{"id":79992,"date":"2026-01-28T18:08:51","date_gmt":"2026-01-28T17:08:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rita-gjati-deshtoi-te-kundershtonte-konkluzionet-per-pasurine-e-figuren\/2026\/01\/28\/"},"modified":"2026-04-21T14:04:47","modified_gmt":"2026-04-21T12:04:47","slug":"prokurorja-rita-gjati-deshtoi-te-kundershtonte-konkluzionet-per-pasurine-e-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rita-gjati-deshtoi-te-kundershtonte-konkluzionet-per-pasurine-e-figuren\/2026\/01\/28\/","title":{"rendered":"Prokurorja Rita Gjati d\u00ebshtoi t\u00eb kund\u00ebrshtonte konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb e figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e prokurores s\u00eb Kuk\u00ebsit, Rita Gjati lidhur me c\u00ebnimin e procesit t\u00eb rregullt ligjor nga Komisioni, p\u00ebr profesionalizmin, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb saj p\u00ebr pasurin\u00eb. Megjithat\u00eb, mbeti n\u00eb fuqi konkluzioni p\u00ebrfundimtar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb e t\u00eb figur\u00ebs, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe shkarkimi i saj nga detyra.<\/p>\n<p>Prokurorja Rita Gjati u shkarkua m\u00eb 19 mars t\u00eb vitit 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkluduan probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, ka kryer deklarim rrem\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb; si dhe se nuk ka justifikuar me burime t\u00eb ligjshme blerjen e tyre. Po ashtu, Komisioni ka konstatuar se p\u00ebrgjigjet e subjektit nuk kan\u00eb qen\u00eb shteruese dhe se ajo ka depozituar k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme duke synuar pezullimin ose vones\u00ebn e vetingut \u2013 rrethana q\u00eb jan\u00eb konsideruar si q\u00ebndrim jobashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjati u gjet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, pasi nuk ka deklaruar faktin se ajo dhe bashk\u00ebshorti i detyroheshin n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb KPK u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ishte e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb aspektin profesional, me argumentin se t\u00eb metat e konstatuara nuk mund t\u00eb korrigjoheshin me trajnimin 1-vje\u00e7ar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor u konkludua se Gjati gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vendimin e KPK, duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural dhe p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve u gjet\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Probleme n\u00eb procedur\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb cenuar e drejta e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb drejtim t\u00eb mosgarantimit nga Komisioni t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje efektive. Shkak i k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vijimi i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe procesi i vetingut p\u00ebr Gjatin, pa iu dh\u00ebn\u00eb asaj e drejta t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor, pasi avokati i m\u00ebparsh\u00ebm e kishte braktisur gjat\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni duhet t\u00eb kishte mbajtur q\u00ebndrim n\u00eb favor t\u00eb garantimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Rita Gjati, p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb asaj t\u00eb riorganizonte mbrojtjen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb saj t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb procedure rivler\u00ebsimi q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe objektive\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p>Justifikimi i Komisionit se provat ishin mbledhur dhe parashtrimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit ishin p\u00ebrgatitur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i cili hoqi dor\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se vler\u00ebsohet si i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb parimit t\u00eb ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb prevaluar mbi t\u00eb drejt\u00ebn e subjektit p\u00ebr mbrojtje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim ligjor, sipas KPA-s\u00eb, krijon edhe perceptimin e gabuar se n\u00eb at\u00eb moment kohor procesi i vetingut p\u00ebr Gjatin kishte mbaruar. Po ashtu, \u00e7mohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, KPK ka n\u00ebnvler\u00ebsuar edhe funksionin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs debatohen gjetjet dhe provat, si dhe parashtrohen k\u00ebrkesa n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, \u00e7mon se Komisioni e ka vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb deklarat\u00ebn e subjektit p\u00ebr \u201cpamund\u00ebsin\u00eb fizike\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar e vetme procesin, pasi duhej t\u00eb ishte konsideruar dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar emocionalisht e profesionalisht procedur\u00ebn e hetimit administrative.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA \u00e7mon se Komisioni duhet t\u00eb kishte mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb jo vet\u00ebm gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb dit\u00ebt e para pas p\u00ebrfundimit t\u00eb raportit mjek\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb infektimit me virusin Sars-Cov 2019, por edhe traum\u00ebn e shkaktuar nga pandemia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe faktin q\u00eb n\u00eb familjen e subjektit, e cila ishte infektuar e t\u00ebra, nj\u00ebri prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj kishte historik t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kirurgjikale p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet e nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe psikoemocionale q\u00eb prodhoi pandemia e COVID-19 n\u00eb kulmin e p\u00ebrhapjes s\u00eb saj, trupi gjykues vler\u00ebson se pamund\u00ebsia e pretenduar nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr ta p\u00ebrballuar e vetme dhe pa ndihm\u00eb ligjore k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj, nuk mund t\u00eb \u00e7mohej e shk\u00ebputur nga konteksti i m\u00ebsip\u00ebrm dhe t\u00eb justifikohej nga Komisioni me pretendimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e provoi me dokumentacion ligjor paaft\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb pretenduar fizike, n\u00eb dat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po kryhej seanca d\u00ebgjimore\u201d, argumenton Kolegji dhe vendosi kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar edhe konkluzionin e Komisionit, se subjekti nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunuese gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vler\u00ebsimi i shpjegimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe nivelit t\u00eb detajimit t\u00eb tij i mbart pasojat n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrmbushjes ose jo t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs nga ana e subjekteve dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tyre edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb q\u00ebndrimit bashk\u00ebpunues apo jo ndaj procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe v\u00ebren se Gjati ka depozituar nj\u00eb volum t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb akteve shkresore justifikuese n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb kaluar nga Komisioni. Kjo vler\u00ebsohet se p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat ligjore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kryerjes s\u00eb vetingut.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb verifikimin e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Sarand\u00eb, Kolegji ka pranuar pretendimet p\u00ebr korrigjimin e analiz\u00ebs financiare duke konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit si m\u00ebsues p\u00ebr periudh\u00ebn 1986-1997; dy kredi t\u00eb marra nga Fondi Besa n\u00eb vitet 2002 dhe 2003; si dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Megjithat\u00eb, prokurorja Gjati dhe personat e lidhur kan\u00eb mbetur s\u00ebrish me bilanc negativ p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb shum\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues vler\u00ebson se me mosdeklarimin e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb mbi garazhin, subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin kushtetues dhe ligjor p\u00ebr deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb p\u00ebrfituara, sipas nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konkluduar dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2021. Pas kontrollit t\u00eb ushtruar n\u00eb Kolegj mbi verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pavar\u00ebsisht korrigjimit t\u00eb disa gabimeve n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryera nga KPK, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se bilanci negative mbetet n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 657 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015 dhe n\u00eb pamund\u00ebsi prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mobilimin po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb truall 550 m2 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, t\u00eb fituar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb vitit 2000, si shesh nd\u00ebrtimi, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, se e ka fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013. Trualli nuk figuron i regjistruar n\u00eb ASHK.<\/p>\n<p>KPK konkludoi se djali I subjektit e ka pasur truallin n\u00eb posedim q\u00eb prej vitit 2000, por kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit dhe pretendoi se mosdeklarimi i k\u00ebtij trualli nuk p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur apo paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi ose n\u00eb p\u00ebrdorim djali i saj, sepse kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb pron\u00ebsi, as n\u00eb posedim apo p\u00ebrdorim, por b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfitues potencial.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se, sikund\u00ebr ka pretenduar subjekti i rivler\u00ebsimit, djali i saj, ndon\u00ebse zot\u00ebronte nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Sarand\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb trualli si shesh nd\u00ebrtimi, ai nuk kishte fituar asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb juridike pron\u00ebsie mbi k\u00ebt\u00eb pasuri &#8211; fakt i konfirmuar edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e ASHK-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vler\u00ebsohet i drejt\u00eb pretendimi i subjektit se nuk ka pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kolegji vler\u00ebson se mospasqyrimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebnveting nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb fshehje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij konkluzioni, Kolegji rendit nj\u00eb seri problemesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. P\u00ebrdorimi nga subjekti i vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Sarand\u00eb, sipas t\u00eb cilit djali i saj M. GJ., kur ishte vet\u00ebm 5 vje\u00e7, u b\u00eb p\u00ebrfitues i nj\u00eb trualli p\u00ebr nd\u00ebrtim me sip\u00ebrfaqe 550 m2 n\u00eb qytetin bregdetar, i miratuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve ligjore t\u00eb koh\u00ebs lidhur me privatizimin e pasuris\u00eb shtet\u00ebrore, prej nga n\u00eb m\u00ebntr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar vlera monetare prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, vler\u00ebsohet se ndikon n\u00eb mosarritjen e nj\u00eb niveli t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se Gjati ka kryer deklarime kontradiktore e t\u00eb rrem\u00eb lidhur me nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga kunati, por subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se e ka deklaruar sakt\u00eb dhe se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebrpara Komisionit, p\u00ebr fakte dhe rrethana t\u00eb ndodhura para shum\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se legjislacioni i vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve nuk parashikon detyrim p\u00ebr subjektet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb deklaruar destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb huas\u00eb dhe as i ngarkon ata me barr\u00eb prove n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me k\u00ebt\u00eb hua, gjat\u00eb hetimit administrativ, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Ato jan\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb Gjatit n\u00eb procesin e vetingut t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Ashtu, si Komisioni, edhe Kolegji \u00e7mon se subjekti nuk e ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk ka sh\u00ebnuar faktin se nj\u00eb person, t\u00eb cilit ajo dhe bashk\u00ebshorti i detyroheshin n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, ishte person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Sipas KPA, prokurorja Gjati gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e profesionalizmit, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb konstatuar disa parregullsi n\u00eb veprimtarin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, trupi gjykues i KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar konkluzionin e Komisionit se prokurorja Gjati \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter rivler\u00ebsimi. Shkaqet e ngritura n\u00eb ankim nga Gjati jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se ajo arrin nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb si i pabazuar edhe konkluzioni tjet\u00ebr i KPK-s\u00eb lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. \u201c\u2026P\u00ebr sa koh\u00eb ky konkluzion referohet si vler\u00ebsim i nd\u00ebrvarur me mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim, KPA ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Rita Gjati p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e prokurores s\u00eb Kuk\u00ebsit, Rita Gjati lidhur me c\u00ebnimin e procesit t\u00eb rregullt ligjor nga Komisioni, p\u00ebr profesionalizmin, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb saj p\u00ebr pasurin\u00eb. Megjithat\u00eb, mbeti n\u00eb fuqi konkluzioni p\u00ebrfundimtar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79993,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1137,977,1488,112,1160,590],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79992"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79992"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79994,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79992\/revisions\/79994"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}