{"id":79995,"date":"2021-01-07T19:43:53","date_gmt":"2021-01-07T18:43:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/si-u-blene-votat-dhe-u-shantazhuan-votuesit-ne-zgjedhjet-vendore-ne-diber\/2021\/01\/07\/"},"modified":"2026-04-21T22:24:43","modified_gmt":"2026-04-21T20:24:43","slug":"si-u-blene-votat-dhe-u-shantazhuan-votuesit-ne-zgjedhjet-vendore-ne-diber","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/si-u-blene-votat-dhe-u-shantazhuan-votuesit-ne-zgjedhjet-vendore-ne-diber\/2021\/01\/07\/","title":{"rendered":"Si u blen\u00eb votat dhe u shantazhuan votuesit n\u00eb zgjedhjet vendore n\u00eb Dib\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb pas zgjedhjeve vendore n\u00eb Dib\u00ebr, m\u00eb 13 shtator 2016, shefi i komisariatit n\u00eb qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se nj\u00eb person nga nj\u00ebsia administrative Kastriot ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb video komprometuese dhe \u00ebsht\u00eb nisur drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb televizion.<\/p>\n<p>Sipas informacionit q\u00eb merr Aga, kameramani amator ka udh\u00ebtuar fillimisht me furgon drejt fshatit Shupenz\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs dhe m\u00eb pas ka hipur n\u00eb nj\u00eb automjet \u201cBenz\u201d me persona t\u00eb tjer\u00eb dhe pasi ka kaluar Qaf\u00ebn e Buallit, \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. I alarmuar, Aga lidhet me nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb rrugore t\u00eb Matit dhe i k\u00ebrkon q\u00eb ta ndaloj\u00eb personin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa di\u00e7ka, nj\u00eb material aty q\u00eb nuk duam t\u00eb na e \u00e7oj\u00eb nga Tirana,\u201d thot\u00eb Aga n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar nga Prokuroria.<\/p>\n<p>T\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb udh\u00ebzimet e shefit t\u00eb komisariatit t\u00eb Dibr\u00ebs, punonj\u00ebsit e policis\u00eb rrugore t\u00eb Burrelit pozicionohen n\u00eb postobllok, por nuk e gjejn\u00eb dot dibranin me videon komprometuese, pasi gabimisht ndalojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr automjet.<\/p>\n<p>Sipas verifikimeve t\u00eb kryera nga Prokuroria, Aga kishte q\u00ebllim t\u00eb ndalonte publikimin e nj\u00eb video-filmimi n\u00eb emisionin investigativ \u201cStop\u201d t\u00eb televizionit Klan, n\u00eb t\u00eb cilin ekspozohen persona q\u00eb ofrojn\u00eb para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit t\u00eb ngritur pran\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are t\u00eb fshatit Kllob\u00e7isht t\u00eb Dibr\u00ebs, gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr kryetar bashkie.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 dhjetor 2020, pas nj\u00eb ping-pongu t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje juridiksioni midis ish-Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs, dosja hetimore p\u00ebr krimet zgjedhore n\u00eb Dib\u00ebr \u2013 e njohur gjer\u00ebsisht si dosja nr. 184, u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn d\u00ebrguar gjykat\u00ebs \u2013 nj\u00eb kopje e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb siguruar nga BIRN, Prokuroria e Dibr\u00ebs ngre akuz\u00eb ndaj Robert Ag\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Bashk\u00eb me ish-shefin e komisariatit t\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb pandehur jan\u00eb marr\u00eb edhe dy ish-administrator\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive vendore t\u00eb Dibr\u00ebs &#8211; Nuri Meda dhe Hasan Hoti dhe ish-drejtori i Drejtoris\u00eb Arsimore, Drini Gjeci, t\u00eb akuzuar p\u00ebr blerje votash dhe shp\u00ebrdorim detyre. Kat\u00ebr t\u00eb pandehurit i kan\u00eb mohuar akuzat.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, Prokuroria ka faktuar gjithashtu akuzat edhe p\u00ebr 7 t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale\u00a0 \u2018dh\u00ebnia e shp\u00ebrblimeve dhe e premtimeve\u201d n\u00eb zgjedhje, por \u00e7\u00ebshtja ndaj tyre u pushua, pasi vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata akuzoheshin \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara n\u00eb dosjen hetimore tregojn\u00eb se episodi q\u00eb shfaqet n\u00eb videon komprometuese t\u00eb transmetuar n\u00eb televizionit Klan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 96 rastet e identifikuara nga prokuroria, kur t\u00eb akuzuarit jan\u00eb p\u00ebrgjuar duke ofruar para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave p\u00ebr kandidatin e Partis\u00eb Socialiste, Muharrem Rama.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb dosjen hetimore identifikohen disa raste shantazhesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs dhe m\u00ebsuesve p\u00ebr t\u00eb filmuar vot\u00ebn e tyre si dhe pasoja deri n\u00eb heqje nga lista e ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr dhjetra persona q\u00eb nuk kishin votuar p\u00ebr Muharrem Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Vjedhja e vot\u00ebs shkakton furtun\u00eb politike<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e vitit 2016 p\u00ebr Bashkin\u00eb Dib\u00ebr erdh\u00ebn pasi kryebashkiaku i m\u00ebparsh\u00ebm socialist, Shukri Xhelili e humbi postin pas nj\u00eb skandali seksual dhe abuzimit me detyr\u00ebn. Xhelili e pati fituar Dibr\u00ebn p\u00ebr socialist\u00ebt n\u00eb vitin 2015 me nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb prej disa qindra votash.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, mjeku Muharrem Rama \u2013 kandidat koalicioni midis Partis\u00eb Socialiste dhe nj\u00eb fraksioni t\u00eb PDIU-s\u00eb, fitoi me mbi 4 mij\u00eb vota diferenc\u00eb, nd\u00ebrsa demokrat\u00ebt u ankuan p\u00ebr presione dhe blerje t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dosja 184 u b\u00eb fillimisht publike n\u00eb janar 2019, fal\u00eb nj\u00eb investigimi t\u00eb BIRN dhe Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs mbi p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuara n\u00eb vjedhjen e votave dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e votuesve n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkurt 2019, duke k\u00ebrkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme, opozita dogji mandatet n\u00eb parlament dhe filloi nj\u00eb seri protestash t\u00eb dhunshme q\u00eb kulmuan me bojkotin e zgjedhjeve vendore n\u00eb 30 qershor 2019.<\/p>\n<p>Dosja 184 u regjistrua fillimisht pas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb politike q\u00eb mori kjo dosje hetimore, p\u00ebrgjat\u00eb 4 viteve dosja nd\u00ebrroi disa duar prokuror\u00ebsh dhe Prokuroria p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda u p\u00ebrball me kritika publike p\u00ebr zvarritje hetimesh p\u00ebr shkak \u2018t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb kapur n\u00eb p\u00ebrgjime.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve q\u00eb u publikuan n\u00eb tabloidin gjerman BILD, p\u00ebrfshin\u00eb kryeministrin Edi Rama, deputetin e Partis\u00eb Socialiste dhe ish-ministrin e Infrastruktur\u00ebs Damian Gjiknuri, ish-deputetin, tani kryebashkiakun e Lezh\u00ebs, Pjerin Ndreu dhe ish-ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Tre vite pas fillimit t\u00eb hetimeve, n\u00eb korrik 2019, Krimet e R\u00ebnda vendos\u00ebn ta transferojn\u00eb dosjen n\u00eb Dib\u00ebr. BIRN m\u00ebsoi se transferimi i dosjes voluminoze drejt Dibr\u00ebs nuk shkoi fjoll\u00eb. Prokuroria e Dibr\u00ebs refuzoi fillimisht hetimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu at\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. M\u00eb pas, ish-Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e P\u00ebrkohshme, Arta Marku, nd\u00ebrhyri dhe vendosi q\u00eb pavar\u00ebsisht pretendimeve, \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb hetohej nga Prokuroria e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e fundit e\u00a0 Prokuroris\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs p\u00ebr ta rikthyer dosjen p\u00ebr hetim n\u00eb Tiran\u00eb si kompetenc\u00eb e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Anti-Korrupsion, SPAK, d\u00ebshtoi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020. Me refuzimin p\u00ebr ta marr\u00eb dosjen, SPAK pretendoi se p\u00ebrcaktimi i dy prokuror\u00ebve t\u00eb Dibr\u00ebs se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cgrup t\u00eb strukturuar kriminal\u201d ishte \u201cabsolutisht i pavlefsh\u00ebm\u201d dhe se nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb till\u00eb mund ta b\u00ebnte vet\u00ebm SPAK.<\/p>\n<p>Pasi SPAK refuzoi ta konsideronte ngjarjen si grup i strukturuar, dy prokuror\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs &#8211; Belina Kryemadhi (Zeneli) dhe Rifat Kojku dhan\u00eb dor\u00ebheqjen prej saj. Prokurori Urim Buci, i cili u caktua t\u00eb merrte dosjen, vendosi ta d\u00ebrgonte n\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 4 vjet nga fillimi i hetimeve.<\/p>\n<p><strong>\u2018Piratimi\u2019 i autobusit me votues t\u00eb Xhelal Mziut<\/strong><\/p>\n<p>Tentativa e d\u00ebshtuar e ish-shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Dibr\u00ebs, Robert Aga p\u00ebr t\u00eb ndaluar makin\u00ebn me video-filmimin komprometues q\u00eb do t\u00eb transmetohej n\u00eb televizionin \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet e paligjshme t\u00eb policis\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve \u2013 m\u00eb 10 shtator 2016, p\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb tregojn\u00eb se njer\u00ebzit e koalicionit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste kishin \u201cpiratuar\u201d nj\u00eb autobus me votues t\u00eb nisur nga rival\u00ebt e tyre demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personi i paidentifikuar i raporton m\u00eb 10 shtator kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr Dibr\u00ebn, Afrim Miklit se nga 100 persona q\u00eb ishin nisur nga Tirana p\u00ebr llogari t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nga ish-kryebashkiaku i Kamz\u00ebs, Xhelal Mziu, 60 ishin \u201cbllokuar\u201d prej tij dhe gjysm\u00ebs s\u00eb tyre u ishte rr\u00ebmbyer vota.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebr 60 vet\u00eb i kemi bllokuar, ku 30 vet\u00eb i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marr\u00eb p\u00ebr ne\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon para shtes\u00eb p\u00ebr 30 votat e tjera q\u00eb mbeteshin peng.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7mimi ktej pasi edhe atyre i\u2019u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion,\u201d citohet ai n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr pushim t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Mikli sipas Prokuroris\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse personit i duhej ndihm\u00eb dhe ky i fundit i ka k\u00ebrkuar \u2018t\u00eb pakt\u00ebn 3\u2019, q\u00eb sipas prokuroris\u00eb i referohet nj\u00eb shume parash prej 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga episodet me shuma parash n\u00eb p\u00ebrgjime, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr nivelin masiv t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e pjesshme vendore t\u00eb vitit 2016 n\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim ndaj 4 t\u00eb pandehurve dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim ndaj 7 t\u00eb dyshuarve t\u00eb tjer\u00eb, num\u00ebrohen rreth 500 vota t\u00eb blera \u2013 me kosto q\u00eb luhatet nga 3 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 20 mij\u00eb lek\u00eb secila.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrgjime &#8211; t\u00eb cila jan\u00eb realizuar pas kall\u00ebzimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrfshijn\u00eb vet\u00ebm 2 dit\u00eb nga fushata elektorale p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rasteve kur numri i votave t\u00eb blera komunikohet n\u00eb telefonatat e p\u00ebrgjuara, n\u00eb to shpesh p\u00ebrmenden emra fshatrash, familjesh e fisesh pa num\u00ebr votuesish \u2013 \u00e7far\u00eb sugjeron se numri i votave t\u00eb blera \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se 500 dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt politike.<\/p>\n<p>Episodi me m\u00eb shum\u00eb vota t\u00eb blera nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb regjistruar gjat\u00eb nj\u00eb telefonate t\u00eb p\u00ebrgjuar mes Korab (Ymer) Lal\u00ebs \u2013 nj\u00eb personazh me t\u00eb kaluar kontroverse dhe baba i deputetes Reme Lala dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, Fatbardh Lala.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se gjat\u00eb bised\u00ebs, Fatbardhi e njofton Korabin se do vijn\u00eb 80 vet\u00eb nga Tirana me mikrobuza dhe se i duheshin 5 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb vjetra) p\u00ebr k\u00ebto vota. Parat\u00eb duhej t\u2019ia niste me nj\u00eb mik t\u00eb tyrin.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe p\u00ebr rivalitetin mes pal\u00ebve politike dhe pazarin q\u00eb rritej p\u00ebr blerjen e votave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve nd\u00ebrmjet ish-administratorit t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Lur\u00eb, Hasan Hoti dhe nj\u00eb gruaje t\u00eb identifikuar me emrin Mu\u00e7e, kjo e fundit l\u00eb t\u00eb kuptohet se 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr votat e familjes nuk mjaftonin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb bashk\u00eb me plakun do votoj p\u00ebr ty, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt (djali) e nusja jan\u00eb p\u00ebr tjetrin,\u201d citohet gruaja n\u00eb p\u00ebrgjim.<\/p>\n<p>Hoti pretendon se ajo po i dilte nga llafi, por Mu\u00e7ja i q\u00ebndron k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj, nd\u00ebrsa thot\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt \u201cvallaj kan shp\u00ebrnda nga 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vot\u00eb\u201d dhe se do ia kthente parat\u00eb pas.<\/p>\n<p>Biseda nuk detajohet e gjitha, por duket se pal\u00ebt bien n\u00eb ujdi p\u00ebr \u00e7mimin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i dua t\u00eb deklaruara votat pra,\u201d i thot\u00eb Hoti gruas dhe Mu\u00e7ja i p\u00ebrgjigjet \u201c4 vota i ke prej nesh\u201d.<\/p>\n<p><strong>Organizimi ra, rroft\u00eb organizimi<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe m\u00eb pas SPAK, rr\u00ebzuan akuz\u00ebn se blerja e vot\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal. Madje pretendimet e prokuroris\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u rr\u00ebzuan, si\u00e7 thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si \u201cnj\u00eb akt procedural absolutisht i pavlefsh\u00ebm\u201d nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Arben Kraja.<\/p>\n<p>Por arsyetimi n\u00eb dokumentin e pushimit t\u00eb akuzave q\u00eb i d\u00ebrgohet gjykat\u00ebs, Prokuroria e Dibr\u00ebs e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se gjith\u00e7ka ishte e organizuar dhe se kishte nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb fillonte me drejtuesit dhe vazhdonte me sekser\u00eb, me lista, buxhete t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe bilance financiare.<\/p>\n<p>Nga hetimi del se Korab Lal\u00ebs, prokuroria i ka caktuar rolin e drejtuesit dhe financuesit n\u00eb skem\u00ebn e manipulimit, edhe pse ndaj tij nuk u ngrit\u00ebn akuza.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi ka rezultuar se shtetasi Korab Lala ka financuar me t\u00eb holla, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, shtetasit Fatbardh Lala, Afrim Milkli, Ylli Mikli dhe Nuri Meda, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas, n\u00eb koordinim me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, kan\u00eb ofruar dhe shp\u00ebrndar\u00eb para, personave t\u00eb ndrysh\u00ebm,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e akuzave ndaj Lal\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij konkluzioni, Lala ishte m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kryetari i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Dibr\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c(Ai) udh\u00ebzon kryetarin e PS-s\u00eb Dib\u00ebr, Afrim Mikli, q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb zon\u00ebn e Muhurrit, nd\u00ebrsa Fatbardh Lala, (v\u00ebllai i Korabit), t\u00eb mbuloj\u00eb zon\u00ebn e Selisht\u00ebs,\u201d thot\u00eb Prokuroria.<\/p>\n<p>Hetimi i 4 vje\u00e7ar i Prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thelluar p\u00ebr gjetur prej nga vinin t\u00eb hollat me t\u00eb cilat bliheshin votat, por jep nj\u00eb pasqyrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si ato shp\u00ebrndaheshin &#8211; nga drejtuesi kryesor, tek rangu i dyt\u00eb i drejtuesve lokal\u00eb dhe drejtor\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb caktuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb menaxhuar fushat\u00ebn n\u00eb nj\u00ebsi administrative t\u00eb ndryshme dhe m\u00eb tej prej tyre, tek sekser\u00eb dhe drejtues n\u00eb nivel fshati apo qendre votimi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjime del se kishte persona t\u00eb ngarkuar me sigurimin e transportit t\u00eb votuesve t\u00eb regjistruar n\u00eb Dib\u00ebr, por t\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs dhe se \u00e7do vot\u00eb duhej t\u00eb filmohej.<\/p>\n<p>N\u00eb disa episode del se Bekim Krashi, ish-drejtor i OSHEE n\u00eb Dib\u00ebr, i k\u00ebrkon sekser\u00ebve n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij numrin e sakt\u00eb t\u00eb votuesve q\u00eb t\u2019u d\u00ebrgonte parat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn me nj\u00eb person t\u00eb paidentifikuar, Krashi k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb dij\u00eb sa ishte numri i votuesve t\u00eb sigurt q\u00eb ai kishte. \u201cMos m\u00eb thuash mo nes\u00ebr&#8230; .10-t\u00eb a i ke t\u00eb sigurt?\u201d, pyet ai.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Krashi b\u00ebn llogarit\u00eb p\u00ebr koston totale t\u00eb votave t\u00eb blera.<\/p>\n<p>\u201cNga 30, 300&#8230;\u201d, (duke n\u00ebnkuptuar 10 vota nga 30 mij\u00eb lek\u00eb, baraz 300 mij\u00eb lek\u00eb),\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Prokuroria.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti person k\u00ebrkon raportim t\u00eb sakt\u00eb edhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr sekser i identifikuar si Saliu. Ky i fundit nuk dukej fort i qart\u00eb dhe Krashi i revoltuar k\u00ebrkon numra fiks.<\/p>\n<p>\u201cUa kam bo listat 100 her\u00eb. Duhet me mi dh\u00ebn\u00eb krejt listat tamam,\u201d shprehet Krashi n\u00eb p\u00ebrgjim.<\/p>\n<p>Prokuroria e Dibr\u00ebs arsyeton se listat duheshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e votave t\u00eb blera.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e Krashit tregojn\u00eb se pal\u00ebt po funksiononin me buxhete t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim tjet\u00ebr n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, Krashit i shp\u00ebton n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr se kishte buxhet t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr zona t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di, se atje e kam shfryt\u00ebzu n\u00eb maksimum. Maksimumin e limitit q\u00eb kom pas p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb, se kam edhe zona tjera,\u201d i thot\u00eb ai nj\u00eb personi q\u00eb identifikohet si Urim dhe q\u00eb i k\u00ebrkon para shtes\u00eb p\u00ebr dy vota.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjimet del gjithashtu se organizator\u00ebt kishin vendosur q\u00eb asgj\u00eb nuk duhej t\u2019i lihej rast\u00ebsis\u00eb. Ish-drejtuesi i at\u00ebhersh\u00ebm i OSHEE-s\u00eb Dib\u00ebr i thot\u00eb nj\u00ebrit prej vart\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb skem\u00ebn e blerjes s\u00eb votave se duhej t\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb nj\u00eb familjeje, t\u00eb cil\u00ebs vart\u00ebsi pretendon se ia kishte marr\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb. Krashi insiston se po e g\u00ebnjenin dhe se duhej t\u00eb kthehej t\u00eb paguante.<\/p>\n<p><strong>Dekonspirimi i hetimeve<\/strong><\/p>\n<p>Pas mesnat\u00ebs s\u00eb t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb 11 shtator 2016, kur kutit\u00eb e votimit ishin hapur, entuziazmi i triumfuesve \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb Robert Ag\u00ebs me Bekim Krashin, ky i fundit tregon se pritshm\u00ebrit\u00eb ishin tejkaluar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7a keni bo, \u00e7a keni bo mo se e keni myt fare?!\u201d, i thot\u00eb Krashi ish-shefit t\u00eb Komisariatit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda vazhduan edhe pas zgjedhjeve, por hetimet shum\u00eb shpejt u dekonspiruan dhe t\u00eb dyshuarit mor\u00ebn vesh se ishin n\u00eb p\u00ebrgjim nga Prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 shtator, Korab Lala n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb i b\u00ebn me dije n\u00eb telefon se ishin n\u00eb p\u00ebrgjim. Po at\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrmes bashk\u00ebshortes ai i \u00e7on porosi Fatbardhit q\u00eb t\u00eb djeg\u00eb nj\u00eb bllok me disa sh\u00ebnime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta qet\u00ebsuar se n\u00eb bllok nuk kishte asgj\u00eb, Fatbardhi i thot\u00eb q\u00eb \u201ckishte vet\u00ebm emrat dhe votat dhe nuk kishte sh\u00ebnime\u201d.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb, ai merr nj\u00eb telefonat\u00eb jo aq t\u00eb k\u00ebndshme nga i v\u00ebllai, i zem\u00ebruar se ai ka p\u00ebrmendur fjal\u00ebn vota n\u00eb bised\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo mir\u00eb mo, kaq derra jeni&#8230;, un\u00eb them sh\u00ebnimet, ti thu prap\u00eb i kam kshu i kam ashtu&#8230;,\u201d thot\u00eb Korab Lala n\u00eb bised\u00eb, nd\u00ebrsa rip\u00ebrs\u00ebrit k\u00ebrkes\u00ebn se ato duheshin djegur. Porosi t\u00eb ngjashme u jepen edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Paralelisht p\u00ebr hetimet jan\u00eb njoftuar edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb grupit. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb 16 shtator me Arben Keshin \u2013 i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb em\u00ebrohej shef komisariati n\u00eb Bulqiz\u00eb, Afrim Mikli i thot\u00eb se i kishin \u00e7uar mesazh \u201cshko me pushime\u201d.<\/p>\n<p>Mikli u largua disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe ngjash\u00ebm b\u00ebn\u00eb edhe personazhe t\u00eb tjer\u00eb. Po m\u00ebrgimi i tyre nuk qe i gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb ndaluar shkat\u00ebrrimin e provave apo personat e p\u00ebrfshir\u00eb, dhe nd\u00ebrsa zhurma rreth zgjedhjeve n\u00eb Dib\u00ebr u fashit, t\u00eb dyshuarit u kthyen n\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shp\u00ebrblimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb m\u00eb 23 shtator 2016 mes Afrim Miklit dhe Arben Keshit \u2013 t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrdornin numra t\u00eb personave t\u00eb njohur, Keshi i thot\u00eb Miklit se kishte folur me ata dhe se u kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb ktheheshin.<\/p>\n<p>\u201cParmbr\u00ebm\u00eb fola me to un\u00eb dhe m\u00eb tha n\u00ebse jeni qet\u00ebsuar hajdeni, s\u2019ka problem&#8230;\u201d, citohet p\u00ebrgjimi.<\/p>\n<p><strong>Torta e pushtetit fut n\u00eb sherr aleat\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb qet\u00ebsuar se nuk po p\u00ebrndiqeshin, grupi i akuzuar se udh\u00ebhoqi blerjen e zgjedhjeve u kthye Dib\u00ebr. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjimesh tregojn\u00eb fillimin e diskutimeve p\u00ebr ndarjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr ata q\u00eb duheshin shp\u00ebrblyer dhe goditjen e atyre q\u00eb nuk u ishin bindur.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb ishte kthyer nga Maqedonia e Veriut m\u00eb 23 shtator 2016, Afrim Mikli i k\u00ebrkon Drini Gjecit &#8211; ish-drejtor i Drejtoris\u00eb Arsimore, q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb nga puna drejtorin e shkoll\u00ebs s\u00eb Zall- Re\u00e7it, Reshat Elezaj.<\/p>\n<p>Emri i Elezajt u b\u00eb i njohur n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD. N\u00eb p\u00ebrgjim, Pjerin Ndreu, at\u00ebher\u00eb deputet i PS-s\u00eb dhe tani kryebashkiak n\u00eb Lezh\u00eb, i k\u00ebrkonte Gjecit q\u00eb Elezaj t\u00eb votonte haptazi ose \u201cdit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb tregoja ku fluturon\u201d.<\/p>\n<p>Elezaj n\u00eb p\u00ebrgjime del se \u00ebsht\u00eb bindur, por kjo nuk duket se ka mjaftuar dhe n\u00eb 10 tetor u shkarkua nga puna me motivin \u201cka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 i thot\u00eb Mikli drejtorit t\u00eb Arsimit, Gjeci, Elezaj duhej t\u00eb \u201cq\u00ebrohej direkt\u201d sepse edhe nj\u00eb v\u00eblla i tij, an\u00ebtar asambleje n\u00eb PS, nuk kishte punuar fare n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Shkarkimi i Elezit si dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj m\u00ebsuesve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb mitingjet e PS-s\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj drejtuesve t\u00eb shkollave q\u00eb t\u00eb deklaronin vot\u00ebn dhe pazaret p\u00ebr pun\u00ebsime, e kan\u00eb shtyr\u00eb prokurorin\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb akuz\u00eb ndaj Drini Gjecit \u201cp\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cshantazh ndaj zgjedh\u00ebsve\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se Gjeci nuk ka vepruar me mendjen e tij. Prokuroria thot\u00eb se Gjeci vepronte mbi udh\u00ebzimet e Afrim Miklit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar m\u00ebsuesit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mitingje.<\/p>\n<p>Qartazi n\u00eb p\u00ebrgjime del se Gjeci nuk merrte vet\u00eb as vendime em\u00ebrimi dhe as vendime shkarkimi.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me shtetasin Spartak Koltraka- gjithashtu i hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, Gjeci i thot\u00eb atij se nuk mund t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuese, pasi vendimet do merreshin nga Tirana.<\/p>\n<p>\u201cPa ardhur nj\u00ebher\u00eb me u ul k\u00ebtu ato t\u00eb Tiran\u00ebs nuk b\u00ebj asnj\u00eb l\u00ebvizje, kshu q\u00eb mos u hap shum\u00eb or Spartak se m\u2019i kan\u00eb blloku,\u201d i thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike t\u00eb 20 shtatorit 2016. Disa her\u00eb, Gjeci i thot\u00eb Afrim Miklit se do priste at\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e Gjecit po ashtu tregojn\u00eb fillimin e konflikteve p\u00ebr vende pune mes grupit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte PDIU-n\u00eb dhe njer\u00ebzve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. K\u00ebto konflikte p\u00ebrfunduan n\u00eb nj\u00eb rrahje masive n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb janar 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrgjimeve, Korab Lala i k\u00ebrkon llogari Gjecit p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb m\u00ebsueseje, q\u00eb sipas tij ishte bashk\u00ebshortja e nj\u00eb personi q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb birin, u kishin nxjerr\u00eb arm\u00ebt njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb fushat\u00eb. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb ngjashme, Gjeci i thot\u00eb Afrim Miklit se nj\u00eb l\u00ebvizje e k\u00ebrkuar prej tij nuk mund t\u00eb b\u00ebhej, pasi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i PDIU-s\u00eb kishte kund\u00ebrshtuar shkarkimin e nj\u00eb m\u00ebsueseje se ishte \u2018njeriu i tij\u2019.<\/p>\n<p><strong>Besnik\u00ebri ndaj partis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet tregojn\u00eb se drejtori i Drejtoris\u00eb Arsimore, Drini Gjeci i mbik\u00ebqyrte m\u00ebsuesit shum\u00eb af\u00ebr p\u00ebrsa i p\u00ebrket bindjeve politike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb drejtoresh\u00eb shkolle ai k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsuese nga nj\u00eb familje e djatht\u00eb. Drejtoresha, n\u00eb nj\u00eb prej akteve t\u00eb vetmuara fisnike n\u00eb 85 faqet e dosjes hetimore, mbron m\u00ebsuesen duke th\u00ebn\u00eb se ishte \u201cm\u00eb e mira n\u00eb Dib\u00ebr\u201d. Por Gjeci megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb largimin e saj.<\/p>\n<p>\u201cAman si ju rrejn\u00eb, i shoqi sot krah p\u00ebr krah me Lul Bash\u00ebn n\u00eb takim,\u201d i thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr, Nuri Meda, ish-administrator i nj\u00ebsis\u00eb Administrative Tomin merr udh\u00ebzime nga Ylli Mikli, nj\u00eb tjet\u00ebr person i hetuar n\u00eb dosje, q\u00eb t\u00eb fshij\u00eb nga lista e ndihm\u00ebs ekonomike familjet n\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetur fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cShkriji fare, mprefe at\u00eb lapsin e kuq dhe bjeru kok\u00ebs&#8230;,\u201d i thot\u00eb Mikli dhe Nuriu premton se do i heq\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Meda urdh\u00ebron vart\u00ebsen e tij q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb 38 familje n\u00eb nevoj\u00eb nga skema e ndihm\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej personave t\u00eb hequr nga lista i tha BIRN se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pagesa nga nj\u00ebsia administrative kishte qen\u00eb e vetmja e ardhur p\u00ebr familjen e tij. Nj\u00eb person i dyt\u00eb reagoi i frik\u00ebsuar, por pranoi se nuk kishte marr\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr tre muaj, por m\u00eb von\u00eb e kishin kthyer n\u00eb skem\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet nuk preknin vet\u00ebm personat n\u00eb nevoj\u00eb, por edhe bizneset. Prokuroria thot\u00eb se nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve kishte k\u00ebrc\u00ebnuar se do i \u201cmbyllte centralin\u201d nj\u00eb biznesmen t\u00eb zon\u00ebs &#8211; me gjas\u00eb pronar i nj\u00eb HEC-i t\u00eb vog\u00ebl, n\u00ebse nuk votonin hapur.<\/p>\n<p><strong>Policia p\u00ebrfshihet n\u00eb zgjedhje<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e prokuroris\u00eb zbulojn\u00eb se ish-shefi i Komisariatit Dib\u00ebr, Robert Aga e vuri t\u00eb gjith\u00eb policin\u00eb e zon\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fushat\u00ebs dhe c\u00ebnoi depolitizimin e forcave t\u00eb rendit. N\u00eb nj\u00eb prej bisedave me Arben Keshin, ai e njofton at\u00eb q\u00eb t\u00eb porosis\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kishte n\u00eb terren se po d\u00ebrgonte Forca t\u00eb Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin patrullim.<\/p>\n<p>\u201cPorositi q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb tyre,\u201d i thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa shton se policia do t\u00eb q\u00ebndronte aty edhe nat\u00ebn q\u00eb \u201cnjer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb ndjehen t\u00eb sigurt t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bised\u00eb e Keshit me nj\u00eb person t\u00eb paidentifikuar e njofton at\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e policis\u00eb dhe se duhej t\u2019i fshinin arm\u00ebt n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb q\u00eb ishte me ta.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00eb, po a t\u2019i heqin ato do druna, do gj\u00ebja&#8230; \u00e7\u2019far\u00eb kan\u00eb&#8230;\u201d pyet personi i paidentifikuar, duke aluduar p\u00ebr arm\u00eb dhe Keshi e garanton se pun\u00ebn e tyre do e b\u00ebnte policia.<\/p>\n<p>\u201cPo, po, t\u2019i heqin, nuk do jet\u00eb e nevojshme se do patrullojn\u00eb ato,\u201d thot\u00eb Keshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhje, Aga mori p\u00ebrg\u00ebzime \u201cp\u00ebr angazhimin\u201d \u00a0dhe premtime p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrblyer- me nj\u00eb telefon q\u00eb kaloi dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb, nga deputeti Xhemal Qefalia, ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri dhe deputeti i Dibr\u00ebs, Ulsi Maja.<\/p>\n<p>Manja madje i premtoi Ag\u00ebs se k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb Bulqiz\u00eb ishte pak dhe se ai meritonte m\u00eb lart. Qefalia thot\u00eb se n\u00eb tavolin\u00ebn nga ku b\u00ebhej biseda telefonike ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ru\u00e7i.<\/p>\n<p>Qefalia madje i premton Ag\u00ebs se ishte angazhuar t\u00eb ishte \u201cushtar i bindur i PS\u201d dhe se do t\u00eb nd\u00ebrhynte te ish-deputeti demokrat Flamur Noka, q\u00eb ky t\u00eb mos ia p\u00ebrmend\u00eb m\u00eb emrin.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7e vret trunin mo burr\u00eb, t\u00eb plasi b*tha,\u201d thot\u00eb Qefalia.\u00a0 \u201cFlamuri \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb, po do i themi ne nes\u00ebr, s\u2019ke pse e p\u00ebrmend m\u00eb at\u00eb,\u201d p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb pas zgjedhjeve vendore n\u00eb Dib\u00ebr, m\u00eb 13 shtator 2016, shefi i komisariatit n\u00eb qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se nj\u00eb person nga nj\u00ebsia administrative Kastriot ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb video komprometuese dhe \u00ebsht\u00eb nisur drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb televizion. Sipas informacionit q\u00eb merr Aga, kameramani amator ka udh\u00ebtuar fillimisht me furgon [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":79996,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,482,829],"tags":[980,2329,867,2330,1134,2095,1273,2331,883,1495,880,2097,2332,2333,2334,348,1140,2033,2078,2335,2336,851,896,2337,2014,1178,2338,2339,1538,2340,872,863,1602,1979,1482,1152,1450,1007,2341,2220,2221,2342,2343,1455,1920,2023,885,1161,1293,1046,1608,2344,1664,149,778,358,178,986,1709,2345,2346,1039,2347,2348,1236,1544,890,1394,1545,2349,325,391,972,2350,2192,2351,2352,2353,2281,2179,2354],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/800-0-dibra.jpg","fifu_image_alt":"Banderol\u00eb e Muharrem Ram\u00ebs n\u00eb Dib\u00ebr","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79995"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79995"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79995\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79997,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79995\/revisions\/79997"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}