{"id":79962,"date":"2021-07-28T19:39:24","date_gmt":"2021-07-28T17:39:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hije-nepotizmi-dhe-konflikti-interesi-ne-qeverine-e-re-te-drejtesise\/2021\/07\/28\/"},"modified":"2026-04-19T09:23:07","modified_gmt":"2026-04-19T07:23:07","slug":"hije-nepotizmi-dhe-konflikti-interesi-ne-qeverine-e-re-te-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hije-nepotizmi-dhe-konflikti-interesi-ne-qeverine-e-re-te-drejtesise\/2021\/07\/28\/","title":{"rendered":"Hije nepotizmi dhe konflikti interesi n\u00eb \u2018qeverin\u00eb e re&#8217; t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb akuzohen p\u00ebr \u2018konflikt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb interesi\u2019 n\u00eb vendimmarrjen e tyre p\u00ebr promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, pasi kishin pun\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb familjar\u00ebt e tyre n\u00eb administrat\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e votimit t\u00eb Imerajt n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dy an\u00ebtar\u00ebt e KLP-s\u00eb, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin t\u00eb pun\u00ebsuara vajzat e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetari Alfred Balla kishte t\u00eb pun\u00ebsuar nipin.<\/p>\n<p>Konflikti i dyshuar i interesit n\u00eb organin mbik\u00ebqyr\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb iu referua zyr\u00ebs s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 15 prill 2021 nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ngrinte dyshime serioze p\u00ebr shkelje disiplinore nga tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLP-s\u00eb, informacioni i ONM-s\u00eb q\u00ebndroi p\u00ebr gati tre muaj n\u00eb sirtar, p\u00ebrpara se Inspektori i Lart\u00eb, Artur Metani t\u00eb vendoste nisjen e verifikimit m\u00eb 8 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr institucionet ky\u00e7e t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013e cila premtoi 6 vjet m\u00eb par\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb pavarur dhe t\u00eb pastruar nga korrupsioni dhe konflikti i interesit. Rasti i m\u00ebsip\u00ebrm ngre dyshime t\u00eb fresk\u00ebta mbi efektet e reform\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri apo rekordet e saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr praktikave t\u00eb vjetra \u2018korruptive\u2019.<\/p>\n<p>Zyra e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i tha BIRN se denoncimi i ONM-s\u00eb p\u00ebr tre an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb ishte ende n\u00eb faz\u00ebn e verifikimit.<\/p>\n<p>ILD faj\u00ebsoi mbingarkes\u00ebn p\u00ebr vones\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb rastit, nd\u00ebrsa sqaroi se ankesat trajtohen sipas nj\u00eb metodologjie me prioritet ankesat m\u00eb t\u00eb hershme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos u digjen afatet.<\/p>\n<p>\u201cKemi rreth 4000 ankesa t\u00eb depozituara n\u00eb ILD, pjesa m\u00eb e madhe e trash\u00ebguar nga ish-KLD,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Mimoza Ko\u00e7iu. \u201cNj\u00eb ankes\u00eb institucioni nuk prevalon ndaj nj\u00eb ankese t\u00eb nj\u00eb qytetari. Jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet p\u00ebr trajtimin e ankes\u00ebs,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Tartar Bazaj nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb BIRN p\u00ebr koment, nd\u00ebrsa Nurihan Seiti iu shmang pyetjeve p\u00ebr pun\u00ebsimin e s\u00eb bij\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe konfliktin e interesit n\u00eb votimin e Imerajt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebnkryetari i KLP, Alfred Balla tha p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi telefonik se kishte koh\u00eb pa kontaktuar me nipin dhe se nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb konflikt interesi gjat\u00eb vendimmarrjes n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019e kam iden\u00eb fare se ku punon nipi im, pasi kam me dhjet\u00ebra nip\u00ebr, biles dhe st\u00ebrnip\u00ebr,\u201d shkroi Balla.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, drejtuesja Elisabeta Imeraj i tha BIRN se familjar\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb ishin pun\u00ebsuar nga institucioni q\u00eb ajo drejton sipas procedurave standarde ligjore, por ishin larguar aktualisht q\u00eb t\u00eb tre nga puna \u201cp\u00ebr arsye t\u00eb tyret\u201d.<\/p>\n<p>Imeraj mohoi t\u00eb kishte lidhje me procedurat e pun\u00ebsimit, nd\u00ebrsa shtoi se Prokuroria e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm q\u00eb ka pun\u00ebsuar t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu b\u00ebjm\u00eb me dije se edhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera si n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme etj., ka t\u00eb pun\u00ebsuar persona t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, normalisht mbi baz\u00ebn e nj\u00eb procedure t\u00eb rregullt ligjore,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme sqaroi se e vetmja e pun\u00ebsuar n\u00eb pozicionin e p\u00ebrgjegj\u00ebses s\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore ishte bashk\u00ebshortja e an\u00ebtarit t\u00eb KLP-s\u00eb, Kostaq Beluri, q\u00eb sipas tyre ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb 30 vje\u00e7are si sekretare dhe kryesekretare n\u00eb sistemin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Verifikimi i konfliktit t\u00eb interesit <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb \u2013nj\u00eb institucion kolegjial me 11 an\u00ebtar\u00eb u krijua tre vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, me q\u00ebllim garantimin e pavar\u00ebsis\u00eb, llogaridh\u00ebnies, disiplin\u00ebs dhe karrier\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja n\u00eb detyr\u00eb e prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga detyrat funksionale t\u00eb K\u00ebshillit, t\u00eb cil\u00ebn ai filloi ta zbatonte n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti me em\u00ebrimin e prokuror\u00ebve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi n\u00eb krye t\u00eb Prokurorive t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Elbasanit.<\/p>\n<p>Vendimi i promovimit t\u00eb Imerajt ishte unanim n\u00eb KLP, ndon\u00ebse dy dit\u00eb para votimit, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ngriti p\u00ebrmes v\u00ebzhguesit Theo Jacobs nj\u00eb seri akuzash p\u00ebr shantazh dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procesin e vetingut. Konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Imerajn u ankimua m\u00eb pas n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb muaj nga votimi i Imerajt n\u00eb KLP, ONM vuri n\u00eb dijeni Zyr\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb se tre an\u00ebtar\u00ebt Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Nurihan Seitaj e kishin ushtruar detyr\u00ebn e tyre n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sipas referimit t\u00eb ONM, vajza e Bazajt, Xhesika Bazaj, vajza e Seitit, Santeliana Meta dhe nipi i Ball\u00ebs, Enio Belshi ishin t\u00eb pun\u00ebsuar pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Imeraj.<\/p>\n<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hetimin e shkeljeve disiplinore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas informacionit q\u00eb ONM dor\u00ebzoi n\u00eb ILD, tre an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit dyshohet t\u00eb kishin kryer shkelje disiplinore, pasi nuk kishin paraqitur k\u00ebrkese p\u00ebr heqje dor\u00eb nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhjen plenare ose n\u00eb mbledhjen e komisioneve gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Imerajt. Ata akuzohen gjithashtu p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb ose t\u00eb parandalimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>Me precedent\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr veprime brenda dit\u00ebs n\u00eb rastin e publikimit t\u00eb videove t\u00eb nj\u00eb gjyqtareje n\u00eb Tik Tok, Inspektori i Lart\u00eb, Artur Metani doli me vendim p\u00ebr verifikimin e tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb m\u00eb 8 korrik \u2013thuajse tre muaj nga protokollimi i informacionit t\u00eb ONM.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Metanit, q\u00eb BIRN e disponon, informacioni i ONM-s\u00eb nuk p\u00ebrmban fakte t\u00eb qarta dhe t\u00eb mjaftueshme, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me prova, t\u00eb cilat justifikojn\u00eb fillimin e hetimit disiplinor.<\/p>\n<p>\u201c\u2026n\u00eb rastin konkret ka vend p\u00ebr verifikimin e informacionit n\u00ebp\u00ebrmjet marrjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave shtes\u00eb pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, lidhur me procedur\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes, vler\u00ebsimit, em\u00ebrimit, zhvillimit t\u00eb karrier\u00ebs apo p\u00ebrfundimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb shtetasve Xhesika Bazaj, Santeliana Meta (Seiti) dhe Enio Belshi,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Metanit.<\/p>\n<p>Paralelisht, ILD ka vendosur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb pran\u00eb KLP-s\u00eb lidhur me shqyrtimin paraprak dhe vendimmarrjen e komisioneve dhe t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ngritjes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Imerajt; deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb Bazajt, Ball\u00ebs dhe Seitit apo aktet e brendshme t\u00eb KLP-s\u00eb lidhur me rregullat p\u00ebr deklarimin dhe shmangien e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve p\u00ebr koh\u00ebn e em\u00ebrimit dhe t\u00eb largimit nga detyra t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb apo p\u00ebr pozicionin e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhesika Bazaj dhe Santeliana Meta (Seiti) nuk komentuan gjithashtu rrethanat e pun\u00ebsimit t\u00eb tyre n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb postuara n\u00eb rrjetin social LinkedIN, Meta rezulton e pun\u00ebsuar n\u00eb shtator 2020 n\u00eb pozicionin e k\u00ebshilltares ligjore.<\/p>\n<p>Enio Belshi, nipi i n\u00ebnkryetarit t\u00eb KLP-s\u00eb, Alfred Balla i tha BIRN se nuk i kujtohej kur ishte pun\u00ebsuar, por \u201ckishte punuar disa muaj dhe para disa muajsh ishte larguar\u201d.<\/p>\n<p>Belshi mohoi q\u00eb pun\u00ebsimi t\u00eb kishte lidhje me Ball\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se i ati kishte pasur nj\u00eb konflikt 3 vjet m\u00eb par\u00eb dhe \u201cnuk kishin m\u00eb kontakte\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb akuzohen p\u00ebr \u2018konflikt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb interesi\u2019 n\u00eb vendimmarrjen e tyre p\u00ebr promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, pasi kishin pun\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb familjar\u00ebt e tyre n\u00eb administrat\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e votimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829,473],"tags":[1021,1361,1362,883,868,611,853,2191,405,476,234,996,408,1538,901,1057,872,863,1363,538,1364,2187,888,1365,671,1194,1158,133,885,149,778,358,175,359,1605,1584,1366,1367,1368,1533,1091,1545,1369,316,391,804,223,1171,227,865,2192],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Kodi-Penal--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi dhe ai i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi gjat\u00eb prezantimit t\u00eb Kodit. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79962"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79964,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79962\/revisions\/79964"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}