{"id":79960,"date":"2021-08-30T14:37:41","date_gmt":"2021-08-30T12:37:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kriza-e-magjistrateve-rrezikon-rimekembjen-e-drejtesise-ne-shqiperi\/2021\/08\/30\/"},"modified":"2021-08-30T14:37:41","modified_gmt":"2021-08-30T12:37:41","slug":"kriza-e-magjistrateve-rrezikon-rimekembjen-e-drejtesise-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kriza-e-magjistrateve-rrezikon-rimekembjen-e-drejtesise-ne-shqiperi\/2021\/08\/30\/","title":{"rendered":"Kriza e magjistrat\u00ebve rrezikon rim\u00ebk\u00ebmbjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"text-align: center;\">Gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb shpenzuara n\u00eb nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor, Hakil Troci nuk ka mundur t\u00eb shkel\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit.<\/span><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e korrikut, i moshuari me origjin\u00eb nga Dibra, banor prej fillimit t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb kryeqytet, po konsumonte nj\u00eb tjet\u00ebr akt zvarritjeje n\u00eb Gjykat\u00ebn Civile t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Troci i tha BIRN se kishte mosmarr\u00ebveshje me pronarin e tok\u00ebs ku u vendos tre dekada m\u00eb par\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs dhe po p\u00ebrpiqej t\u00eb siguronte nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr vler\u00ebn e kompensimit. Por nuk po i jepnin asnj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm shtyhet gjyqi,\u201d tha i moshuari n\u00eb hyrje t\u00eb gjykat\u00ebs. \u201cHer\u00eb virusi, her\u00eb anulohet, her\u00eb mungon avokati, her\u00eb mungon gjyqtarja\u2026 Vet\u00ebm probleme kam pasur u b\u00ebn\u00eb 4-5 vite,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ecejaket e Trocit n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e miratuar pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb me premtimin e \u00e7rr\u00ebnjosjes s\u00eb korrupsionit endemik mes gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe ringritjes s\u00eb nj\u00eb sistemi funksional dhe t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa pritej ndryshimi, largimi i nj\u00eb numri t\u00eb paparashikuesh\u00ebm gjyqtar\u00ebsh dhe prokuror\u00ebsh e ka precipituar situat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb t\u00eb rinj, n\u00eb nj\u00eb stok t\u00eb madh dosjesh n\u00eb pritje si dhe n\u00eb zgjatjen e koh\u00ebs s\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, aktor\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb se kur situata mund t\u00eb kthehet n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>&#8220;Vonesat jan\u00eb pika m\u00eb e nxeht\u00eb e reform\u00ebs,\u201d i tha BIRN avokati Klodian Meta, nd\u00ebrsa shtoi se qytetar\u00ebt po prisnin me vite t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ruhet kjo status quo, 10-vje\u00e7ari i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d parashikoi ai, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen se vonesat sjellin shkelje t\u00eb parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, edhe pse nuk jan\u00eb uniforme, tregojn\u00eb se nj\u00eb rritje eksponenciale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt nga viti 2016 deri n\u00eb mesin e vitit 2021. Kjo ka sjell\u00eb zvarritje t\u00eb m\u00ebtejshme dhe gati trefishim t\u00eb koh\u00ebs mesatare t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Rekord mban Gjykata e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila ka humbur 75% t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb vet p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, volumi i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur nga dyqind n\u00eb dymij\u00eb dosje p\u00ebr \u00e7do gjyqtar, nd\u00ebrsa koha mesatare e zgjidhjes s\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht nga 180 dit\u00eb n\u00eb 730 dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e procesit t\u00eb pastrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se kur mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re magjistrat\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb larguarit.<\/p>\n<p><strong>\u2018Periudh\u00eb e zez\u00eb\u2019 <\/strong><\/p>\n<p>Kur u miratua paketa e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vitin 2016, mes ekspert\u00ebve u diskutua se procesi i vetingut mund t\u00eb spastronte rreth 30% t\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nuk pati nj\u00eb studim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, por indikacione t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta mb\u00ebrrit\u00ebn asokohe n\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs nga eksperienca t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Ukrain\u00eb, Kosov\u00eb apo Serbi.<\/p>\n<p>Largimi n\u00eb mas\u00ebn 30% i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve u konsiderua asokohe nj\u00eb efekt an\u00ebsor i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr sistemin, ndaj edhe u parashikuan disa nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacion p\u00ebr ta zbutur k\u00ebt\u00eb efekt.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet pas fillimit t\u00eb reform\u00ebs, spastrimet n\u00eb sistem kan\u00eb kapur dyfishin e parashikimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb korrikut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrfundoi procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr 421 magjistrat\u00eb nga 801 subjekte n\u00eb total. Nga k\u00ebta, u konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm 174 magjistrat\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr prej 60% u shkarkuan nga detyra ose u larguan p\u00ebrmes dor\u00ebheqjeve.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e procesit t\u00eb vetingut, vakancat aktuale n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe at\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb konsiderohen n\u00eb nivele dramatike.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i tha BIRN se nga 408 gjyqtar\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb detyr\u00eb, vet\u00ebm 247 jan\u00eb aktualisht pjes\u00eb e sistemit. Nd\u00ebrsa sistemi prej 341 magjistrat\u00ebsh i Prokuroris\u00eb ka humbur deri m\u00eb tani 82 prokuror\u00eb si pasoj\u00eb e shkarkimeve, pezullimeve dhe dor\u00ebheqjeve nga vetingu.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, largime t\u00eb k\u00ebtij niveli ishin t\u00eb paimagjinueshme.<\/p>\n<p>\u201cPadyshim q\u00eb pritej largimi i nj\u00eb numri t\u00eb caktuar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk pritej n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa,\u201d tha Gent Ibrahimi, pjes\u00eb e grupit t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb reform\u00ebs dhe drejtuesi aktual i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesat e prokuror\u00ebve jan\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, ku mb\u00ebrrijn\u00eb shpesh k\u00ebrkesa p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakancave. Por Ibrahimi ankohet se mjetet n\u00eb dispozicion t\u00eb K\u00ebshillit jan\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbushur vakumin e krijuar, syt\u00eb jan\u00eb kthyer nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Por kjo e fundit certifikon nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar student\u00ebsh, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Mungesa e injektimeve t\u00eb reja p\u00ebr vitin 2021 e shqet\u00ebson Ibrahimin.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nga Korriku i vitit 2021 deri n\u00eb Korrik t\u00eb vitit 2022 do t\u00eb jet\u00eb periudha m\u00eb e zez\u00eb, pasi do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm largime dhe jo prurje n\u00eb sistem,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb e ngjashme n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e gjyq\u00ebsorit, ku vala e shkarkimeve ka rritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjyqtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pas \u2018shkrirjes\u2019 nga vetingu, Gjykata e Lart\u00eb po ringrihet me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe ka sot n\u00ebnt\u00eb gjyqtar\u00eb nga 19 q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Sokol Sadushi, nj\u00eb tjet\u00ebr ekspert i reform\u00ebs q\u00eb mban sot postin e zv.kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i tha BIRN se gjykata pret t\u00eb plot\u00ebsohet me gjyqtar\u00eb nga sistemi, por \u201csistemi nuk ka p\u00ebr vete\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si Ibrahimi, edhe Sadushi thekson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb reform\u00ebs, largimet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa prurjet nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, e cila duhet sipas tij q\u00eb t\u00eb kujdeset gjithashtu p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb zhdrejt\u00eb numerik, Sadushi flet edhe p\u00ebr nj\u00eb efekt psikologjik frike t\u00eb shkaktuar nga vetingu, q\u00eb po sjell vonesa dhe problematika n\u00eb ngritjen e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cKjo shif\u00ebr tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 50-60% dhe mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb lart. N\u00eb 70% t\u00eb t\u00eb larguarve nga sistemi nuk ka parashikim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e pamenduar, e pamundur p\u00ebr ta parashikuar leht\u00ebsisht,\u201d tha Sadushi.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb menduar. Kam kuptuar q\u00eb vetingu ka krijuar problematik\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ngurrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi,\u201d tha Sadushi.<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sistemi shqiptar i drejt\u00ebsis\u00eb po vuan q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb rinj, treguesit mbi volumin e pun\u00ebs dhe koh\u00ebzgjatjen e \u00e7\u00ebshtjeve ekspozojn\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ng\u00ebr\u00e7i n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb BIRN siguroi nga Gjykatat e Apelit, numri mesatar i dosjeve p\u00ebr \u00e7do gjyqtar \u00ebsht\u00eb rritur nga 335 n\u00eb 628 nga viti 2016 n\u00eb vitin 2020, nd\u00ebrsa koha e shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje civile \u00ebsht\u00eb rritur me 3.5 her\u00eb; nga 214 dit\u00eb n\u00eb 765 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat statistikore nga gjykatat dhe prokurorit\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara fillimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb vitin 2016, \u00e7do gjyqtar i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb gjykonte mesatarisht 330 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 407. Si rrjedhoj\u00eb, koha mesatare e shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje civile \u00ebsht\u00eb dyfishuar; nga 160 dit\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb 328 dit\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb sot n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb pat\u00ebn gjithashtu nj\u00eb rritje t\u00eb numrit mesatar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve nga 166 n\u00eb 219 n\u00eb periudh\u00ebn 2016-2020. Koh\u00ebzgjatja mesatare e \u00e7\u00ebshtjeve penale \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u llogaritur, pasi shumica e prokurorive nuk soll\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Drejtues t\u00eb Prokurorive me t\u00eb cil\u00ebt foli BIRN u ankuan p\u00ebr munges\u00ebn drastike t\u00eb stafit, nd\u00ebrsa than\u00eb se kjo situat\u00eb po sillte probleme me hetimet.<\/p>\n<p>\u201cKemi munges\u00eb stafi, si p\u00ebr prokuror\u00eb, ashtu edhe n\u00eb administrat\u00eb,\u201d i tha BIRN drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit, Neritan Hoxha.<\/p>\n<p>Nga marsi 2020, edhe Prokuroria e P\u00ebrmetit ka mbetur me nj\u00eb prokuror. Drejtuesi i saj, Asllan Bajramaj i tha BIRN se kjo ka sjell\u00eb zgjatje t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cProkurori i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb angazhuar me gjith\u00eb veprimtarin\u00eb gjyq\u00ebsore, hetimore dhe gatishm\u00ebrin\u00eb dhe procesin administrativ n\u00eb institucion\u2026,\u201d tha Bajramaj. \u201cNevoja p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb prokuror ose nj\u00eb oficer t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb e madhe,&#8221; shtoi ai.<\/p>\n<p>Mbingarkesa me \u00e7\u00ebshtje ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb reja p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re m\u00eb kryerjen e hetimeve dhe shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Sadushi i tha BIRN se Gjykata e Lart\u00eb duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb ligji, q\u00eb orienton praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore si dhe i rikthen dinjitetin institucionit dhe besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Por kur mori detyr\u00ebn n\u00eb mars 2020, ai gjeti nj\u00eb kapic\u00eb prej 36 mij\u00eb dosjesh si dhe nj\u00eb sistem katastrofik t\u00eb menaxhimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cPo si kthehet nj\u00eb Gjykat\u00eb e Lart\u00eb n\u00eb gjykata ligji dhe rrit besimin publik me 36 mij\u00eb dosje\u201d pyet ai.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb vendimeve unifikuese, Gjykata e Lart\u00eb filloi t\u00eb krijonte praktik\u00eb nga trupa me tre gjyqtar\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti dha rreth 2 mij\u00eb vendime.<\/p>\n<p>Ky volum pune konsiderohet si tep\u00ebr i madh nga Sadushi.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb llogari, i bie q\u00eb \u00e7do gjyqtar t\u00eb ket\u00eb gjykuar 500 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vit. Nuk ka asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e jasht\u00ebzakonshme,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Saimir Vishaj, avokat prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash i tha BIRN se kjo situat\u00eb ka sjell\u00eb vonesa n\u00eb gjykim dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marrjen e vendimeve t\u00eb zbardhura. Por kryesore sipas tij \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e vendimeve.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundet nj\u00eb gjyqtar, q\u00eb dikur gjykonte 80-100 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vit, tani ka 300-400. Tani kjo \u00ebsht\u00eb trefishuar-kat\u00ebrfishuar,\u201d tha Vishaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundet ta lexoj\u00eb, nuk mundet ta gjykoj\u00eb dhe nuk mundet t\u00eb zbardh\u00eb vendimin,&#8221; shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Premtime t\u00eb reja <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin e pest\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, aktor\u00ebt e sistemit k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime t\u00eb reja ligjore p\u00ebr t\u00eb korrektuar pasojat si dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e vakancave t\u00eb paplot\u00ebsuara n\u00eb gjykata dhe prokurori.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ka nj\u00eb konsensus se cilat ndryshime do t\u00eb sillnin rezultat.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur gjyqtar\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor mendon q\u00eb ta zgjidh\u00eb problemin duke p\u00ebrgjysmuar numrin e gjykatave n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hart\u00eb e re gjyq\u00ebsore e publikuar nga media n\u00eb qershor ngjalli kund\u00ebrshti p\u00ebr shkak t\u00eb reduktimit radikal t\u00eb numrit t\u00eb gjykatave nga 34 n\u00eb 15 dhe parashikimit t\u00eb nj\u00eb supergjykate t\u00eb vetme Apeli n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN, KLGJ e mbrojti hart\u00ebn e re gjyq\u00ebsore si zgjidhjen q\u00eb i duhet sistemit.<\/p>\n<p>&#8220;Harta e re gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi dhe nj\u00eb proces shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e sfidave t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, lidhur me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs, delegimet, aksesin, koston dhe efektshm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar k\u00ebshtu situat\u00ebn aktuale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen gjykatat e t\u00eb gjitha shkall\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d tha KLGJ.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr kund\u00ebrshtit\u00eb kryesore t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb kufizimi i aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt \u2013ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb vogla apo zona rurale.<\/p>\n<p>Por KLGJ thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrsa premton se harta e re do t\u00eb optimizoj\u00eb burimet njer\u00ebzore si dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e gjykimit dhe aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu i interesuar q\u00eb harta e re gjyq\u00ebsore t\u00eb miratohet sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026kjo do ta zbuste shum\u00eb problemin, pasi do t\u00eb ishim n\u00eb gjendje q\u00eb at\u00eb num\u00ebr t\u00eb reduktuar prokuror\u00ebsh q\u00eb kemi, ta kalojm\u00eb n\u00eb ato vende ku numri i prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl dhe ato zyra t\u00eb jen\u00eb funksionale,\u201d tha Ibrahimi.<\/p>\n<p>Propozime t\u00eb tjera p\u00ebr ndryshime ligjore garojn\u00eb aktualisht mes tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e vetingut, Sadushi i tha BIRN se i kishte propozuar faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb student\u00ebt e Magjistratur\u00ebs t\u00eb nxirreshin n\u00eb pun\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb, por ishte p\u00ebrballur me rrudhje vetullash.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb dhe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb kthehemi mbrapa, duke patur frik\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sadushi e mbron edhe sot k\u00ebt\u00eb ide, duke sqaruar se pas dy vitesh shkoll\u00eb, ata mund t\u00eb b\u00ebhen ndihm\u00ebs t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, derisa t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb marrin vet\u00eb vendime. Ai mendon gjithashtu se sistemi ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb ligjor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhen stimuluar p\u00ebrmes ndryshimeve ligjore.<\/p>\n<p>Avokati Saimir Vishaj shkon edhe m\u00eb tej, nd\u00ebrsa propozon thyerjen e monopolit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs p\u00ebr krijimin e magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb sistem edhe t\u00eb avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNe aktualisht kemi mjaft avokat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ardhur nga shkolla n\u00eb Per\u00ebndim, kemi avokat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbi 20 vite eksperienc\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fare mir\u00eb mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e larguar nga vetingu,\u201d propozon ai.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb aktor\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr kujdes.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdolloj mekanizmi q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtoj\u00eb q\u00ebllimin kryesor t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb vetvete,\u201d tha avokati Klodian Meta, nd\u00ebrsa shtoi: \u2018dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb profesionale, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paanshme\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb shpenzuara n\u00eb nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor, Hakil Troci nuk ka mundur t\u00eb shkel\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit. N\u00eb mesin e korrikut, i moshuari me origjin\u00eb nga Dibra, banor prej fillimit t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb kryeqytet, po konsumonte nj\u00eb tjet\u00ebr akt zvarritjeje n\u00eb Gjykat\u00ebn Civile t\u00eb Tiran\u00ebs. Troci i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79961,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[829,415,473],"tags":[1133,1174,883,1175,1138,869,862,1176,761,1098,1279,851,896,852,2183,107,1177,2184,982,1178,1179,243,996,351,2185,118,1538,872,863,1180,2186,1603,935,1311,874,2187,1553,1181,1182,537,149,778,358,1584,245,864,2188,1183,1544,480,1184,2189,916,1533,1091,1167,271,2190,391,1185,804,420,1186],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/20221003_210030_031022050-5_mnzWsJd.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtar\u00eb t\u00eb rinj gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie t\u00eb organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles s\u00eb Magjistratur\u00ebs. | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79960"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79960\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}