{"id":79969,"date":"2021-04-20T07:52:25","date_gmt":"2021-04-20T05:52:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/siluri-jeta-e-dyfishte-e-nje-shqiptaro-amerikani-te-akuzuar-per-trafik-droge\/2021\/04\/20\/"},"modified":"2026-04-19T09:33:42","modified_gmt":"2026-04-19T07:33:42","slug":"siluri-jeta-e-dyfishte-e-nje-shqiptaro-amerikani-te-akuzuar-per-trafik-droge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/siluri-jeta-e-dyfishte-e-nje-shqiptaro-amerikani-te-akuzuar-per-trafik-droge\/2021\/04\/20\/","title":{"rendered":"Siluri: Jeta e dyfisht\u00eb e nj\u00eb shqiptaro-amerikani t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik droge"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, banori i Mi\u00e7iganit, Ylli Didani ishte nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm me aksione n\u00eb kompani n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, ku ai g\u00ebzonte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi me nj\u00eb ish-shefin e eksort\u00ebs p\u00ebr ish-kryeministrin e Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, autoritetet e Shteteve t\u00eb Bashkuara thon\u00eb se kjo ishte thjesht nj\u00eb fasad\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas agjencis\u00eb amerikane kund\u00ebr drog\u00ebs, DEA, 43-vje\u00e7ari Didani b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, gjoja duke g\u00ebrmuar p\u00ebr minerale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt kontrabandonte kokain\u00eb nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00eb dhe pastronte t\u00eb ardhurat e paligjshme t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve trafiku i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i <a href=\"\/?p=77019\">\u201cparave t\u00eb pista\u201d<\/a> q\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke financuar korrupsionit politik, ndikimin e paligjsh\u00ebm n\u00eb zgjedhje dhe mosnd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb nga prokuroria.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa nj\u00eb hetim gjasht\u00eb vje\u00e7ar n\u00eb SHBA solli arrestimin e Didanit m\u00eb 1 prill n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut, prokuror\u00ebt n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrpren\u00eb nj\u00eb hetim ndaj tij n\u00eb vitin 2018, q\u00eb lidhje me transferta t\u00eb dyshimta bankare prej qindra mij\u00ebra dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja u mbyll nga prokurori, Alket Mersini i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i cili u shkarkua n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit &#8211; nj\u00eb organ i pavarur i krijuar p\u00ebr vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, i cili vendosi q\u00eb Mersini nuk kishte arritur t\u00eb justifikonte burimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, Mersini i tha BIRN: &#8220;Nuk e mbaj mend rastin. Kam marr\u00eb ca koh\u00eb pushim.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb avokate q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Didanin n\u00eb SHBA nuk ishte e arritshme p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jote\u201d<\/strong><\/p>\n<p>DEA thot\u00eb se Didani drejtonte nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb merrej me &#8220;trafik kokaine n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe pastrim parash\u201d, e cila projektoi nj\u00eb dron amfib p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00eb dhe kishte financime nga nj\u00eb biznemen n\u00eb fush\u00ebn e telekomunikacionit n\u00eb Mi\u00e7igan, Marty Tibbitts deri kur Tibbitts vdiq <a href=\"https:\/\/airshowstuff.com\/v4\/2018\/pilot-killed-two-others-injured-when-rare-de-havilland-venom-crashes-on-takeoff-in-wisconsin\/\">pas rr\u00ebzoi<\/a> avionin e tij luftarak t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb n\u00eb Uiskonsin n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, autoritetet n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb kap\u00ebn rreth 3.5 ton\u00eb kokain\u00eb, e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb trafikuar nga grupi i Didanit nga Amerika e Jugut n\u00eb Bilbao n\u00eb Spanj\u00eb, n\u00eb portin holandez t\u00eb Roterdamit dhe n\u00eb Antwerp t\u00eb Belgjik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tani p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr komplot p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb substancave t\u00eb kontrolluara, komplot p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e substancave t\u00eb kontrolluara n\u00eb bordin e nj\u00eb anijeje n\u00ebn juridiksionin e SHBA si dhe p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n<p>Sipas DEA-s, organizata e Didanit kishte lidhje n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, Amerik\u00ebn e Jugut, Shqip\u00ebri, Turqi, Gjermani, Belgjik\u00eb, Spanj\u00eb, Holand\u00eb dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin 2015 dhe 2016, autoritetet amerikane e dinin se kishin zbuluar di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kur gjat\u00eb dy kontrolle t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb iPhone-it t\u00eb Didanit gjat\u00eb kontrolleve kufitare n\u00eb aeroportin O\u2019Hare t\u00eb \u00c7ikagos u gjet\u00ebn fotografi ku shfaqeshin tufa t\u00eb m\u00ebdha dollar\u00ebsh amerikan\u00eb dhe Didani q\u00eb mbante arm\u00eb zjarri.<\/p>\n<p>Dy nga fotot kishin t\u00eb vulosur elektronikisht dat\u00ebn dhe vendndodhja gjeografike e tyre u p\u00ebrcaktua si nj\u00eb apartament n\u00eb qarkun Makomb, n\u00eb Mi\u00e7igan. Apartamenti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte marr\u00eb me qira nga nj\u00eb person i cili n\u00eb dokumentet gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb identifikuar si CC-1. Hetuesit e pan\u00eb Didanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb disa raste gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Sipas DEA-s, Didani dhe nj\u00eb kontakt i cili n\u00eb iPhone-in e tij ishte regjistruar me emrin \u201cDan Dan\u201d &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin agjent\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb CC-1 &#8211; shk\u00ebmbyen mesazhe Viber n\u00eb korrik dhe gusht 2016, duke diskutuar transferta t\u00eb paligjshme parash, marrje pakosh me FedEx, falsifikim pasaportash dhe shitje t\u00eb sasish t\u00eb m\u00ebdha kokaine.<\/p>\n<p>Didani gjithashtu d\u00ebrgoi fotografin\u00eb e nj\u00eb \u00e7ante sporti me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, e cila brenda kishte pako t\u00eb shumta n\u00eb form\u00eb drejtk\u00ebndore, t\u00eb mb\u00ebshtjella me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe dhe t\u00eb verdh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilat agjenti i DEA-s Brandon Leach tha se ngjanin me pakot nj\u00eb kilogram\u00ebshe me kokain\u00eb. Fotoja shoq\u00ebrohej me mesazhin, &#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jote\u201d dhe agjenti Leach i DEA-s tha se kjo donte t\u00eb thoshte se fitimet nga shitja e nj\u00eb sasie t\u00eb till\u00eb kokaine do t\u00eb ishin mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p><strong>\u201c100 milion\u00eb euro\u201d<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 19 korrik 2016, Didani i shkroi CC-1 duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb takohej me &#8220;Marty-n sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur&#8221;.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb pas d\u00ebrgoi nj\u00eb fotografi t\u00eb ekranit t\u00eb telefonit t\u00eb tij Blackberry duke treguar nj\u00eb bised\u00eb mbi gjetjen e dikujt p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb transferimin e &#8220;100 milion eurove&#8221; nga Deutsche Bank n\u00eb Frankfurt, Gjermani, n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Dubai, me kusht q\u00eb banka mos ta raportonte transaksionin.<\/p>\n<p>DEA e identifikoi \u201cMarty\u201d-n si bashk\u00eb-konspiratorin CC-2. Dokumentet e gjykat\u00ebs shqiptare shkojn\u00eb m\u00eb tej, duke e identifikuar at\u00eb si biznemenin Marty Tibbitts nga Mi\u00e7igani.<\/p>\n<p>Tibbitts ishte drejtori ekzekutiv i nj\u00eb kompanie telekomunikacioni t\u00eb quajtur \u2018Clementine Live Answering Servic\u2019e dhe themeluesi i Muzeut t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb Aviacionit n\u00eb Mi\u00e7igan.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, DEA zbuloi se n\u00eb vitin 2016 dhe 2017, CC-1 mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7eqesh t\u00eb m\u00ebdha nga Tibbitts t\u00eb cilat arrinin vler\u00ebn e 860,000 dollar\u00ebve, t\u00eb cilat ai i ark\u00ebtoi n\u00eb nj\u00eb dyqan ari dhe nj\u00eb dyqan pengjesh.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebp\u00ebrmjet trajnimit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs, jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb trafikant\u00ebt e drog\u00ebs shpesh p\u00ebrdorin k\u00ebto lloje biznesesh, n\u00eb vend t\u00eb bankave zyrtare, p\u00ebr t\u00eb pastruar t\u00eb ardhurat e drog\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb pazbuluar nga agjencit\u00eb ligjzbatuese&#8221;, shkroi agjenti i DEA-s, Leach, n\u00eb deklarat\u00ebn e tij hetimore.<\/p>\n<p>Dy \u00e7eqet e para, t\u00eb cilat arrinin n\u00eb nj\u00eb total prej 100,000 dollar\u00ebsh, u ark\u00ebtuan nga CC-1 m\u00eb 9 qershor 2016, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur fotot e tufave t\u00eb parave &#8211; t\u00eb gjetura m\u00eb pas n\u00eb telefonin e Didanit \u2013 u shkrep\u00ebn n\u00eb apartamentin e CC-1.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, m\u00eb 21 dhjetor 2017, pasi mori parat\u00eb e \u00e7eqeve nga Tibbitts, CC-1 fluturoi me t\u00eb dretj Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb takuar Didanin, duke ia dh\u00ebn\u00eb atij parat\u00eb e thata at\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>DEA thot\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebzimit t\u00eb parave t\u00eb thata n\u00eb Uashington, Tibbitts ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transfertash me vler\u00eb 1.8 milion dollar\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb tek nj\u00eb an\u00ebtar i organizat\u00ebs s\u00eb Didanit me q\u00ebllim financimin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Hetimi n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrpritet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Tibbitts vizitoi nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb Raiffeisen Bank n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 5 shtator 2017, duke th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb transferonte 500,000 dollar\u00eb nga llogaria e tij bankare n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ndoshta n\u00eb telekomunikacion, prodhim, peshkim\u2026<\/p>\n<p>Transferta u realizua t\u00eb nes\u00ebrmen; parat\u00eb iu transferuan Didanit n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb huaje 12-mujore pa interes, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb noterizuar midis t\u00eb dy burrave.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Didani b\u00ebri dy t\u00ebrheqje q\u00eb arrinin n\u00eb total 65,000 dollar\u00eb nga Raiffeisen Bank. Ai gjithashtu n\u00ebnshkroi nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale se ai do t\u00eb blinte nj\u00eb anije peshkimi me vler\u00eb 500,000 dollar\u00eb nga nj\u00eb shtetas shqiptar me emrin Ahmet Masha, i cili, sipas prokuror\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr kontraband\u00eb nafte.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 21 shtator 2017, Prokuroria e Tiran\u00ebs l\u00ebshoi \u200b\u200bnj\u00eb urdh\u00ebr sekuestrimi p\u00ebr llogarit\u00eb bankare t\u00eb Didanit dhe depozit\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Raiffeisen Bank n\u00eb Tiran\u00eb, pas nj\u00eb referimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN, Masha mohoi t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb transaksion me Didanin, duke th\u00ebn\u00eb se ai e kishte takuar at\u00eb shkurtimisht n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>&#8220;E takova vet\u00ebm p\u00ebr dy or\u00eb n\u00eb plazhin e \u2018Il Gambero\u2019&#8221;, tha ai, duke iu referuar nj\u00eb restoranti me \u00e7adra dhe shezlone n\u00eb Gjirin e Lalzit n\u00eb bregdetin shqiptar t\u00eb Adriatikut.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, nj\u00eb prokuror shqiptar i cili kishte dijeni mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha q\u00eb Masha kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit me Didanin tre her\u00eb. Sipas prokurorit, varka q\u00eb Didani tha se do t\u00eb blinte p\u00ebr gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb vlente vet\u00ebm nj\u00eb milion lek.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi gjithashtu se Didani ishte sh\u00ebnjestra e nj\u00eb urdhri sekuestroje nga Prokuroria e Vlor\u00ebs p\u00ebr 531,000 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Muaj m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb qershor 2017, Tibbitts n\u00ebnshkroi nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr blerjen e nj\u00eb prone nga nj\u00eb shqiptar i quajtur Amarildo Ademi p\u00ebr 1.3 milion\u00eb dollar\u00eb, shum\u00eb e cila do t\u00eb paguhej me k\u00ebste.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 qershor, Tibbitts transferoi k\u00ebstin e par\u00eb me vler\u00eb 329,907 dollar\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e Ademit n\u00eb Credins Bank. Prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb thon\u00eb se muajin tjet\u00ebr, 250,000 dollar\u00eb nga k\u00ebto para u transferuan nga Ademi tek Didani. N\u00eb gusht, Tibbitts b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr derdhje prej 499,915 dollar\u00ebsh n\u00eb llogarin\u00eb e Ademit.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 n\u00ebntor 2017, prokurori i Tiran\u00ebs, Ylli Pjeternikaj l\u00ebshoi nj\u00eb urdh\u00ebr duke e sekuestruar llogarin\u00eb e Ademit dhe regjistroi \u00e7\u00ebshtjen penale nr. 9539 t\u00eb vitit 2017, p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN, Ademi tha se nuk kishte m\u00eb kontakt me Didanin. &#8220;Un\u00eb jam nj\u00eb biznesmen dhe kam qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb transaksione pronash&#8221;, tha ai n\u00eb telefon. &#8220;E kam mbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kur Pjeternikaj u transferua nga Prokuroria e Tiran\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme n\u00eb qershor 2018, \u00e7\u00ebshtja i kaloi kolegut t\u00eb tij, Mersini, i cili zyrtarisht e nd\u00ebrpreu hetimit m\u00eb 31 korrik 2018.<\/p>\n<p>Sipas regjistrave t\u00eb biznesit, Didani kishte dy kompani t\u00eb regjistruara n\u00eb SHBA, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mbyllur, dhe lidhje me dy firma n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb dyja t\u00eb regjistruara n\u00eb qytetin jugor t\u00eb Selenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ishte gjithashtu aksioner n\u00eb dy kompani t\u00eb regjistruara n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018 &#8211; Urban-F Group Sh.p.k dhe Urban-FA Group Sh.p.k. Bashk\u00eb-aksioner\u00ebt e tij n\u00eb kompani p\u00ebrfshinin Arif Ahmetxhekaj, shefin e eskort\u00ebs t\u00eb Ramush Haradinajt kur ky i fundit ishte kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Urban-F Group Sh.p.k kishte nj\u00eb kapital aksioner prej 1.5 milion\u00eb eurosh dhe Didani kishte investuar 450,000 euro n\u00eb kompani. I kontaktuar nga BIRN, Ahmetxhekaj tha se ai nuk kishte pasur asnj\u00eb kontakt me Didanin q\u00eb kur mbylli kompanin\u00eb n\u00eb vitin 2018, pasi emrat e aksioner\u00ebve u publikuan n\u00eb media.<\/p>\n<p>\u201cI kemi nd\u00ebrprer\u00eb moti kontaktet, q\u00eb kur na kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb lajme, nuk kemi m\u00eb kontakte,\u201d tha Ahmetxhekaj.<\/p>\n<p><strong>Droni i drog\u00ebs \u201cSiluri\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Me sa kuptohet nga hetimet e DEA-s, Tibbitts nuk e kufizoi veten n\u00eb financimin e operacioneve t\u00eb Didanit.<\/p>\n<p>Ai ndihmoi gjithashtu n\u00eb hartimin e planeve p\u00ebr nj\u00eb dron amfib parazit &#8211; t\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur drog\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u bashkangjitur n\u00eb trupin e nj\u00eb anije mallrash q\u00eb udh\u00ebtonte nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00eb. Plani ishte q\u00eb droni t\u00eb shk\u00ebputej nga anija rreth 100 milje larg brigjeve t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb transmetonte nj\u00eb sinjal q\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb trafikant\u00ebt t\u00eb mund ta lokalizonin at\u00eb.<\/p>\n<p>Midis majit 2016 dhe qershorit 2018, hetuesit p\u00ebrgjuan biseda t\u00eb shumta midis Didanit dhe Tibbitts ,n\u00eb t\u00eb cilat ata diskutonin pages\u00ebn q\u00eb do t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb kompanie p\u00ebr zhvillimin e dronit, t\u00eb cilit ata i referoheshin si \u201cSiluri\u201d. Sipas komunikimit t\u00eb tyre, kompania nd\u00ebrtoi nj\u00eb prototip, p\u00ebr t\u00eb cilin u pagua 12,000 dollar\u00eb, por hetuesit thon\u00eb se firma nuk kishte njohuri p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb p\u00ebrdorej droni.<\/p>\n<p>Projekti u ndal pasi Tibbitts, i cili kishte komunikuar me kompanin\u00eb me emrin Dale Johnson, vdiq n\u00eb korrik 2018 kur avioni i tij britanik nga periudha e pasluft\u00ebs \u2018de Havilland DH 112 Venom\u2019 &#8211; q\u00eb ai po pilotonte, u p\u00ebrplas n\u00eb nj\u00eb hambar menj\u00ebher\u00eb pas ngritjes n\u00eb Uiskonsin.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i mbetur pa kryefinancierin e tij, Didani nisi nj\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues, nga Spanja n\u00eb Dubai, e nga Ekuadori n\u00eb Republik\u00ebn Dominikane.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 shkurt 2019, nd\u00ebrsa ishte gati t\u00eb merrte nj\u00eb avion p\u00ebr n\u00eb Ekuador, Didani u arrestua n\u00eb aeroportin Schiphol n\u00eb Amsterdam n\u00ebn dyshimin p\u00ebr pastrim parash. Ai u la i lir\u00eb nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb pasi pagoi nj\u00eb gjob\u00eb dhe vazhdoi udh\u00ebtimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas DEA-s, n\u00eb Ekuador ai pati disa takime p\u00ebr t\u00eb diskutuar trafikimin e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb import-eksportit dhe kontejner\u00ebve t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Nga atje, ai fluturoi p\u00ebr n\u00eb Dubai m\u00eb 22 korrik 2019. Hetuesit qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb konfirmonin se organizata e Didanit filloi t\u00eb merrte shuma t\u00eb m\u00ebdha parash nga nj\u00eb financues i ri p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar importet e kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut n\u00eb Spanj\u00eb, Holand\u00eb dhe Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 gusht 2019, autoritetet holandeze n\u00eb portin e Roterdamit sekuestruan 753 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontenier me banane q\u00eb vinte nga Ekuadori; m\u00eb 22 shkurt 2020, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Roterdam, autoritetet portuale zbuluan n\u00eb nj\u00eb anije mallrash 16 \u00e7anta t\u00eb m\u00ebdha sportive q\u00eb p\u00ebrmbanin 644 kilogram\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet i lidh\u00ebn t\u00eb dyja k\u00ebto ngarkesa me Didanin. DEA qe gjithashtu isht\u00eb n\u00eb gjendje ta lidhte organizat\u00ebn e tij me 1,000 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb kapur m\u00eb 7 prill 2020 n\u00eb Holand\u00eb, e cila ishte d\u00ebrguar nga porti i Paitas n\u00eb Peru, dhe nj\u00eb d\u00ebrges\u00eb t\u00eb dyt\u00eb prej 1,000 kilogram\u00ebsh t\u00eb kapur n\u00eb portin Spanjoll t\u00eb Bilbaos dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, kokaina e kapur kapte nj\u00eb vler\u00eb tregu me shumic\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 80 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Ky publikim (artikull) \u00ebsht\u00eb prodhuar me mb\u00ebshtetje nga Programi Global: \u2018Lufta kund\u00ebr transfertave t\u00eb paligjshme\u201d, i zbatuar nga GIZ dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashk\u00ebpunimit Ekonomik dhe Ministria e Jasht\u00ebme Norvegjeze. <\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrmbajtja e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e BIRN dhe jodomosdosm\u00ebrisht reflekton pik\u00ebpamjet e GIZ, t\u00eb Ministris\u00eb Federale Gjermane t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Ekonomik dhe Ministris\u00eb s\u00eb Jasht\u00ebme Norvegjeze.<\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, banori i Mi\u00e7iganit, Ylli Didani ishte nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm me aksione n\u00eb kompani n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, ku ai g\u00ebzonte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi me nj\u00eb ish-shefin e eksort\u00ebs p\u00ebr ish-kryeministrin e Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj. Megjithat\u00eb, autoritetet e Shteteve t\u00eb Bashkuara thon\u00eb se kjo ishte thjesht nj\u00eb fasad\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79970,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,482,829],"tags":[2272,1489,1490,867,692,1491,1131,1492,1493,1494,1385,2273,2274,883,1495,1496,1497,1498,1499,1500,1501,944,1502,1503,1439,1504,1505,1613,2275,1142,851,852,107,1506,870,1178,1112,2045,1507,2082,118,1180,1151,2154,1539,2276,1508,874,2277,885,1509,1008,2278,2266,2024,149,778,358,359,1032,1510,1511,958,2279,1544,1113,1533,1091,1350,1545,1092,391,1468,1169,2269,1512,1789,2280,1513,420,891,1514,845,2281],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Mugshot-of-Yllu-Didani-in-2015-arrest-in-US.jpg","fifu_image_alt":"Ylli Didani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79969"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79969"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79971,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79969\/revisions\/79971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}