00eb grup prej 18 t\u00eb rinjsh, t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrndanin hashash n\u00eb zon\u00ebn e 21 Dhjetorit \u2013 fare pran\u00eb komisariatit t\u00eb policis\u00eb nr.2.<\/p>\n<p>Ata u akuzuan p\u00ebr prodhim dhe shitje l\u00ebnd\u00ebsh narkotike n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr shkat\u00ebrrim prone, moskall\u00ebzim krimi si dhe shtyrje e t\u00eb miturve n\u00eb krim \u2013 pasi dy prej shp\u00ebrndar\u00ebsve t\u00eb identifikuar nga policia ishin n\u00ebn 18 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, i akuzuari kryesor \u00ebsht\u00eb Arnaldo Cicaj, 27 vje\u00e7, i cili e kishte nisur aktivitetin si nj\u00eb shit\u00ebs i rangut t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb hashashit, por kur u fuqizua, \u201cvendosi djem m\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb t\u00eb shisnin p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Grupi u ekspozua vet\u00ebm pasi i vendosi zjarrin makin\u00ebs s\u00eb nj\u00eb oficeri policie q\u00eb banonte n\u00eb lagjen ku ata shp\u00ebrndanin \u2013me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb hakmerreshin dhe ta trembnin q\u00eb t\u00eb mos i denonconte.<\/p>\n<p>Prokurorja Elina Kondi thot\u00eb se policis\u00eb shqiptare i mungon eksperienca n\u00eb trajtimin e rasteve me t\u00eb mitur dhe se n\u00eb vend t\u00eb ndalimeve, do duhej t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb gjurmuese p\u00ebr t\u00eb arritur tek organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo i tha gjithashtu BIRN se ndon\u00ebse e din\u00eb se nuk do t\u00eb d\u00ebnohen, f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb shpesh t\u00eb frik\u00ebsuar dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar kur p\u00ebrballen me policin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar nga t\u00eb rriturit, sepse gjithmon\u00eb kur k\u00ebta i shfryt\u00ebzojn\u00eb, edhe i kanosin, i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb p\u0451r jet\u0451n e tyre, me familjen dhe prandaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb miturit t\u00eb tregojn\u0451 se kush i shfryt\u00ebzon,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Prokurorja Kondi thot\u00eb se ka ardhur koha q\u00eb shteti t\u2019u ofroj\u00eb garanci t\u00eb miturve si dhe t\u2019u ofroj\u00eb atyre mbrojtje reale gjat\u00eb proceseve penale.<\/p>\n<p>Migena Ko\u00e7ollari nga Sh\u00ebrbimi i Prov\u00ebs bie dakord, nd\u00ebrsa shton se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb ende gati p\u00ebr zbatimin e detyrimeve ligjore q\u00eb kan\u00eb n\u00eb fokus rehabilitimin e minoren\u00ebve.<\/p>\n<p>Ko\u00e7ollari p\u00ebrmend munges\u00ebn e nj\u00eb qendre gjysm\u00eb t\u00eb hapur, q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonte t\u00eb miturve kryerjen e aktiviteteve edukuese apo kualifikime profesionale, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb gjenden n\u00ebn sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>\u201cKjo na ka krijuar probleme, se rastet q\u0451 ne kemi n\u0451n sh\u0451rbim prove \u0451sht\u0451 e v\u0451shtir\u0451 t\u0451 punosh me ta pa k\u0451t\u0451 institucion,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Edhe Valbona u detyrua t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje alternative p\u00ebr ta shp\u00ebtuar t\u00eb birin nga var\u00ebsia e drog\u00ebs dhe grupet kriminale, nd\u00ebrsa vendosi ta largoj\u00eb at\u00eb nga Tirana. Mb\u00ebshtetjen e munguar nga shteti ajo e kompensoi me ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte zgjidhja ime,\u201d tha Valbona me shqet\u00ebsim, nd\u00ebrsa shtoi: \u201cm\u00eb tep\u00ebr sesa ligji them se gjysh\u00ebrit do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkues dhe do ta kontrollojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nat\u00ebn e 26 n\u00ebntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb dhe pa nj\u00eb grup polic\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt i than\u00eb se \u2018\u00e7uni \u00ebsht\u00eb kapur me drog\u00eb\u2019. N\u00ebn\u00eb e divorcuar e nj\u00eb djali 15-vje\u00e7ar, Valbona po p\u00ebrballej asokohe me orare t\u00eb zgjatura n\u00eb pun\u00eb dhe me problemet e t\u00eb birit me shkoll\u00ebn p\u00ebr shkak [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79949,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829],"tags":[2068,2069,857,2070,2071,883,1342,850,2072,2073,2074,2075,1502,2076,2077,2033,2078,852,2079,1634,2080,2081,270,2082,1538,1607,1834,1979,1835,1151,2083,1539,1311,897,2084,1840,1467,885,1743,1663,1664,1162,2085,2024,149,1709,1590,1544,2086,2087,1533,1091,1167,1350,2088,2089,429,1837,391,1789,1610,1107],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/44yrFzawzn8.jpg","fifu_image_alt":"Foto nga woliul hasan","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79948\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}