{"id":80007,"date":"2014-07-16T18:21:24","date_gmt":"2014-07-16T16:21:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vajza-e-ish-kryeministrit-te-shqiperise-ndjek-rrugen-ligjore-drejt-pasurise\/2014\/07\/16\/"},"modified":"2026-04-22T13:45:41","modified_gmt":"2026-04-22T11:45:41","slug":"vajza-e-ish-kryeministrit-te-shqiperise-ndjek-rrugen-ligjore-drejt-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vajza-e-ish-kryeministrit-te-shqiperise-ndjek-rrugen-ligjore-drejt-pasurise\/2014\/07\/16\/","title":{"rendered":"Vajza e ish kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndjek rrug\u00ebn \u2018ligjore\u2019 drejt pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga negociatat komplekse me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb mbi projekte energjetike prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb miliard dollar\u00ebsh te mosmarr\u00ebveshjet mes fqinj\u00ebve, jurist\u00ebt Malltezi &amp; Kola qen\u00eb zyra ku duhej t\u00eb drejtoheshe \u2013 n\u00ebse kishe para p\u00ebr t\u2019i paguar.<\/p>\n<p>Pak muaj pasi Sali Berisha u zgjodh kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 2005, vajza e tij Argita Malltezi u kthye n\u00eb sht\u00ebpi nga Prishtina duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00ebpaguar n\u00eb Misionin e OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK, p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb kompani ligjore n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Duke krijuar nj\u00eb skuad\u00ebr me nj\u00eb nga miqt\u00eb e saj dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb UNMIK, Flutura Kola, ato nd\u00ebrtuan tri kompani ligjore \u2013 Malltezi &amp; Kola, Kola &amp; Associates dhe Malltezi &amp; Associates \u2013 duke ndar\u00eb zyr\u00ebn dhe nj\u00eb list\u00eb n\u00eb rritje klient\u00ebsh fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda pak muajsh, ata u b\u00ebn\u00eb avokat\u00ebt ku shkonin multinacionalet q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb investonin n\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por ish klient\u00eb pretendojn\u00eb se ata pun\u00ebsuan Malltezin p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi babain e saj dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur shantazhime t\u00eb mundshme, jo thjesht p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e saj ligjore.<\/p>\n<p>Malltezi i mohon t\u00eb gjitha akuzat, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo kurr\u00eb nuk e p\u00ebrdori pozicionin e babait t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb karrier\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetaris\u00eb Investigative, nj\u00ebra nga llogarit\u00eb e biznesit t\u00eb Flutura Kol\u00ebs p\u00ebr Kola &amp; Associates, u kreditua me 350 mij\u00eb euro brenda vet\u00ebm dhjet\u00eb muajve n\u00eb 2008. Ajo fitoi 250 mij\u00eb euro t\u00eb tjera nga kontrata t\u00eb tjera biznesi p\u00ebrmes nj\u00eb llogarie tjet\u00ebr personale brenda tri viteve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej bizneseve mor\u00ebn leje dhe licenca nga qeveria, shpesh me firm\u00ebn personale t\u00eb Berish\u00ebs, pasi pat\u00ebn pun\u00ebsuar Malltezi &amp; Kola, megjith\u00ebse BIRN nuk ka prova q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se lidhjet familjare t\u00eb Malltezit pat\u00ebn ndonj\u00eb rol n\u00eb k\u00ebto vendime.<\/p>\n<p>Dokumentet bankare u sekuestruan si pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi p\u00ebr pastrim parash mbi mikun kontrovers t\u00eb Berish\u00ebs,biznesmenin boshnjak Damir Fazlli\u00e7. Akuzat kund\u00ebr tij u rr\u00ebzuan dhe Fazlli\u00e7 vazhdon t\u00eb deklarohet i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dosje me dokumente zbulon, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Malltezit dhe Kol\u00ebs dhe ka gjasa q\u00eb ajo reflekton vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb biznesit t\u00eb tyre p\u00ebr shkak se vet\u00ebm dokumentet e Flutura Kol\u00ebs dhe Kola &amp; Associates u sekuestruan.<\/p>\n<p>Nuk pati mbledhje t\u00eb dokumenteve t\u00eb lidhura me Malltezin, Malltezi &amp; Kola dhe Malltezi &amp; Associates, p\u00ebr shkak se nj\u00eb burim pran\u00eb hetimit i tha BIRN se prokuror\u00ebt kishin frik\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestronin vet\u00eb vajz\u00ebn e kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>\u2018Duar t\u00eb pastra\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Berisha, m\u00eb 2005, b\u00ebri fushat\u00eb t\u00eb suksesshme elektorale n\u00ebn sloganin \u2018me duar t\u00eb pastra\u2019, duke premtuar se do t\u00eb zhdukte korrupsionin e gjith\u00ebp\u00ebrhapur n\u00eb vend q\u00eb kishte mallkuar institucionet e vendit q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit komunist m\u00eb 1991.<\/p>\n<p>Por qeverisja e tij si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb nga viti 2005 deri m\u00eb 2013 u karakterizua m\u00eb shum\u00eb nga skandale korruptive se sa nga ndershm\u00ebria.<\/p>\n<p>Malltezi &amp; Kola u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb disa nga aludimet \u2013 m\u00eb e famshmja p\u00ebr rolin e firm\u00ebs n\u00eb skandalin Fazlli\u00e7 \u2013 dhe Argita Malltezi u akuzua nga opozita se po vepronte si seksere e kryeministrit.<\/p>\n<p>Berisha dhe familja e tij kan\u00eb mohuar gjithmon\u00eb akuzat dhe i kan\u00eb cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb fushat\u00eb shpifjeje nga Partia Socialiste, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb opozit\u00eb. Malltezi ia doli t\u00eb akuzoj\u00eb me sukses dy deputet\u00eb p\u00ebr shpifje kur ato aluduan se ajo kishte abuzuar me pozicionin e babait t\u00eb saj. Ajo refuzoi t\u00eb intervistohej apo t\u2019i p\u00ebrgjigjej pyetjeve nga BIRN.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pavar\u00ebsisht vendimeve t\u00eb gjyqit n\u00eb favor t\u00eb saj, akuzat pa dyshim q\u00eb d\u00ebmtuan imazhin e Berish\u00ebs, duke kontribuuar n\u00eb disfat\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebrball\u00ebasaj socialiste n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb qershorit 2013.<\/p>\n<p>Malltezi u pa gjer\u00ebsisht si <em>eminenca gri<\/em> n\u00eb qeverin\u00eb e babait t\u00eb saj. Ajo p\u00ebrshkruhet si e till\u00eb edhe nga memot e brendshme t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb cilat u publikuan nga faqja e internetit WikiLeaks.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga bisedat mes ambasad\u00ebs dhe gazetarit Mero Baze, nj\u00eb ish-k\u00ebshilltar i Berish\u00ebs q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb nga kritik\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, ai pretendoi se \u201cBerisha merr vendime pa u konsultuar me ministrat\u201d dhe \u201cd\u00ebgjon vet\u00ebm k\u00ebshillat nga familja\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht nga vajza e tij, Malltezi.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrimit t\u00eb bizneseve, kompanit\u00eb ligjore t\u00eb Malltezit u krijuan m\u00eb 19 dhjetor 2005, por filluan t\u00eb marrin v\u00ebmendjen e medias nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur ajo vullnetarisht deklaroi pasurin\u00eb e saj si vajza e kryeministrit.<\/p>\n<p>Malltezi deklaroi se ajo kishte prona t\u00eb patundshme dhe llogari bankare prej m\u00eb shum\u00eb se 600 mij\u00eb euro, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi akuza p\u00ebr korrupsion nga opozita socialiste. Ajo hodhi posht\u00eb akuzat, duke argumentuar se pasuria e saj qe frut i pun\u00ebs s\u00eb mir\u00ebpaguar te UNMIK.<\/p>\n<p>Debati i par\u00eb madhor mbi kompanin\u00eb e saj ligjore erdhi n\u00eb tetor 2008 kur, pas disa raporteve n\u00eb median shqiptare, zyra e prokuroris\u00eb filloi nj\u00eb hetim p\u00ebr pastrim parash kund\u00ebr nj\u00ebrit prej klient\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb zyr\u00ebs ligjore \u2013 biznesmenit boshnjako-britanik Damir Fazli\u00e7, i cili pati punuar si nj\u00eb k\u00ebshilltar zgjedhor p\u00ebr Berish\u00ebn gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb suksesshme t\u00eb vitit 2005.<\/p>\n<p>Hetimi kund\u00ebr Fazlli\u00e7it zem\u00ebroi kryeministrin shqiptar, i cili e p\u00ebrshkroi at\u00eb si nj\u00eb \u201cmik familjeje\u201d dhe si i till\u00eb, t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hetimi zbuloi nj\u00eb rrjet kompanish mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qipros t\u00eb angazhuara n\u00eb nj\u00eb seri transaksionesh t\u00eb dyshimta transferimi pronash apo aksionesh t\u00eb cilat qen\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Malltezi &amp; Kola p\u00ebr Fazlli\u00e7in.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr biznesmenit t\u00eb njohur u rr\u00ebzua kur k\u00ebrkesat p\u00ebr informacion nga Qipro dhe Bosnja mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje. L\u00ebvizja u shoq\u00ebrua me presion intensiv politik mbi zyr\u00ebn e prokuroris\u00eb nga qeveria dhe Berisha.<\/p>\n<p>Gjithsesi, prova t\u00eb reja t\u00eb zbuluara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetaris\u00eb Investigative (BIRN) sugjerojn\u00eb se Malltezi dhe kolegia e saj avokate, Flutura Kola, mund t\u00eb ken\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb toke t\u00eb pavler\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb zon\u00ebn e Porto Romanos n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr klientin e tyre Fazlli\u00e7. Malltezi duket se nuk i ka deklaruar k\u00ebto fitime te autoritetet, si pjes\u00eb e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj si vajza e kryeministrit.<\/p>\n<p>Shpejt pas transaksioneve, kryeministri Berisha e p\u00ebrfshiu pron\u00ebn e Fazlli\u00e7 n\u00eb Porto Romano n\u00eb nj\u00eb park energjetik, duke i hapur rrug\u00eb rafinerive dhe termocentraleve, si dhe duke e rritur \u00e7mimin e tok\u00ebs tet\u00eb her\u00eb gjat\u00eb viteve pasuese. [Link to investigation]<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me BIRN, Fazlli\u00e7 argumentoi se nuk kishte asgj\u00eb ilegale n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes me vajz\u00ebn e kryeministrit, por ai pranoi se pozicioni i saj i fuqish\u00ebm n\u00ebnkuptonte se ai \u201cnuk do t\u00eb shantazhohej kurr\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb, sipas tij, qe nj\u00eb problem me t\u00eb cilin p\u00ebrballen biznesmen\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Klient\u00eb t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentet konfidenciale t\u00eb marra nga BIRN zbulojn\u00eb se m\u00eb 2008, p\u00ebrve\u00e7 biznesmenit t\u00eb debatuar boshnjak, Malltezi &amp; Kola kishin s\u00eb paku nj\u00eb dyzin\u00eb klient\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, korporata t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebrkonin marr\u00ebveshje me Berish\u00ebn dhe qeverin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Klient\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt paguan qindramij\u00ebra euro tarifa \u00e7do vit, varionin nga kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit Diekat dhe Superbeton, te korporatat e energjis\u00eb si Viloil, Union Eolica, Italgest, Stream Petroleum dhe ASG Power, kompania e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb internetit Albania Online apo kompania e telekomunikacioneve Unifi. [Insert box]<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, ASG Power, nj\u00eb konsorcium amerikano-zviceran, mori leje nga qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt energjetik ku p\u00ebrfshihej nj\u00eb impjant degazifikimi me vler\u00eb 1.9 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe nj\u00ebtermocentral 1200 MW pran\u00eb Fierit, plus nj\u00eb linje interkonjeksioni t\u00eb energjis\u00eb elektrike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb. Nd\u00ebrtimi nuk filloi kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Italgest shpresonte t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kompeks t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb er\u00ebs me fuqi 150 MW n\u00eb brigjet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe u takua me kryeministrin m\u00eb 2007 p\u00ebr t\u00eb diskutuar planin. Berisha tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se \u201cqeveria ka ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr suksesin e k\u00ebtij projekti\u201d. Skema nuk ka filluar ende.<\/p>\n<p>Union Eolica Albania mori leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ferm\u00eb ere 150 MW pran\u00eb qytetit t\u00eb Kavaj\u00ebs, por nd\u00ebrtimi nuk ka filluar ende.<\/p>\n<p>Kompania kanadeze e naft\u00ebs Stream Petroleum \u00ebsht\u00eb duke shfryt\u00ebzuar rezervat energjetike t\u00eb vendit dhe qe p\u00ebrmendur nga kryeministri n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr t\u00eb lavd\u00ebruar suksesin e qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb joshjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2010, Berisha i dha drit\u00ebn e gjelb\u00ebrt Unifi Communications p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kabllo n\u00ebndetare telekomunikimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht list\u00ebs mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb klient\u00ebve q\u00eb kontraktuan Malltezi &amp; Kola, jo t\u00eb gjith\u00eb qen\u00eb t\u00eb lumtur me pun\u00ebn e firm\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-klient ve\u00e7an\u00ebrisht i zem\u00ebruar, biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, dha nj\u00eb ide se si vepronte firma duke publikuar disa emaile te e p\u00ebrditshmja <em>Tema<\/em> n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Ansar, i cili m\u00eb her\u00ebt pati qen\u00eb konsulli i nderit i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Pakistan, pati pun\u00ebsuar kompanin\u00eb ligjore t\u00eb Malltezit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar me autoritetet vendore mbi nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentrali n\u00eb Shqip\u00ebri me vler\u00eb gati 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjithsesi, sipas Ansar, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr tarif\u00eb ligjore prej 200 euro p\u00ebr or\u00eb, gjysma e rrog\u00ebs mesatare mujore n\u00eb Shqip\u00ebri, Malltezi k\u00ebrkoi nj\u00eb tarif\u00eb suksesi prej tre p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb investimit, duke tundur ndikimin e babait t\u00eb saj si garanci.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin Top Channel n\u00eb janar 2013, Ansar tha se ai pati n\u00ebnshkruar me Malltezi &amp; Kola p\u00ebr shkak se firma ishte n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e vajz\u00ebs s\u00eb kryeministrit dhe mund t\u00eb zbuste gj\u00ebrat me burokracin\u00eb vendase.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e gjeta korrespondenc\u00ebn disi t\u00eb\u00e7uditshme, p\u00ebr shkak se nj\u00eb tarif\u00eb konsulence me nj\u00eb tarif\u00eb \u2018suksesi\u2019 qe disi e pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani ligjore,\u201d tha Ansar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb rash\u00eb dakord, duke e ditur se ajo qe vajza e kryeministrit [dhe] do t\u00eb ishte e nevojshme n\u00eb arritjen e objektivit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar termocentralin pa v\u00ebshtir\u00ebsi,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ansar thot\u00eb se pas kontakteve fillestare, Malltezi b\u00ebri presion mbi t\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb toke me vler\u00eb miliona euro p\u00ebr termocentralin. Kur refuzoi, thot\u00eb ai, autoritetet vendore e hodh\u00ebn posht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb projektin.<\/p>\n<p>\u201cToka q\u00eb ajo m\u00eb ofroi qe e shkret\u00eb, pa asnj\u00eb lloj infrastrukture, shum\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe nuk plot\u00ebsonte nevojat\u201d tha Ansar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se un\u00eb nuk rash\u00eb dakord ta blija, mua m\u2019u tha se projekti p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar termocentralin 120 MW mund t\u00eb kishte v\u00ebshtir\u00ebsi dhe mund t\u00eb mos miratohej,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Pas deklarimeve t\u00eb Ansar, Partia Socialiste e kryeministrit aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb opozit\u00eb, akuzoi Malltezin se kishte tregtuar ndikimin te babai i saj p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj aludimeve, Malltezi tha se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cBiznesmeni n\u00eb fjal\u00eb m\u00eb kontaktoi mua gjasht\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, dhe jo un\u00eb at\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ligjore p\u00ebr faz\u00ebn p\u00ebrgatitore t\u00eb projektit,\u201d tha ajo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb. \u201c\u00c7do veprim i zyr\u00ebs sime ligjore ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht privat,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Malltezi akuzoi gjithashtu udh\u00ebheq\u00ebsin socialist Rama p\u00ebr shpifje dhe tha se do t\u00eb ngrej\u00eb padi ligjore kund\u00ebr partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cDesha t\u2019i kujtoj z. Rama se vet\u00ebm n\u00eb diktatur\u00eb tarifat ligjore t\u00eb bizneseve private vendosen nga qeverit\u00eb,\u201d tha ajo. \u201cAkuzat mbi bllokimin e investimeve jan\u00eb qesharake,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Por ndikimi i zyr\u00ebs s\u00eb saj ligjore mbi bizneset \u2013 t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdha \u2013 v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb mohohet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga kjo firm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje mes nj\u00eb librarie dhe nj\u00eb nd\u00ebrtuesi m\u00eb 2008, e ritreguar nga nj\u00eb kabllogram\u00eb e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve e publikuar nga WikiLeaks, shpjegon se pse sh\u00ebrbimet e saj qen\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Libraria nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila gjendet n\u00eb katin p\u00ebrdhe t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e koh\u00ebs komuniste n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebsoi d\u00ebmtime t\u00eb inventarit p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb keqe rinovuese t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb nd\u00ebrtues italian i kontraktuar te kati i sip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konflikt u shkaktua mes libraris\u00eb dhe nd\u00ebrtuesit italian, i cili u zgjidh jasht\u00eb gjykat\u00ebs pasi pronari i libraris\u00eb kontraktoi sh\u00ebrbimet e Malltezit.<\/p>\n<p>\u201cZonja [Argita Malltezi] Berisha, zyra ligjore private e t\u00ebcil\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ka lul\u00ebzuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrkesa t\u00eb lakmueshme n\u00eb rritje p\u00ebr sh\u00ebrbimet e saj,\u201d v\u00ebrejti ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb kabllogram t\u00eb qershorit 2008.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet vet\u00ebm si nj\u00eb demonstrim i aft\u00ebsive t\u00eb saja ligjore, pronar\u00ebt e biznesit t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb paguan d\u00ebmet dit\u00ebn tjet\u00ebr, nj\u00eb zgjidhje jasht\u00ebzakonisht e shpejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore k\u00ebrkojn\u00eb vite p\u00ebr t\u2019u zgjidhur,\u201d thuhet n\u00eb raportimin diplomatik plot ironi.<\/p>\n<p>Kompania ligjore u mbyll n\u00eb vitin 2009, por shum\u00eb nga ish punonj\u00ebsit e firm\u00ebs, t\u00eb tilla si Brikena Kasmi, Lealba Pelinku dhe Joana Qeleshi shkuan t\u00eb marrin em\u00ebrime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebadministrat\u00ebn publike dhe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa akuzat p\u00ebr korrupsion kund\u00ebr Malltezit vijuan.<\/p>\n<p>Kasmi u em\u00ebrua si z\u00ebvend\u00ebsministre e drejt\u00ebsis\u00eb, Lealba Pelinku u em\u00ebrua drejtoresh\u00eb e zyr\u00ebs s\u00eb prokurimeve publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa Joana Qeleshi u em\u00ebrua kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Malltezi, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga jeta publike, ndoshta duke zgjedhur profil t\u00eb ul\u00ebt pas shum\u00eb vitesh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga negociatat komplekse me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb mbi projekte energjetike prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb miliard dollar\u00ebsh te mosmarr\u00ebveshjet mes fqinj\u00ebve, jurist\u00ebt Malltezi &amp; Kola qen\u00eb zyra ku duhej t\u00eb drejtoheshe \u2013 n\u00ebse kishe para p\u00ebr t\u2019i paguar. Pak muaj pasi Sali Berisha u zgjodh kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 2005, vajza e tij Argita Malltezi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":80008,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2381,828,2382,1473,482,829,415,2364],"tags":[867,1310,1341,883,1495,2383,1140,1613,851,852,870,1538,2384,872,1155,1364,2224,1455,1780,885,1408,1008,859,149,2168,1709,1294,1459,1532,1544,1113,2385,1533,1091,1350,2386,391,1127,2387,2179],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Argita-633x450-1.jpg","fifu_image_alt":"Argita Malltezi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80007"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80007"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80007\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80009,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80007\/revisions\/80009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}