{"id":79956,"date":"2021-10-03T22:32:35","date_gmt":"2021-10-03T20:32:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/parajsat-fiskale-dhe-pasurite-e-fshehura-te-udheheqesve-dhe-miliardereve-ekspozohen-ne-rrjedhjen-e-paprecedente\/2021\/10\/03\/"},"modified":"2021-10-03T22:32:35","modified_gmt":"2021-10-03T20:32:35","slug":"parajsat-fiskale-dhe-pasurite-e-fshehura-te-udheheqesve-dhe-miliardereve-ekspozohen-ne-rrjedhjen-e-paprecedente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/parajsat-fiskale-dhe-pasurite-e-fshehura-te-udheheqesve-dhe-miliardereve-ekspozohen-ne-rrjedhjen-e-paprecedente\/2021\/10\/03\/","title":{"rendered":"Parajsat fiskale dhe pasurit\u00eb e fshehura t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve dhe miliarder\u00ebve ekspozohen n\u00eb rrjedhjen e paprecedent\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Miliona dokumente t\u00eb rrjedhura, dhe partneriteti m\u00eb i madh mes gazetar\u00ebve n\u00eb histori ka zbuluar sekretet financiare t\u00eb 35 udh\u00ebheq\u00ebsve aktual\u00eb dhe t\u00eb shkuar n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 330 zyrtar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 vende dhe territore si dhe t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mashtruesve dhe vras\u00ebsve.<\/p>\n<p>Dokumentet sekrete ekspozojn\u00eb marr\u00ebveshjet <em>offshore<\/em> t\u00eb mbretit t\u00eb Jordanis\u00eb, president\u00ebve t\u00eb Ukrain\u00ebs, Kenias dhe Ekuadorit, kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke dhe ish-kryeministrit t\u00eb Britanis\u00eb Tony Blair. Dosja zbulon gjithashtu detaje nga aktivitetet financiare \u201cministrit jozyrtar p\u00ebr propagand\u00ebn\u201d t\u00eb presidentit t\u00eb Rusis\u00eb Vladimir Putin dhe ato t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 130 miliarder\u00ebve nga Rusia, India, Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe kombe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura znbulojn\u00eb se shum\u00eb nga ata n\u00eb pushtet, q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund sistemit <em>offshore<\/em> jan\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrfitues t\u00eb tij \u2013 duke fshehur asete n\u00eb kompani sekrete dhe truste nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb e tyre b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar rrjedh\u00ebn globale t\u00eb parave t\u00eb paligjshme q\u00eb pasurojn\u00eb kriminel\u00ebt dhe varf\u00ebrojn\u00eb kombet.<\/p>\n<p>Mes thesareve t\u00eb fshehura t\u00eb zbuluara nga k\u00ebto dokumente jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb 22 milion\u00eb dollar\u00ebshe n\u00eb rivier\u00ebn franceze, e pajisur me kineman\u00eb e vet private dhe dy pishina, bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie offshore nga kryeministri populist i Republik\u00ebs \u00c7eke, nj\u00eb miliarder q\u00eb b\u00ebri fushat\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe elitave politike;<\/li>\n<li>M\u00eb shum\u00eb se 13 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb trust sekret n\u00eb Rrafshinat e M\u00ebdha t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara nga pinjolli i nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Guatemalas, nj\u00eb dinasti q\u00eb kontrollon nj\u00eb konglomerat sapuni dhe buz\u00ebkuqi q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb planetit.<\/li>\n<li>Tre vila t\u00eb m\u00ebdha me pamje nga deti n\u00eb Malibu t\u00eb blera p\u00ebrmes tre kompanive <em>offshore<\/em> p\u00ebr 68 milion\u00eb dollar\u00eb nga mbreti i Jordanis\u00eb n\u00eb vitet para se jordanez\u00ebt t\u00eb mbushnin rrug\u00ebn n\u00eb protestat e Pranver\u00ebs Arabe kund\u00ebr papun\u00ebsis\u00eb dhe korrupsionit.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Dokumentet sekrete njihen si <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/investigations\/pandora-papers\/\">Pandora Papers<\/a>.<\/p>\n<p>Konsorciumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb thesar prej 11.9 milion\u00eb dokumenteve konfidenciale dhe ka udh\u00ebhequr nj\u00eb skuad\u00ebr prej m\u00eb shum\u00eb se 600 gazetar\u00ebsh nga 150 mediave, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shpenzuar dy vjet p\u00ebr t\u2019i lexuar ato, duke gjurmuar burime dhe duke g\u00ebrmuar n\u00eb dokumente gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera publike nga dhjet\u00ebra vende.<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura vijn\u00eb nga 12 kompani sh\u00ebrbimesh <em>offshore<\/em> nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb cilat krijonin kompani guack\u00eb dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera p\u00ebr klient\u00ebt q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb aktivitetet e tyre financiare n\u00eb hije. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrfshijn\u00eb informacion mbi marr\u00ebveshjet <em>offshore<\/em> t\u00eb nj\u00eb numri drejtuesish shtetesh aktual\u00eb dhe t\u00eb huaj dhe zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati tre her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa rrjedhjet e tjera nga parajsat fiskale n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb autoritarizmit n\u00eb zgjerim dhe pabarazis\u00eb, Dokumentet e Pandor\u00ebs ofrojn\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb pakrahasueshme mbi at\u00eb se si parat\u00eb dhe pushteti operojn\u00eb n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet e nj\u00eb dhe se si shteti i s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkulut dhe thyer n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn nga nj\u00eb sistem sekreti financiar i mund\u00ebsuar nga SHBA-t\u00eb dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb pasura.<\/p>\n<p>N\u00eb imagjinat\u00ebn popullore, sistemi <em>offshore<\/em> shpesh shihet si nj\u00eb seri me ishuj me palma t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb. Dokumentet e Pandor\u00ebs tregojn\u00eb se makineria e paras\u00eb <em>offshore<\/em> operon n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb kryeqytetet financiare t\u00eb ekonomive m\u00eb t\u00eb pasura dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Gjetjet nga ICIJ dhe partner\u00ebt e saj n\u00eb media nxjerrin n\u00eb pah se si financa shum\u00eb sekrete ka penetruar politik\u00ebn globale \u2013 dhe ofron informacion t\u00eb thelluar n\u00eb at\u00eb se pse qeverit\u00eb dhe organizatat bot\u00ebrore kan\u00eb pasur pak sukses n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund abuzimeve financiare <em>offshore.<\/em><\/p>\n<p>Hetimi i Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs demaskon pronar\u00ebt e fsheht\u00eb t\u00eb kompanive <em>offshore<\/em>, llogarive bankare inkonjito, avion\u00ebve privat\u00eb, jahteve, vlave dhe veprave t\u00eb artit nga artist\u00eb t\u00eb till\u00eb si Picasso, Banksy dhe mjeshtra t\u00eb tjer\u00eb. Ajo ofron m\u00eb shum\u00eb informacion nga sa zakonisht \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm p\u00ebr agjencit\u00eb ligjzbatuese dhe qeverive n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>S\u00eb paku 11.3 trilion\u00eb dollar\u00eb mbahen \u201coffshore\u201d sipas nj\u00eb studimi t\u00eb vitit 20020 nga Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, me qend\u00ebr n\u00eb Paris. P\u00ebr shkak t\u00eb kompleksitetit dhe sekretit t\u00eb sistemit <em>offshore,<\/em> \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb dit\u00ebt se sa shum\u00eb nga kjo para \u00ebsht\u00eb e lidhur me evazionin fiskal dhe krime t\u00eb tjera dhe se sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb raportuar te autoritetet e duhura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Intrig\u00eb dhe privilegj<\/strong><\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb lidhur nga dokumentet sekrete me asete <em>offshore<\/em> p\u00ebrfshijn\u00eb yllin e kriketit t\u00eb Indis\u00eb Sachin Tendulkar, div\u00ebn e muzik\u00ebs pop Shakira, supermodelen Claudia Schiffer dhe gangsterin italian t\u00eb njohur si Leli, i Sh\u00ebndoshi.<\/p>\n<p>Gangsteri, Raffaele Amato, \u00ebsht\u00eb i lidhur me s\u00eb paku nj\u00eb dyzin\u00eb vrasjesh. T\u00eb dh\u00ebnat e rrjedhura ofrojn\u00eb detaje mbi nj\u00eb kompani guack\u00eb, t\u00eb regjistruar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, t\u00eb cil\u00ebn Amato e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb, pak para se t\u00eb arratisej nga Italia dhe t\u00eb krijonte organizat\u00ebn e vet kriminale. Amato, historia e t\u00eb cilit ka frym\u00ebzuar filmin e shum\u00eblavd\u00ebruar \u201cGomorrah\u201d, \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb burg i d\u00ebnuar me 20 vjet.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Amatos dhe Tendulkarit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment. Avokati i Shakir\u00ebs tha se k\u00ebng\u00ebtarja i ka deklaruar kompanit\u00eb e saj offshore, t\u00eb cilat avokati tha se nuk i siguronin asaj avantazh fiskal. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Schiffer than\u00eb se supermodelja i paguan me korrektes\u00eb taksat e saj n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, ku jeton.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve nuk \u00ebsht\u00eb ilegale t\u00eb kesh asete <em>offshore<\/em> apo t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh kompani guack\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes transnacional. Njer\u00ebzit e biznesit q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb nivel global thon\u00eb se ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb <em>offshore<\/em> p\u00ebr t\u00eb kryer aktivitetet e tyre financiare.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto aktivitete shpesh p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zhvendosje fitimesh nga vendet me taksa t\u00eb larta ku fitohen, te kompanit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr n\u00eb juridiksione me taksa t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebrdorimi i strehave <em>offshore<\/em> \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht problem i debatuar p\u00ebr figurat politike, p\u00ebr shkak se shpesh ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur aktivitetet jo t\u00eb p\u00eblqyeshme n\u00eb politikisht, ose korruptive larg syve t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i madh zyrtar\u00ebsht publik\u00eb dhe individ\u00ebsh super t\u00eb pasur \u2013 t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb disa raste jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb \u2013 p\u00ebrdorin sistemin <em>offshore<\/em> p\u00ebr t\u00eb menaxhuar, l\u00ebvizur dhe shpesh, p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb e tyre. Ata luajn\u00eb me rregullat e ndryshme nga pjesa tjet\u00ebr e njer\u00ebzimit, n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb intrigash dhe privilegjesh q\u00eb ushqejn\u00eb krime dhe korrupsion dhe mbajn\u00eb n\u00eb pushtet elitat ekonomike dhe politike bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sistemi mbahet gjithashtu nga institucione elitare, t\u00eb cilat i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb pasurve dhe t\u00eb fuqishm\u00ebve \u2013 bankat shum\u00ebkomb\u00ebshe, kompanive ligjore dhe zyrave t\u00eb kontabilitetit me seli qendrore n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dokument t\u00eb shumt\u00ebve t\u00eb Pandor\u00ebs, p\u00ebr shembull, tregon se bankat n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb kan\u00eb krijuar s\u00eb paku 3,926 kompani <em>offshore<\/em> p\u00ebr klient\u00ebt e tyre me ndihm\u00ebn e Alem\u00e1n, Cordero, Galindo &amp; Lee, nj\u00eb kompani ligjore panameze q\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb ish-ambasador i Panamas\u00eb n\u00eb SHBA. Kompania ligjore \u2013 e njohur gjithashtu si ALcogal \u2013 ka ortak\u00ebri me zyra n\u00eb nj\u00eb dyzin\u00eb me vende, p\u00ebrfshir\u00eb Zeland\u00ebn e Re, Uruguain dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dokumenti tregon se Alcogal krijoi s\u00eb paku 312 kompani n\u00eb Ishujt Virxhin Britanik\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gjigandit amerikan t\u00eb sh\u00ebrbimeve financiare Morgan Stanley.<\/p>\n<p>Dokumente t\u00eb tjera t\u00eb rrjedhura tregojn\u00eb se presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, kishte llogari bankare n\u00eb Morgan Stanley dhe n\u00eb JPMorgan Chase p\u00ebrmes nj\u00eb fondacioni shum\u00eb sekret n\u00eb Panama. M\u00eb 2017, ish-bankieri milioner transferoi pron\u00ebsin\u00eb e llogarive t\u00eb tij bankare te nj\u00eb trust konfidencial q\u00eb ai krijoi n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut. Kur u pyet p\u00ebr adres\u00ebn e tij n\u00eb formularin e bank\u00ebs, Lasso nuk vendosi adres\u00ebn e tij n\u00eb Ekuador. Ai vendosi nj\u00eb adres\u00eb zyre n\u00eb Coral Gables, Florida, pak m\u00eb posht\u00eb rug\u00ebs nga studioja e k\u00ebrcimit Fred Astaire dance studio.<\/p>\n<p>Lasso tha se p\u00ebrdorimi i kompanive offshore n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ka qen\u00eb \u201ci ligjsh\u00ebm dhe legjitim\u201d. Ai shtoi se respekton ligjin e Ekuadorit.<\/p>\n<p>Alcogal tha se kjo kompani \u201crespekton t\u00eb gjitha ligjet n\u00eb jurifiksionet ku operon\u201d dhe tha se ajo bashk\u00ebpunon plot\u00ebsisht me autoritetet qeveritare. JPMorgan refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb.<\/p>\n<p>Investigimi i Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs v\u00eb n\u00eb dukje se si Baker McKenzie, kompania m\u00eb e madhe ligjore n\u00eb SHBA, ndihmoi n\u00eb krijimin e sistemit modern <em>offshore<\/em> dhe vijon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb aktor kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekonomi t\u00eb err\u00ebt.<\/p>\n<p>Baker McKenzie dhe ortak\u00ebt bot\u00ebror\u00eb t\u00eb saj kan\u00eb p\u00ebrdorur lobingun dhe njohurit\u00eb mbi hartimin e legjislacionit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb form\u00eb ligjeve financiare n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Ata kan\u00eb p\u00ebrfituar gjithashtu nga puna e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz dhe kompani t\u00eb lidhura me korrupsion dhe regjime autoritare, zbuloi raportimi nga ICIJ.<\/p>\n<p>Kompania m\u00ebsohet se ka punuar p\u00ebr njer\u00ebz si oligarku ukrainas Ihor Kolomoisky, p\u00ebr t\u00eb cilin autoritetet e SHBA aludojn\u00eb se ka pastruar 5.5 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb numri kompanish guack\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb fabrika dhe prona t\u00eb patundshme n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qendr\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Baker McKenzie ka punuar gjithashtu p\u00ebr Jho Lo\u00eb, nj\u00eb financier tashm\u00eb n\u00eb arrati, i akuzuar nga autoritetet n\u00eb shum\u00eb vende p\u00ebr organizimin e vjedhjes s\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 4.5 miliard\u00eb dollar\u00ebve nga fondi malezian i zhvillimit ekonomik, i njohur si 1MDB. Raportimi i ICIJ-s\u00eb zbuloi gjithashtu se Lo\u00eb u mb\u00ebshtet te Baker McKenzie dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb dhe shok\u00ebt e tij t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb rrjet me kompani n\u00eb Malajzi dhe Hng Kong. Autoritetet n\u00eb SHBA aludojn\u00eb se Lo\u00eb p\u00ebrdori disa nga k\u00ebto kompani p\u00ebr t\u00eb zhvendosur parat\u00eb e vjedhura nga 1MDB.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr Baker McKenzie, John McGuinness, tha se kompania punon p\u00ebr t\u00eb ofruar k\u00ebshillat m\u00eb t\u00eb mira ligjore dhe p\u00ebr taksat p\u00ebr klient\u00ebt e vet dhe p\u00ebrpiqet \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb klient\u00ebt tan\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb ligjin dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira.\u201d<\/p>\n<p>McGuinness nuk foli drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti mbi pyetjet mbi rolin e Baker McKenzie n\u00eb ekonomin\u00eb <em>offshore,<\/em> duke cituar konfidencialitetin e klientit dhe privilegjin ligjor. Ai tha se firma kryen kontrolle t\u00eb rrepta p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb klient\u00ebve t\u00eb saj potencial\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u2018Ti e di se kush\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Investigimi i Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb dhe m\u00eb global se sa hetimi i Dokumenteve t\u00eb Panamas\u00eb nga ICIJ, i cili tronditi bot\u00ebn m\u00eb 2016, duke u pasuar nga bastiste policore dhe ligje t\u00eb reja n\u00eb dhjet\u00ebra vende si dhe nga r\u00ebnia e kryeministrave t\u00eb Island\u00ebs dhe Pakistanit.<\/p>\n<p>Dokumentet e Panamas\u00eb erdh\u00ebn nga dosjet e nj\u00eb kompanie t\u00eb vetme t\u00eb sh\u00ebrbimeve <em>offshore:<\/em> Kompania panameze Mossack Fonseca. Dokumentet e Pandor\u00ebs hedhin drit\u00eb n\u00eb nj\u00eb seksion nd\u00ebrveprues shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb avokat\u00ebsh, sekser\u00ebsh, nd\u00ebrmjet\u00ebsisht, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb industris\u00eb <em>offshore.<\/em><\/p>\n<p>Dokumentet e Pandor\u00ebs nxjerrin zbuluar financat e shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shteteve dhe zyrtar\u00ebve publik nga sa zbuluan Dokumentet e Panamas\u00eb dhe ofrojn\u00eb dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacion mbi pron\u00ebsin\u00eb e kompanive <em>offshore. <\/em>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rrjedhja e re e dokumenteve zbulon pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 29 mij\u00eb kompanive <em>offshore.<\/em> Pronar\u00ebt jan\u00eb nga m\u00eb shum\u00eb se 200 vende, me kontingjentet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga Rusia, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Argjentina, Kina dhe Brazili.<\/p>\n<p>N\u00eb partneritet jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mes t\u00eb tjerash edhe organizatat mediatike t\u00eb tilla si The Washington Post, BBC, Radio France, Indian Express, The Standard i Zimbabves, Le Desk i Marokut dhe Diario El Universo i Ekuadorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skuad\u00ebr globale u nevojit p\u00ebr shkak se 14 ofruesit offshore q\u00eb jan\u00eb burimet e dokumenteve t\u00eb rrjedhura kan\u00eb seli n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, nga Karaibet n\u00eb Gjirin Persik n\u00eb Detin e Kin\u00ebs s\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Tre nga ofruesit jan\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi apo menaxhohen nga ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeverive, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministra dhe nj\u00eb k\u00ebshilltar presidencial n\u00eb Panama si dhe ish prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Belizez\u00eb, i cili kontrollon dy ofrues sh\u00ebrbimesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa qindra ose disa mij\u00ebra dollar\u00eb, ofruesit e sh\u00ebrbimeve <em>offshore<\/em> ndihmojn\u00eb klient\u00ebt t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb kompani <em>offshore,<\/em> pronari i v\u00ebrtet\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron i fshehur. Ose, p\u00ebr ndoshta 2 mij\u00eb deri n\u00eb 25 mij\u00eb dollar\u00eb, ata mund t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb trust q\u00eb, n\u00eb disa raste, lejon p\u00ebrfituesin t\u00eb kontrolloj\u00eb parat\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligj\u00ebrisht mund t\u00eb pretendojn\u00eb se nuk i kontrollojn\u00eb \u2013 nj\u00eb aft\u00ebsi krijuese n\u00eb dokumente q\u00eb ndihmon fshehjen e aseteve nga kreditor\u00ebt, agjencit\u00eb ligjzbatuese, taksambledh\u00ebsit apo ish-bashk\u00ebshortet.<\/p>\n<p>Operativ\u00ebt <em>offshore <\/em>nuk punojn\u00eb t\u00eb izoluar. Ata punojn\u00eb n\u00eb partneritet me ofrues t\u00eb tjer\u00eb sekret\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt krijojn\u00eb shtresa t\u00eb nd\u00ebrthurura kompanish dhe trustesh. Sa m\u00eb komplekse t\u00eb jen\u00eb organizimet, aq m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb faturat \u2013 dhe aq m\u00eb shum\u00eb mbrohet sekreti i klient\u00ebve.<\/p>\n<p>Dokumentet e Pandor\u00ebs tregojn\u00eb se nj\u00eb llogaritar anglez n\u00eb Zciv\u00ebr punoi me t\u00eb gjith\u00eb avokat\u00ebt n\u00eb Ishujt Virxhin Britanik (BVI) p\u00ebr t\u00eb ndihmuar monarkun e Jordanis\u00eb, mbretin Abdullah II, t\u00eb blej\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete 14 sht\u00ebpi luksi me vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa 106 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. K\u00ebshilltar\u00ebt e ndihmuan at\u00eb t\u00eb krijonte s\u00eb paku 36 kompani guack\u00eb nga viti 1995 deri m\u00eb 2017.<\/p>\n<p>M\u00eb 2017, mbreti bleu 23 milion\u00eb dollar\u00eb prona me pamje nga plazhi i s\u00ebrfit n\u00eb Kaliforni p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie n\u00eb BVI. Mbreti pagoi ekstra q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb kompani tjet\u00ebr n\u00eb BVI n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e menaxherit t\u00eb tij zviceran t\u00eb pasurive, i cili vepron si drejtor \u201ci em\u00ebruar\u201d p\u00ebr kompanin\u00eb q\u00eb bleu pron\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn <em>offshore<\/em>, drejtor\u00ebt e em\u00ebruar jan\u00eb njer\u00ebz apo kompani t\u00eb paguara p\u00ebr t\u00eb fshehur at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pas kompanis\u00eb. Formular\u00ebt e aplikimit q\u00eb i jan\u00eb d\u00ebrguar klient\u00ebve nga Alcogal, kompania ligjore q\u00eb punon p\u00ebr llogari t\u00eb mbretit, thot\u00eb se p\u00ebrdorimi i drejtorit t\u00eb em\u00ebruar\u00a0 ndihmon \u201cp\u00ebr t\u00eb ruajtur privat\u00ebsin\u00eb duke shmangur q\u00eb identiteti i p\u00ebrfituesit fundor&#8230;. t\u00eb jet\u00eb i aksesuesh\u00ebm publikisht.\u201d<\/p>\n<p>Emaile t\u00eb brendshme tregojn\u00eb se Alcogal dhe k\u00ebshilltari zviceran diskutuan gjithashtu se si t\u00eb shmangin deklarimin e emrit t\u00eb monarkut te autoritetet n\u00eb Ishujt Virxhin Britanik.<\/p>\n<p>N\u00eb emaile, k\u00ebshilltar\u00ebt <em>offshore<\/em> iu referuan klientit si: \u201cTi e di se kush.\u201d<\/p>\n<p>Avokat\u00eb britanik\u00eb p\u00ebr mbretin than\u00eb se atij nuk i k\u00ebrkohet t\u00eb paguaj\u00eb taksa sipas ligjit t\u00eb Jordanis\u00eb dhe se ai ka arsye t\u00eb siguris\u00eb dhe privat\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb prona n\u00eb kompani <em>offshore<\/em>. Ata than\u00eb se mbreti nuk ka abuzuar kurr\u00eb me fondet publike.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt than\u00eb se shumica e kompanive dhe pronave t\u00eb identifikuara nga ICIJ nuk kan\u00eb lidhje me mbretin dhe nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb, por refuzuan t\u00eb ofrojn\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se, si sundimtar i nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Lindjen e Mesme, vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb i varur nga ndihmat, mbreti ka arsye t\u00eb shmang\u00eb reklam\u00ebn mbi pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse monarku jordanez do t\u00eb shpaloste pasurin\u00eb e tij m\u00eb publikisht, ai jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb shkaktonte pak\u00ebnaq\u00ebsi te populli i vet por edhe do t\u00eb luante mend\u00ebsh donator\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij para,\u201d tha p\u00ebr ICIJ Annelle Sheliene, nj\u00eb eksperte mbi \u00e7\u00ebshtjet fetare dhe politike n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb Libanin fqinj, ku pyetje t\u00eb ngjashme mbi pasurin\u00eb dhe varf\u00ebrin\u00eb jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb, Dokumentet e Pandor\u00ebs tregojn\u00eb se figurat kryesore politike dhe financiare kan\u00eb p\u00ebrqafuar gjithashtu p\u00ebrdorimin e parajsave <em>offshore. <\/em><\/p>\n<p>Ata p\u00ebrfshijn\u00eb kryeministrin aktual, Najib Mikati, dhe paraardh\u00ebsi i tij, Hassan Diab. T\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb ehde ish-zyrtari m\u00eb i lart\u00eb i vendit p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, Muhammad Baasiri, si dhe Riad Salameh, guvernator i bank\u00ebs qendrore, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb Franc\u00eb i dyshuar p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n<p>Mar\u00eban Kheireddine, ish-minist\u00ebr shteti n\u00eb Liban dhe drejtuese e t\u00eb pasur\u00ebs Al Ma\u00ebarid Bank, shfaqet gjithashtu n\u00eb dosjet sekrete. M\u00eb 2019, ai kritikoi ish-koleg\u00ebt e tij parlamentar\u00eb p\u00ebr mosveprim p\u00ebrball\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike. Gjysma e vendit po jetonte n\u00eb kushtet e varf\u00ebris\u00eb duke vuajtur p\u00ebr t\u00eb gjetur buk\u00eb nd\u00ebrsa buk\u00ebpjek\u00ebsit dhe dyqanet e ushqimeve ishin mbyllur.<\/p>\n<p>\u201cKa evazion fiskal dhe qeveria duhet ta luftoj\u00eb k\u00ebt\u00eb,\u201d deklaroi Kheireddine. Po at\u00eb vit, sipas dokumentet t\u00eb Pandor\u00ebs, Kheireddine firmosi dokumentet si pronar i nj\u00eb kompanie n\u00eb BVI, e cila ka n\u00ebn pron\u00ebsi nj\u00eb jaht me vler\u00eb 2 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2020, media libaneze dhe e huaj raportoi se Kheireddine ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Manhatan nga ylli i Hollivudit Jennifer La\u00ebrence.<\/p>\n<p>Kur lajmi doli mbi apartamentin n\u00eb Manhatan, protestuesit dogj\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Bejrut q\u00eb besohej se i p\u00ebrkiste atij. Banka e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb shumtat q\u00eb kufizoi t\u00ebrheqjet nga klient\u00ebt n\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngadal\u00ebsonte kriz\u00ebn ekonomike.<\/p>\n<p>Hafaa Abou Hamdan, nj\u00eb e ve 57 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga libanez\u00ebt e zakonsh\u00ebm q\u00eb mbetet e zem\u00ebruar nga elitat e vendit. P\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit t\u00eb lart\u00eb, kursimet e jet\u00ebs s\u00eb saj u pak\u00ebsuan nga ekuivalenti i 60 mij\u00eb dollar\u00ebve n\u00eb m\u00eb pak se 5 mij\u00eb dollar\u00eb, i tha ajo Daraj, partnerit mediatik t\u00eb ICIJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e jet\u00ebs sime shkuan d\u00ebm. Un\u00eb kam punuar vazhdimisht p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit,\u201d tha ajo. \u201cNe jemi ende duke vuajtur \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar\u201d nd\u00ebrsa \u201cpolitikan\u00ebt dhe bankier\u00ebt&#8230; q\u00eb rr\u00ebmbyen kursimet tona i kan\u00eb transferuar t\u00eb gjtiha dhe i kan\u00eb investuar parat\u00eb e tyre jasht\u00eb vendit.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, Salameh tha se ai deklaron asetet e tij dhe se plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha detyrimet e tij sipas ligjit t\u00eb Libanit.<\/p>\n<p><strong>\u2018Koalicioni i t\u00eb korruptuarve\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Imran Khan, superstari i kriketit t\u00eb Pakistanit u b\u00eb nj\u00eb politikan anti-korrupsion dhe ishte nj\u00eb nga ata q\u00eb u ngaz\u00ebllye nga zbulimet e investigimit t\u00eb ICIJ-s\u00eb mbi Panama Papers n\u00eb prill 2016.<\/p>\n<p>\u201cDokumentet e rrjedhura jan\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Dokumentet e Panamas\u00eb zbuluan se f\u00ebmijet e kryeministrit t\u00eb Pakistanit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Na\u00ebaz Sharif, kishin lidhje me s\u00eb paku tri kompani <em>offshore<\/em>. Kjo i dha Khan nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb goditur Sharif, rivalin e tij kryesor politik, n\u00eb at\u00eb q\u00eb Khan e p\u00ebrshkroi si \u201ckoalicioni i t\u00eb korruptuarve\u201d q\u00eb po shkat\u00ebrronte Pakistanin.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e neveritshme m\u00ebnyra se si n\u00eb bot\u00ebn n\u00eb zhvillim paraja u grabitet njer\u00ebzve q\u00eb vuajn\u00eb munges\u00ebn e nevojave baz\u00eb: sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebsim,\u201d i tha ai partnerit t\u00eb ICIJ, The Guardian m\u00eb 2016.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto para futen n\u00eb llogari <em>offshore<\/em>, e madje edhe n\u00eb vendet per\u00ebndimore, n\u00eb bankat per\u00ebndimore. T\u00eb varfrit b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Vendet e varfra varf\u00ebrohen m\u00eb tutje dhe vendet e pasura b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb pasura. Llogarit\u00eb <em>offshore<\/em> mbrojn\u00eb k\u00ebta rruge\u00e7\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjykata m\u00eb e lart\u00eb e Pakistanit e hoqi Sharifin nga posti si rezultat i nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga Dokumentet e Panamas\u00eb. Khan arriti ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb n\u00eb zgjedhjet komb\u00ebtare q\u00eb pasuan.<\/p>\n<p>Investigimi m\u00eb i fundit i ICIJ-s\u00eb, Dokumentet e Pandor\u00ebs, sjell v\u00ebmendje t\u00eb re mbi p\u00ebrdorimin e kompanive <em>offshore<\/em> nga lojtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Pakistanit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb u zbuluan asete <em>offshore <\/em>nga njer\u00ebz af\u00ebr Khan, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshytet\u00ebs t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm financiar dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb ministrit t\u00eb tij t\u00eb financave. Dokumentet tregojn\u00eb gjithashtu se ministri i burimeve ujore t\u00eb Khan, Chaudhry Moonis Elahi, kontaktoi operator\u00eb <em>offshore <\/em>n\u00eb Singapor p\u00ebr investimin e nj\u00eb shume prej 33.7 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Figura t\u00eb tjera politike kan\u00eb folur gjithashtu kund\u00ebr sistemit <em>offshore<\/em> nd\u00ebrsa jan\u00eb rrethuar nga t\u00eb em\u00ebruar prej tyre apo mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb kan\u00eb asete t\u00eb fshehura <em>offshore<\/em>. Disa jan\u00eb edhe vet\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>\u201cAsetet e \u00e7do sh\u00ebrbyesi publik duhet t\u00eb deklarohen publikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb pyesin \u2013 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme?\u201d deklaroi presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BBC m\u00eb 2018. \u201cN\u00ebse nuk mund t\u00eb shpjegosh veten, p\u00ebrfshir\u00eb edhe un\u00eb vet\u00eb, at\u00ebhere un\u00eb kam nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur.\u201d<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura e identifikojn\u00eb Kenyattan dhe maman\u00eb e tij si p\u00ebrfitues fundor\u00eb t\u00eb nj\u00eb fondacioni sekret n\u00eb Panama. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjeve, p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebllain dhe dy motrat, kan\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi pes\u00eb kompani <em>offshore<\/em> me asete me vler\u00eb 30 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Kenyatta dhe familja e tij nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Kryeministri i \u00c7ekis\u00eb Andrej Babis, nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb vendit t\u00eb tij, u ngrit n\u00eb pushtet duke premtuar se do t\u00eb luftoj\u00eb evazionin fiskal dhe korrupsionin. M\u00eb 2011, nd\u00ebrsa ai u angazhua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb politik\u00eb, Babis i tha votuesve se ai donte t\u00eb krijonte nj\u00eb vend \u201cku sip\u00ebrmarr\u00ebsit do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb paguajn\u00eb taksat.\u201d<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhua tregojn\u00eb se, m\u00eb 2009, Babis vendosi 22 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrjet kompanish guack\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb njohur si Chateau Bigaud, n\u00eb fshatin n\u00ebmaj\u00eb t\u00eb kodr\u00ebs Mougins, Franc\u00eb, pran\u00eb Kan\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, dokumentet franceze tregojn\u00eb se ai bleu p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr guask\u00eb n\u00eb Monako, shtat\u00eb prona pak m\u00eb larg k\u00ebshtjell\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vil\u00eb dykat\u00ebshe me pishin\u00eb dhe garazh.<\/p>\n<p>Babis nuk e ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre kompanive guack\u00eb dhe sh\u00ebtpive n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb pasuris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruar ta b\u00ebj\u00eb si zyrtar publik, sipas dokumenetev t\u00eb situruara nga Investigace.cz, partneri \u00e7ek i ICIJ-s\u00eb. M\u00eb 2018, nj\u00eb konglomerat pronash t\u00eb patundshme i kontrolluar nga Babis me qet\u00ebsi bleu kompanit\u00eb n\u00eb Monako q\u00eb kishin n\u00ebn pron\u00ebsi k\u00ebshtjell\u00ebn dhe vil\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr konglomeratin i tha ICIJ-s\u00eb se kompania e respekton ligjin. Ai nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi blerjen e pronave t\u00eb Babis. \u201cSi \u00e7do biznes tjet\u00ebr, ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb sekretet tona t\u00eb biznesit,\u201d shkroi ai.<\/p>\n<p>Babis nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2018Nj\u00eb parajs\u00eb mashtrimesh\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentet sekrete ofrojn\u00eb nj\u00eb pamje nga pas perdes mbi prokurimet publike k\u00ebt\u00eb vit, mbi pasurin\u00eb, pabaraziin\u00eb dhe arratisjet e pasurive n\u00eb <em>offshore<\/em> \u2013 nd\u00ebrsa qeverit\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb vuajn\u00eb me r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb ardhurave, nj\u00eb pandemi, ndryshimet klimaterike dhe kriz\u00eb n\u00eb besimin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt, nj\u00eb koment nga Instituti P\u00ebr Ndryshim Global i Tony Blair, nxiti politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, mes t\u00eb tjerash, taksa m\u00eb t\u00eb larta mbi tok\u00ebn dhe sht\u00ebpit\u00eb. Blair, themeluesi i institutit dhe drejtori ekzekutiv, foli se si t\u00eb pasurit dhe ata me lidhje kan\u00eb shmangur pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb taksave s\u00eb paku q\u00eb nga viti 1994, kur ai b\u00ebri fushat\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr Partin\u00eb Laburiste.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb llogaritar\u00ebt e duhur, sistemi fiskal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb mashtrimi, favorizimesh&#8230; dhe fitimesh,\u201d tha ai gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb \u00cbest Midlands n\u00eb Angli. \u201cNe duhet t\u00eb mos i b\u00ebjm\u00eb rregullat tona fiskale nj\u00eb fush\u00eb loje p\u00ebr ata q\u00eb shmangin t\u00eb ardhurat dhe abuzuesit e taksave q\u00eb paguajn\u00eb pak ose asgj\u00eb nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa pjesa q\u00eb u takon.\u201d<\/p>\n<p>Dokumentet e Pandor\u00ebs tregojn\u00eb se m\u00eb 2017, Blair dhe gruaja e tij, Cherie, u b\u00ebn\u00eb pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese viktoriane me vler\u00eb 8.8 milion\u00eb dollar\u00eb, e vler\u00eb nga nj\u00eb kompani e regjistruar n\u00eb Ishujt Virxhin Britanik q\u00eb e kishte n\u00ebn pron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Nd\u00ebrtesa n\u00eb Lond\u00ebr tashm\u00eb sh\u00ebben si zyr\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb ligjore t\u00eb Cherie Blair.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se Cherie Blair dhe bashk\u00ebshorti i saj, i cili sh\u00ebrbeu si diplomat n\u00eb Lindjen e Mesme pasi ra si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 2007, bleu nj\u00eb kompani pronash t\u00eb paluajtshme <em>offshore<\/em> nga familja e ministrit t\u00eb industris\u00eb dhe turizmit t\u00eb Bahreinit, Zayed bin Rashid al-Zayani.<\/p>\n<p>Duke bler\u00eb aksionet e kompanis\u00eb n\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, familja Blair p\u00ebrfitoi nga rregullat fiskale q\u00eb i shp\u00ebtoi ata nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb paguar m\u00eb shum\u00eb se sa 400,000 dollar\u00eb taks\u00eb pronash.<\/p>\n<p>\u00c7ifti Blair dhe familja al-Zayanis than\u00eb se ata nuk kishin pasur dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Cherie Blair tha se bashk\u00ebshorti i saj nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb transaksion dhe se q\u00ebllimi i saj ishte \u201ct\u00eb sillte kompanin\u00eb dhe nd\u00ebrtes\u00ebn pas n\u00eb sistemin rregullator dhe fiskal t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.\u201d<\/p>\n<p>Ajo tha gjithashtu se ajo \u201cnuk donte t\u00eb ishte pronare e nj\u00eb kompanie n\u00eb BVI\u201d dhe se \u201cshit\u00ebsi p\u00ebr q\u00ebllimet e veta donte t\u00eb shiste vet\u00ebm kompanin\u00eb.\u201d Kompania tashm\u00eb ishte e mbyllur.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes avokatit t\u00eb vet, al-Zayanis than\u00eb se \u201ckompanit\u00eb e tyre respektonin t\u00eb gjitha ligjet e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, t\u00eb shkuara dhe aktuale.\u201d<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto vrima jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr njer\u00ebzit e pasur por nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d deklaroi p\u00ebr The Guardian Robert Palmer, drejtor ekzekutiv i Tax Justice UK. \u201cPolitikan\u00ebt duhet ta rregullojn\u00eb sistemin fiskal n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00ebsecili t\u00eb paguaj\u00eb aq sa i takon.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, ministri i ekonomis\u00eb i Brazilit, Paulo Guedes, propozoi nj\u00eb reform\u00eb fiskale q\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb taks\u00eb 30% mbi fitimet e realizuara p\u00ebrmes kompanive <em>offshore.<\/em> Ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Brazilit kan\u00eb gati 200 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fonde t\u00eb pataksuara jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cTi nuk duhet t\u00eb kesh turp se je i pasur,\u201d tha Guedes. \u201cTi duhet t\u00eb kesh turp q\u00eb nuk paguan taksa.\u201d<\/p>\n<p>Pasi bankier\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e biznesit kund\u00ebrshtan rritjen e taksave n\u00eb ligj, Guedes, nj\u00eb milioner dhe ish-bankier, ra dakord t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn mbi fitimet nga kompanit\u00eb <em>offshore.<\/em> Negociatat mbi legjislacionin po vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e Pandor\u00ebs zbulojn\u00eb se Guedes krijoi Dreadnoughts International Group n\u00eb vitin 2014 n\u00eb BVI.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve nga Revista Piau\u00ed, partneri i ICIJ n\u00eb Brazil, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Guedes tha se ministri e ka deklaruar kompanin\u00eb para autoriteteve braziliane. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk ofroi dokumente p\u00ebr t\u00eb konfirmuar k\u00ebt\u00eb pretendim dhe nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi heqjen e taks\u00ebs mbi fitimet <em>offshore<\/em> nga projektligji.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2018Kutia e Pandor\u00ebs\u2019<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2018, Bahamasi miratoi nj\u00eb ligj q\u00eb i k\u00ebrkon kompanive dhe disa trusteve t\u00eb caktuar t\u00eb deklarojn\u00eb pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb. Kombi ishullor ishte n\u00ebn presion nga vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb bllokuar ata q\u00eb fshehin taksat dhe kriminel\u00ebt nga sistemi financiar <em>offshore.<\/em><\/p>\n<p>Disa politikan\u00eb t\u00eb Bahamasit e kund\u00ebrshtuan ligjin. Ata u ankuan se regjistri do t\u00eb shkurajoj\u00eb klient\u00ebt e pasur nga Amerika Latine nga t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb Karaibe. \u201cFituesit e k\u00ebtyre standardeve t\u00eb dyfishta t\u00eb reja jan\u00eb Shtetet e Bashkuara, shteti i Delauares, Alaska dhe Dakota e Jugut,\u201d deklaroi nj\u00eb avokat vend\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, her\u00ebt m\u00eb 2019, familja e Carlos Morales, ish z\u00ebvend\u00ebspresidentit t\u00eb Republik\u00ebs Domenikane, i braktisi Bahamasit \u2013 ku kishin asete, p\u00ebrfshir\u00eb aksione n\u00eb nj\u00eb kompani sheqeri \u2013 dhe zgjodh\u00ebn nj\u00eb vend tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb strehuar pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Vendi i ri ishte 1600 milje larg: Sioux Falls, Dakota e Jugut.<\/p>\n<p>Dokumentet e Pandor\u00ebs ofrojn\u00eb detaje mbi dhjet\u00ebramiliona dollar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizura nga parajsat fiskale n\u00eb Karaibe dhe Evrop\u00eb p\u00ebr n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut, nj\u00eb shtet amerikan me densitet shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt popullsie q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb destinacion madhor p\u00ebr asetet e huaja.<\/p>\n<p>Familja Morales nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi zhvendosjen e aseteve t\u00eb tyre nga Bahamas p\u00ebr n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, Dakota e Jugut, Nevada dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dyzin\u00eb shtetesh t\u00eb tjera amerikane e kan\u00eb transformuar veten n\u00eb lider t\u00eb biznesit t\u00eb manovrimit mes sekreteve financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shumica e p\u00ebrpjekjeve n\u00eb politika apo n\u00eb zbatim ligjesh n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb parajsat fiskale \u201ctradicionale\u201d, t\u00eb tilla si Bahamasi, Kajman e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00ebn <em>offshore.<\/em> Por ky \u00ebsht\u00eb gjithashtu vendi q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i jap\u00eb fund abuzimeve financiare <em>offshore,<\/em> fal\u00eb rolit t\u00eb st\u00ebrmadh q\u00eb luan n\u00eb sistemin bankar nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb dollarit si monedh\u00eb de facto nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shumica e transaksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare hyn e del n\u00eb operacionet bankare me baz\u00eb Nju Jorkun.<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane kan\u00eb vepruar p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit p\u00ebr t\u2019i detyruar bankat n\u00eb Zvic\u00ebr dhe vende t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb informacionin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt me llogari bankare jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por SHBA \u00ebsht\u00eb m\u00eb e interesuar n\u00eb detyrimin e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb japin informacion mbi bankingun e amerikan\u00ebve <em>offshore,<\/em> se sa n\u00eb shk\u00ebmbimin e informacionit p\u00ebr paran\u00eb q\u00eb qarkullon p\u00ebrmes llogarive bankare, kompanive dhe trusteve amerikane.<\/p>\n<p>SHBA-t\u00eb refuzuan t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb vitit 2014, e cila \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga m\u00eb shum\u00eb se 100 juridiksione, p\u00ebrfshir\u00eb ishujt Kajman dhe Luksemburgu, q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkonte institucioneve financiare amerikane t\u00eb ndajn\u00eb informacionin q\u00eb kan\u00eb mbi asetet e t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vit pas viti, ligjv\u00ebn\u00ebsit n\u00eb nivel shteti t\u00eb Dakot\u00ebs s\u00eb Jugut kan\u00eb miratuar ligje t\u00eb hartuara nga personat e industris\u00eb s\u00eb trusteve, duke ofruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbrojtje dhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera p\u00ebr klient\u00ebt n\u00eb SHBA dhe jasht\u00eb vendit. Asetet e klient\u00ebve n\u00eb trustet e Dakot\u00ebs s\u00eb Jugut jan\u00eb m\u00ebse kat\u00ebrfishuar p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb 360 miliard\u00eb dollar\u00eb. Nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha trust t\u00eb k\u00ebtij shteti thot\u00eb se ka klient\u00eb nga 54 shtete, 47 shtete amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se 100 miliarder\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi qytetare, un\u00eb jam kaq e trishtuar q\u00eb ishte shteti im ai q\u00eb hapi Kutin\u00eb e Pandor\u00eb,\u201d thot\u00eb Susan \u00cbismer.<\/p>\n<p>Nga viti 2020, 17 nga 20 juridiksionet q\u00eb kan\u00eb ligjet m\u00eb t\u00eb \u00e7lir\u00ebta sa i p\u00ebrket fondeve trust, ishin shtete amerikane, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb kryer nga akademiku izraelit Adam Hofri-\u00cbinogrado\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, thot\u00eb ai, ligjet n\u00eb SHBA jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebshtir\u00ebsuar m\u00eb tej p\u00ebr kreditor\u00ebt procesin e marrjes s\u00eb asaj q\u00eb i detyrohen, p\u00ebrfshir\u00eb pagesat p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e f\u00ebmij\u00ebs nga prind\u00ebrit q\u00eb mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur dokumente nga Dokumentet e\u00a0 Pandor\u00ebs, ICIJ dhe The \u00cbashington Post identifikuan gati 30 truste me baz\u00eb n\u00eb SHBA t\u00eb lidhura me t\u00eb huaj t\u00eb akuzuar personalisht p\u00ebr keqb\u00ebrje apo kompanit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb akuzuar p\u00ebr keqb\u00ebrje. Mes tyre \u00ebsht\u00eb Guillermo Lasso, nj\u00eb bankier dhe ish guvernator province n\u00eb Ekuador, i cili u zgjodh president n\u00eb prill. T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rrjedhura tregojn\u00eb se Lasso krijoi truste n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, pavar\u00ebsisht raporteve n\u00eb media se ai kishte p\u00ebrdorur kompani <em>offshore<\/em> p\u00ebr t\u00eb fshehur aksionet n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb. Lasso nuk u akuzua p\u00ebr asnj\u00eb krim.<\/p>\n<p>Lasso tha se p\u00ebrdorimi n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn prej tij i kompanive <em>offshore<\/em> ishte t\u00ebr\u00ebsisht i ligjsh\u00ebm dhe se ai respekton ligjin e Ekuadorit q\u00eb ndalon zyrtar\u00ebt nga t\u00eb pasurit n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb kompanive <em>offshore.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr nga Amerika Latine q\u00eb ka krijuar nj\u00eb trust n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut \u00ebsht\u00eb Federico Kong Vielman, familja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Guatemal\u00ebs. N\u00eb vitin 2016, Kong Vielman zhvendosi 13.5 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb nj\u00eb trust n\u00eb Sioux Falls. Nj\u00eb pjes\u00eb e parave erdhi nga kompania e familjes s\u00eb tij, e cila b\u00ebn dyll p\u00ebr dyshemen\u00eb, t\u00eb kuq buze dhe produkte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Media e Guatemal\u00ebs ka raportuar prej dekadash mbi lidhjen e familjes me politik\u00ebn. N\u00eb vitet 1970 media e identifikoi k\u00ebt\u00eb familje si nj\u00eb aleate e r\u00ebnd\u00ebsishme e gjeneralit Carlos Manuel Arana Osorio, ish diktatori i Guatemal\u00ebs i njohur si \u201c\u00c7akalli i Zakapas.\u201d M\u00eb 2016, hoteli luksoz i familjes n\u00eb qytetin Guatemala b\u00ebri nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr Jimmy Morales, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb president, p\u00ebr t\u00eb bujtur pq\u00eb 100 net. Media e Guatemal\u00ebs raportoi se nj\u00eb pages\u00eb e mundshme p\u00ebr \u201cfavore politike\u201d dyshohej.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, zyrtar\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara dor\u00ebzuan nj\u00eb ankes\u00eb te qeveria e Guatemal\u00ebs, e cila p\u00ebrfshinte aludimet se kompania e vajit t\u00eb palm\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj familjeje i paguante keq pun\u00ebtor\u00ebt dhe i ekspozonte ata ndaj kimikateve\u00a0 toksike. T\u00eb dh\u00ebnat e kompanis\u00eb tregojn\u00eb se Kong Vielman ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt thesarmbaj\u00ebs i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, autoritetet mjedisore n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa ofronin asistenc\u00eb teknike n\u00eb Guatemala, zbuluan se kompania l\u00ebshonte ndot\u00ebs n\u00eb lumin Pasion. Kompania e familjes, Nacional Agro Industrial SA, e njohur si Naisa, nuk u akuzua.<\/p>\n<p>Naisa i tha ICIJ-s\u00eb se ajo ndiqte ligjin dhe nuk e ndoste lumin. Ankesa p\u00ebr pun\u00ebn u zgjidh nga nj\u00eb panel arbitrimi, tha kompania.<\/p>\n<p>Kong Vielman refuzoi t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjeve mbi trustin n\u00eb Dakot\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>Trustet e krijuara n\u00eb SHBA jan\u00eb t\u00eb veshura me nj\u00eb pallto sekreti pavar\u00ebsisht miratimit k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Transparenc\u00ebn e Korporatave, e cila e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr pronar\u00ebt e disa llojeve t\u00eb caktuara t\u00eb kompanive t\u00eb fshehin identitetin e vet.<\/p>\n<p>Ligji gjithsesi nuk pritet t\u00eb zbatohet p\u00ebr ato lloje trustesh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga shtetasit joamerikan\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrjashtim tjet\u00ebr habit\u00ebs, thon\u00eb ekspert\u00ebt e krimit financiar, \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb avokat\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb truste dhe kompani guack\u00eb nuk kan\u00eb detyrimin t\u00eb ekzaminojn\u00eb burimet e pasuris\u00eb s\u00eb klient\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cDuksh\u00ebm SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb shum\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb,\u201d thot\u00eb Yehuda Shaffer, ish drejtues i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs financiare t\u00eb Izraelit. \u201cSHBA po kritikon t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs nd\u00ebrsa vet\u00eb oborri i tyre i pas\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb serioz.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u2018Shpenzime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Miliarderi Erman Ilicak ka nj\u00eb perandori nd\u00ebrtimi q\u00eb pati nj\u00eb vit t\u00eb shk\u00eblqyer m\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Kompania turke e st\u00ebrmadhe, R\u00f6nesans Holding, p\u00ebrfundoi nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati t\u00eb ri presidencial me 1,150 dhoma p\u00ebr presidentin sherrxhi Recep Tayyip Erdogan, mes akuzave mediatike p\u00ebr tejkalime kostosh dhe korrupsion si dhe nj\u00eb urdhri gjykate q\u00eb tentoi ta ndaloj\u00eb projektin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr familjen Ilicak ndodhi po at\u00eb vit, por k\u00ebsaj here jasht\u00eb syve t\u00eb publikut. Mamaja e pronarit t\u00eb korporat\u00ebs, 74 vje\u00e7arja Ayse Ilicak, u b\u00eb pronare e dy kompanive <em>offshore<\/em> n\u00eb Ishujt Virxhin Britanik, sipas Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs. Q\u00eb t\u00eb dyja kompanit\u00eb kishin drejtor\u00eb t\u00eb em\u00ebruar si aksioner\u00eb, duke fshehur pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kompanit\u00eb, Covar Trading Ltd., kishte asete nga konglomerati nd\u00ebrtimor i familjes, thon\u00eb dokumentet. Gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb operimit, Covar Trading fitoi 105.5 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb ardhura nga dividentet, sipas deklaratave financiare konfidenciale. Parat\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb llogari n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Por nuk q\u00ebndruan p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb aty.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, tregon dokumenti, kompania pagoi pothuajse t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn prej 105.5 milion\u00eb dollar\u00ebsh si \u201cdonacion\u201d dhe e renditi at\u00eb si \u201cshpenzime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.\u201d Deklaratat financiare nuk thon\u00eb se kush i mori parat\u00eb.<\/p>\n<p>Ilicak nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Ilicak dhe miliarder\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs vijn\u00eb nga 45 vende, ku m\u00eb t\u00eb num\u00ebrtit jan\u00eb nga Rusia (52), Brazimi (TK) dhe India (TK).<\/p>\n<p>Miliarder\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb dokumentet sekrete p\u00ebrfshijn\u00eb dy mogul\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb, Robert F. Smith dhe Robert T. Brockman, trusti i t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e hetimeve penale. T\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb klient\u00eb t\u00eb CILTrust, nj\u00eb kompani sh\u00ebrbimesh <em>offshore<\/em> n\u00eb Belize, q\u00eb operohet nga Glenn Godfrey, nj\u00eb ish prokuror i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Belizes\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Smith pranoi t\u00eb paguaj\u00eb n\u00eb SHBA 139 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet me akuzat p\u00ebr evazion fiskal p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 15 vjet\u00ebsh. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, nj\u00eb juri e madhe n\u00eb SHBA akuzoi Brockman, mentorin dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin financiar t\u00eb Smith, n\u00eb at\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt e p\u00ebrshkruan si mashtrimi m\u00eb i madh me taksat n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Smith refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb. Brockman \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb gjyq i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>CILTrust dhe Godfrey nuk jan\u00eb akuzuar p\u00ebr shkhelje. Godfrey nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani ligjore n\u00eb Qipro, Nicos Chr. Anastasiades and Partners, shfaqet n\u00eb Dokumentet e Panamas\u00eb si kompania ky\u00e7e <em>offshore<\/em> p\u00ebr rus\u00ebt e pasur. Kompania mban emrin e themeluesit t\u00eb saj, presidentit t\u00eb Qipros Nicos Anastasiades, nd\u00ebrsa dy vajzat e presidentit jan\u00eb partnere atje.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se m\u00eb 2015, menaxheri i ankesave n\u00eb Alcogal zbuloi se kompania qipriote ndihmonte nj\u00eb miliarder dhe ish senator rus, Leonid Lebedev, t\u00eb fshihte pron\u00ebsin\u00eb e kat\u00ebr kompanive duke shpallur punonj\u00ebs t\u00eb firm\u00ebs si pronar\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb Lebedev.<\/p>\n<p>Lebedev \u2013 nj\u00eb tajkun nafte dhe producent filmash me lidhje n\u00eb Hollivud, &#8211; u arratis nga Rusia m\u00eb 2016 pasi autoritetet e akuzuan p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb 220 milion\u00eb dollar\u00ebve nga nj\u00eb kompani energjie. Lebedev nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment. Statusi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ngritur n\u00eb Rusi kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania ligjore p\u00ebrgatiti gjithashtu letra reference p\u00ebr manjatin rus t\u00eb \u00e7elikut Alexander Abramov, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb t\u00eb hartuar pak dit\u00eb pasi qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara e vuri miliarderin n\u00eb list\u00ebn e oligark\u00ebve n\u00ebn saksione si persona pran\u00eb presidentit Putin.<\/p>\n<p>Lebedevi dhe Abramovi nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave te ICIJ-s\u00eb p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Theophanis Philippou, drejtori menaxhues i firm\u00ebs, i tha BBC, nj\u00eb partner i ICIJ, se kompania nuk i ka g\u00ebnjyer kurr\u00eb autoritetet dhe as nuk ka fshehur identitetin e nj\u00eb pronari kompanie. Ai refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb mbi klient\u00ebt, duke invokuar t\u00eb drejt\u00ebn e konfidencialitetit avokat-klient.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rus tjet\u00ebr n\u00eb Dokumentet e Pandor\u00ebs, i cili ka lidhje me Putinin \u00ebsht\u00eb Konstantin Ernst, nj\u00eb producent ekzekutiv televiziv i nominuar p\u00ebr Oskar. Ai \u00ebsht\u00eb quajtur prodhuesi kryesor i imazhit t\u00eb Putinit, nj\u00eb talent krijues q\u00eb ka shitur iden\u00eb se presidenti \u00ebsht\u00eb \u201cShp\u00ebtimtari i Rusis\u00eb me vullnet t\u00eb pap\u00ebrkulur\u201d. Dokumentet e Pandor\u00ebs zbulojn\u00eb se Ernst ka pasur shansin t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi financiare shum\u00eb fitimprur\u00ebse shpejt pas prodhimit t\u00eb ceremonive t\u00eb hapjes dhe t\u00eb mbylljes s\u00eb Loj\u00ebrave Olimpike Dim\u00ebrore n\u00eb Soku \u2013 gj\u00eb q\u00eb ndihmoi n\u00eb fuqizimin e reputacionit t\u00eb Putinit brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ernst u b\u00eb partner i heshtur, i fshehur pas shtresave t\u00eb shumta t\u00eb kompanive <em>offshore<\/em>, n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb masive privatizimi me burime shtet\u00ebrore \u2013 nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhjetra kinema dhe pronat p\u00ebrreth kinemave n\u00eb qytetin e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2019, vlera e paket\u00ebs s\u00eb aksioneve t\u00eb Ernst n\u00eb marr\u00ebveshje ishte 140 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Ernst nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>\u2018M\u00ebnyra jon\u00eb e jet\u00ebs\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Si aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, Mae Buenaventura iu bashkua luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar kthimin e miliarda dollar\u00ebve t\u00eb ish-diktatorit t\u00eb filipineve Ferdinand Marcos, familjes s\u00eb tij dhe ortak\u00ebve, para q\u00eb ishin fshehur n\u00eb llogari n\u00eb Zvic\u00ebr dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u gjurmuar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb n\u00eb vendin e saj, thot\u00eb Buenaventura, \u201ce din\u00eb se t\u00eb pasurit kan\u00eb m\u00ebnyra dhe mjete p\u00ebr t\u00eb akumuluar pasuri dhe gjithashtu p\u00ebr ta fshehur at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm nuk mund t\u2019i ken\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Skandali i Marcos n\u00eb fakt sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb edukuar bot\u00ebn, duke nxitur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbuluar parat\u00eb e pista dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar nejr\u00ebzit q\u00eb i fshehin ato.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb jan\u00eb betuar t\u00eb \u201czhdukin\u201d parajsat fiskale. Ata kan\u00eb cil\u00ebsuar kompanit\u00eb guack\u00eb dhe pastrimin e parave si \u201ck\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb, demokracin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs.\u201d Ata kan\u00eb miratuar ligje t\u00eb reja dhe kan\u00eb firmosur marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por sistemi i taksave <em>offshore<\/em> nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb n\u00ebse nuk arrin t\u00eb p\u00ebrshtate nd\u00ebrsa krimi nd\u00ebrkufitar financiar, shmangia e taksave dhe pabarazia vijojn\u00eb t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb ofrues <em>offshore<\/em> apo nj\u00eb juridiksion ekspozohet apo vihet n\u00ebn presion nga autoritetet, t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrdorin fatin e tij t\u00eb keq si mund\u00ebsi marketingu, duke rr\u00ebmbyer klient\u00eb q\u00eb arratisen p\u00ebr n\u00eb parajsa fiskale m\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb Dokumenteve t\u00eb Panamas\u00eb, Trident Trust, nj\u00eb nga ofruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sh\u00ebrbimeve <em>offshore<\/em>, mori p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e agjentit t\u00eb regjistruar p\u00ebr pothuajse 100 kompani q\u00eb ishin sh\u00ebrbyer m\u00eb her\u00ebt nga Mossac Fonseka, kompania e goditur nga skandali.<\/p>\n<p>Dokumentete e Pandor\u00ebs tregojn\u00eb se nj\u00eb nga k\u00ebto kompani ishte e kontrolluar nga\u00a0 nj\u00eb trust <em>offshore<\/em>, r\u00ebve edhe gruan e Jacob Rees-Mogg, nj\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Konservatore Britanike dhe udh\u00ebheq\u00ebs aktual n\u00eb Dhom\u00ebn e Depytet\u00ebve. Dokumentet tregojn\u00eb se kompania holding dhe nj\u00eb trust q\u00eb p\u00ebrfitonte nga bashk\u00ebshortja e tij, Helena de Chair, kishte n\u00ebn pron\u00ebsi \u201cpiktura dhe tablo\u201d me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se Trident Trust ndihmuan gjithashtu t\u00eb ven\u00eb dhe dy djemt\u00eb e nj\u00eb figure t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb indi, Iqbal Memom, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet mes kompanive t\u00eb tyre <em>offshore<\/em> dhe Mossack Fonsecas. Memon \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb lajme si nj\u00eb tregtar i madh droge me lidhje me terrorist\u00ebt. E veja dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij akuzohen p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb nga viti 2019 nga autoritetet n\u00eb Nju Dehli.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rishikimi nga ICIJ i Dokumenteve t\u00eb Pandor\u00ebs zbuloi se ofruesit e sh\u00ebrbimeve <em>offshore<\/em> kap\u00ebn s\u00eb paku klient\u00ebt q\u00eb ik\u00ebn nga Mossack Fonseca pas publikimit t\u00eb Dokumenteve t\u00eb Panamas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Filipine, parat\u00eb q\u00eb l\u00ebvizen rrotull n\u00eb hije vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb problem, pavar\u00ebsisht v\u00ebmendjes s\u00eb ka t\u00ebrhequr pasuria e vjedhur e Marcos <em>offshore.<\/em> Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka etiketuar Filipinet si nj\u00eb juridiksion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave.\u201d<\/p>\n<p>Figurat politike dhe t\u00eb biznesit n\u00eb Filipine n\u00eb Dokumentet e Pandor\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb Juan Andres Donato Bautistan.\u00a0 Ai sh\u00ebrbeu nga viti 2010 deri m\u00eb 2015 si kryetar i Komisionit Presidencial p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb \u2013 paneli i krijuar p\u00ebr t\u00eb gjurmuar miliardat e Marcos.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pasi ai u em\u00ebrua kryetar i komisionit, Bautista krijoi nj\u00eb kompani guack\u00eb n\u00eb BVI, sipas dokumenteve t\u00eb rrjedhura. Kompania, Baumann Enterprises Ltd., kishte nj\u00eb llogari bankare n\u00eb Singapor.<\/p>\n<p>Bautista m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrcaktua t\u00eb drejtoj\u00eb agjencin\u00eb elektorale t\u00eb vendit, por ligjv\u00ebn\u00ebsit e hetuan at\u00eb m\u00eb 2017 pasi gruaja pretendoi se kishte fshehur miliona dollar\u00eb n\u00eb llogari bankare t\u00eb padeklaruara brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me ICIJ, Bautista tha se ai krijoi kompanin\u00eb e tij n\u00eb BVI me k\u00ebshill\u00ebn e bankier\u00ebve. Ai e deklaroi at\u00eb te autoritetet e Filipineve dhe llogaria nuk ka mar\u00eb kurr\u00eb depozita n\u00eb p\u00ebrmasa dometh\u00ebn\u00ebse, tha Bautista. Bautista mohoi t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje dhe tha se nuk ka pasur akuza formale kund\u00ebr tij. Akuzat kund\u00ebr tij u b\u00ebn\u00eb, pjes\u00ebrisht, nga familja Marcos dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre, tha ai.<\/p>\n<p>&#8220;Ti je ai q\u00eb po k\u00ebrkon pasurit\u00eb e vjedhura, at\u00ebhere ne t\u00eb akuzojm\u00eb ty p\u00ebr pasuri t\u00eb vjedhura,&#8221; tha ai se kishte menduar.<\/p>\n<p>Trident Trust, ofruesi i sh\u00ebrbimeve <em>offshore<\/em> q\u00eb ndihmoi Bautist\u00ebn, krijoi gjithashtu nj\u00eb kompani sekrete n\u00eb BVI p\u00ebr sekretarin e transporteve t\u00eb Filipineve, Arthur Tugade, i cili mbajti n\u00eb t\u00eb 1.5 milion\u00eb dollar\u00eb kursime. Tugade, nj\u00eb milioner q\u00eb u bashkua me qeverin\u00eb e presidentit t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr Rodrigo Duterte m\u00eb 2016, nuk e ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht d\u00ebshtimit nga Filipinet dhe kombet e tjera q\u00eb t\u00eb pak\u00ebsojn\u00eb rrjedhjen e parave t\u00eb fshehta, Buenaventura dhe avokat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb reform\u00ebs thon\u00eb se ka arsye p\u00ebr shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Protestuesit ndihmuan n\u00eb rr\u00ebzikin e udh\u00ebheq\u00ebsve komb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Island\u00eb dhe Pakistan pas publikimit t\u00eb Dokumenteve t\u00eb Panamas\u00eb. Filipinet i jan\u00eb bashkuar dhjet\u00ebra vendeve t\u00eb tjera q\u00eb tashm\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb kompanive t\u00eb deklarojn\u00eb pronar\u00ebt e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Autoritetet n\u00eb Filipine kan\u00eb rikuperuar af\u00ebrsisht 4 miliard\u00eb t\u00eb vjedhura nga Marcos dhe rrethi i tij, duke i p\u00ebrdorur ato para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00eb p\u00ebr fshatar\u00ebt pa tok\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kompensuar familjet e viktimave t\u00eb vrasjeve dhe \u201czhdukjeve t\u00eb detyruara\u201d t\u00eb regjimit t\u00eb Marcos.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb mbeten ende shum\u00eb pengesa. Bankat e m\u00ebdha, kompanit\u00eb ligjore dhe grupe t\u00eb tjera t\u00eb fuqishme shpesh kund\u00ebrshtojn\u00eb rregullat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb transparenc\u00ebs dhe zbatimin m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb ligjeve kund\u00ebr abuzimeve <em>offshore<\/em>. Dhe n\u00eb Filipine dhe vende t\u00eb tjera, aktivist\u00ebt antikorrupsion durojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime ligjore, arrestime dhe dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar policia goditi me uj\u00eb me presion protestuesit q\u00eb sh\u00ebnuan 49 vjetorin e shpalljes s\u00eb ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga MArcos, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen te ngjashm\u00ebrit\u00eb mes tij dhe sundimit t\u00eb Dutertes sot.<\/p>\n<p>Buenaventura tha se ajo dhe aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb vijon\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekspozuar pasurin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cfshehur thell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Slogani yn\u00eb \u00ebsht\u00eb: e v\u00ebrteta do t\u00eb dal\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>Kontribues: Scilla Alecci, Michael W. Hudson, Will Fitzgibbon, Agustin Armendariz, Sydney P. Freedberg, Margot Gibbs, Malia Politzer, Delphine Reuter, Serdar Varder and Pelin \u00dcnker (DW Turkey), Elyssa Christine Lopez and Karol Ilagan (Philippine Center of Investigative Journalism), Pavla Holcov\u00e1 (Investigace, Czech Republic), Hala Nassredine (Daraj, Lebanon), Allan de Abreu (Rivista Piau\u00ed, Brazil), Leo Sisti (L\u2019Espresso, Italy), Simon Goodley (The Guardian, U.K.), Ritu Sarin (The Indian Express), Nassos Stylianou (BBC, U.K.), Francisco Rodriguez and Enrique Naveda (Plaza P\u00fablica, Guatemala), Debra Cenziper (Washington Post, U.S.), Emilia D\u00edaz-Struck, Gerard Ryle, Ben Hallman, Dean Starkman, Fergus Shiel, Jelena Cosic, Spencer Woodman, Brenda Medina, Maggie Michael, Richard H.P. Sia,\u00a0 Kathleen Cahill, Joe Hillhouse, Mia Zuckerkandel, Asraa Mustufa, Hamish Boland-Rudder, Miguel Fiandor <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/miguel-fiandor-gutierrez\/\">Guti\u00e9rrez<\/a>, Pierre Romera, Madeline O\u2019Leary, Tom Stites, Kathryn Kranhold, Margot Williams, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/antonio-cucho\">Antonio Cucho Gamboa<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/soline-ledesert\">Soline Led\u00e9sert<\/a>,\u00a0 <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/miguel-fiandor-gutierrez\">Miguel Fiandor<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/bruno-thomas\">Bruno Thomas<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/anne-lhote\">Anne L\u2019H\u00f4te<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/madeline-oleary\">Madeline O\u2019Leary<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/maxime-lutonda\">Maxime Vanza<\/a> Lutaonda, Denise Hassanzade Ajiri, Jes\u00fas Escudero, Marcos Garc\u00eda Rey, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/mago-torres\">Mago Torres<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.icij.org\/journalists\/karrie-kehoe\">Karrie Kehoe<\/a>, Sean McGoey, Anisha Kohli, Fakhar Durrani,\u00a0 Carlos Monteiro, Douglas Dalby and Laura Bullard.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miliona dokumente t\u00eb rrjedhura, dhe partneriteti m\u00eb i madh mes gazetar\u00ebve n\u00eb histori ka zbuluar sekretet financiare t\u00eb 35 udh\u00ebheq\u00ebsve aktual\u00eb dhe t\u00eb shkuar n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 330 zyrtar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 vende dhe territore si dhe t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mashtruesve dhe vras\u00ebsve. Dokumentet sekrete ekspozojn\u00eb marr\u00ebveshjet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79957,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[829,473],"tags":[2127,867,2128,1131,2129,1764,1341,2130,2131,850,1074,2132,1175,1500,2133,2134,1524,2135,1344,2136,1502,2137,1439,1504,2138,2139,2078,2140,2141,2142,2143,2144,761,852,2145,2146,2147,2148,2149,2150,900,2151,2152,2153,872,863,1086,1834,1979,1835,2154,2155,1539,2019,2156,2157,2158,1155,1529,874,2159,2160,2161,2162,2163,2114,2164,885,1008,859,1664,2165,854,2166,2024,149,1219,778,2167,2168,1484,2169,1708,1709,2170,1294,1647,2171,2172,2173,2034,1113,1206,879,1092,2174,1587,2175,2176,1185,2177,2178,2179,1332,2180],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/PP-Banner-City-V8-1536x864-1.jpeg","fifu_image_alt":"foto ilustruese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79956"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}