{"id":79967,"date":"2021-06-30T16:02:39","date_gmt":"2021-06-30T14:02:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/historia-e-krimit-shqiptar-peng-ne-zinxhirin-e-kokaines\/2021\/06\/30\/"},"modified":"2021-06-30T16:02:39","modified_gmt":"2021-06-30T14:02:39","slug":"historia-e-krimit-shqiptar-peng-ne-zinxhirin-e-kokaines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/historia-e-krimit-shqiptar-peng-ne-zinxhirin-e-kokaines\/2021\/06\/30\/","title":{"rendered":"Historia e krimit shqiptar: Peng n\u00eb zinxhirin e kokain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ka dy m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore t\u00eb ngarkesave me kokain\u00eb n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rekord t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit: Ngarkesat rekord munden q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, t\u00eb merren si prov\u00eb q\u00eb mbik\u00ebqyrja m\u00eb e mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi m\u00eb i fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar po ndihmojn\u00eb agjencit\u00eb ligjzbatuese t\u00eb luftojn\u00eb shkel\u00ebsit e ligjit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sasit\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb po kapen n\u00eb Europ\u00eb mund t\u00eb merren si prov\u00eb se sasi akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha po hyjn\u00eb n\u00eb treg pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>Tregtia e drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb fitimprur\u00ebse se sa sot. Agjencia Europiane e monitorimit t\u00eb drog\u00ebs, EMCDDA, vler\u00ebson se n\u00eb vitin 2017, tregtia e drog\u00ebs n\u00eb tregun me pakic\u00eb qarkullonte 9 miliard\u00eb euro, nj\u00eb rritje me 60% n\u00eb krahasim me vler\u00ebsimin e vitit 2013, kur besohej se qarkullonte di\u00e7ka m\u00eb pak se sa 6 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa tregu i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjeruar, t\u00eb dh\u00ebnat e agjencis\u00eb tregojn\u00eb se tregu i kokain\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po zgjerohet me rit\u00ebm edhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se sa llojet e tjera t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb sektorin n\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb substancave narkotike, kokaina \u00ebsht\u00eb performuesi m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe\u00a0 n\u00ebse sekuestrimet n\u00eb Europ\u00eb jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, kjo do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se europian\u00ebt po konsumojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drog\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa oferta n\u00eb tregun e kokain\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur, \u00e7mimet me pakic\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, nd\u00ebrsa cil\u00ebsia &#8211; e matur me norm\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb rritur. Dikur nj\u00eb mall luksi i destinuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasurit, kokaina super e fort\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb list\u00ebn e shp\u00ebrndar\u00ebsit t\u00eb zakonsh\u00ebm, nj\u00eb telefonat\u00eb larg nga festa apo pista e vall\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Rritja shp\u00ebrthyese e kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb demonstron fuqin\u00eb e forcave t\u00eb tregut \u2013 ligjit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs \u2013 p\u00ebrkundrejt ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i shtypin k\u00ebto forca. Por ajo p\u00ebrfaq\u00ebson gjithashtu edhe nj\u00eb triumf n\u00eb menaxhimin e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb furnizimit: grupimet e ndryshme kriminale, shpesh n\u00eb bashk\u00ebpunim, kan\u00eb rritur pjes\u00ebn e tyre t\u00eb tregut duke lidhur prodhuesit e kokain\u00ebs me konsumator\u00ebt e saj \u2013 duke p\u00ebrputhur k\u00ebrkes\u00ebn me ofert\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb kemi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb nuk ndodh shpesh n\u00eb rrjetin e furnizimit: nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje n\u00eb lidhje me nj\u00eb ngarkes\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar solli rr\u00ebmbimin e nj\u00eb personi n\u00eb Shqip\u00ebri. Organizatat kriminale shqiptare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb tregun e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, duke luajtur \u201cnj\u00eb rol madhor n\u00eb tregtin\u00eb me shumic\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs\u201d, sipas Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Krimit n\u00eb Britani, NCA.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i agjencis\u00eb tha se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tendence m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bandat nga Ballkani kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cfitimeve m\u00eb t\u00eb larta\u201d dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ctregut shum\u00eb t\u00eb pasur\u201d t\u00eb k\u00ebsaj droge.<\/p>\n<p>Kjo histori zbulon se si tregtia europiane e kokain\u00ebs, dikur e dominuar nga mafiat e Italis\u00eb dhe Spanj\u00ebs, po transformohet nga aktor\u00ebt e rinj. Ajo tregon se si kostoja e k\u00ebtij transformimi \u2013 n\u00eb form\u00ebn e korrupsionit kronik dhe dhun\u00ebs sporadike \u2013 po zhvendoset drejt vendeve m\u00eb t\u00eb varfra, t\u00eb tilla si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ahmet Pren\u00e7i, ish-drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb, tha se kriminel\u00ebt n\u00eb konflikt me nj\u00ebri-tjetrin dhe me baza jasht\u00eb vendit, po zgjedhin t\u00eb lajn\u00eb hesapet mes tyre \u201cn\u00eb sht\u00ebpi\u201d \u2013 p\u00ebr shkak se ata e din\u00eb se \u00e7do hetim mbi ta nuk do t\u00eb ishte po aq i thelluar sa n\u00eb Per\u00ebndim. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, tha ai, n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cekziston gjithashtu mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb korruptuar policin\u00eb dhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, imazhi i gangsterit shqiptar \u00ebsht\u00eb skicuar nga raportimet e medias p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb quajtur Hellbanianz. Me baz\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Londr\u00ebs, Barking and Dagenham, e n\u00ebn udh\u00ebheqjen e t\u00eb rinjve nga diaspora shqiptare, banda fitoi fam\u00eb t\u00eb keqe nga media tablloide n\u00eb vitin 2018, pasi u shfaq n\u00eb median sociale duke festuar me drog\u00eb, para dhe arm\u00eb. Banda t\u00eb tilla rruge jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb hallkat e nj\u00eb rrjeti t\u00eb larmish\u00ebm bot\u00ebror, nd\u00ebrsa pamjet e tyre t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr Instagram bien ndesh me natyr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit, ku kujdes i madh i kushtohet fshehjes s\u00eb mallit dhe fitimeve, nd\u00ebrsa dhuna \u00ebsht\u00eb zakonisht p\u00ebrjashtim dhe jo rregull.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them q\u00eb ne e shohim si nj\u00eb pun\u00eb, si \u00e7do pun\u00eb tjet\u00ebr,\u201d thot\u00eb Arbeni, nj\u00eb 45 vje\u00e7ar q\u00eb merret me trafik droge, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mos identifikohet me emrin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr Rrjetin Ballkanik p\u00ebr Gazetari Investigative, BIRN. \u201cN\u00ebse punon pa hile dhe me njer\u00ebz t\u00eb besuar, nuk ke pse trembesh\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr kokain\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrhapur n\u00eb Europ\u00eb dhe oferta plot\u00ebsohet nga prodhimi n\u00eb lul\u00ebzim n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, ka pasur pak ose aspak dhun\u00eb brenda zinxhirit t\u00eb furnizimit; n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, tregu \u00ebsht\u00eb zgjeruar me qet\u00ebsi, duke krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit e rinj.<\/p>\n<p>\u201cKokaina \u00ebsht\u00eb kaq fitimprur\u00ebse sa \u00e7dokush mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tregut,\u201d thot\u00eb Dr. Anna Sergi, nj\u00eb pedagoge e lart\u00eb n\u00eb kriminologji n\u00eb Universitetin e Essex dhe eksperte p\u00ebr krimin e organizuar. \u201c\u00cbsht\u00eb malli i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb q\u00eb fiton vler\u00eb prej s\u00eb paku 30 her\u00eb nga pika e prodhimit p\u00ebr te konsumatori final.\u201d Sipas saj, tregu \u00ebsht\u00eb i pamundur t\u00eb kontrollohet p\u00ebr shkak se ai shfryt\u00ebzon rrjetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb transportit detar me konteiner\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb konceptuar p\u00ebr t\u00eb qarkulluar lirsh\u00ebm \u2013 \u201ctreguesi m\u00eb i suksessh\u00ebm\u201d i nj\u00eb ekonomie t\u00eb globalizuar ku \u00e7dokush mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb tregti me \u00e7dok\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ariani, nj\u00eb 47 vje\u00e7ar shqiptar me eksperienc\u00eb n\u00eb trafik, i cili gjithashtu foli me kushtin q\u00eb emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mos tregohet, tha se ai ishte m\u00eb i shqet\u00ebsuar nga bandat rivale q\u00eb sulmojn\u00eb parat\u00eb apo kontraband\u00ebn nga sa \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga ligjzbatuesit. \u201cKur ngarkesa \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs, un\u00eb tensionohem,\u201d tha ai. \u201cPor nuk e mbyll veten n\u00eb sht\u00ebpi. Shkoj n\u00eb palest\u00ebr. Nuk ju g\u00ebnjej, kam shkuar edhe n\u00eb kish\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as prodhues kokaine dhe as treg i madh konsumator, nd\u00ebrsa lidhja e saj me k\u00ebt\u00eb tregti mb\u00ebshtetet te nj\u00eb minoranc\u00eb e vog\u00ebl brenda nj\u00eb diaspore t\u00eb madhe &#8211; minoranc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb zinxhirin e furnizimit. Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb reputacion n\u00eb rritje si narko-shtet dhe \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se duhet t\u00eb pastroj\u00eb veten n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb realizoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e bashkimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas Julia Buxton, nj\u00eb profesoresh\u00eb e kriminologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Manchesterit dhe eksperte n\u00eb tregtin\u00eb e narkotik\u00ebve, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb viktim\u00eb tjet\u00ebr e nj\u00eb sistemi \u201cmisterioz\u201d t\u00eb kontrollit t\u00eb drog\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb \u201czgjidh\u00eb problemin e k\u00ebrkes\u00ebs\u201d n\u00eb vendet e pasura, duke zgjidhur problemin e ofert\u00ebs nga vendet e varfra.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb po shohim n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po e shohim edhe n\u00eb Amerik\u00ebn Qendrore apo ajo q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore,\u201d tha ajo. N\u00eb terma t\u00eb politikave, argumentoi Buxton, ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr drog\u00ebs kan\u00eb theksuar problemin e operacioneve t\u00eb siguris\u00eb dhe sekuestrimeve, por pa e trajtuar problemin ekonomik \u2013 joshjen nga fitimet e m\u00ebdha p\u00ebrkundrejt varf\u00ebris\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb i shtyn njer\u00ebzit nga e gjith\u00eb bota t\u00eb bashkohen n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs. \u201cTi nuk i mbyll kurr\u00eb rrug\u00ebt e trafikut,\u201d tha Buxton. \u201cTi thjesht sa i shp\u00ebrndan ato.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u201cNj\u00eb jet\u00eb e qet\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Marija Prenga nuk e ka par\u00eb t\u00eb shoqin, q\u00eb kur ai doli nga sht\u00ebpia nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb premteje 18 muaj m\u00eb par\u00eb, pasi i tha se do t\u00eb kthehej shpejt. Jan Prenga do t\u00eb kthehej pasi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb xhiro t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb qytez\u00eb \u2013 por kur Marija d\u00ebgjoi t\u00eb trokitur\u00ebn at\u00eb mesdit\u00eb, te dera gjeti policin\u00eb. \u201cM\u00eb than\u00eb q\u00eb Janin e kan\u00eb marr\u00eb,\u201d rikujton ajo duke fshir\u00eb lot\u00ebt n\u00eb dhom\u00ebn e ndenj\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku jeton bashk\u00eb me tre f\u00ebmij\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Marija e njohu Janin kur ishte adoleshente. M\u00eb i madhi i pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve nga rajoni malor i Puk\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut, ai iu afrua familjes s\u00eb saj kur ishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, duke i k\u00ebrkuar dor\u00ebn p\u00ebr martes\u00eb. Tre vjet m\u00eb von\u00eb, pasi Jani p\u00ebrfundoi sh\u00ebrbimin ushtarak, \u00e7ifti i ri lidhi kuror\u00eb. Ishin vitet 1990 dhe Shqip\u00ebria ishte n\u00eb kaos. Nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli diktature komuniste shtyp\u00ebse dhe paranojake e kishte l\u00ebn\u00eb vendin t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb izoluar. Bashk\u00eb me tranzicionin erdh\u00ebn dallg\u00eb trazirash ekonomike dhe kryengritje, duke shtyr\u00eb qindramij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin fatin jasht\u00eb vendit, kryesisht n\u00eb Greqi dhe Itali.<\/p>\n<p>Marija dhe Jani iu bashkuan eksodit, duke u vendosur n\u00eb Patras, qytetin port t\u00eb Greqis\u00eb. Jani hyri n\u00eb biznesin e mobileris\u00eb duke p\u00ebrdorur aft\u00ebsit\u00eb e tij si zdrukth\u00ebtar. Pas nj\u00ebzet vitesh n\u00eb Greqi dhe lindjes s\u00eb dy vajzave dhe t\u00eb nj\u00eb djali, familja vendosi t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata u vendos\u00ebn n\u00eb Kamz\u00eb, nj\u00eb qytez\u00eb periferike pran\u00eb kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb. Nj\u00eb ish-lagje me barake, Kamza ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb bum nd\u00ebrtimor, i cili \u00ebsht\u00eb financuar nga remitancat nga diaspora. N\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qyteza s\u00eb fundmi riem\u00ebroi rrug\u00ebt kryesore sipas emrave t\u00eb qyteteve dhe udh\u00ebheq\u00ebsve bot\u00ebror\u00eb. \u00cbsht\u00eb ndoshta i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb, ku mund t\u00eb marr\u00ebsh kthes\u00ebn nga Rruga Tony Blair p\u00ebr te rruga George W. Bush.<\/p>\n<p>N\u00eb dyshemen\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrtese jo t\u00eb p\u00ebrfunduar, tipike kjo p\u00ebr Kamz\u00ebn, Jani krijoi nj\u00eb dyqan mobiljesh. Familja jetoi n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb katin sip\u00ebr. Megjith\u00ebse jo sakt\u00ebsisht t\u00eb pasur \u2013 Jani kishte nj\u00eb Mercedez t\u00eb vjet\u00ebr \u2013 familja kishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb; Marija ndihmonte n\u00eb menaxhimin e biznesit. Jani, tha ajo, e trajtonte at\u00eb si nj\u00eb partnere t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 17 janarit 2020, burri dhe gruaja shkuan p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb lokal aty pran\u00eb. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb, Jani do t\u00eb dilte p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb bank\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb bashkie, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb der\u00eb erdhi trokitja q\u00eb e informoi Marijan se burri q\u00eb ajo kishte njohur prej 30 vjet\u00ebsh \u2013 n\u00eb martes\u00eb, prind\u00ebrim, migrim dhe kthim \u2013 ishte rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb zbuluan se Janit i kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb n\u00eb qytez\u00eb kat\u00ebr burra t\u00eb maskuar. Pati nj\u00eb p\u00ebrleshje dhe ai u rr\u00ebzua p\u00ebrtok\u00eb dhe u paketua n\u00eb nj\u00eb fuoristrad\u00eb Range Rover ngjyr\u00eb e bardh\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb trotuarin t\u00eb p\u00ebrgjakur.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh shpesh edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, tensionet brenda bot\u00ebs shqiptare t\u00eb krimit shpesh rrjedhin n\u00eb rrug\u00eb \u2013 por burrat e p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht kriminel\u00eb t\u00eb regjur. Dhe megjith\u00ebse rr\u00ebmbimi i Jan Preng\u00ebs kishte shenjat e nj\u00eb operacioni kriminal t\u00eb st\u00ebrvitur, ai v\u00ebshtir\u00eb se ishte nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr tipike e krimit. Lidhja e tij e vetme e dukshme me bot\u00ebn e krimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb organizuar dukej se ishte emri q\u00eb i ishte v\u00ebn\u00eb rrug\u00ebs ku ai u rr\u00ebmbye: ishte Rruga Londra. N\u00eb raportimet e lajmeve t\u00eb ciklit nj\u00ebzet e kat\u00ebr-or\u00ebsh, pati alarm dhe habi p\u00ebr faktin q\u00eb nj\u00eb biznesmen i zakonsh\u00ebm u rr\u00ebmbye. \u201cJeta jon\u00eb ishte e qet\u00eb, pa asnj\u00eb problem,\u201d tha Marija Prenga. \u201cAi nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb problemin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>\u201cHeqje qafe e konkurrenc\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Shkaku i rr\u00ebmbimit lidhet me problemet n\u00eb nj\u00eb zinxhir furnizimi t\u00eb sasive t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb tregun Europian. Kompania Bello, nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, besohet se ka sjell\u00eb kokain\u00eb me vler\u00eb qindramilion\u00eb euro n\u00eb tregun europian gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Malli \u00ebsht\u00eb transportuar p\u00ebrmes asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb metoda m\u00eb popullore e trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb: fshehur n\u00ebp\u00ebr konteiner\u00ebt e transportit t\u00eb frutave ekzotike nga Amerika Latine. Pasi konteiner\u00ebt jan\u00eb shkarkuar n\u00eb disa nga portet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs per\u00ebndimore, malli kontrabant\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe magazinohet n\u00ebp\u00ebr automjete p\u00ebr transport p\u00ebr te nj\u00eb rrjet shp\u00ebrndar\u00ebsish.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet figura drejtuese t\u00eb organizat\u00ebs kriminale u arrestuan shtatorin e kaluar pas nj\u00eb hetimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb zgjati pes\u00eb vjet, i cili u p\u00ebrshkrua nga agjencia europiane policore, Europol, si hetimi m\u00eb i madh i kryer ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb organizatat kriminale shqiptare. Arrestimet u kryen nga forcat e siguris\u00eb q\u00eb vepruan t\u00eb koordinuara n\u00eb dhjet\u00eb territore, p\u00ebrfshir\u00eb Italin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Holand\u00ebn, Gjermanin\u00eb dhe Dubain. Gjithsesi, autoritetet nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb dyshuarin si kreu i organizat\u00ebs, 42-vje\u00e7arin shqiptar kriminel karriere, Dritan Rexhepi.<\/p>\n<p>I d\u00ebnuar p\u00ebr dy vrasje, p\u00ebr grabitje me arm\u00eb dhe trafik droge, Rexhepi ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeli burgu n\u00eb Ekuador q\u00eb nga viti 2014. Nga vendq\u00ebndrimi i tij n\u00eb burg, thon\u00eb prokuror\u00ebt, ai ka qen\u00eb duke nd\u00ebrmjet\u00ebsuar pazare mes karteleve t\u00eb Amerik\u00ebs Latine dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Kompanin\u00eb Bello, duke p\u00ebrdorur celular\u00eb t\u00eb enkriptuar p\u00ebr komunikim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish student drejt\u00ebsie, Rexhepi nisi karrier\u00ebn e tij kriminale n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e trazuar t\u00eb viteve 1990, thuhet duke punuar si vras\u00ebs me pages\u00eb. Ai u diplomua n\u00eb sken\u00ebn evropiane, duke kapur d\u00ebnime, gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe reputacion si artist p\u00ebr arratisje nga burgu n\u00eb Tiran\u00eb, Milano dhe Antwerp.<\/p>\n<p>Rexhepi e nisi karrier\u00ebn e tij kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1990, besohet duke punuar si vras\u00ebs me pages\u00eb. Ai u diplomua n\u00eb sken\u00ebn europiane duke akumuluar d\u00ebnime, duke shmangur urdh\u00ebr-arreste nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe duke nd\u00ebrtuar reputacion si artist i arratisjeve, duke shp\u00ebtuar nga burgjet n\u00eb Tiran\u00eb, Milano dhe Antwerp. Fakti q\u00eb nj\u00eb gangster ambicioz shqiptar p\u00ebrfundoi n\u00eb Ekuador \u2013 ai u arrestua atje me nj\u00eb ngarkes\u00eb prej 275 kilesh kokain\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb tendence m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb ka ndryshuar tregun e drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Grupet kriminale nga Ballkani kan\u00eb nj\u00eb prani n\u00eb rritje dhe t\u00eb dukshme \u201cm\u00eb sip\u00ebr\u201d n\u00eb zinxhirin e furnizimit me kokain\u00eb: me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre jan\u00eb duke bler\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga kartelet e Amerik\u00ebs Latine, t\u00eb cilat kontrollojn\u00eb prodhimin. Fitimet shtes\u00eb i jan\u00eb kaluar shp\u00ebrndar\u00ebsve n\u00eb Europ\u00eb, duke kontribuuar n\u00eb uljen e \u00e7mimeve me pakic\u00eb p\u00ebr kokain\u00ebn n\u00eb tregjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb tilla si Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe Holanda, si dhe n\u00eb past\u00ebrti m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mallit q\u00eb u ofrohet konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Avantazhet q\u00eb sjell ngjitja n\u00eb zinxhirin e furnizimit nuk jan\u00eb nj\u00eb sekret biznesi \u2013 grupime nga Serbia dhe Mali i Zi apo vende t\u00eb tjera dihet gjithashtu se jan\u00eb duke bler\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga kartelet. Kjo taktik\u00eb u praktikua fillimisht nga \u2019Ndrangheta, mafia nga rajoni jugor i Italis\u00eb, Kalabria, e cila, krahas grupeve t\u00eb tjera kriminale nga Spanja ka dominuar historikisht tregun europian t\u00eb kokain\u00ebs. Duke ndjekur gjurm\u00ebt e \u2019Ndranghetas, shqiptar\u00ebt besohet se kan\u00eb kapitalizuar mbi nj\u00eb lidhje q\u00eb nisi n\u00eb vitet 1990, kur shqiptar\u00ebt u rekrutuan si ushtar\u00eb nga kalabrez\u00ebt, nd\u00ebrsa deti mes tyre ishte nj\u00eb rrug\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme trafikimi.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb natyr\u00ebn shum\u00eb bashk\u00ebpunuese n\u00eb zinxhirin e furnizimit me kokain\u00eb. Nj\u00ebsoj si lojtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nga Serbia dhe Mali i Zi, trafikant\u00ebt nga Shqip\u00ebria kan\u00eb fark\u00ebtuar sakaq partneritete kurdo q\u00eb ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr biznes. \u201cMiti se njer\u00ebzit nga Ballkani luftojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb etnis\u00eb nuk shfaqet n\u00eb realitet aq shum\u00eb te operacionet e k\u00ebtyre organizatave kriminale,\u201d tha p\u00ebr BIRN Walter Kemp i Iniciativ\u00ebs Bot\u00ebrore Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional, GI-TOC, nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur e shoq\u00ebris\u00eb civile me baz\u00eb n\u00eb Gjenev\u00eb.<\/p>\n<p>Tregjet m\u00eb efikase t\u00eb drog\u00ebs, thon\u00eb ekspert\u00ebt, kan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak t\u00eb dhunshme. Malli udh\u00ebton pa telashe nga prodhuesi te konsumatori p\u00ebr shkak se t\u00eb gjitha hallkat e zinxhirit \u2013 nga zyrtar\u00ebt e doganave te pun\u00ebtor\u00ebt e porteve, polic\u00ebt dhe politikan\u00ebt, &#8211; jan\u00eb siguruar. Gjithsesi, k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr dhun\u00eb luan nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb tregjet ilegale, duke parandaluar vjedh\u00ebsit potencial\u00eb dhe rival\u00ebt n\u00eb kushtet kur mungojn\u00eb institucionet nd\u00ebrmjet\u00ebse si n\u00eb industrit\u00eb e zakonshme. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, historia e Ballkanit me konflikte t\u00eb armatosura b\u00ebhet aset p\u00ebr gangster\u00ebt nga rajoni, duke i pajisura ata me nj\u00eb reputacion p\u00ebr dhun\u00eb brutale, gj\u00eb q\u00eb paradoksalisht mund t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta mbajtur dhun\u00ebn n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb jesh i besuesh\u00ebm ti ke nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr dhun\u00eb,\u201d tha Kemp. \u201cGrupet nga Ballkani Per\u00ebndimor kan\u00eb reputacion p\u00ebr dhun\u00eb, por n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb se t\u00eb q\u00ebllon t\u00eb d\u00ebgjosh shum\u00eb raste dhune, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se ata jan\u00eb goxha efikas\u00eb dhe shkojn\u00eb mir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me partner\u00ebt e tyre vend\u00ebs.\u201d Atje ku grupe t\u00eb tilla si shqiptar\u00ebt \u201ckan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mposhtin konkurrenc\u00ebn,\u201d shtoi ai, kjo ka ndodhur \u201cm\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb modelit t\u00eb biznesit se sa p\u00ebrmes dhun\u00ebs.\u201d Ata thjesht kan\u00eb ofruar mall t\u00eb mir\u00eb m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Modeli i biznesit i p\u00ebrdorur nga Kompania Bello duket se \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb rrjet furnizimi shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb integruar. Sipas Europolit, organizata veproi p\u00ebrmes hallkave t\u00eb shumta n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin, \u201cnga organizimi i transportimit t\u00eb sasive t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Amerika Latine te shp\u00ebrndarja n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb\u201d \u2013 nj\u00eb model i ndrysh\u00ebm ky nga ai tradicional ku importuesit, shp\u00ebrndar\u00ebsit n\u00eb rrug\u00eb dhe tregtar\u00ebt me shumic\u00eb vepronin ve\u00e7mas. Puna n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb duket se ka ndihmuar, duke sjell\u00eb aft\u00ebsi q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Sipas prokuror\u00ebve italian\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn hetimin, Kompania Bello funksionoi si nj\u00eb \u201cfederat\u00eb transnacionale krimi\u201d, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 14 banda shqipfol\u00ebsish.<\/p>\n<p><strong>\u2018\u00c7rregullim i sistemit\u2019<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar 2020, nj\u00eb konteiner transporti ku gjendej nj\u00eb sasi kokaine u shkarkua n\u00eb kalat\u00ebn e portit t\u00eb Portsmouth n\u00eb Angli. Sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb p\u00ebrgjime dhe t\u00eb dh\u00ebna nga mbik\u00ebqyrjet n\u00eb terren, konteineri u mor nga nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh q\u00eb ishin n\u00ebnkontraktuar p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr ngarkes\u00ebn e trafikuar nga moli. K\u00ebtij grupi iu pagua nj\u00eb komision n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ngarkes\u00ebs \u2013 nj\u00eb marr\u00ebveshje tipike kjo n\u00eb zinxhirin e furnizimit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, grupi dyshoi se ishte paguar m\u00eb pak nga sa meritonte nga klienti i tyre, p\u00ebrshkruar n\u00eb dokumentet gjyq\u00ebsore si shtetas britanik. An\u00ebtar\u00ebt e grupit vendos\u00ebn t\u00eb mbajn\u00eb kokain\u00ebn e konteinerit t\u00eb Portsmouthit, &#8211; gjithsej 260 kilogram\u00eb \u2013 n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb parave q\u00eb ata besonin se i meritonin. V\u00ebllai m\u00eb i vog\u00ebl i Jan Preng\u00ebs, Astriti, ishte nj\u00eb figur\u00eb qendrore brenda k\u00ebtij grupi. Pasi iku nga Shqip\u00ebria si djal\u00eb i ri, ai u p\u00ebrfshi n\u00eb krim t\u00eb organizuar, bashk\u00eb me nj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr, Ndrek\u00eb Preng\u00ebn, i cili gjendej n\u00eb nj\u00eb burg britanik n\u00ebn akuz\u00ebn e furnizimit t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb pasi ngarkesa e Portsmouthit u ndalua, Ndrek Prenga mori nj\u00eb telefonat\u00eb n\u00eb burg nga nj\u00eb i burgosur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb planetit \u2013 Dritan Rexhepi. T\u00eb dy burrat e njihnin nj\u00ebri-tjetrin, pasi kishin qen\u00eb n\u00eb burg bashk\u00eb n\u00eb Itali. Sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, Rexhepi i k\u00ebrkoi Ndrek\u00ebs t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb v\u00ebllait, Astritit: ngarkesa duhet t\u00eb dor\u00ebzohet. \u201cMos b\u00ebni gabim t\u00eb luani gj\u00ebrat, pasi jan\u00eb gj\u00ebrat tona.\u201d<\/p>\n<p>Pak pasi k\u00ebta t\u00eb dy fol\u00ebn, Jan Prenga u rr\u00ebmbye n\u00eb Kam\u00ebz. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike pas rr\u00ebmbimit, Rexhepi i tha Ndrek Preng\u00ebs se Jani do t\u00eb kthehej n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb kokain\u00ebs s\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb grupi i Astritit t\u00eb mos ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se kush ishte pronari final i kokain\u00ebs s\u00eb konteinerit t\u00eb Portsmouthit. Nj\u00eb ngarkes\u00eb e vetme mund t\u00eb ket\u00eb mall kontraband\u00eb t\u00eb porositur nga disa organizata nj\u00ebher\u00ebsh, t\u00eb cilat mund t\u00eb ken\u00eb grumbulluar porosit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kursejn\u00eb n\u00eb kostot e transportit. Sipas DR. Anna Sergi nga Universiteti i Essex, organizatat efikase t\u00eb tilla si Kompania Bello nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb thjesht l\u00ebvizin ngarkesat e veta. Ata ofrojn\u00eb edhe sh\u00ebrbimin e transportit p\u00ebr grupime q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb organizojn\u00eb rrug\u00ebt e veta, duke i dh\u00ebn\u00eb atyre \u201cfitime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, pasi paguhen ve\u00e7mas p\u00ebr transportin\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zinxhir tipik i furnizimit p\u00ebrb\u00ebhet nga segmente t\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, t\u00eb cilat kryejn\u00eb funksione t\u00eb p\u00ebrcaktuara mir\u00eb. Nga pun\u00ebtor\u00ebt e porteve q\u00eb ngarkojn\u00eb konteiner\u00ebt ku \u00ebsht\u00eb fshehur malli te shkarkuesit q\u00eb i nxjerrin ato. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk \u00ebsht\u00eb as e nevojshme dhe as e k\u00ebshillueshme q\u00eb individ\u00ebt n\u00eb secil\u00ebn prej hallkave t\u00eb ken\u00eb informacion mbi segmentet e tjera. Edhe brenda zinxhirit t\u00eb furnizimit t\u00eb dominuar nga nj\u00eb organizat\u00eb e vetme, e till\u00eb si Kompania Bello, udh\u00ebheq\u00ebsit mbajn\u00eb zakonisht distanc\u00eb nga operacionet ditore, nd\u00ebrsa n\u00ebnkontraktor\u00ebt nuk informohen mbi at\u00eb se kujt po i sh\u00ebrbejn\u00eb, thon\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDikush mund t\u00eb identifikohet si \u201ckapoja\u201d n\u00eb nj\u00eb grup kriminal, por mund t\u00eb mos jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb ku ka prani t\u00eb drog\u00ebs apo t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs,\u201d tha p\u00ebr BIRN John Livanis, nj\u00eb atashe n\u00eb Athin\u00eb p\u00ebr Agjencin\u00eb amerikane kund\u00ebr Drog\u00ebs, DEA. \u201cT\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr transportimin, por mund t\u00eb mos flasin kurr\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsin.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes si pengje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e zakonshme n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs, sipas trafikant\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. Arbeni, trafikanti shqiptar, i tha BIRN se bandat n\u00eb disa raste ofrojn\u00eb pengje paraprakisht \u2013 si kolateral p\u00ebr t\u00eb garantuar ngarkesat.<\/p>\n<p>\u201cPo, d\u00ebrgohet gjithmon\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrt, familjar, nip&#8230; n\u00ebse gj\u00ebrat shkojn\u00eb keq, jeta e tij rrezikohet,\u201d tha ai. Duke folur n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Arbeni shtoi se rregulli \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cn\u00ebse malli bllokohet nga shteti at\u00ebher\u00eb nuk ke asnj\u00eb detyrim. Por, n\u00ebse malli zhduket, vidhet, apo ndodh di\u00e7ka, at\u00ebher\u00eb je i detyruar t\u00eb paguash,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>John Livanis i DEA konfirmoi se p\u00ebrdorimi i pengjeve \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe nuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar vet\u00ebm te shqiptar\u00ebt. P\u00ebr shkak se bizneset ilegale t\u00eb drog\u00ebs \u201cnuk finalizohen me kontrata t\u00eb firmosura \u2013 ato b\u00ebhen me shtr\u00ebngim duarsh,\u201d nd\u00ebrsa nj\u00eb kolateral ndihmon p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb biznesi t\u00eb ec\u00eb mbar\u00eb, tha ai.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb besojn\u00eb se rr\u00ebmbimi i Jan Preng\u00ebs u urdh\u00ebrua nga Dritan Rexhepi dhe iu n\u00ebnkontraktua nj\u00eb grupi vend\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohej kthimi i kokain\u00ebs s\u00eb vjedhur n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Rr\u00ebmbimi reflekton tendenc\u00ebn mes grupeve kriminale shqiptare q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrdorin \u201catdheun\u201d si sken\u00eb p\u00ebr larje hesapesh. Rreziku i arrestimit dhe d\u00ebnimit mbetet shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb krahasim me ekonomit\u00eb e pasura Europiane q\u00eb jan\u00eb tregjet kryesore t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Parat\u00eb nga krimi i organizuar kan\u00eb goditur shtetin shqiptar prej dekadash, duke e g\u00ebrryer nga brenda. Vendi gjendet n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cShtegu i Ballkanit\u201d i p\u00ebrdorur nga bandat p\u00ebr trafikun ilegal t\u00eb migrant\u00ebve dhe heroin\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr prodhimin e kanabisit n\u00eb mjedise t\u00eb hapura, pavar\u00ebsisht operacioneve ndaluese t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. Ish-ministri i Brendsh\u00ebm q\u00eb udh\u00ebhoqi operacionet ndaluese, Saimir Tahiri, u akuzua edhe vet\u00eb p\u00ebr trafik droge n\u00eb vitin 2017, pasi p\u00ebrgjimet e policis\u00eb italiane duket se e implikuan at\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb st\u00ebrmadhe trafiku marijuane. Tahiri i ka mohuar akuzat dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb pritje t\u00eb rigjykimit, pasi vendimi n\u00eb gjyqin e par\u00eb e gjeti t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por u anulua nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Fitimet nga kokaina duket se kan\u00eb nj\u00eb ndikim n\u00eb konsumin p\u00ebr dukje n\u00eb kryeqytetin shqiptar Tiran\u00eb dhe n\u00eb bregun e detit, ku projekte luksoze nd\u00ebrtimi dhe automjete luksoze \u2013 t\u00eb cilat vlejn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa sht\u00ebpit\u00eb e zakonshme \u2013 jan\u00eb nj\u00eb pamje gjithnj\u00eb e m\u00eb e zakonshme. Kryeprokurori i Shqip\u00ebris\u00eb, Olsian \u00c7ela, i tha BIRN se k\u00ebrc\u00ebnimi nga trafiku i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201ci konsideruesh\u00ebm\u201d dhe shtrihet shum\u00eb p\u00ebrtej rrezikut t\u00eb duksh\u00ebm ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb publike. \u201cP\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik t\u00eb konsideruesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike, por nxit edhe fenomene t\u00eb tjera si korrupsionin n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme ashtu si dhe nis e deformon r\u00ebnd\u00eb sistemin ekonomik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duke qen\u00eb fitimprur\u00ebs josh edhe individ\u00eb nga grupe t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb t\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tregtia e kokain\u00ebs zakonisht josh t\u00eb rinj me prejardhje t\u00eb varf\u00ebr, rekrut\u00ebt e saj p\u00ebrfshijn\u00eb edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme apo t\u00eb pasur. M\u00eb i njohuri nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili u arrestua n\u00eb vitin 2015, krahas dy kolumbian\u00ebve, pas zbulimit t\u00eb nj\u00eb laboratori kokaine n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>Sfida kryesore p\u00ebr vende si Shqip\u00ebria, sipas Dr. Julia Buxton n\u00eb Universitetin e Manchesterit, \u00ebsht\u00eb krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs. \u201cThjesht nuk ka kapacitet brenda ekonomis\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjeneruar vende pune\u201d q\u00eb ofrojn\u00eb ndonj\u00eb lloj t\u00eb ardhure t\u00eb krahasueshme me tregtin\u00eb e kokain\u00ebs dhe kanabisit. N\u00eb fund, tha ajo, fitimet nga droga jan\u00eb kaq t\u00eb larta, sa vet\u00eb kriminalizimi d\u00ebshton si model \u2013 \u201cajo thjesht sa nxit angazhimin e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregti.\u201d<\/p>\n<p>Pyetur se \u00e7far\u00eb i nxit t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes, Ariani, trafikanti 45 vje\u00e7ar u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme: \u201cparat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pa kufom\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas rr\u00ebmbimit t\u00eb Jan Preng\u00ebs, grupi i lidhur me v\u00ebllan\u00eb e tij, Astritin, ndoqi udh\u00ebzimet p\u00ebr sigurimin e lirimit t\u00eb tij. Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ata kthyen af\u00ebrsisht gjysm\u00ebn e kokain\u00ebs nga ngarkesa e Portsmouthit te nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr, caktuar nga Dritan Rexhepi, krahas qindramij\u00ebrave paund\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbuluar vler\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb ngarkes\u00ebs. Por rr\u00ebmbyesit e tij n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebshtuan t\u00eb shfaqen n\u00eb takimin p\u00ebr kthimin e Jan Preng\u00ebs n\u00eb familjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb qelin\u00eb e tij n\u00eb Britani, Ndrek Prenga mori nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nga Rexhepi. P\u00ebr shkak se rr\u00ebmbyesit nuk e kishin mbajtur fjal\u00ebn, shpjegoi Rexhepi, ai ishte i detyruar t\u2019i jepte emrat e tyre familjes Prenga, duke i lejuar ata t\u00eb merreshin vet\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Duke pasur n\u00eb dor\u00eb emrat e rr\u00ebmbyesve, familja e Jan Preng\u00ebs p\u00ebrdori Kanunin, nj\u00eb kod mesjetar shqiptar q\u00eb vijon t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr zgjidhjen e situatave me hakmarrje n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb veriut. Familja Prenga pun\u00ebsoi nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs gjaqesh p\u00ebr t\u00eb kontaktuar rr\u00ebmbyesit dhe p\u00ebr t\u00eb negociuar lirimin e tij, por p\u00ebrpjekjet dol\u00ebn pa sukses. Nd\u00ebrsa lajmet n\u00eb median e huaj kan\u00eb qejf t\u00eb lidhin Kanunin q\u00eb duket si ekzotik me krimin e organizuar shqiptar, ekspert\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb mbi ndikimin real t\u00eb tij. \u201cReputacionin e kan\u00eb,\u201d tha Walter Kemp, analisti i GITO-s\u00eb, por logjika e sy p\u00ebr sy dhe p\u00ebrdorimi i nd\u00ebrmjet\u00ebsve \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u201cshum\u00eb e zakonshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si operojn\u00eb grupet kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa familja Prenga po p\u00ebrpiqej t\u00eb kontaktonte rr\u00ebmbyesit, policia shqiptare ishte duke k\u00ebrkuar mes shum\u00eb or\u00ebve xhirime nga kamerat e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur l\u00ebvizjen e Range Roverit t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rr\u00ebmbimin e Janit. Mjeti u gjurmua eventualisht n\u00eb Kompleksin Golden, nj\u00eb vil\u00eb me stil neo-barok pran\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit. Nd\u00ebrtesa e luksit me mermer t\u00eb bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb e vendosur mes palmave dhe shat\u00ebrvan\u00ebve dhe i p\u00ebrket dy v\u00ebllez\u00ebrve nga Shqip\u00ebria e veriut, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge n\u00eb Itali. Reklamuar si nj\u00eb sallon dasmash, vila sh\u00ebrbeu p\u00ebr nj\u00eb funksion makab\u00ebr m\u00eb 17 janar 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn kur Jan Prenga u rr\u00ebmbye, shumica e kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb garazhin n\u00ebntok\u00ebsor t\u00eb parkut ishin fikur. E vetmja kamera e l\u00ebn\u00eb ndezur, si\u00e7 duket gabimisht, regjistroi mb\u00ebrritjen e Range Roverit t\u00eb bardh\u00eb rreth or\u00ebs 12.30 t\u00eb premten \u2013 nj\u00eb gjysm\u00eb ore pasi Jan Prenga u rr\u00ebmbye n\u00eb Kam\u00ebz, 30 kilometra larg. Nj\u00eb grup me burra u xhirua duke zhvendosur nj\u00eb trup nga automjeti dhe duke e transferuar at\u00eb, bashk\u00eb me lopata dhe kazma, n\u00eb nj\u00eb automjet tjet\u00ebr n\u00eb garazh.<\/p>\n<p>Policia shqiptare beson se Jan Prenga vdiq n\u00eb Range Rover, si rrjedhoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra kur i rezistoi rr\u00ebmbyesve. Nga t\u00eb pes\u00eb burra q\u00eb jan\u00eb arrestuar n\u00eb lidhje me vrasjen e tij, vet\u00ebm nj\u00ebri vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg. Urdh\u00ebrarreste jan\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kufoma nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ende.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Krimit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar konfirmoi se ajo kishte dijeni p\u00ebr vrasjen e Jan Preng\u00ebs dhe se besonte se ajo ishte rrjedhoje e nj\u00eb \u201cmosmarr\u00ebveshjeje p\u00ebr drog\u00ebn\u201d. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar me email p\u00ebr BIRN, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs tha se agjencia \u201cvijon t\u00eb punoj\u00eb me autoritete shqiptare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje\u201d\u00a0 &#8211; por nuk ofroi detaje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 prill 2021, shtat\u00eb muaj pas operacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr Kompania Bello, doganat shqiptare kap\u00ebn nj\u00eb sasi tjet\u00ebr prej 49 kilogram\u00ebsh kokain\u00eb nga porti i Durr\u00ebsit. Ngarkesa erdhi nga Ekuadori dhe, sipas prokuror\u00ebve, kishte p\u00ebr destinacion Kompanin\u00eb Bello. Me k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb lul\u00ebzim dhe ofert\u00ebn e vazhdueshme \u201ctregu i kokain\u00ebs si i t\u00ebr\u00eb nuk ndryshon,\u201d tha Dr. Anna Sergi nga Universiteti i Essex. \u201cNdryshojn\u00eb vet\u00ebm rrug\u00ebt p\u00ebrmes t\u00eb cilave kokaina del n\u00eb treg.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb apartamentin mbi mobilerin\u00eb n\u00eb Kam\u00ebz, nj\u00eb bot\u00eb larg makinave luksoze dhe resorteve vezulluese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re, Marija Prenga thot\u00eb se ajo nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb trupi i tij nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ende. \u201cGjysm\u00ebn e dit\u00ebs e qaj p\u00ebr t\u00eb vdekur,\u201d tha ajo. \u201cGjysm\u00ebn tjet\u00ebr shpresoj se mos \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e lutem q\u00eb ai t\u00eb kthehet\u201d.<\/p>\n<p><em>Klodiana Lala \u00ebsht\u00eb gazetare e kronik\u00ebs p\u00ebr News 24. Ky artikull u redaktua nga Neil Arun. Ai u prodhua si pjes\u00eb e <\/em><em><a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/fellowship-for-journalistic-excellence\/\">Burs\u00ebs p\u00ebr Gazetari Ekselente<\/a><\/em><em>, mb\u00ebshtetur nga Fondacioni ERSTE n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rrjetin Ballkanik p\u00ebr Gazetari Investigative. <\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka dy m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore t\u00eb ngarkesave me kokain\u00eb n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rekord t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit: Ngarkesat rekord munden q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, t\u00eb merren si prov\u00eb q\u00eb mbik\u00ebqyrja m\u00eb e mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi m\u00eb i fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar po ndihmojn\u00eb agjencit\u00eb ligjzbatuese t\u00eb luftojn\u00eb shkel\u00ebsit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":79968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829,473],"tags":[1131,2129,2239,2240,1493,2241,1430,2242,1297,1362,883,1495,1070,850,1175,1500,1389,1699,2201,2202,2243,2244,2075,1502,348,1504,2245,2033,2246,1613,2247,2144,2248,2249,2250,761,1098,852,1145,2251,920,2252,870,1112,968,1146,2253,2254,1291,802,2255,2082,2256,2257,2258,2259,1538,2260,858,863,1834,1835,1151,1539,2261,2262,1155,1311,1529,874,2263,2264,2265,796,1400,885,1664,2266,149,778,2118,1709,2267,1236,2034,2230,1544,1091,1167,1350,1586,325,2190,391,2268,1468,1169,2269,1512,1844,1789,2270,223,1668,2271],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Drugs_Main-scaled-1.jpeg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Sanja Pantic","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79967"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79967\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}