{"id":79981,"date":"2021-03-17T11:14:15","date_gmt":"2021-03-17T10:14:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tregu-i-zi-i-shitjes-se-oksigjenit-lulezon-mes-pandemise-se-covid-19\/2021\/03\/17\/"},"modified":"2026-04-21T09:07:06","modified_gmt":"2026-04-21T07:07:06","slug":"tregu-i-zi-i-shitjes-se-oksigjenit-lulezon-mes-pandemise-se-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tregu-i-zi-i-shitjes-se-oksigjenit-lulezon-mes-pandemise-se-covid-19\/2021\/03\/17\/","title":{"rendered":"Tregu i zi i shitjes s\u00eb oksigjenit lul\u00ebzon mes pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19"},"content":{"rendered":"<p>Kur motra e Elvira Dushkut doli nga spitali pasi ishte kuruar p\u00ebr COVID-19 n\u00eb fund t\u00eb tetorit, ajo kishte ende insuficenc\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje. Gruaja 68 vje\u00e7are kujton se b\u00ebri e shqet\u00ebsuar mbi nj\u00eb duzin\u00eb telefonatash \u201cduke qar\u00eb dhe duke u lutur\u201d,\u00a0 derisa siguroi me qira p\u00ebr 9 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj nj\u00eb pajisje oksigjeni.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes i sh\u00ebmtuar,\u201d tha Dushku, nd\u00ebrsa shpjegoi se pajisja shitej p\u00ebr 900 euro. \u201cNe nuk i kishim ato para,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Rasti i Elvir\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. T\u00eb dh\u00ebnat e siguaruara nga BIRN nga nj\u00eb duzin\u00eb intervistash me familjar\u00eb dhe pacient\u00eb me COVID-19 tregojn\u00eb se ata kan\u00eb paguar deri n\u00eb 1500 euro p\u00ebr bombula ose pajisje oksigjeni.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste pas p\u00ebrdorimit, ata i jan\u00eb drejtuar rrjeteve sociale p\u00ebr t\u2019i shitur pajisjet, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tregu infomal q\u00eb ka sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje eksponenciale gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cI kisha t\u00eb dy prind\u00ebrit e s\u00ebmur\u00eb dhe erdha v\u00ebrdall\u00eb, pastaj u shtr\u00ebngova t\u2019i blija,\u201d i tha BIRN n\u00eb fillimit t\u00eb marsit Dritan Selmani, infermier nga Saranda q\u00eb po k\u00ebrkonte t\u2019i shiste aparatet n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>\u201cMora nj\u00eb dhjet\u00eb litra dhe pastaj nj\u00eb mik nga Italia m\u00eb solli nj\u00eb tjet\u00ebr,\u201d shtoi ai, nd\u00ebrsa shpjegoi se pajisjet e oksigjenit i kishin kushtuar rreth 1 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Treg\u00ebtimi i pajisjeve dhe bombulave t\u00eb oksigjenit rregullohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte me ligj dhe ato nuk tregtohen zakonisht n\u00eb rrjetet sociale, por kompanit\u00eb e licencuara theksojn\u00eb se dhjet\u00ebra mij\u00ebra pajisje dhe bombula t\u00eb pacertifikuara qarkullojn\u00eb n\u00eb tregun e zi, t\u00eb cilat sipas ekspert\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtashme p\u00ebr trajtimin e pacient\u00ebve me COVID-19.<\/p>\n<p>Oksigjeni cil\u00ebsohet si bar mjek\u00ebsor dhe p\u00ebrdorimi i tij duhet t\u00eb b\u00ebhet me recet\u00eb dhe kujdes t\u00eb mjekut dhe se \u00e7do sasi e oksigjenit mjek\u00ebsor apo paisje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhet t\u00eb kontrollohet nga Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, AKBPM.<\/p>\n<p>Doktor Krenar Lilaj, koordinator i reanimacionit p\u00ebr situat\u00ebn nga COVID-19 n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, i tha BIRN se kishte mjaft raste me pacient\u00eb q\u00eb vinin t\u00eb r\u00ebnduar n\u00eb spitale, p\u00ebr shkak t\u00eb trajtimit jo t\u00eb plot\u00eb ose jo t\u00eb duhur n\u00eb sht\u00ebpi me bombula ose pajisje elektrike oksigjeni.<\/p>\n<p>\u201cOksigjeni \u00ebsht\u00eb medikament dhe marrja n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha e tij apo jo n\u00eb kushtet e duhura, nj\u00ebsoj si medikamentet e tjera ka d\u00ebmet e tij,\u201d tha Lilaj.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb pranoi se numri i specialist\u00ebve q\u00eb duhej t\u00eb monitoronin situat\u00ebn ishte i pak\u00ebt dhe k\u00ebrkesa e krijuar nga pandemia e COVID-19 ishte e madhe.<\/p>\n<p>AKBPM nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion n\u00ebse kishte apo jo ndonj\u00eb kontroll mbi tregun e lul\u00ebzuar rishtazi.<\/p>\n<p><strong>Pandemia rrit k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr oksigjen<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga shp\u00ebrthimi i pandemis\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 117 mij\u00eb persona jan\u00eb infektuar me COVID-19 n\u00eb Shqip\u00ebri, nga t\u00eb cil\u00ebt 2045 kan\u00eb humbur jet\u00ebn. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, aktualisht jan\u00eb mbi 34 mij\u00eb raste aktive dhe rreth 500 pacient\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb spitale.<\/p>\n<p>Rritja e kurb\u00ebs s\u00eb epidemis\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr oksigjen mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb BIRN mori nga dy kompanit\u00eb e vetme t\u00eb licencuara p\u00ebr t\u00eb importuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb oksigjen mjek\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, GTS dhe Messer Albgaz, tregojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr oksigjen n\u00eb spitalet e vendit n\u00eb 2 muajt e par\u00eb t\u00eb 2021 u rrit me 6.4 her\u00eb n\u00eb krahasim me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Nga 382 mij\u00eb litra t\u00eb shitura prej tyre nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb spitale, sasia e konsumuar n\u00eb 2021 u rrit n\u00eb mbi 2.4 milion\u00eb litra oksigjen, pa llogaritur nj\u00eb num\u00ebr spitalesh t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb cilat nuk qe e mundur t\u00eb merreshin t\u00eb dh\u00ebnat.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kompanit\u00eb pranuan se rritja e k\u00ebrkes\u00ebs i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe se i gjith\u00eb rajoni ishte n\u00eb kriz\u00eb nga k\u00ebrkesa e lart\u00eb p\u00ebr oksigjen.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Kosova jan\u00eb nd\u00ebr vendet e rajonit q\u00eb nuk kan\u00eb impiante prodhuese oksigjeni dhe varen nga importi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i kompanis\u00eb GTS i tha BIRN se vendi kishte qen\u00eb me fat q\u00eb flukset e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr oksigjen n\u00eb vendet prodhuese kishin qen\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi gjithashtu se duke qen\u00eb se furnizuesit ishin dy kompani t\u00eb m\u00ebdha shum\u00ebkomb\u00ebshe, kjo kishte minimizuar rrezikun dhe kishte mund\u00ebsuar investime t\u00eb shpejta n\u00eb depozita shtes\u00eb p\u00ebr spitalet apo autobote shtes\u00eb transporti.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb or\u00eb vones\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 260 persona t\u00eb vdekur,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>Bombula oksigjeni t\u00eb pacertifikuara<\/strong><\/p>\n<p>Bombulat me oksigjen mjek\u00ebsor kontrollohen nga dy institucione.\u00a0 Siguria e tyre teknike kontrollohet nga Inspektorati Shtet\u00ebror Teknik, ISHTI, nd\u00ebrsa p\u00ebrmbajtja e oksigjenit dhe n\u00ebse ai p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb oksigjen mjek\u00ebsor nga Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe e Paisjeve Mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion, ISHTI i tha BIRN se dy kompanit\u00eb q\u00eb lejoheshin t\u00eb tregtonin oksigjen mjek\u00ebsor, ve\u00e7 rezervuar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj kishin t\u00eb regjistruara jo m\u00eb shum\u00eb se 5770 bombula oksigjeni.<\/p>\n<p>Inspektoriati shtoi se kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb total 30 inspektime p\u00ebr sigurin\u00eb e oksigjenit q\u00eb prej vitit 2019 dhe shumica d\u00ebrrmuese e inspektimeve, 25 t\u00eb tilla, ishin n\u00eb dy kompanit\u00eb e licensuara GTS dhe Messer Albgaz. Nd\u00ebrsa pes\u00eb inspektime ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb subjekte q\u00eb furnizoheshin prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dy kompanive pretenduan se kishin standarde t\u00eb larta sigurie t\u00eb imponuara prej kompanive m\u00ebm\u00eb dhe se oksigjeni mjek\u00ebsor, ndryshe nga ai industrial, kalonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontrollesh past\u00ebrtie q\u00eb prej prodhimit e derisa dor\u00ebzohej tek spitalet.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i GTS-s\u00eb tha se n\u00eb vend mund t\u00eb kishte rreth 20 mij\u00eb bombula t\u00eb paregjistruara t\u00eb mbetura n\u00eb biznese private q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs dhe q\u00eb mund t\u00eb ishin n\u00eb p\u00ebrdorim, pavar\u00ebsisht rrezikut q\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb importuese theksuan se ata nuk jepnin bombula me oksigjen p\u00ebr individ\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i GTS-s\u00eb deklaroi se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e bombolave q\u00eb qarkullonin n\u00eb familje p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me COVID-19, dilnin m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme prej spitaleve.<\/p>\n<p>Ai iu referua nj\u00eb rasti n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Kavaj\u00ebs, e cila lidhet me arrestimin e Mensur Shtyll\u00ebs &#8211; oksigjenistin e spitalit bashkiak t\u00eb k\u00ebtij qyteti me akuz\u00ebn e \u201cvjedhjes duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, pasi dyshohet se shiste bombulat e oksigjenit t\u00eb spitalit p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me COVID-19 q\u00eb trajtoheshin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr mas\u00eb sigurie, Shtylla u zbulua kur drejtues t\u00eb spitalit b\u00ebn\u00eb nj\u00eb inventar n\u00eb magazin\u00eb dhe gjet\u00ebn aty vet\u00ebm gjasht\u00eb nga 30 bombulat q\u00eb duhej t\u00eb kishin n\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Shtylla i ka mohuar akuzat p\u00ebr vjedhje. Ai ka pretenduar gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje se i kishte nxjerr\u00eb bombulat p\u00ebr t\u00eb ndihmuar miqt\u00eb e tij t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me COVID-19 dhe pa shp\u00ebrblim financiar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb nga \u2018klient\u00ebt\u2019 e tij i tha BIRN se ndihma nuk kishte ardhur falas.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb them momentalisht se sa para ka paguar v\u00ebllai p\u00ebr t\u00eb siguruar bombulat e oksigjenit,\u201d shpjegoi Ervin Kollacaku nga fshati Synej i Kavaj\u00ebs, i cili i kishte siguruar bombulat e oksigjenit p\u00ebr baban\u00eb e s\u00ebmur\u00eb me COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebrmendet nd\u00ebrkoh\u00eb se shum\u00eb prej bombulave u kap\u00ebn nga policia n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shtyll\u00ebs, pasi personat ia kthyen kur m\u00ebsuan se ai po hetohej &#8211; por jo t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Eduart C. pranoi p\u00ebr Prokurorin\u00eb se kishte marr\u00eb 10 bombula. Ai tha se kishte baban\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, por kur m\u00ebsoi se policia e kishte ndaluar Shtyll\u00ebn, i \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpi 7 cop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTre cop\u00eb i kam n\u00eb sht\u00ebpi, pasi kam bab\u00ebn me oksigjen akoma,\u201d u tha ai prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Edmond Sulejmani vendosi gjithashtu ta kuronte baban\u00eb e s\u00ebmur\u00eb me COVID-19 n\u00eb sht\u00ebpi, pasi nuk mund\u00ebn ta shtronin n\u00eb spitalin e Fierit dhe nuk donin ta d\u00ebrgonin n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Kur gjendja e pacientit u p\u00ebrkeq\u00ebsua, familja iu drejtua nj\u00eb pike shitjeje gazi me pakic\u00eb p\u00ebr oksigjen.<\/p>\n<p>\u201cKur u r\u00ebndua gjendja, u detyruam q\u00eb t\u00eb blinim oksigjen n\u00eb privat,\u201d shpjegoi Sulejmani.<\/p>\n<p>Administratori dhe shit\u00ebsi i kompanis\u00eb ku ai bleu bombulat e oksigjenit, Braka Sh.p.k u procedua n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb prokuroria, pasi dyshohet se oksigjeni q\u00eb tregtonin nuk ishte oksigjen mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Erjon Hajderaj, drejtori teknik i Messer Albagaz sh.p.k i tha BIRN se bombulat p\u00ebr oksigjen mjek\u00ebsor ndryshonin, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb oksigjenit, qoft\u00eb teknikisht nga bombulat e tjera. Ai tha se shumica e k\u00ebtyre bombolave shkonin p\u00ebr t\u00eb furnizuar spitalet rajonale me t\u00eb cilat ata kishin kontrata dhe q\u00eb nuk kishin depozita t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Spekulimi me aparatet e oksigjenit<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_77333\" aria-describedby=\"caption-attachment-77333\" style=\"width: 508px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20201201_204043_011220_5_013-3_4LZig1O.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77333\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20201201_204043_011220_5_013-3_4LZig1O-508x400.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"400\" data-id=\"77333\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77333\" class=\"wp-caption-text\">Nj\u00eb pacient i infektuar me koronavirus me oksigjen brenda ambulanc\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb Sherbimit Infektiv n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT. | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kur Italia fqinje u godit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga vala e par\u00eb e infektimeve dhe spitalet n\u00eb rajonin verior t\u00eb Lombardis\u00eb po punonin mbi kapacitet, u b\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me COVID-19 &#8211; mushk\u00ebrit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve goditeshin r\u00ebnd\u00eb nga virusi, duhej oksigjen.<\/p>\n<p>Bota u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ethshme p\u00ebr t\u00eb siguruar aparate respirimi artificial. Megjith\u00ebse e pati fluksin e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve muaj m\u00eb von\u00eb &#8211; n\u00eb vjesht\u00eb 2020, Shqip\u00ebria duket se nuk ishte gati.<\/p>\n<p>Bled Xaxa, farmacist n\u00eb Durr\u00ebs, i tha BIRN se kur k\u00ebrkesat p\u00ebr aparate oksigjeni filluan, ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ato t\u00eb gjendeshin, nd\u00ebrsa theksoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebto aparate arriti kulmin n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cTani mendoj se \u00ebsht\u00eb piku, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad q\u00eb jemi k\u00ebto jav\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Klara Zeqo me profesion infermiere i tregoi BIRN se familja e saj kishte paguar 1500 euro p\u00ebr aparatin q\u00eb prodhon oksigjen. Zeqo tha se \u00e7mimi ishte gati i pap\u00ebrballuesh\u00ebm, por familja e kishte konsideruar nj\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKur personi b\u00ebhet mir\u00eb, nuk llogarit asgj\u00eb,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Shum\u00eb persona pan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb filozofi nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrfitimi. N\u00eb rrjete sociale dhe faqe shit-blerjesh online mbin\u00eb njoftimet p\u00ebr aparate oksigjeni. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb aparate t\u00eb p\u00ebrdorura dhe rishiten nga familjar\u00ebr e pacient\u00ebve me COVID-19, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb aparate q\u00eb u importuan n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p>Nezir Ferhati nga Kuk\u00ebsi thot\u00eb se k\u00ebshtu e ka filluar biznesin. Ai bleu n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb pajisje q\u00eb i duhej \u201cp\u00ebr hall t\u00eb vetin\u201d, por kur pa k\u00ebrkes\u00ebn e lart\u00eb, vendosi t\u00eb sillte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00c7mimi sipas tij varion sipas sasis\u00eb s\u00eb oksigjenit dhe vendit t\u00eb origjin\u00ebs, nga 400-700 euro p\u00ebr pajisje q\u00eb vijn\u00eb nga Kina, deri n\u00eb 1300 USD p\u00ebr pajisje q\u00eb vijn\u00eb nga Kanadaja. Por p\u00ebrtej \u00e7mimeve t\u00eb kripura, k\u00ebrkesa ka qen\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka hap djali nj\u00eb faqe n\u00eb Instagram dhe shkruajn\u00eb njer\u00ebzit, por nuk u p\u00ebrgjigjem dot t\u00eb gjith\u00ebve,\u201d tha Ferhati n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit.<\/p>\n<p>Zhaneta \u00c7oniku i tha BIRN se ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb aparati, pasi kishte frik\u00eb se nuk do ta gjente dot n\u00eb momentin q\u00eb do t\u2019i duhej. \u00c7oniku tha se kishte bashk\u00ebshortin me probleme t\u00eb veshkave dhe se donte t\u00eb ishte gati.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebrsisht po b\u00ebj dy jav\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoj, t\u00eb pakt\u00ebn sa kam k\u00ebrkuar un\u00eb,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa tregoi se ende nuk e kishte gjetur dhe se i thoshin se nuk ka n\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs thon\u00eb se aparatet q\u00eb po tregtohen nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe se shum\u00eb pacient\u00eb po neglizhojn\u00eb kurimin e duhur, duke i varur shpresat tek to.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i GTS n\u00eb Shqip\u00ebri i tha BIRN se kompania e tij zot\u00ebronte aparate t\u00eb tilla, por ato p\u00ebrdoreshin kryesisht p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb kishin probleme kronike t\u00eb mushk\u00ebris\u00eb dhe nuk mjaftonin p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me COVID-19.<\/p>\n<p>Ai po ashtu vuri n\u00eb dyshim cil\u00ebsin\u00eb e oksigjenit q\u00eb prodhonin pajisjet q\u00eb po importoheshin. Sipas tij n\u00eb vend ishin futur mbi 10 mij\u00eb aparate t\u00eb importuara nga Kina. Edhe pse importoheshin me nj\u00eb \u00e7mim 70 euro copa, ato shiteshin disafish m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOksigjeni mjek\u00ebsor \u00ebsht\u00eb 99.5% oksigjen,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se oksigjeni q\u00eb prodhojn\u00eb disa nga k\u00ebto aparate kineze shkon n\u00eb 88 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb sasi oksigjeni mund t\u00eb shkosh ta marr\u00ebsh n\u00eb Dajt,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Oksigjen Albania- nj\u00eb tjet\u00ebr kompani q\u00eb tregton nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe prodhues oksigjeni me energji elektrike, i tha BIRN se aparaturat q\u00eb ata shisnin nuk ishin t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me COVID kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sasi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,\u201d shpjegoi Ervini, nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Oksigjen Albania i pyetur nga BIRN.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo \u00e7do vler\u00ebsim vjen bardh e zi. Mjeku reanimator, Krenar Lilaj i tha BIRN se edhe pse nuk mund t\u00eb fliste specifikisht p\u00ebr aparaturat q\u00eb tregtoheshin, kishte raste q\u00eb ato kishin funksionuar dhe i kishin ndihmuar t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Lilaj vuri n\u00eb dukje se pacient\u00ebt duhej t\u00eb ndiqeshin nga mjek\u00ebt n\u00eb \u00e7do rast dhe k\u00ebta t\u00eb fundit duhej t\u00eb kontrollonin saturimin e oksigjenit n\u00eb gjak. Ai shpjegoi se mjeku do t\u00eb p\u00ebrcaktonte se kur i s\u00ebmuri kishte nevoj\u00eb p\u00ebr sasi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe kur duhej d\u00ebrguar n\u00eb spital.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e theksoj q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen nga mjek\u00eb specialist\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Lilaj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur motra e Elvira Dushkut doli nga spitali pasi ishte kuruar p\u00ebr COVID-19 n\u00eb fund t\u00eb tetorit, ajo kishte ende insuficenc\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje. Gruaja 68 vje\u00e7are kujton se b\u00ebri e shqet\u00ebsuar mbi nj\u00eb duzin\u00eb telefonatash \u201cduke qar\u00eb dhe duke u lutur\u201d,\u00a0 derisa siguroi me qira p\u00ebr 9 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj nj\u00eb pajisje oksigjeni. \u201cKy [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":79982,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,473],"tags":[2298,883,1438,1137,348,1410,1613,1118,2078,870,1026,2299,2151,1481,2287,1334,2261,1311,875,876,2300,2301,2115,1160,885,1664,149,358,2302,2267,2303,1544,1533,1091,1167,1631,1632,2304,1844,1789,1107],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/k0KRNtqcjfw.jpg","fifu_image_alt":"Foto ilustruese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79981"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79981"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79981\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79983,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79981\/revisions\/79983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}