{"id":80001,"date":"2012-02-10T21:51:48","date_gmt":"2012-02-10T20:51:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kompanite-fantazma-demtojne-ambiciet-energjetike-te-shqiperise\/2012\/02\/10\/"},"modified":"2026-04-21T22:45:29","modified_gmt":"2026-04-21T20:45:29","slug":"kompanite-fantazma-demtojne-ambiciet-energjetike-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kompanite-fantazma-demtojne-ambiciet-energjetike-te-shqiperise\/2012\/02\/10\/","title":{"rendered":"Kompanit\u00eb fantazma d\u00ebmtojn\u00eb ambiciet energjetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim nga Balkan Insight ka gjetur se procedurat e tenderimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar hidrocentrale jan\u00eb mbuluar me probleme dhe ankesa nga bizneset q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb to.<\/p>\n<p>Nga rreth 110 tendera p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 300 hidrocentrale n\u00eb lumenjt\u00eb e vendit t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb n\u00eb vitin 2006, dhjet\u00ebra raste jan\u00eb karakterizuar nga procedura tenderimi t\u00eb paqarta dhe akuza p\u00ebr favorizime t\u00eb dukshme p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb nuk i kan\u00eb plot\u00ebsuar standardet.<\/p>\n<p>Tenderat, t\u00eb cil\u00ebt transferojn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e shtret\u00ebrve lumor\u00eb te kompani private, n\u00ebn marr\u00ebveshje shfryt\u00ebzimi nd\u00ebrto-opero-transfero, q\u00eb zgjasin 35 vjet\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e planit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr ta kthyer shtetin n\u00eb nj\u00eb fuqi energjetike.<\/p>\n<p>Por, pak \u00ebsht\u00eb arritur gjasht\u00eb vjet pasi fillimit t\u00eb procesit t\u00eb dh\u00ebnieve t\u00eb kontratave investitor\u00ebve.Vet\u00ebm 10 nga 300 centralet energjetik\u00eb jan\u00eb kompletuar dhe lidhur me rrjetin.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e marra nga Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore, AKBN, divizion i Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs, METE, tregojn\u00eb se shum\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar tender\u00ebt kan\u00eb investuar shum\u00eb pak, ose aspak.<\/p>\n<p>E pranuar nga qeverisa, n\u00eb 15 raste investitor\u00ebt e mundsh\u00ebm dol\u00ebn se jan\u00eb kompani \u201cfantazma\u201d q\u00eb tenderojn\u00eb p\u00ebr kontrata, p\u00ebr t\u2019ua shitur investitor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr korrupsion n\u00eb procesin e tenderimit kan\u00eb arritur majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, pas transmetimit n\u00eb janarin e kaluar t\u00eb nj\u00eb videoxhirimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Dritan Prifti, d\u00ebgjohen teksa po diskutonin p\u00ebr favorizime n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas ekspert\u00ebve, k\u00ebta bler\u00ebs \u201cfantazm\u00eb\u201d po e mbajn\u00eb peng potencialin hidro-energjetik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke bllokuar investime shum\u00eb t\u00eb nevojshme, nd\u00ebrsa vendi vuan nga nj\u00eb kriz\u00eb e thelle energjitike dhe ka rregullisht nd\u00ebrprerje t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Kur Balkan Insight pyeti METE-n p\u00ebr t\u00eb komentuar problemet rreth tenderave t\u00eb hidrocentraleve, ministria nuk u p\u00ebrgjigj.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cSuperfuqia\u201d energjetike ende n\u00eb err\u00ebsir\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Shoqata Energjetike e Shqip\u00ebris\u00eb, AEA, nj\u00eb grup ombrell\u00eb investitor\u00ebsh n\u00eb tregun e energjis\u00eb, thot\u00eb se Shqip\u00ebria aktualisht po p\u00ebrdor vet\u00ebm 40% t\u00eb potencialit t\u00eb saj hidrik p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti ka nj\u00eb total fiks t\u00eb kapacitetit prej 1,461 megavat\u00ebsh dhe nj\u00eb mesatare prodhimi t\u00eb hidroenergjis\u00eb prej 5,267 gigavat\u00ebsh or\u00eb n\u00eb vit. Hidrocentralet kryesore ndodhen n\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit Drin, n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi i prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nuk ka par\u00eb investime madhore q\u00eb prej fillimeve t\u00eb viteve 1980, kur regjimi i varf\u00ebruar komunist ndaloi s\u00eb investuari n\u00eb diga t\u00eb reja hidroenergjetike.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, k\u00ebrkesat p\u00ebr energji u rrit\u00ebn shpejt.\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar se rrjeti energjetik ka nevoj\u00eb p\u00ebr 1.6 miliard\u00eb $ investime, p\u00ebr t\u00eb eliminuar rrezikun e nd\u00ebrprerjeve t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshiu Ballkanin ver\u00ebn e vitit 2007 e zvog\u00ebloi aft\u00ebsin\u00eb e korporat\u00ebs shtet\u00ebrore energjetike, KESH, p\u00ebr t\u00eb prodhuar elektricitet nga impiantet e saj hidroenergjetike,duke \u00e7uar n\u00eb nd\u00ebrprerje prej 16 or\u00ebsh n\u00eb dit\u00eb n\u00eb disa zona.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrballuar me nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ftoht\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, qeveria po sforcohet t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb importime t\u00eb shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb. Zhurma e gjenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tingull i njohur p\u00ebrs\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi p\u00ebrballet me shkurtime t\u00eb reja energjetike.<\/p>\n<p>KESH thot\u00eb se ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur furnizimet, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kombinimi t\u00eb motit t\u00eb that\u00eb dhe borxheve t\u00eb mbledhura nga distributori i privatizuar i elektricitetit, CEZ Distribution.<\/p>\n<p>KESH thot\u00eb se CEZ \u00ebsht\u00eb n\u00eb borxh rreth 58 milion\u00eb euro p\u00ebr energji t\u00eb papaguar, si rezultat i t\u00eb cilit, kompania po has v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb sigurimin e importeve.<\/p>\n<p>Por CEZ refuzon t\u00eb paguaj\u00eb borxhin, nd\u00ebrsa thot\u00eb se kompanit\u00eb shtet\u00ebrore dhe institucionet publike i kan\u00eb borxh rreth 150,000 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me financat e KESH-it n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pasigurt, parlamenti veproi p\u00ebr liberalizimin e tregut t\u00eb energjis\u00eb n\u00ebntorin e kaluar, duke hequr subvencionet p\u00ebr konsumator\u00ebt industrial\u00eb, si p\u00ebr shembull kompanin\u00eb e \u00e7elikut, Kurum.<\/p>\n<p>Si rezultat, kompania turke, e cila operon nj\u00eb impiant n\u00eb qytetin n\u00eb depresion ekonomik t\u00eb Elbasanit, i mbylli dyert m\u00eb 12 janar, duke pezulluar m\u00eb shum\u00eb se 700 punonj\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebshtuar n\u00eb sigurimin n\u00eb treg t\u00eb energjis\u00eb me nj\u00eb \u201c\u00e7mim t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tendera t\u00eb err\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2006 deri m\u00eb tani, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb 110 marr\u00ebveshje shfryt\u00ebzimi p\u00ebr nj\u00eb total energjie t\u00eb instaluar prej 1,300 Megavat\u00ebsh dhe nj\u00eb vler\u00eb investimi prej rreth 3 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjitha kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar tendera kan\u00eb demonstruar se kan\u00eb kapacitet financiar p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar k\u00ebto investime.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e marra nga AKBN-ja tregojn\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e centraleve energjetik\u00eb t\u00eb parashikuar, ose nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar fare, ose nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn fillestare, nd\u00ebrsa afatet po alarmojn\u00eb p\u00ebr kompletimin e projekteve.<\/p>\n<p>Investigimi nga Balkan Insight i ankesave dhe hetimeve administrative t\u00eb kryera nga Zyra e Avokatit t\u00eb Prokurimit Publik, AVP, tregon se m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e tenderave kan\u00eb rezultuar problematik\u00eb.<\/p>\n<p>Ankesat n\u00eb AVP p\u00ebr tenderat e shfryt\u00ebzimeve t\u00eb hidrocentraleve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 95% t\u00eb numrit total t\u00eb ankesave t\u00eb regjistruara kund\u00ebr Ministris\u00eb s\u00eb Energjitik\u00ebs si autoritet kontraktues, q\u00eb prej vitit 2007, kur zyra u hap fillimisht.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2006, AVP-ja ka marr\u00eb rreth 40 ankesa nga kompani t\u00eb ndryshme rreth tenderave p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb 110 hidrocentraleve.<\/p>\n<p>Duke i ndjekur k\u00ebto ankesa, auditor\u00ebt e AVP-s\u00eb gjet\u00ebn rreth 20 raste n\u00eb t\u00eb cilat rregullat e tenderimit nuk ishin zbatuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb nga hetimet e saj, AVP-ja thot\u00eb se m\u00ebnyra se si ministria i ka draftuar dokumentet standarde p\u00ebr procedura t\u00eb shfryt\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb e pakompletuar.<\/p>\n<p>Informacioni i prezantuar n\u00eb dokumentet e procedurave t\u00eb shfryt\u00ebzimit&#8230;nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i paqart\u00eb, por ka munges\u00eb elementesh, gj\u00eb q\u00eb krijon konfuzion n\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb interesuar [n\u00eb tender]\u201d, shkruan AVP-ja n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb lidhje me nj\u00eb konflikt mbi nj\u00eb central energjetik n\u00eb lumin Gomsiqe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tender tjet\u00ebr, t\u00eb hapur n\u00eb 2006 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hidrocentrali n\u00eb lumin B\u00ebn\u00e7 n\u00eb rajonin e Tepelen\u00ebs, AVP-ja gjeti se nj\u00eb kompani italiane, Radigi Energy, ishte diskualifikuar nga tenderi pasi Ministria e Energjis\u00eb i dha kompanis\u00eb informacionin e gabuar, n\u00eb lidhje me shkall\u00ebn teknike t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb lumit Fan i Vog\u00ebl, i cili \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar nga nd\u00ebrtimi i autostrad\u00ebs Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, nj\u00eb opinion nga departamenti rrugor i Ministris\u00eb s\u00eb Transportit ishte i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke qene se tenderuesit nuk i d\u00ebrguan ofertat e tyre n\u00eb m\u00ebnyre elektronike, komisioni tenderues i ministris\u00eb anuloi m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn, n\u00eb vend q\u00eb thjesht t\u00eb k\u00ebrkonte dokumentet elektronik\u00eb nga kompanit\u00eb tenderuese. Kjo ishte nj\u00eb thyerje e ligjit p\u00ebr prokurimin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tender, t\u00eb hapur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2007, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb central energjetik q\u00eb do t\u00eb kishte p\u00ebrdorur uj\u00eb nga nj\u00eb rezervuar, komisionit t\u00eb tenderimit iu desh\u00ebn pothuajse 10 muaj p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb vendim p\u00ebr propozimet pas hapjes s\u00eb ofertave.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i ngarkuar me vler\u00ebsimin e ofertave e zgjati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikueshme procesin e rishikimit\u201d, tha AVP-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, AVP-ja e k\u00ebshilloi Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik p\u00ebr t\u00eb disiplinuar stafin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr thyerjen e rregullave administrative t\u00eb tenderimit n\u00eb autoritetin kontraktues.<\/p>\n<p>Por Balkan Insight nuk ka gjetur prova se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb masat disiplinore t\u00eb rekomanduara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hetim nga AVP-ja, n\u00eb vitin 2009, stafi i ministris\u00eb refuzoi t\u2019iu lejonte auditor\u00ebve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Prokurimit t\u00eb kishin akses n\u00eb dokumente p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Akuza Korrupsioni:<\/strong><\/p>\n<p>Probleme n\u00eb procesin e dh\u00ebnies s\u00eb kontratave t\u00eb shfryt\u00ebzimit p\u00ebr central\u00ebt elektrik\u00eb u vun\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Doli se bashk\u00ebshort\u00ebt e parlamentar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Albana Vokshi dhe Rajmonda Bulku, kishin aksione n\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb cilave u ishin dh\u00ebn\u00eb kontratat.<\/p>\n<p>Opozita socialiste i akuzoi partit\u00eb qeveris\u00ebse p\u00ebr korrupsion dhe nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investigim nga zyra e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb dhjetor 2010, nuk gjeti prova p\u00ebr keqb\u00ebrje n\u00eb rastin Vokshi. Asnj\u00eb hetim nuk u hap p\u00ebr rastin e Bulkut. T\u00eb dyja parlamentaret mohuan t\u00eb ket\u00eb pasur keqb\u00ebrje.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja nuk u mbyll, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi doli nj\u00eb videoxhirim n\u00eb janar t\u00eb vitit 2011 q\u00eb tregoi kryetarin e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Ilir Meta, q\u00eb diskutonte nj\u00eb ryshfet prej 700,000 Eurosh me ish-ministrin e Ekonomis\u00eb, Dritan Prifti.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm e paditi Met\u00ebn p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Transkriptet shfaqen Met\u00ebn q\u00eb i k\u00ebrkonte Priftit t\u00eb jepte nj\u00eb tender shfryt\u00ebzimi p\u00ebr nj\u00eb stacion hidroenergjetik p\u00ebr nj\u00eb ryshfet nga biznesmeni n\u00eb fjal\u00eb prej 700,000 eurosh, ose 7 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Meta mohoi akuzat p\u00ebr keqveprim dhe tha se akuzat jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht.Prokuror\u00ebt k\u00ebrkuan nj\u00eb d\u00ebnim me burg dyvje\u00e7ar dhe gjob\u00eb 1 milion lek\u00eb (8,300\u20ac).Sidoqoft\u00eb, Gjykata Supreme i hoqi t\u00eb gjitha akuzat kund\u00ebr Met\u00ebs, m\u00eb 16 janar.<\/p>\n<p><strong>Investimet n\u00eb pritje:<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit i kryer nga AEA thot\u00eb se shum\u00eb nga problemet e sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri burojn\u00eb nga procesi i tenderimit p\u00ebr kontratat e shfryt\u00ebzimit.<\/p>\n<p>\u201cSistemi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ofertave fituese nga autoriteti kontraktues [METE] bazohet n\u00eb nj\u00eb sistem pik\u00ebsh, ku p\u00ebrzgjidhet projekti m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb let\u00ebr\u201d, thot\u00eb AEA.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, \u201c[shpesh] projekti q\u00eb del fitues i procesit t\u00eb ofertave \u00ebsht\u00eb i paarritsh\u00ebm\u201d, shton AEA.<\/p>\n<p>AEA thekson se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e projekteve nuk iu dhan\u00eb kompanive koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit te autoritetet vendore dhe shum\u00eb nga k\u00ebto kompani jan\u00eb refuzuar nga bankat kur kan\u00eb aplikuar p\u00ebr financim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pse qeveria e Sali Berish\u00ebs thot\u00eb se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb stacioni t\u00eb ri hidroenergjetik do ta kthej\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb \u201csuperfuqi energjetike rajonale\u201d, n\u00eb korrik, ministri i Ekonomis\u00eb, Nasip Na\u00e7o, pranoi se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u2019i tolerojm\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb koncesionin n\u00eb 2007-\u00ebn dhe ende duhet t\u00eb regjistrohen n\u00eb regjistrin e biznesit\u201d, tha Na\u00e7o.<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb AEA, Erlet Shaqe, sektori i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb uzurpuar nga spekulant\u00ebt dhe pranimi i problemeve nga qeveria vet\u00ebm e konfirmon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb nga k\u00ebto koncesione, investimet e \u2018premtuara\u2019 nuk po realizohen\u201d, tha Shaqe.<\/p>\n<p>\u201cE gjitha kjo rezulton n\u00eb investime t\u00eb ngrira, t\u00eb cilat nuk po p\u00ebrdoren n\u00eb ekonomi, dhe si rezultat burimet tona komb\u00ebtar\u00eb mbahen peng\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p><em><br \/>\nKy investigim u mb\u00ebshtet nga shoqata daneze e gazetaris\u00eb investigative, FUJ, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit SCOOP.<\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim nga Balkan Insight ka gjetur se procedurat e tenderimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar hidrocentrale jan\u00eb mbuluar me probleme dhe ankesa nga bizneset q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb to. Nga rreth 110 tendera p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 300 hidrocentrale n\u00eb lumenjt\u00eb e vendit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":80002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,1473,829,415,2364,473],"tags":[980,867,2365,2366,1341,850,2367,1439,1613,2140,2368,761,2369,870,1178,2017,776,2370,1026,900,1538,872,863,2371,1155,2187,1455,149,1785,1294,1630,1544,1533,1091,1167,1545,1623,391,1844,804],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/q6n8nIrDQHE.jpg","fifu_image_alt":"foto ilustruese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80001"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80003,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80001\/revisions\/80003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}