{"id":79954,"date":"2021-09-30T14:57:08","date_gmt":"2021-09-30T12:57:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjuetia-e-paligjshme-shenoi-rekorde-te-reja-gjate-pandemise\/2021\/09\/30\/"},"modified":"2021-09-30T14:57:08","modified_gmt":"2021-09-30T12:57:08","slug":"gjuetia-e-paligjshme-shenoi-rekorde-te-reja-gjate-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjuetia-e-paligjshme-shenoi-rekorde-te-reja-gjate-pandemise\/2021\/09\/30\/","title":{"rendered":"Gjuetia e paligjshme sh\u00ebnoi rekorde t\u00eb reja gjat\u00eb pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb zon\u00ebn ligatinore pran\u00eb fshatit Rinia &#8211; 12 kilometra n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, gjuetar\u00ebt shfaqen n\u00eb muzg dhe fshihen n\u00eb fushej\u00ebza t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi cektin\u00eb.<\/p>\n<p>Fushej\u00ebzat jan\u00eb platforma t\u00eb kamufluara t\u00eb thjeshta t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi kolona druri, n\u00eb t\u00eb cilat gjuetar\u00ebt fshihen dhe i b\u00ebjn\u00eb prit\u00eb shpend\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr. Ato p\u00ebrdoren gjat\u00eb dit\u00ebs dhe nat\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u fshehur nga gjahu dhe p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur nga era, duke e b\u00ebr\u00eb vrasjen e pres\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe numrin e shpend\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e muzgut shpend\u00ebt nisin e kullosin, rosat m\u00eb s\u00eb shumti nisin aktivitetin e tyre nat\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u ushqyer dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kur ato kan\u00eb l\u00ebvizjet m\u00eb aktive gjuhen nga gjuetar\u00ebt e paligjsh\u00ebm,\u201d shpjegon Zydjon Vorpsi, ekspert pran\u00eb Shoqat\u00ebs p\u00ebr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror n\u00eb Shqip\u00ebri (PPNEA).<\/p>\n<p>\u00c7do vit qindra mij\u00ebra zogj shtegtar\u00eb fluturojn\u00eb nga Afrika drejt delt\u00ebs s\u00eb Danubit p\u00ebrmes Ballkanit, n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin vendkalimi i Adriatikut. P\u00ebrpara se t\u00eb kalojn\u00eb Alpet, ata pushojn\u00eb dhe ushqehen n\u00eb zonat e pasura ligatinore t\u00eb Ult\u00ebsir\u00ebs Per\u00ebndimore, ku ndalojn\u00eb gjithashtu n\u00eb kthim p\u00ebrpara se t\u00eb fluturojn\u00eb mbi Detin Mesdhe.<\/p>\n<p>Laguna e Sektorit Rinia konsiderohet nga aktivist\u00ebt mjedisor\u00eb si nj\u00eb zon\u00eb e nxeht\u00eb p\u00ebr vrasjen e paligjshme t\u00eb shpend\u00ebve. Edhe pse gjuetia ndalohet me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb nj\u00eb inspektimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Inspektoratin Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT) dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb shtun\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit 2020, ekspert\u00ebt e PPNEA-s identifikuan dhe shkat\u00ebrruan 11 fushej\u00ebza t\u00eb ngritura mbi lagun\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, moratoriumi i vendosur n\u00eb vitin 2014 mbi gjuetin\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb histori suksesi, megjithat\u00eb ekspert\u00ebt mbeten skeptik\u00eb, nd\u00ebrsa theksojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri mungojn\u00eb studimet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha llojet e shpend\u00ebve dhe kafsh\u00ebve t\u00eb egra. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoqatat e gjuetar\u00ebve ankohen se moratoriumi nuk i ndaluar gjahtar\u00ebt e paligjsh\u00ebm ose brakonier\u00ebt, duke sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs p\u00ebr faun\u00ebn e eg\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN nga organet ligjzbatuese, intervistat me aktivist\u00eb mjedisor\u00eb dhe v\u00ebzhgime n\u00eb terren n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, sugjerojn\u00eb se pavar\u00ebsisht moratoriumit, vrasja e paligjshme e faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon e pashqet\u00ebsur dhe mund t\u00eb ket\u00eb arritur pikun e saj gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 2020-\u00ebs \u2013 vit kur importi i fishek\u00ebve p\u00ebr arm\u00ebt e gjahut sh\u00ebnoi rekord.<\/p>\n<p>Ky aktivitet kriminal shpesh nuk kursen dhe specie q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb zhduken dhe mbrohen me ligj p\u00ebrmes List\u00ebs s\u00eb Kuqe.<\/p>\n<p>\u201cGjuetar\u00ebt e paligjsh\u00ebm un\u00eb do i krahasoja me vras\u00ebsit serial\u00eb sepse jan\u00eb persona aq problematik\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb gjakun kur vrasin se sa p\u00ebr t\u00eb gjuajtur nj\u00eb kafsh\u00eb apo nj\u00eb shpend,\u201d thot\u00eb Olsion Lama, ekspert pran\u00eb PPNEA-s.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi moratoriumin<\/strong><\/p>\n<p>Moratoriumi p\u00ebr ndalimin e gjuetis\u00eb u miratua fillimisht n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr 2 vite dhe n\u00eb vitin 2016 u zgjat edhe me 5 vite t\u00eb tjera. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb ndalimi i ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb gjuetis\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb llojeve t\u00eb faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr, objekt gjuetie.<\/p>\n<p>\u201cZbatimi i moratoriumit dhe ndalimi i gjuetis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme prej rreth 6 vitesh (deri m\u00eb tani), ka rikthyer dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsisht situat\u00ebn p\u00ebr faun\u00ebn e eg\u00ebr n\u00eb vendin ton\u00eb,\u201d tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pohimin e saj, ministria iu referua t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censusit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shpend\u00ebve t\u00eb Ujit, i cili realizohet me pjes\u00ebmarrjen e OJF-ve, ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs dhe stafit t\u00eb Administratave Rajonale t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura (AdZM-ve) n\u00eb 12 qarqet e vendit.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se n\u00eb vitet 2017, 2018 dhe 2019, numri total i shpend\u00ebve t\u00eb evidentuar ka qen\u00eb rreth 50 % m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2016,\u201d tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb gjith\u00eb ligatinat e v\u00ebzhguara u regjistruan rreth 151 mij\u00eb shpend\u00eb t\u00eb ujit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 65 specie t\u00eb ndryshme,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Prognoza e Ministris\u00eb nuk ndahet nga ekspert\u00ebt e pavarur t\u00eb mjedisit, t\u00eb cil\u00ebt theksojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri mungojn\u00eb studimet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha llojet e shpend\u00ebve dhe kafsh\u00ebve t\u00eb egra p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ka l\u00ebvizur numri i popullatave dhe ngren\u00eb shqet\u00ebsimin p\u00ebr rrallimin e specieve q\u00eb jan\u00eb objekt gjuetie.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb totalisht e besueshme, pasi kemi lloje shpend\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb objekt gjuetie, por q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb censusit t\u00eb shpend\u00ebve ujor\u00eb, si p\u00ebr shembull th\u00ebll\u00ebza e malit, p\u00ebllumbi i eg\u00ebr dhe turtulli,\u201d shprehet Olsion Lama.<\/p>\n<p>\u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit q\u00eb kemi mbledhur nga gjuetar\u00ebt profesionist\u00eb dhe studiues t\u00eb shpend\u00ebve, na rezulton se ka pasur nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb th\u00ebll\u00ebz\u00ebs s\u00eb malit, megjith\u00ebse kemi qen\u00eb n\u00eb moratorium,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Danjel Bica, kryetar i shoqat\u00ebs Ekspert\u00ebt e Rinj Mjedisor\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr, shprehet se moratoriumi i gjuetis\u00eb nuk ka arritur t\u2019i ndal\u00eb gjahtar\u00ebt e paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSipas informacioneve q\u00eb un\u00eb kam, ai [moratoriumi] deri diku ka ndikuar, por nuk mund t\u00eb themi se ka ndonj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb zon\u00ebn e Bulqiz\u00ebs apo Dibr\u00ebs, pasi ka shum\u00eb raste q\u00eb njer\u00ebzit vazhdojn\u00eb vrasjen e derrit t\u00eb eg\u00ebr, dhis\u00eb s\u00eb eg\u00ebr, kaprollit, lepurit etj,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zon\u00eb ka gjuetar\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm ose edhe mund t\u00eb jen\u00eb me leje, sepse lejen e arm\u00ebs t\u00eb gjahut ata e kan\u00eb, po nuk \u00ebsht\u00eb se ndalen, dometh\u00ebn\u00eb si sport, si aktivitet akoma vazhdon,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb gjuetar\u00ebve profesionist\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb rolin e moratoriumit n\u00eb vitet e para, por sipas tyre ai d\u00ebshtoi t\u00eb ndihmonte faun\u00ebn e eg\u00ebr sepse nuk u krijuan struktura efikase p\u00ebr zbatimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dy vitet e para t\u00eb moratoriumit pati nj\u00eb lloj efekti, jo 100%\u201d, pohon Themi Perri, presidenti i Federat\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare p\u00ebr Gjueti dhe Konservim, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb shoqatat e gjuetis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cPas dy vitesh, moratoriumi i gjuetis\u00eb edhe p\u00ebr kat\u00ebr vite ishte nj\u00eb marr\u00ebzi p\u00ebr ne komunitetin e gjuetar\u00ebve, sepse nuk solli asgj\u00eb t\u00eb re, por e p\u00ebrkeq\u00ebsoi situat\u00ebn,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Gjuetia e paligjshme <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Olsion Lam\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri ka dy lloje gjuetie, ajo q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr shpend\u00ebt dhe gjuetia q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr gjitar\u00ebt, pra kafsh\u00ebt e egra. Gjuetia p\u00ebr shpend\u00ebt kryesisht fokusohet tek th\u00ebll\u00ebza e malit, th\u00ebll\u00ebza e fush\u00ebs dhe disa lloje t\u00eb tjera shpend\u00ebsh, si\u00e7 jan\u00eb rosat n\u00eb zon\u00ebn bregdetare, n\u00ebp\u00ebr laguna dhe ligatina.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk jan\u00eb objekt gjuetie, disa lloje t\u00eb ndryshme shpend\u00ebsh si \u00e7afkat ose karabullaku, q\u00ebllohen nga disa gjahtar\u00eb p\u00ebr sh\u00ebnjest\u00ebr. Lama thekson se gjithashtu ka dy lloj gjuetar\u00ebsh, ata t\u00eb ligjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb shoqata dhe i respektojn\u00eb rregullat e gjuetis\u00eb dhe gjahtar\u00ebt e paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGjuetari i ndersh\u00ebm ndjek t\u00eb gjitha rregullat dhe kujdeset p\u00ebr kafsh\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb se shkon vet\u00ebm p\u00ebr ta gjuajtur, por kujdeset p\u00ebr popullat\u00ebn e k\u00ebsaj kafshe, sepse k\u00ebshtu siguron gjuetin\u00eb edhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb, pra nuk \u00ebsht\u00eb se e zhduk popullat\u00ebn e nj\u00eb lloji,\u201d tha Lama.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa kriminel\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb gjuetar\u00ebt e pandersh\u00ebm, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kujdesen p\u00ebr popullat\u00ebn, por gjuajn\u00eb edhe n\u00eb sezon shumimi edhe jasht\u00eb sezoni, kur nuk lejohet gjuetia, gjuajn\u00eb edhe gjat\u00eb moratoriumit lloje q\u00eb nuk jan\u00eb fare objekt gjuetie,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb vitin 2020 ka pasur 12 sinjalizime nga qytetar\u00ebt p\u00ebr gjueti t\u00eb paligjshme, nd\u00ebrsa n\u00eb 13 raste jan\u00eb ndaluar n\u00eb kushte flagrance persona t\u00eb dyshuar me arm\u00eb gjuetie.<\/p>\n<p>Por an\u00ebtar\u00ebt e shoqatave t\u00eb gjuetis\u00eb dhe ekspert\u00ebt ankohen se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut dhe gjuetia e paligjshme \u00ebsht\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shtuar [numri i gjuetar\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm] me t\u00eb th\u00ebn\u00eb 10-fish, sidomos k\u00ebto dy vjet, n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb tmerr\u00ebsisht,\u201d thot\u00eb Florin Torba, an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjuetar\u00ebve n\u00eb Peshkopi.<\/p>\n<p>Sipas Torb\u00ebs, shtimi i gjahtar\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm i ka b\u00ebr\u00eb pyjet shqiptare t\u00eb pasigurta.<\/p>\n<p>\u201cSidomos k\u00ebto koh\u00ebt q\u00eb ka qen\u00eb pandemia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb dalja, qoft\u00eb edhe p\u00ebr qejf, jo p\u00ebr t\u00eb st\u00ebrvitur zagar\u00ebt apo di\u00e7ka e till\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shtuar gjuetar\u00ebt e paligjsh\u00ebm edhe ke frik\u00eb me dal\u00eb,\u201d shtoi Torba.<\/p>\n<p>Sipas Themi Perrit, inidicje p\u00ebr gjuetin\u00eb e paligjshme jan\u00eb edhe aksidentet me arm\u00eb gjahu q\u00eb jan\u00eb regjistruar gjat\u00eb viteve t\u00eb moratoriumit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb moratoriumit na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa aksidente,\u201d tha ai. \u201cPresupozojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb gjuajtur, por aq shum\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb gjuajtur sa kan\u00eb ndodhur disa vrasje,\u201dshtoi Perri.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr d\u00ebshmi e t\u00ebrthort\u00eb e gjuestis\u00eb s\u00eb paligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb moratoriumit jan\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat e importit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb gjahut dhe t\u00eb fishek\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga BIRN nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, nga vitin 2014 deri n\u00eb vitin 2020 n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb importuar 3126 arm\u00eb gjahu. Gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb jan\u00eb importuar 252.859 fishek\u00eb, nga t\u00eb cilat piku ka arritur n\u00eb vitin 2020 me 150.079 fishek\u00eb ose 59.3% e totalit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs gjat\u00eb 6 viteve t\u00eb fundit ka l\u00ebshuar 996 leje p\u00ebr mbajtjen e arm\u00ebve t\u00eb gjahut.<\/p>\n<p>\u201cDyqanet e arm\u00ebve q\u00eb shesin fishek\u00eb dhe aksesor\u00eb p\u00ebr gjueti nuk jan\u00eb mbyllur p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eb dhe kan\u00eb shitur,\u201d tha Themi Perri.<\/p>\n<p>\u201cNuk i kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u2019i shkrepur n\u00eb dasm\u00eb, por i kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr gjueti,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Olsion Lama thekson se nga monitorimet e b\u00ebra n\u00eb terren gjuetia e paligjshme nuk \u00ebsht\u00eb ndalur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb moratoriumit.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht e kam par\u00eb dhe v\u00ebrtetuar n\u00eb disa raste duke udh\u00ebtuar n\u00eb disa zona t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr monitorimin e faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe jemi p\u00ebrballur disa her\u00eb me gjuetar\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm, q\u00eb gjuanin gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb moratoriumit\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebqebulli i balsamosur<\/strong><\/p>\n<p>Nga analizimi i postimeve n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb gjuetar\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb vitet 2014-2020 dhe sidomos p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, pas muajit mars 2020 \u2013 koh\u00eb kur n\u00eb Shqip\u00ebri u vendos dhe ora policore, BIRN zbuloi se ata gjuajn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kafsh\u00ebve dhe shpend\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuara dhe mbrohen me ligj p\u00ebrmes List\u00ebs s\u00eb Kuqe.<\/p>\n<p>Kjo list\u00eb e krijuar n\u00eb vitin 1964 nga Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Ruajtjen e Natyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb renditja m\u00eb e holl\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb e gjendjes s\u00eb ruajtjes s\u00eb specieve biologjike, duke i radhitur ato sipas kategorive t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Postimet n\u00eb rrjetet sociale tregojn\u00eb se specie t\u00eb rrezikuara, si ariu i murrm\u00eb, derri i eg\u00ebr, kaprolli, dhia e eg\u00ebr apo shpend\u00eb si shapka e madhe e ujit, gjuhen masivisht dhe p\u00ebrfundojn\u00eb deri n\u00eb menyt\u00eb e restoranteve q\u00eb ofrojn\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb egra, t\u00eb cil\u00ebt sipas ekspert\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi informacion q\u00eb dhin\u00eb e eg\u00ebr po e gjuajn\u00eb sidomos n\u00eb zonat malore ku ajo ka habitatin e vet dhe na rezulton se ajo po tkurret n\u00eb popullat\u00eb,\u201d tha Olsion Lama.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej kafsh\u00ebve dhe shpend\u00ebve q\u00eb vriten nga gjahtar\u00ebt e paligjsh\u00ebm balsamosen dhe ekspozohen si trofe gjuetie.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2020, aktivist\u00ebt e PPNEA-s dhan\u00eb alarmin pasi zbuluan tre individ\u00eb t\u00eb Rr\u00ebqebullit t\u00eb Ballkanit t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb balsamosur n\u00eb nj\u00eb restorant pran\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit &#8211; i cili reklamon dhe servir mish t\u00eb kafsh\u00ebve dhe shpend\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 30% t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebqebullit t\u00eb Ballkanit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjenden n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb balsamosur,\u201d u ankua Lama.<\/p>\n<p>PPNEA e referoi rastin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe kjo e fundit e delegoi p\u00ebr juridiksion n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se ka regjistruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cD\u00ebmtimit t\u00eb specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr\u2019\u2019 dhe \u201cTregtimit t\u00eb specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr\u2019\u2019, por nuk ka akoma persona n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Olsian Lama ankohet se Prokuroria e Elbasanit nuk po tregon vullnetin e duhur p\u00ebr ta hetuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cNga momenti q\u00eb e kemi d\u00ebrguar n\u00eb prokurori nuk ka ndodhur as edhe nj\u00eb lloj veprimi p\u00ebr rastin dhe p\u00ebr fenomenin nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb as edhe nj\u00eb lloj mase\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga policia, prokuroria dhe gjykata, BIRN zbuloi se pjesa m\u00eb e madhe e rasteve t\u00eb referuara q\u00eb lidhen me gjuetin\u00eb jan\u00eb p\u00ebr arm\u00ebmbajtjen pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb gjuetis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb rrethet gjyq\u00ebsore t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Shkodr\u00ebs, policia ka referuar n\u00eb prokurori 150 raste nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2020, nga t\u00eb cilat jan\u00eb regjistruar 64 procedime penale dhe nd\u00ebr to 35 jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim. Vet\u00ebm 16 raste t\u00eb d\u00ebrguara p\u00ebr gjykim kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb par\u00ebt gjuajn\u00eb prokuror\u00ebt, gjykat\u00ebsit, polic\u00ebt, ata q\u00eb kan\u00eb para,\u201d tha Themi Perri, nd\u00ebrsa u ankua se gjuetari i &#8220;ndersh\u00ebm\u2019 \u00ebsht\u00eb penalizuar nga moratoriumi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka edhe komunitete n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb jan\u00eb vet\u00eborganizuar p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb gjuetar\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Shishtavec n\u00eb Kuk\u00ebs, prej kat\u00ebr vjet\u00ebsh banor\u00ebt vendas n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoqat\u00ebn P\u00ebrdoruesit e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, nuk e lejojn\u00eb gjuetin\u00eb e paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKa 3-4 vjet k\u00ebtu n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Shishtavecit q\u00eb nuk ka gjueti t\u00eb paligjshme, p\u00ebr arsye se ne si shoqat\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me pleq\u00ebsit\u00eb e fshatrave nuk i lejojm\u00eb t\u00eb gjuajn\u00eb kafsh\u00ebt e egra,\u201d tha Agim Noka, kryetari i shoqat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJemi pa ndalim n\u00eb 14 fshatra t\u00eb k\u00ebsaj zon\u00eb q\u00eb i monitorojm\u00eb dhe nuk i lejojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjuajtur,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb fshatin Radomir\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Kalaja e Dod\u00ebs n\u00eb Dib\u00ebr, banor\u00ebt vendas i kan\u00eb marr\u00eb frenat n\u00eb duart e tyre p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb brakonazhit. Madje, banor\u00ebt e fshatit kontribuojn\u00eb financiarisht p\u00ebr nj\u00eb roje q\u00eb ruan pyllin dhe monitoron p\u00ebr gjahtar\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe jo e jo, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt nga Peshkopia q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gjuajn\u00eb, sa ta marrin vesh q\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e ndaluar gjuetia edhe ata nuk futen fare,\u201d tha Haxhi Hima, banor i fshatit dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb sektorin e turizmit. \u201c\u00cbsht\u00eb haram p\u00ebr ta vrar\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb eg\u00ebr,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cSpitali i shpend\u00ebve\u201d<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_80754\" aria-describedby=\"caption-attachment-80754\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shqiponja-e-Malit-e-plagosur-me-arm\u00eb-gjuetie-duke-u-mjekuar-n\u00eb-Qendr\u00ebn-e-Rikuperimit-t\u00eb-Shpend\u00ebve-t\u00eb-Eg\u00ebr-n\u00eb-Divjak\u00eb.-Foto-Geri-Emiri-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80754\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shqiponja-e-Malit-e-plagosur-me-arm\u00eb-gjuetie-duke-u-mjekuar-n\u00eb-Qendr\u00ebn-e-Rikuperimit-t\u00eb-Shpend\u00ebve-t\u00eb-Eg\u00ebr-n\u00eb-Divjak\u00eb.-Foto-Geri-Emiri-2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"80754\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80754\" class=\"wp-caption-text\">Shqiponja e Malit e plagosur me arm\u00eb gjuetie, duke u mjekuar n\u00eb Qendr\u00ebn e Rikuperimit t\u00eb Shpend\u00ebve t\u00eb Eg\u00ebr n\u00eb Divjak\u00eb. Foto Geri Emiri.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Edhe shqiponja, shpendi simbol komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve nuk i ka shp\u00ebtuar gjuetis\u00eb s\u00eb paligjshme. N\u00eb 16 shkurt, rojet e Administrat\u00ebs s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura n\u00eb Berat gjet\u00ebn nj\u00eb individ t\u00eb ri t\u00eb Shqiponj\u00ebs s\u00eb Art\u00eb\u00a0 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Tomorit, n\u00eb kushte t\u00eb dob\u00ebta sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb fluturuar.<\/p>\n<p>Ata vendos\u00ebn ta transferonin menj\u00ebher\u00eb shqiponj\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn e Rekuperimit te Shpendeve t\u00eb Eg\u00ebr n\u00eb Divjak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDyshimin ton\u00eb e konfirmoi grafia, kishim nj\u00eb trup t\u00eb mbushur me sa\u00e7me dhe kishim edhe nj\u00eb fraktur\u00eb n\u00eb krah,\u201d kujtoi Ardian Ko\u00e7i, drejtor i Administrat\u00ebs s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura n\u00eb Fier. \u201cFilluam mjekimin menj\u00ebher\u00eb me antibiotik, i imobilizuam krahun dhe vazhduam ushqimin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ko\u00e7i tregon se q\u00eb kur qendra hapi dyert nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ajo ka mir\u00ebpritur 18 shpend\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen e veterinerit.<\/p>\n<p>Shpend\u00ebt q\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr unike p\u00ebr vendin nuk jan\u00eb vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria. Ko\u00e7i p\u00ebrmend rastin e nj\u00eb lejleku q\u00eb ka ardhur nga Prizreni, i plagosur gjithashtu me sa\u00e7me nga gjuetia, por edhe nj\u00eb Shkab\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar nga Kroacia.<\/p>\n<p>Shkaba nuk kishte shenja gjuetie, por ishte e paushqyer dhe dyshohet se se mund t\u00eb kishte ngr\u00ebn\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin gjuajtur dhe ishte helmuar nga plumbi.<\/p>\n<p>\u201cNdodh shpesh ky helmimi me plumb, sidomos tek shpend\u00ebt q\u00eb ushqehen me k\u00ebrma, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i shkab\u00ebs\u201d, shpjegoi Ardian Ko\u00e7i.\u00a0 \u201cGjat\u00eb ngr\u00ebnies s\u00eb mishit marrin edhe doza t\u00eb plumbit q\u00eb avash-avash fillojn\u00eb edhe akumulohen, duke dh\u00ebn\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb ndryshme n\u00eb nerva, n\u00eb epitele, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb sistemin nervor t\u00eb shpendit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Teksa shqiponja sot fluturon e lir\u00eb pas trajtimit mjek\u00ebsor n\u00eb Qendr\u00ebn e Rikuperimit t\u00eb Shpend\u00ebve t\u00eb Eg\u00ebr Divjak\u00eb, Ko\u00e7i thekson se ky shpend \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar nga individ\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ose p\u00ebr arsye brakonazhi p\u00ebr t&#8217;u balsamosur.<\/p>\n<p>Kur Arsen Llambro mori me qira s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebn e tij restorantin \u2018Taverna e Miq\u00ebsis\u00eb\u2019 n\u00eb fshatin Nart\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs disa vite m\u00eb par\u00eb, muret ishin t\u00eb dekoruara me shpend\u00eb dhe kafsh\u00eb t\u00eb balsamosura t\u00eb lagun\u00ebs Vjos\u00eb-Nart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb pelikanin, flamingon, nj\u00eb dhelp\u00ebr, nuselal\u00eb dhe nj\u00eb shqiponj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Llambros, kafsh\u00ebt e balsamosura kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb form\u00eb e vjet\u00ebr e marketingut e bizneseve t\u00eb kulinaris\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Nart\u00ebs, por k\u00ebsaj forme reklame i ka ikur koha.<\/p>\n<p>\u201cPjesa m\u00eb e madhe e p\u00ebrshtypjeve (t\u00eb klient\u00ebve) ishin negative, nuk ishin pozitive sepse edhe kafsh\u00ebt e balsamosura duan nj\u00eb p\u00ebrkujdesje tep\u00ebr t\u00eb madhe dhe nuk \u00ebsht\u00eb higjienike q\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb mbash kafsh\u00eb t\u00eb balsamosura, p\u00ebr shkak se p\u00ebrmbajn\u00eb parazit\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d, tregoi Arseni.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai i \u00ebsht\u00eb bashkuar nj\u00eb nisme t\u00eb PPNEA-s p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar kafsh\u00ebt dhe shpend\u00ebt e balsamosura me piktura. Arseni gjithashtu i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb restoranteve t\u00eb zon\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrin t\u00eb nj\u00ebjtin veprim.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi nj\u00eb shtet q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e industris\u00eb \u00ebsht\u00eb industria e turizmit edhe mendoj se kjo pjes\u00eb e mbajtjes s\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb balsamosura nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb sjelli shum\u00eb turist\u00eb, kjo do t\u2019i largoj\u00eb turist\u00ebt, prandaj edhe duhet t\u2019i bashkohen k\u00ebsaj nisme,\u201d tha Arseni.<\/p>\n<p>\u201cPjesa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb natyra dhe ne nga kjo natyr\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb, por ne nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb duke i balsamosur kafsh\u00ebt dhe duke i mbajtur n\u00eb ambientet e lokalit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb zon\u00ebn ligatinore pran\u00eb fshatit Rinia &#8211; 12 kilometra n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, gjuetar\u00ebt shfaqen n\u00eb muzg dhe fshihen n\u00eb fushej\u00ebza t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi cektin\u00eb. Fushej\u00ebzat jan\u00eb platforma t\u00eb kamufluara t\u00eb thjeshta t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi kolona druri, n\u00eb t\u00eb cilat gjuetar\u00ebt fshihen dhe i b\u00ebjn\u00eb prit\u00eb shpend\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr. Ato p\u00ebrdoren gjat\u00eb dit\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79955,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,1427],"tags":[980,2061,2090,2091,2092,2093,2004,1540,2094,2095,1078,2096,2006,1135,883,2097,2098,2072,348,1282,2099,2100,2101,2102,761,896,852,870,1596,2103,2104,1076,2105,1450,2106,2107,1334,1539,1705,1550,1453,875,876,2108,2109,2110,1530,2111,2112,2113,2114,2115,885,2116,1664,2117,855,1782,149,778,358,1671,2118,2119,2120,2121,1356,1544,1533,1091,1167,2122,1350,2123,1631,2124,391,2125,1856,804,891,1986,1668,2126],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/2JlypxCYVJI.jpg","fifu_image_alt":"Foto nga matthew maaskant","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79954"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79954\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}