{"id":79972,"date":"2021-06-28T19:34:35","date_gmt":"2021-06-28T17:34:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkelja-e-ligjit-per-rojet-ne-plazhe-kushton-jete-njerezore-dhe-gjoba-per-institucionet\/2021\/06\/28\/"},"modified":"2026-04-19T17:56:00","modified_gmt":"2026-04-19T15:56:00","slug":"shkelja-e-ligjit-per-rojet-ne-plazhe-kushton-jete-njerezore-dhe-gjoba-per-institucionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkelja-e-ligjit-per-rojet-ne-plazhe-kushton-jete-njerezore-dhe-gjoba-per-institucionet\/2021\/06\/28\/","title":{"rendered":"Shkelja e ligjit p\u00ebr rojet n\u00eb plazhe kushton jet\u00eb njer\u00ebzore dhe gjoba p\u00ebr institucionet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb mesdit\u00eb me diell p\u00ebrv\u00eblues n\u00eb 12 korrik 2020, Robert Ne\u00e7aj d\u00ebgjoi ul\u00ebrima, nd\u00ebrsa q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb vrojtimi n\u00eb plazhin piktoresk t\u00eb Ran\u00ebs s\u00eb Hedhun n\u00eb Sh\u00ebngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit \u2013i cili \u00ebsht\u00eb sot zv.president i Shoqat\u00ebs Shqiptare \u201cVrojtuesit e Plazhit dhe Shp\u00ebtimit n\u00eb Uj\u00eb\u201d &#8211; e kuptoi shpejt se dikush po mbytej.<\/p>\n<p>Ne\u00e7aj tregon se vrapoi n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe pa s\u00eb largu dy gra n\u00eb det, t\u00eb cilat po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb mbanin mbi sip\u00ebrfaqe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb e mbanin djalin lart, ato vet\u00eb vazhdonin t\u00eb pinin uj\u00eb,\u201d kujton vrojtuesi.<\/p>\n<p>F\u00ebmija ishte nj\u00eb 10-vje\u00e7ar nga Kosova, i cili ndodhej n\u00eb plazh s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e tij. Ne\u00e7aj\u00a0 kujton se i dha ndihm\u00ebn e par\u00eb mbi nj\u00eb tavolin\u00eb, pasi djali u nxorr n\u00eb breg pa ndjenja.<\/p>\n<p>\u201cNuk merrte frym\u00eb dhe kur e vendosa mbi tavolin\u00eb, nxorri ujin q\u00eb kishte pir\u00eb dhe u zverdh,\u201d shton Ne\u00e7aj, pa e fshehur krenarin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e familjes nga Kosova vitin e shkuar.<\/p>\n<p>Prej majit t\u00eb vitit 2014, nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb detyron nj\u00eb mori institucionesh dhe operator\u00ebt privat\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do 200-250 metra plazh, t\u00eb ket\u00eb kulla 3 metra t\u00eb larta dhe vrojtues plazhi p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e pushuesve.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, moszbatimi i vendimit vazhdon t\u00eb shkaktoj\u00eb drama dhe humbje jete n\u00eb bregdetin shqiptar \u2013 e s\u00eb fundmi \u2013edhe penalitete t\u00eb kripura p\u00ebr autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit i dat\u00ebs 14 tetor 2020 ngarkoi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit p\u00ebr mbytjen e nj\u00eb vajze 4-vje\u00e7are n\u00eb zon\u00ebn e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe e d\u00ebmshp\u00ebrbleu familjen me 29 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas Gjykata e Apelit Administrativ e konsideruan Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit si institucionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb stacioneve t\u00eb plazhit, me kushtin q\u00eb ato t\u00eb ishin t\u00eb pajisura vrojtues dhe shp\u00ebtues jete. Sipas gjykat\u00ebs, n\u00eb rastin e 4-vje\u00e7ares, Bashkia nuk e kishte kryer detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimin e saj para gjykat\u00ebs, Bashkia e Durr\u00ebsit u p\u00ebrpoq t\u00eb devijonte fajin t\u00eb prind\u00ebrit e s\u00eb ndjer\u00ebs, por e humbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi se tet\u00eb padi t\u00eb ngjashme ndodhen tashm\u00eb n\u00eb proces n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mosveprim<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klishe e gjith\u00ebpranuar q\u00eb ligjet jan\u00eb t\u00eb mira, por nuk zbatohen. Megjithat\u00eb, institucionet rrall\u00ebher\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e gabuar apo moszbatimin e legjislacionit.<\/p>\n<p>Vog\u00eblushja 4-vje\u00e7are Enderjeta Balla u mbyt n\u00eb shtator 2016 n\u00eb zon\u00ebn e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb plazh s\u00eb bashku me familjen dhe kush\u00ebrinjt\u00eb.\u00a0 Ndryshe nga detyrimet ligjore, zona nuk ishte e pajisur me vrojtues plazhi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb familjes Balla, Oliana Andoni dhe Adriatik Lapaj ngrit\u00ebn padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs ndaj Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Detare, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit; institucione t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e VKM p\u00ebr \u201cSigurin\u00eb n\u00eb det dhe plazhe\u201d.<\/p>\n<p>Nga zinxhiri i institucioneve t\u00eb paditura, Gjykata Administrative e Tiran\u00ebs ngarkoi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit n\u00eb vendimin e n\u00ebntorit 2018, si institucionin q\u00eb nuk kishte zbatuar detyrimet e saj.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i mosmarrjes s\u00eb masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe sh\u00ebndetin e personave q\u00eb frekuentojn\u00eb plazhet, rezulton t\u00eb mos jet\u00eb arritur q\u00ebllimi i ligjit dhe akteve n\u00ebnligjore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht shmangia e ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda,\u201d arsyeton n\u00eb vendim gjyqtarja Arbena Ahmeti.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del n\u00eb vendim, n\u00eb dit\u00ebn e mbytjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, askush nuk duhej t\u00eb ishte lejuar t\u00eb futej n\u00eb det p\u00ebr shkak t\u00eb dallg\u00ebve t\u00eb rrezikshme. Gjykata thot\u00eb se n\u00eb plazh duhej t\u00eb kishte pasur flamuj t\u00eb kuq dhe roje, q\u00eb duhej t\u00eb ndalonin hyrjen n\u00eb det. Po ashtu, gjykata shprehet se prania e rojes s\u00eb plazhit mund t\u00eb kishte shmangur vdekjen.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Tiran\u00ebs vendosi nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 53 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb favor t\u00eb familjes Balla, d\u00ebmshp\u00ebrblim q\u00eb duhej t\u00eb paguhej nga Bashkia e Durr\u00ebsit. \u00a0Por \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrfundoi n\u00eb Apel dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi u ul n\u00eb 29 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ del se gjykata kishte pranuar pjes\u00ebrisht pretendimet e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, se prind\u00ebrit e s\u00eb ndjer\u00ebs kishin po ashtu p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00a0 dhe se kjo duhet t\u00eb ndahej mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Apeli rr\u00ebzoi nj\u00eb pretendim tjet\u00ebr t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, e cila u mbrojt me argumentin se tragjedia mund t\u00eb mos shmangej, edhe n\u00ebse do t\u00eb ishin marr\u00eb masat.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb provoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjyqtar\u00ebve Kastriot Selita (n\u00eb pakic\u00eb kund\u00ebr), Bari Shyti dhe Enkelejda Metaliaj (Softa). Vendimi arsyeton\u00a0 se Bashkia mund t\u00eb pretendonte pafaj\u00ebsi vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb kishte marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb plazh.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht fitores s\u00eb arritur, avokatja Andoni i tha BIRN se ata kishin paraqitur rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokat\u00ebve, babai i viktim\u00ebs nuk ka qen\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes dhe ishte e paqart\u00eb se si mund t\u00eb ngarkoheshin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dy f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, po ashtu t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Avokatja Andoni i tha BIRN se n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, gjykatat mundoheshin t\u2019i kursenin institucionet, pavar\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe pasojave t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga fakti q\u00eb kjo kategori \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb re n\u00eb jurisprudenc\u00ebn shqiptare, gjykatat kompleksohen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlerat reale t\u00eb d\u00ebmit q\u00eb ndodh, duke tentuar t\u00eb japin vlerat minimale t\u00eb parashikuara nga ligji,\u201d tha avokatja.<\/p>\n<p><strong>Burokracit\u00eb kushtojn\u00eb jet\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbajtura nga Federata Shqiptare \u201cVrojtuesit e Plazhit dhe Shp\u00ebtimit n\u00eb Uj\u00eb\u201d, 93 persona humb\u00ebn jet\u00ebn si pasoj\u00eb e\u00a0 mbytjes n\u00eb bregdetin shqiptar nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt e Federat\u00ebs theksuan se numri i viktimave ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie me rritjen e numrit t\u00eb vrojtuesve n\u00ebp\u00ebr plazhe; nga 45 t\u00eb mbytur q\u00eb u sh\u00ebnuan n\u00eb vitin 2017 n\u00eb 12 t\u00eb mbytur gjat\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Sipas vrojtuesit Robert Ne\u00e7aj, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi edhe zv.president i federat\u00ebs, numri i t\u00eb shp\u00ebtuarve \u00ebsht\u00eb disaher\u00eb m\u00eb i madh. Gjat\u00eb sezonit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, rojet kishin nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb 80 raste rreziku dhe n\u00eb 7 prej tyre kishin reanimuar t\u00eb mbyturit me masazhe kardio-pulmonare.<\/p>\n<p>Prania e rojeve t\u00eb plazhit konsiderohet jetike edhe nga ekspertiza e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb gjykatave. Sipas avokates Andoni, ekspertiza ka p\u00ebrcaktuar se jet\u00ebt njer\u00ebzore mund t\u00eb shp\u00ebtohen n\u00ebse nd\u00ebrhyhet brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do rast, referuar VKM 321 t\u00eb vitit 2014, e cila p\u00ebrcakton distancat e kullave dhe rojeve t\u00eb plazhit nga nj\u00ebri &#8211; tjetri, larg\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e atill\u00eb sa mund t\u00eb arrihet nxjerrja e personit n\u00eb m\u00eb pak se dy minuta, koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e qytetarit,\u201d tha Andoni.<\/p>\n<p>Prej vitit 2014, qeveria i ka forcuar rregullat p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb plazhe dhe me ndryshimet e majit 2020, mungesa e vrojtuesve p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.\u00a0 Megjithat\u00eb, vendi num\u00ebron rreth 1 mij\u00eb vrojtues t\u00eb licensuar \u2013nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl ky krahasuar me mbi 2500 stacione plazhi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn bregdetare.<\/p>\n<p>Rregullorja e re i detyron qiramarr\u00ebsit t\u00eb k\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb roje t\u00eb licesuar plazhi, por nd\u00ebrsa pushuesit jan\u00eb dyndur n\u00eb det q\u00eb prej fillimit t\u00eb qershorit, procesi i licesimeve si\u00e7 pranoi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN edhe Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit, ende nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht ky grup pune, i cili \u00ebsht\u00eb i ngritur pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, po punon p\u00ebr verifikimin e t\u00eb gjitha aplikimeve t\u00eb paraqitura nga subjektet, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrcaktimit n\u00ebse k\u00ebto subjekte plot\u00ebsojn\u00eb apo jo kriteret p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e stacionit t\u00eb plazhit,\u201d i tha BIRN Agjencia, pa dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr vonesat.<\/p>\n<p>Ardit Taflaj, nj\u00eb vrojtues plazhi n\u00eb Velipoj\u00eb i tha BIRN se vitin e kaluar kishte mundur t\u00eb shp\u00ebtonte kat\u00ebr pushues p\u00ebrtej stacionit t\u00eb tij t\u00eb plazhit.<\/p>\n<p>\u201cIshin kapur prej dallg\u00ebve t\u00eb zeza, jan\u00eb dallg\u00eb q\u00eb s\u2019t\u00eb l\u00ebn\u00eb as me dal\u00eb, as me q\u00ebndru\u201d, tha Taflaj.<\/p>\n<p>Taflaj tha se e pranishme n\u00eb vendngjarje ishte edhe policia, por q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKishte ardhur policia me \u00e7izme, me pushk\u00eb e me kallash, ata kan\u00eb detyr\u00ebn e tyre, por nuk kishin \u00e7far\u00eb b\u00ebnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,\u201d thot\u00eb vrojtuesi.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimet e pushuesve vitin e kaluar u filmuan masivisht dhe Taflaj, Ne\u00e7aj apo koleg\u00eb t\u00eb tyre u trajtuan si heronj n\u00eb tituj lajmesh. Vrojtuesit thon\u00eb megjithat\u00eb se lavdet nuk p\u00ebrkthehen n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira pune.<\/p>\n<p>Shum\u00eb biznesmen\u00eb b\u00ebjn\u00eb kontrata sa p\u00ebr sy e faqe dhe mjaft prej tyre paguajn\u00eb keq.<\/p>\n<p>\u201cEdhe rrog\u00ebn me 100 probleme ta japin,\u201d tha Taflaj, nd\u00ebrsa shtoi se koha q\u00eb ata jan\u00eb realisht n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe p\u00ebrfitimet jo t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Ne\u00e7aj thot\u00eb se mjaft biznese jan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar dhe se pagesa p\u00ebr vrojtuesit ishin t\u00eb mira p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Kjo sipas tij ka nxitur mjaft t\u00eb rinj q\u00eb t\u2019u n\u00ebnshtrohen kurseve p\u00ebrgatitore prej 100 or\u00ebsh teori dhe praktik\u00eb, q\u00eb kushton rreth 33 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ne\u00e7aj thekson se nd\u00ebrsa plazhi ka filluar q\u00eb n\u00eb muajin maj, licensimi i stacioneve t\u00eb plazhit dhe kontratat me vrojtuesit pritet t\u00eb mbyllen n\u00eb muajin korrik.<\/p>\n<p>\u201cBurokracit\u00eb dhe vonesat po krijojn\u00eb probleme n\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb plazhe dhe se kjo do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb biznesin e turizmit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb mesdit\u00eb me diell p\u00ebrv\u00eblues n\u00eb 12 korrik 2020, Robert Ne\u00e7aj d\u00ebgjoi ul\u00ebrima, nd\u00ebrsa q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb vrojtimi n\u00eb plazhin piktoresk t\u00eb Ran\u00ebs s\u00eb Hedhun n\u00eb Sh\u00ebngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit \u2013i cili \u00ebsht\u00eb sot zv.president i Shoqat\u00ebs Shqiptare \u201cVrojtuesit e Plazhit dhe Shp\u00ebtimit n\u00eb Uj\u00eb\u201d &#8211; e kuptoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":79973,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,473],"tags":[980,2061,2282,1599,1133,421,2283,584,1288,1432,1435,883,1495,348,2284,567,2285,930,761,981,159,1098,1279,851,107,2210,2286,501,2287,1292,1850,1553,1550,1551,2288,1780,885,2289,1664,854,1294,2290,2291,1544,2292,1533,1091,1350,1545,2293,391,804,223,2294],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/VBQp2qt5-Vk.jpg","fifu_image_alt":"Foto nga michel struharova","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79972"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79972"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79974,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79972\/revisions\/79974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}