{"id":79978,"date":"2021-06-17T18:26:16","date_gmt":"2021-06-17T16:26:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skenari-i-plehrave-si-u-dhjetefishuan-kostot-e-menaxhimit-te-mbetjeve-te-durresit-2\/2021\/06\/17\/"},"modified":"2026-04-19T17:57:46","modified_gmt":"2026-04-19T15:57:46","slug":"skenari-i-plehrave-si-u-dhjetefishuan-kostot-e-menaxhimit-te-mbetjeve-te-durresit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skenari-i-plehrave-si-u-dhjetefishuan-kostot-e-menaxhimit-te-mbetjeve-te-durresit-2\/2021\/06\/17\/","title":{"rendered":"Skenari i plehrave: Si u dhjet\u00ebfishuan kostot e menaxhimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Durr\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qershorit, kontejner\u00ebt e mbeturinave n\u00eb Durr\u00ebs u tejmbush\u00ebn s\u00ebrish me plehra, pasi Landfilli i Sharr\u00ebs raportohet se refuzoi t\u00eb merrte p\u00ebr disa dit\u00eb mbetjet e qytetit bregdetar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo situat\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, e cila vjen n\u00eb koh\u00ebn kur Durr\u00ebsi sapo hyri n\u00eb sezon turistik pas dy vitesh t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb sh\u00ebnuara nga t\u00ebrmeti dhe pandemia, e shtyu K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb fus\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nj\u00eb pik\u00eb shtes\u00eb n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 10 qershor, p\u00ebr miratimin e skenarit t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb mbledhjen e mbajtur online p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve p\u00ebr ndalimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb COVID-19, K\u00ebshilli Bashkiak vendosi t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb qeveris\u00eb financimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb stacioni transferimi p\u00ebr mbetjet brenda Qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit, si dhe t\u00eb subvencionoj\u00eb pages\u00ebn e \u2018tarif\u00ebs s\u00eb port\u00ebs\u2019 p\u00ebr depozitimin e mbetjeve n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs, duke zgjedhur nj\u00eb prej tre skenar\u00ebve t\u00eb ofruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb realizuar nga Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetjeve, AKUM.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cPlehrat q\u00eb ne kemi par\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet k\u00ebto dit\u00eb nuk jan\u00eb neglizhenc\u00eb e jona, por jan\u00eb pasoj\u00eb e k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i, pasi ne kemi mjete t\u00eb kufizuara. Landifilli i Sharr\u00ebs ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb na pranon mbetjet pa asnj\u00eb lloj kontrate, pa asnj\u00eb lloj pagese dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate q\u00eb un\u00eb jam e lumtur q\u00eb mori zgjidhjen ligjore\u201d, deklaroi gjat\u00eb mbledhjes, kryebashkiakja Emiriana Sako.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Arkitektja 38-vje\u00e7are, e cila drejton qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit si kryetare e komanduar prej prillit t\u00eb vitit 2020, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjehet e leht\u00ebsuar. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, ajo dhe zyrtar\u00ebt e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs ishin n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Landfillin e Sharr\u00ebs nga njeriu m\u00eb i pushtetsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri Edi Rama.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, kostot e larta t\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb dhe fakti q\u00eb Bashkia Durr\u00ebs nuk ka para p\u00ebr t\u00eb paguar sh\u00ebrbimin e menaxhimit t\u00eb mbetjeve ngre kambana alarmi p\u00ebr ekspert\u00ebt e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. Sipas tyre, me sh\u00ebrbimin e djegies s\u00eb mbetjeve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb oligopoli dhe prapa saj q\u00ebndrojn\u00eb interesa korruptive q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cMe p\u00ebrpunimim e mbetjeve urbane po ndodh ajo q\u00eb ka ndodh me t\u00eb gjitha industrit\u00eb tek ne, keqmenaxhim, krijimi i situatave emergjente me efekt t\u00eb fort\u00eb publik dhe justifikim i kontratave direkte me impakt n\u00eb fitime t\u00eb pamerituara t\u00eb operator\u00ebve privat\u00eb,\u201d thot\u00eb Zef Pre\u00e7i, drejtues i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike. \u201cJan\u00eb kontrata gjer\u00ebsisht t\u00eb dyshuara p\u00ebr favoritiz\u00ebm, klienteliz\u00ebm dhe korrupsion,\u201d shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pre\u00e7i i referohet tre kontratave koncesionare t\u00eb n\u00ebnshkruara nga qeveria e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr nd\u00ebrtimin e incenerator\u00ebve t\u00eb Elbasanit, Fierit dhe Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat mund t\u2019i kushtojn\u00eb gati gjysm\u00eb miliard\u00eb euro taksapaguesve shqiptar\u00eb n\u00eb 30 vitet e ardhshme.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas kall\u00ebzimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr korrupsion nga opozita dhe shoq\u00ebria civile, k\u00ebto kontrata po hetohen nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuara dhe Korrupsionit, SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cJan\u00eb dy procedime penale n\u00eb hetim p\u00ebr incinerator\u00ebt, Elbasan, Tiran\u00eb dhe Fier,\u201d i tha BIRN kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Arben Kraja.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cJan\u00eb n\u00eb hetim paraprak dhe kan\u00eb shum\u00eb veprime q\u00eb duhen kryer p\u00ebr t\u00eb sqaruar plot\u00ebsisht rrethanat,\u201d shtoi ai, nd\u00ebrsa p\u00ebrforcoi se, \u201cpatjet\u00ebr jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb ndjekje.\u201d<\/span><\/p>\n<p><b>Dhjet\u00ebfishim i kostove<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, mbetjet urbane t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit jan\u00eb depozituar n\u00eb vendgrumbullimin e Porto-Romanos.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I vendosur n\u00eb zon\u00ebn e Ish-K\u00ebnet\u00ebs, rreth 4 kilometra n\u00eb veri t\u00eb qytetit bregdetar, ky vendgrumbullim mbetjesh i hapur n\u00eb vitin 1994 nuk ishte nd\u00ebrtuar sipas parametrave teknik\u00eb, \u00e7\u2019ka sillte rreziqe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ndotjen e mjedisit. Plani Lokal i Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve p\u00ebr Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit p\u00ebr vitet 2010-2025, i financuar nga Banka Bot\u00ebrore, e p\u00ebrshkruante performanc\u00ebn mjedisore t\u00eb Porto Romanos si \u2018katastrofike\u2019.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte ky venddepozitim p\u00ebr ndotjen e mjedisit, dokumenti sugjeronte rehabilitimin e Porto-Romanos dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb landfilli t\u00eb ri sanitar me jet\u00ebgjat\u00ebsi 20 vje\u00e7are.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Plani vler\u00ebsonte se p\u00ebr mbylljen dhe rehabilitimin e venddepozitimit t\u00eb Porto-Romanos nevojiteshin 4 milion\u00eb euro dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb landfilli t\u00eb ri rreth 5.1 milion\u00eb euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, qeveria shqiptare b\u00ebri nj\u00eb vesh shurdh ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb financuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb landfilli t\u00eb ri dhe rehabilitimin e venddepozitimit n\u00eb Porto-Romano.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Indiferenc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb i erdhi fundi pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs &#8211; nj\u00eb projekt q\u00eb vler\u00ebsohet se ka kapacitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa k\u00ebrkojn\u00eb mbetjet e gjeneruara nga kryeqyteti.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tre jav\u00eb pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019 \u2013 kur Durr\u00ebsi ishte ende nj\u00eb qytet \u2018fantazm\u00eb\u2019, kryeministri Edi Rama i hapi rrug\u00ebn mbylljes s\u00eb vendepozitimit t\u00eb Porto Romanos dhe rehabilitmit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb park, me nj\u00eb kosto prej 15 milion\u00eb euro, ose gati kat\u00ebrfish m\u00eb lart\u00eb se ishte projektuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mbyllja e venddepozitimit t\u00eb Porto-Romanos e futi Durr\u00ebsin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u2018emergjence mjedisore\u2019 dhe bashkia u vendos n\u00ebn presion nga qeveria p\u00ebr depozitimin e mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Planit Komb\u00ebtar Sektorial p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve t\u00eb Ngurta, territori i Shqip\u00ebris\u00eb ndahet n\u00eb 10 zona mbetjesh. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan m\u00eb 20 maj 2020, K\u00ebshilli i Ministrave mori nj\u00eb vendim, sipas t\u00eb cilit p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb mbetjesh duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten studime fizibiliteti rajonale, t\u00eb cilat duhet t\u00eb hartohen nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi fizibiliteti nga ministria e linj\u00ebs dhe p\u00ebr shak t\u00eb emergjenc\u00ebs mjedisore, m\u00eb 1 gusht 2020, Bashkia e Durr\u00ebsit iu drejtua Kryeministris\u00eb duke i propozuar 3 alternativa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund situat\u00ebs kritike ku ndodhej. Alternativa e par\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb landfilli sanitar n\u00eb Sukth-Rad\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb pak\u00ebrkuar p\u00ebr PPP nga kompanit\u00eb \u2018A.S.A International Environmental Services GmBH\u2019 dhe \u2018GeoTest\u2019. Alternativa e dyt\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb landfilli n\u00eb fshatin Gjepalaj, bazuar n\u00eb studimin e kompanis\u00eb \u2018Taulanti\u2019 Sh.p.k, dhe alternativa e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrgimi i mbetjeve n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas bashkis\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb tre opsionet ofronin zgjidhje p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Landfilli i Sukthit parashikohej t\u00eb kishte nj\u00eb kosto investimi prej 11 milion\u00eb euro, Landfilli i Gjepalajt prej 5.2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebrgimi i mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb u vler\u00ebsua nga Bashkia se ka nj\u00eb kosto prej 51.1 milion\u00eb euro, p\u00ebrfshir\u00eb tarif\u00ebn e transportit prej 4 euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto alternativa nuk u vler\u00ebsuan nga qeveria, e cila porositi n\u00ebp\u00ebrmjet AKUM-it nj\u00eb studim t\u00eb ri, i cili parashikonte tre skenar\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs, dy prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrfshinin d\u00ebrgimin e mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb me nj\u00eb sistem riciklimi me 2 ose 3 kosha, dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb parashikonte mbajtjen e Durr\u00ebsit si zon\u00eb t\u00eb vetme mbetjesh me nj\u00eb sistem riciklimi me 3 kosha.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebshilli Bashkiak i Durr\u00ebsit miratoi skenarin e dyt\u00eb, sipas s\u00eb cilit duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb sistem transferimi me vler\u00eb 5.5 milion\u00eb euro dhe mbetjet do t\u00eb depozitohen me tarif\u00eb porte tek koncesionari i Sharr\u00ebs me vler\u00eb 40.57 euro p\u00ebr ton gjat\u00eb nj\u00eb periudhe 20 vje\u00e7are.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs asgj\u00ebsohen rreth 75 mij\u00eb ton mbetje n\u00eb vit, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se vet\u00ebm tarifa e port\u00ebs p\u00ebr koncesionarin e Sharr\u00ebs shkon n\u00eb 3 milion\u00eb euro n\u00eb vit, ose m\u00eb shum\u00eb se 60 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky \u00e7mim q\u00eb shkon sa dhjet\u00ebfishi i kostos s\u00eb parashikuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e landfillit sanitar \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrballuesh\u00ebm nga buxheti i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit dhe nga tarifa q\u00eb ajo mbledh p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot shtes\u00eb, K\u00ebshilli Bashkiak i Durr\u00ebsit i k\u00ebrkon qeveris\u00eb subvencionimin e tarif\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10 vje\u00e7are. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, kryebashkiakja Sako paralajm\u00ebroi q\u00eb subvencionimi nga qeveria mund mos t\u00eb vinte i plot\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cSigurisht q\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb sepse kemi nj\u00eb vizion afatgjat\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk do me th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb 100%,\u201d paralajm\u00ebroi Sako.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Sakos, miratimi i skenarit t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe lidhja e kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb koncesionare t\u00eb Sharr\u00ebs do t\u00eb realizohet vet\u00ebm pas nj\u00eb vendimi t\u00eb qeveris\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kompania koncesionare e Landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs, Integrated Energy B.V i ka justifikuar kostot e trajtimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit, duke deklaruar se kostot e incenerimit jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, q\u00eb sipas saj arrijn\u00eb n\u00eb 70-80 euro p\u00ebr ton.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, ekonomisti Zef Pre\u00e7i nuk \u00ebsht\u00eb i bindur dhe thekson se n\u00eb sektor\u00ebt oligopol, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb shteti p\u00ebr t\u00eb rregulluar tregun, por e kund\u00ebrta po ndodh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cKeqqeveriset nj\u00eb sektor i caktuar, krijohet nj\u00eb situat\u00eb emergjence dhe justifikohet n\u00eb publik shp\u00ebrdorimi i parave publike apo favoritizmi dhe klientelizmi q\u00eb i b\u00ebhet operator\u00ebve t\u00eb caktuar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre politike,\u201d tha ai. \u201cPo preket buxheti i shtetit p\u00ebr t\u00eb evaduar mbetjet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb krejt normale p\u00ebr \u00e7do bashki n\u00eb bot\u00eb,\u201d theksoi Pre\u00e7i.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>Hetimet n\u00eb vendnum\u00ebro<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tre dedada p\u00ebr r\u00ebnies s\u00eb perdes s\u00eb hekurt, Ballkani Per\u00ebndimor dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nga rajonet m\u00eb t\u00eb korruptura t\u00eb Europ\u00ebs, nj\u00eb fenomen g\u00ebrryes q\u00eb dob\u00ebson institucionet dhe aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbime ndaj qytetar\u00ebve. Korrupsioni minon edhe procesin e integrimit n\u00eb BE dhe n\u00eb tregjet europiane.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb luftuar thagm\u00ebn e korrupsionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, e cila arrin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb promovuar ngritjen dhe funksionimin e s\u00eb asht\u00ebquajtur\u00ebs Prokurori e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. K\u00ebto organe akuze t\u00eb specializuara, t\u00eb cilat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb Kroaci dhe Rumani, e fokusojn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb hetimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe skandaleve t\u00eb m\u00ebdha me parat\u00eb publike.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Struktura hetimore e posa\u00e7me ekziston edhe n\u00eb Shqip\u00ebri prej fundit t\u00eb vitit 2019. Edhe pse pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr SPAK jan\u00eb t\u00eb larta, rezultatet e saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit te lart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, hetimi i kall\u00ebzimeve penale q\u00eb lidhen me kontratat koncesionare nuk ka dh\u00ebn\u00eb ende rezultatet e pritura.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb besonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion ishte dikur edhe Endri Shabani, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe tashm\u00eb drejtues i l\u00ebvizjes politike \u201cNisma Thurje\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bashk\u00eb me aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Nism\u00ebs Thurje, Shabani dor\u00ebzoi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 kall\u00ebzimin e par\u00eb n\u00eb SPAK kund\u00ebr kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, Shabani nuk \u00ebsht\u00eb entuziast p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai kujton se disa muaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb par\u00eb, aktivist\u00ebt e Nism\u00ebs Thurje u thirr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion mbi \u00e7\u00ebshtjen dhe kjo e fundit trumbetoi n\u00eb media fillimin e hetimeve, po q\u00eb nga ajo koh\u00eb, organi i akuz\u00ebs nuk ka marr\u00eb n\u00eb pyetje asnj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb, qoft\u00eb edhe si person n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Nisma Thurje b\u00ebri dhe nj\u00eb kall\u00ebzim mbi kontratat koncesionare t\u00eb incenerator\u00ebve, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb denoncim, Shabani thot\u00eb q\u00eb as nuk u thirr\u00ebn nga SPAK.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cKapacitetet jan\u00eb t\u00eb kufizuara, por kapacitetet nuk jan\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb un\u00eb besoj se jan\u00eb prioritare, qoft\u00eb nga pik\u00ebpamja kohore, qoft\u00eb nga pik\u00ebpamja e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 100 milion\u00eb euro,\u201d tha Shabanaj, duke iu refereuar kostos s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sterilizimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe ekonomisti Zef Pre\u00e7i shprehet pesimist p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimit t\u00eb kontratave koncesionare t\u00eb incenerator\u00ebve. Ai thekson se pritshm\u00ebrit\u00eb e zbardhjes s\u00eb akuzave p\u00ebr k\u00ebto kontrata jan\u00eb vendosur mbi shpatullat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, por SPAK-u e ka objektin e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb paqart\u00eb, dhe ndryshe nga simotrat e saj, po merret me gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDosje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si kjo q\u00eb po flasim mund t\u2019u vij\u00eb radha mbas 5 vjet\u00ebsh p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar, koh\u00eb kur ka humbur aktualiteti, t\u00eb dh\u00ebnat, faktet,\u201d tha Pre\u00e7i.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai shtoi se ndryshe nga Shqip\u00ebria, n\u00eb vende t\u00eb tjera ku funksionon i nj\u00ebjti model si SPAK, p\u00ebrpar\u00ebsia e shqyrtimit t\u00eb veprave kriminale ka dy vija kufizuese: \u201cmadh\u00ebsin\u00eb e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar &#8211; p\u00ebr sa milion\u00eb euro b\u00ebhet fjal\u00eb se po i b\u00ebhet d\u00ebm shtetit dhe e dyta rangun q\u00eb z\u00eb personi i p\u00ebrfshir\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I pyetur nga BIRN n\u00ebse lidhja e nj\u00eb kontrate t\u00eb re p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve n\u00eb Durr\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfshihej si pjes\u00eb e hetimit t\u00eb dosjes s\u00eb incenerator\u00ebve kryesisht, kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se kjo nuk ishte objekt \u201ci kall\u00ebzimit dhe as i hetimit.\u201d\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cSPAK nuk mund t\u00eb hetoj\u00eb \u00e7do akt administrativ t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga administrata, qoft\u00eb ky 70 milion\u00eb euro apo 100 milion\u00eb euro,\u201d tha kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jan\u00eb institucionet e auditit,\u201d shtoi ai.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Endri Shabani theksoi se jo \u00e7do vones\u00eb n\u00eb ecurin\u00eb e hetimeve p\u00ebr kontratat koncesionare mund t\u2019i faturohej SPAK, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb ky institucion \u00ebsht\u00eb ende duke marr\u00eb form\u00eb edhe pse po b\u00ebhen gati dy vjet pas themelimit t\u00eb tij.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNormalisht k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duan goxha koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u hetuar, pra duhet Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit,\u201d tha Shabani. \u00a0\u201cMe ngritjen e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit gj\u00ebrat mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, por un\u00eb e kam humbur pak entuziazmin e fillimit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qershorit, kontejner\u00ebt e mbeturinave n\u00eb Durr\u00ebs u tejmbush\u00ebn s\u00ebrish me plehra, pasi Landfilli i Sharr\u00ebs raportohet se refuzoi t\u00eb merrte p\u00ebr disa dit\u00eb mbetjet e qytetit bregdetar.\u00a0 Kjo situat\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, e cila vjen n\u00eb koh\u00ebn kur Durr\u00ebsi sapo hyri n\u00eb sezon turistik pas dy vitesh t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb sh\u00ebnuara nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829,415,1427,473],"tags":[1428,2004,1429,1540,1134,1430,1616,1288,1431,1432,1433,1434,1435,1362,883,1475,1436,1437,1438,1137,868,869,348,1140,1439,895,1440,1441,1613,1282,1442,1443,870,1178,1444,1445,1446,1447,1179,1123,1448,872,863,1602,1449,1152,1450,873,1451,1155,2295,1452,1364,874,1850,1453,1551,2296,1454,671,1455,2115,885,1456,1457,1782,149,778,358,956,1584,1294,1458,1852,1459,1460,1544,1461,1533,1091,1167,1350,1092,325,2297,391,1462,804,223,1463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Mbetjet-urbane-ne-Stacionin-_Iliria_-Plazh-Durres.-Foto-Geri-Emiri-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Mbetjet urbane ne\u0308 Stacionin \"Iliria\" n\u00eb Plazhin e Durre\u0308sit. Foto: Geri Emiri. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79978"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79980,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79978\/revisions\/79980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}