{"id":79989,"date":"2026-04-01T14:54:03","date_gmt":"2026-04-01T12:54:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimet-penale-ndaj-magjistrateve-te-dorehequr-nga-vetingu-mbesin-rruges\/2026\/04\/01\/"},"modified":"2026-04-21T13:57:40","modified_gmt":"2026-04-21T11:57:40","slug":"hetimet-penale-ndaj-magjistrateve-te-dorehequr-nga-vetingu-mbesin-rruges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimet-penale-ndaj-magjistrateve-te-dorehequr-nga-vetingu-mbesin-rruges\/2026\/04\/01\/","title":{"rendered":"Hetimet penale ndaj magjistrat\u00ebve t\u00eb dor\u00ebhequr nga vetingu mbesin rrug\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Fusha, ngjiti shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb enjten e 26 marsit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale kund\u00ebr tij, por u kthye mbrapsht nga sekretarja gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>I larguar shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb me dor\u00ebheqje gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Fusha po p\u00ebrballet prej tre vitesh me nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr akuz\u00ebn e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas sekretares gjyq\u00ebsore, seanca e s\u00eb enjtes nuk mund t\u00eb zhvillohej, pasi gjyqtarja Emirjana Dimo ishte me leje.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt do t\u00eb njoftohen p\u00ebr seanc\u00ebn e radh\u00ebs\u201d, tha sekretarja, pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr Fush\u00ebn nis\u00ebn n\u00eb vitin 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit k\u00ebrkoi hetim penal lidhur me faktet e dala p\u00ebr pasurin\u00eb e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Hetimi ndaj tij zgjati gati 4 vjet dhe pasi kaloi nga nj\u00ebri prokuror n\u00eb tjetrin, u d\u00ebrgua n\u00eb gjykat\u00eb me konkluzionin se Fusha ka deklaruar me nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sesa investimi real nj\u00eb kompleks t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tre-kat\u00ebshe me pishin\u00eb, ambiente ndihm\u00ebse dhe hotel n\u00eb Mjull Bathore, pasuri e njohur ndryshe si resorti \u201cMai Tai\u201d.<\/p>\n<p>Fusha nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi magjistrat i dor\u00ebhequr nga detyra gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, i cili po p\u00ebrballet me nj\u00eb proces penal. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dor\u00ebzuar me dhjetra referime n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me ndaj magjistrat\u00ebve t\u00eb dor\u00ebhequr nga procesi, por vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl prej tyre jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjerat kan\u00eb mbetur rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi penal i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrftuara nga procesi i vetingut ka qen\u00eb nj\u00eb rekomandim ky\u00e7 i Bashkimit Europian p\u00ebr avancimin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe rritjen e llogaridh\u00ebnies n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr akuzat e ngritura kund\u00ebr tij, ish-kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Fusha u rezervua t\u00eb komentonte, duke theksuar se \u201csqarimet do t\u2019i jepte aty ku duhet, n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin tim personal dhe profesional q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb dhe drejt\u00ebsia t\u00eb vihet n\u00eb vend.\u00a0Zvarritja e proceseve nuk i sh\u00ebrben askujt dhe besoj se nj\u00eb vendimmarrje sa m\u00eb e shpejt\u00eb dhe e drejt\u00eb do t\u2019i jap\u00eb fund \u00e7do spekulimi,\u201d tha Fusha p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><strong>Dhjetra kall\u00ebzime, pak rezultate <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_111075\" aria-describedby=\"caption-attachment-111075\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-111075 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Aktiviteti--600x400.jpg\" alt=\"Procesi i vetingut mbyll siparin, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb brisht\u00eb\" width=\"600\" height=\"400\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-111075\" class=\"wp-caption-text\">P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vetingut dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb aktivitetin e mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb KPK dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit, korpusi prej 805 gjyqtar\u00ebsh, prokuror\u00ebsh dhe ndihm\u00ebsish ligjor\u00eb t\u00eb vendit kaloi n\u00ebp\u00ebr filtrat e vetingut \u2013 nj\u00eb proces ky\u00e7 i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb mbylli siparin me vendimet e fundit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se 442 subjekte rivler\u00ebsimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra; nga t\u00eb cil\u00ebt 268 u shkarkuan, 105 dhan\u00eb dor\u00ebheqjen dhe 49 t\u00eb tjer\u00eb u larguan pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Mes gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb u larguan me dor\u00ebheqje, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm u referuan n\u00eb Prokurori n\u00eb ndjekje t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Sipas raporteve t\u00eb progresit t\u00eb BE, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte referuar 34 \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hetime penale n\u00eb prokurori, pasi verifikimi administrativ kishte nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe element\u00eb penal\u00eb. \u00a0N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024, KPK referoi edhe 19 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme \u2013 duke \u00e7uar gati gjysm\u00ebn e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb dor\u00ebhequr p\u00ebr ndjekje penale.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb pas, rezultatet e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenden.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kan\u00eb p\u00ebrfunduar shqyrtimin kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe gjyqtar\u00ebve Fatos Lulo, Shk\u00eblzen Selimi dhe Admir Thanza.<\/p>\n<p>Dedja dhe Lulo u d\u00ebnuan respektivisht me 6 dhe 9 muaj p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje pasurie, d\u00ebnime t\u00eb cilat u pezulluan. Thanza u d\u00ebnua gjithashtu me 9 muaj burg p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb deklarimit, nd\u00ebrsa Selimi u shpall i pafajsh\u00ebm pas nj\u00eb procesi q\u00eb zgjati disa vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtat\u00eb procedime t\u00eb tjera penale p\u00ebr akuz\u00ebn e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, SPAK k\u00ebrkoi pushimin e hetimeve n\u00eb gjykat\u00eb. \u00c7\u00ebshtjet lidhen me ish-kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori dh eish-gjyqtar\u00ebt Aleksand\u00ebr Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca. Gjykata e Posa\u00e7me e rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK dhe urdh\u00ebroi kryerjen e veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore. Pas pes\u00eb vitesh, SPAK nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb njoftim p\u00ebr fatin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Referimet e tjera jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr prokurorit\u00eb e juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ku mungojn\u00eb gjithashtu rezultatet.<\/p>\n<p>Burime pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pohuan p\u00ebr BIRN se jan\u00eb regjistruar disa kall\u00ebzime ndaj subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi nuk b\u00ebn\u00eb me dije t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara. Prokuroria e Durr\u00ebsit vazhdon t\u00eb ket\u00eb n\u00eb shqyrtim pes\u00eb raste.<\/p>\n<p>Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se vet\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-dhjetor 2025 jan\u00eb regjistruar kall\u00ebzime penale p\u00ebr tre ish-prokuror\u00eb dhe nj\u00eb ish-gjyqtar. Dy nga k\u00ebto materiale kall\u00ebzuese i jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb tjerat \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar pushimi i hetimit n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rebusi i \u00e7\u00ebshtjes \u2018Fusha\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Petrit Fusha pati nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen n\u00eb vitin 2019. Prej asaj kohe, Fusha ushtron profesionin e avokatit.<\/p>\n<p>Procesi penal ndaj tij i ngjan nj\u00eb rebusi q\u00eb zvarritet prej shtat\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Fusha u referua nga KPK n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, \u00e7\u00ebshtja u transferua p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2020, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit mb\u00ebrriti nga SPAK nj\u00eb kall\u00ebzim i dyt\u00eb i kryer ndaj Fush\u00ebs nga nj\u00eb avokat, i cili u bashkua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin procedim.<\/p>\n<p>Fusha u mor i pandehur dy vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cdeklarimit t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa dyshimi p\u00ebr akuz\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave u nda si dosje m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Dosja e tij kaloi p\u00ebr gjykim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, pasi kishte nd\u00ebrruar duart e pes\u00eb prokuror\u00ebve dhe ku afati i hetimeve u shty shtat\u00eb her\u00eb. Aktualisht, \u00e7\u00ebshtja po p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb gjykimin n\u00eb themel nga drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Suela Beluli.<\/p>\n<p>Zvarritja e hetimit u pasua nga n\u00ebnt\u00eb seanca paraprake t\u00eb zhvilluara gjat\u00eb periudh\u00ebs prill 2024-shkurt 2025. Arsyet e shtyrjes s\u00eb seancave paraprake lidheshin kryesisht me nd\u00ebrrimin e prokuror\u00ebve dhe koh\u00ebn q\u00eb atyre u nevojitej p\u00ebr t\u2019u njohur me dosjen.<\/p>\n<p>Gjykimi n\u00eb themel i \u00e7\u00ebshtjes ndaj Fush\u00ebs po zhvillohet me procedur\u00ebn e zakonshme, pasi ai nuk k\u00ebrkoi gjykim t\u00eb shkurtuar. Nga prilli i vitit 2025 jan\u00eb zhvilluar dhjet\u00eb seanca gjyq\u00ebsore, shumica e t\u00eb cilave gjithashtu jan\u00eb shtyr\u00eb.<\/p>\n<p>Tet\u00eb seancat e para jan\u00eb zhvilluar nga gjyqtari Sokol Mara, por pas transferimit t\u00eb tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja i kaloi gjyqtares Emirjana Dimo. Sipas burimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, tre prej k\u00ebtyre seancave jan\u00eb shtyr\u00eb pasi gjyqtari Mara ka qen\u00eb me raport mjek\u00ebsor, dy her\u00eb ka munguar avokati dhe dy here t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto, vet\u00ebm dy prej seancave kan\u00eb qen\u00eb produktive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim, Prokuroria pretendon se p\u00ebr resortin \u201cMai Tai\u201d ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb krijimit, t\u00eb investimit fillestar, investimeve t\u00eb m\u00ebtejshme dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara prej saj.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, mosdeklarimi e ngarkon Fush\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale n\u00eb form\u00ebn e fshehjes dhe deklarimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve. Organi i akuz\u00ebs konstaton se i pandehuri ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime shoq\u00ebrisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u2019i humbur gjurm\u00ebt e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, apo duke e g\u00ebzuar at\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb af\u00ebrt apo t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria vler\u00ebson gjithashtu se mosdeklarimi ka pasur q\u00ebllim t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, pasi pasurit\u00eb rrjedhin nga p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme duke abuzuar me funksionin publik. \u201cPasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk do t\u00eb kishte sens logjik dhe juridik p\u00ebr t\u2019u fshehur pasurit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga burime t\u00eb ligjshme e t\u00eb justifikuara\u201d, citohet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara n\u00eb gjykat\u00eb, Fusha e ka kund\u00ebrshtuar hetimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit si t\u00eb paplot\u00eb. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, nuk jan\u00eb t\u00eb qarta provat dhe rrethanat ku mb\u00ebshtetet akuza.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshton gjithashtu nj\u00eb akt ekspertimi p\u00ebr vler\u00ebn e investimit t\u00eb resortit, t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb gjykim nga Prokuroria. Por n\u00eb gjykimin e kryer n\u00eb seanc\u00eb paraprake, gjykata ka pranuar si prov\u00eb nj\u00eb akt ekspertimi t\u00eb kryer nga e nj\u00ebjta eksperte p\u00ebr llogari t\u00eb Fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspertja ka ndryshuar q\u00ebndrim n\u00eb akt-ekspertimin e kryer p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb pandehurit me argumentin se dokumentin p\u00ebr llogari t\u00eb Prokuroris\u00eb e kishte hartuar pa k\u00ebqyrur objektin. N\u00eb ekspertimin e dyt\u00eb ajo ka konstatuar vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfa\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb deklaruar nga i pandehuri.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Fusha, ngjiti shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb enjten e 26 marsit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale kund\u00ebr tij, por u kthye mbrapsht nga sekretarja gjyq\u00ebsore. I larguar shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb me dor\u00ebheqje gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Fusha po p\u00ebrballet prej tre [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79990,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,481],"tags":[470,1195,1433,1196,1956,118,955,537,382,956,359,259,1957],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/yCdPU73kGSc.jpg","fifu_image_alt":"Foto ilustruese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79989"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79989"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79991,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79989\/revisions\/79991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}