{"id":80010,"date":"2014-07-14T19:01:00","date_gmt":"2014-07-14T17:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rrethi-ngushte-berishes-fitoi-miliona-nga-pazaret-e-dyshimta-tokat\/2014\/07\/14\/"},"modified":"2026-04-22T13:51:14","modified_gmt":"2026-04-22T11:51:14","slug":"rrethi-ngushte-berishes-fitoi-miliona-nga-pazaret-e-dyshimta-tokat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rrethi-ngushte-berishes-fitoi-miliona-nga-pazaret-e-dyshimta-tokat\/2014\/07\/14\/","title":{"rendered":"Rrethi i ngusht\u00eb i Berish\u00ebs fitoi miliona nga pazaret e dyshimta me tokat"},"content":{"rendered":"<p>Porto Romano, nj\u00eb tok\u00eb e varf\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Durr\u00ebsit, qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i nj\u00eb fabrike kimikatesh t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, nj\u00eb fush\u00eb e madhe me plehra t\u00eb shp\u00ebrndara gjithkund dhe disa objekte industriale t\u00eb hallakatura.<\/p>\n<p>Ende pa e marr\u00eb veten nga ndotja e papenguar e kryer p\u00ebrgjat\u00eb dekadave, k\u00ebneta q\u00eb rrethon gjirin n\u00eb Porto Romano \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pagjas\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb bumi p\u00ebr pronat e patundshme, i diktuar nga elita e politik\u00ebs dhe biznesit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor 2006, ndodhi pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb, kur vajza e Berish\u00ebs, avokatja Argita Malltezi dhe kolegia e saj Flutura Kola, filluan t\u00eb blejn\u00eb tok\u00eb me 10 euro p\u00ebr met\u00ebr katror \u2013 dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa vlera e tregut.<\/p>\n<p>Rreth 14 hektar\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb \u2018parku energjetik\u2019 t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb lidhur me portin u siguruan p\u00ebr klientin e tyre, biznesmenin e dyshimt\u00eb boshnjak dhe k\u00ebshilltar t\u00eb Berish\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve, Damir Fazlli\u00e7, i cili i pagoi nd\u00ebrmjet\u00ebsit e tij, direkt apo indirekt, m\u00eb shum\u00eb se sa kat\u00ebr her\u00eb \u00e7mimin e tregut \u2013 18 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Shpejt pasi transaksionet u mbyll\u00ebn, Berisha mori nj\u00eb vendim kryeministror p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur kufirin e parkut energjetik, duke p\u00ebrfshir\u00eb aty dhe pronat e reja t\u00eb Fazlli\u00e7it, i cili transformoi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb t\u00eb pavler\u00eb n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si dhe rriti \u00e7mimin e saj me s\u00eb paku tet\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Vajza e Berish\u00ebs, bashk\u00eb me ortaken e saj n\u00eb kompanin\u00eb ligjore dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsin e pun\u00ebsuar prej tyre, mund t\u00eb ken\u00eb fituar gati 1.2 milion\u00eb euro nga shitja e tok\u00ebs te Fazlli\u00e7i me \u00e7mim kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa ai i tregut. Dokumente t\u00eb papublikuara m\u00eb par\u00eb, t\u00eb siguruara nga BIRN, tregojn\u00eb 430 mij\u00eb euro fitime. Rreth 740 mij\u00eb euro t\u00eb tjera u fituan n\u00eb kesh dhe, si t\u00eb tilla, nuk mund t\u00eb gjurmohen.<\/p>\n<p>Biznesmeni boshnjak Fazlli\u00e7 e pa vler\u00ebn e tok\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy kompanive shqiptare, t\u00eb rritej nga 1.7 n\u00eb 4.2 milion\u00eb euro pas vendimit t\u00eb Berish\u00ebs. N\u00ebse planet e tij p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zon\u00ebn n\u00eb nj\u00eb terminal nafte me vler\u00eb 70 milion\u00eb euro do t\u00eb vijonin, ai do t\u00eb fitonte dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, transaksionet t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e hetuesve shqiptar\u00eb kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave, t\u00eb alarmuar nga p\u00ebrdorimi i \u201ckompanive guack\u00eb\u201d nga Fazlli\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri, numri i shitjeve t\u00eb kryera me kesh, \u00e7mimet e inflacionuara, si dhe p\u00ebrfshirja e kompanive t\u00eb regjistruara n\u00eb parajsat fiskale, Qipro dhe Karaibe.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Fazlli\u00e7 u rr\u00ebzua m\u00eb 2009 pasi prokuror\u00ebt nuk siguruan dokumentet ky\u00e7e nga Bosnja dhe Qipro dhe nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjurmonin origjin\u00ebn e fondeve. Fazlli\u00e7 nuk u akuzua kurr\u00eb formalisht p\u00ebr ndonj\u00eb shkelje dhe hodhi posht\u00eb t\u00eb gjitha aludimet.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dosje dokumentesh t\u00eb siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetaris\u00eb Investigative (BIRN) tashm\u00eb ngre pyetje t\u00eb reja mbi rolin qendror q\u00eb Malltezi, p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb saj \u2018Malltezi &amp; Kola\u2019, luajti n\u00eb blerjen dhe shitjen e tok\u00ebs, vlera e s\u00eb cil\u00ebs u rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike si rezultat i vendimeve zyrtare t\u00eb babait t\u00eb saj p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb tok\u00ebn n\u00eb parkun energjetik.<\/p>\n<p>Gjurmimi nga ana e BIRN i dokumenteve t\u00eb kompanis\u00eb nga St Vincent dhe Grenadines n\u00eb Karaibe deri n\u00eb Mosk\u00eb, zbuloi gjithashtu se moguli serb i energjis\u00eb Vojin Lazarevi\u00e7 ishte n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes, duke financuar 2.5 milion\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb private bankare t\u00eb Fazlli\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti kompanish t\u00eb regjistruara n\u00ebp\u00ebr parajsa fiskale. Biznesmeni i dyshimt\u00eb shpreson t\u00eb zhvilloj\u00eb zon\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kompleks t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm energjetik.<\/p>\n<p>As BIRN dhe as prokuror\u00ebt nuk zbuluan ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb sugjeronte se Lazarevi\u00e7 financoi Fazlli\u00e7 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, megjithat\u00eb moguli i energjis\u00eb nuk ka folur kurr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e parajsave fiskale apo pse transaksionet u kryen gjer\u00ebsisht jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n<p>Fazlli\u00e7, nj\u00eb mik i ngusht\u00eb dhe k\u00ebshilltar i Sali Berish\u00ebs, me miq t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Uashington, Lond\u00ebr dhe n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin, ka mohuar t\u00eb ket\u00eb kryer ndonj\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>Sali Berisha, Argita dhe Jamarb\u00ebr Malltezi, si dhe Flutura dhe Florenc Kola refuzuan t\u00eb intervistohen nga BIRN apo t\u2019i p\u00ebrgjigjen pyetjeve tona t\u00eb detajuara.<\/p>\n<p>Lazarevi\u00e7 gjithashtu refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u intervistuar, duke th\u00ebn\u00eb se ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb, dhe gjithashtu refuzoi t\u2019i p\u00ebrgjigjej me shkrim pyetjeve p\u00ebr lidhjet e tij me Fazlli\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Bum pronash t\u00eb patund\u00ebshme<\/strong><\/p>\n<p>Nga barraka pran\u00eb nj\u00eb moli n\u00eb Porto Romano, Abdyl Mukaj e nxjerr jetes\u00ebn duke shitur peshk t\u00eb fresk\u00ebt p\u00ebr turist\u00ebt gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Jeta e tij ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs,k\u00ebshtu q\u00eb, kur nj\u00eb banor i zon\u00ebs, Kujtim Shahini, i k\u00ebrkoi atij n\u00eb vitin 2007 t\u00ebshistenj\u00eb hektar tok\u00ebmo\u00e7alishte me nj\u00eb\u00e7mim dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se tregu, ai e kapi shancin.<\/p>\n<p>Toka i qe dh\u00ebn\u00eb Mukajt nga shteti kur ai, si shum\u00eb fqinj\u00eb t\u00eb tij, mori parcela toke n\u00eb Porto Romano si kompensim pasi shteti i shp\u00ebrnguli ata nga toka e paraardh\u00ebsve t\u00ebtyre n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hidrocentral t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Pasi u ofruan nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe parash p\u00ebr tok\u00ebn me pak vler\u00eb financiare apo emocionale, fshatar\u00ebt nuk pyet\u00ebn se kush po e blinte tok\u00ebn apo pse.<\/p>\n<p>Argita Malltezi, partnerja e saj n\u00eb zyr\u00ebn ligjore Flutura Kola, dhe bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre \u2013 Jamarb\u00ebr Malltezi dhe Florenc Kola \u2013 k\u00ebrkuan tok\u00eb pran\u00eb n\u00ebnstacionit elektrik n\u00eb Porto Romano p\u00ebr klientin e tyre Fazlli\u00e7 dhe kompanit\u00eb e tij, Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshort\u00ebt k\u00ebrkuan p\u00ebr parcela t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe pun\u00ebsuan nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs vendas \u2013 Shahinin \u2013 p\u00ebr t\u00eb kryer blerjet vet\u00ebm me para kesh, nga n\u00ebntori 2006 deri n\u00eb shtator 2007.<\/p>\n<p>Shahini dhe Kola fillimisht ndihmuan p\u00ebr t\u00eb siguruar n\u00ebnt\u00eb hektar\u00eb tok\u00eb nga fshatar\u00ebt p\u00ebr Crown Acquisitions,e cila u ble pothuajse e gjitha, sipas kontrat\u00ebs, p\u00ebr 18 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. Dokumenti i shitblerjes \u00ebsht\u00eb mes m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb faqeve materialesh zyrtare t\u00eb siguruara nga BIRN.<\/p>\n<p>Por fshatar\u00ebt i than\u00eb BIRN se ata jan\u00eb paguar vet\u00ebm 1,200 lek\u00eb [9.8 euro] p\u00ebr met\u00ebr katror. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush p\u00ebrfitoi nga 700 mij\u00eb eurot diferenc\u00eb mes kontrat\u00ebs dhe \u00e7mimit real. Shahini pranoi se ka marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nd\u00ebrsa Fazlli\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me BIRN, tha se negociator\u00ebve t\u00eb tij u takonte pjesa e tyre.<\/p>\n<p>Dy nga n\u00ebnt\u00eb parcelat q\u00eb iu shit\u00ebn Crown Acquisitions, n\u00eb fakt, ishinbler\u00eb sakaq nga Shahini dhe Kola p\u00ebr t\u2019iu shitur Fazlli\u00e7it me fitim.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mora vet\u00ebm 1200 lek\u00eb p\u00ebr m2 \u2013 ky qe pazari\u201d, tha fshatari Mukaj. \u201cKujtimi [Shahini] solli parat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time me nj\u00eb fuoristrad\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c1200 lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror \u00ebsht\u00eb\u00e7mimi p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt e shit\u00ebn tok\u00ebn \u2013 mund t\u2019i pyes\u00ebsh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, Malltez\u00ebt dhe Kolat blen\u00eb pes\u00eb hektar\u00eb tok\u00eb nga fshatar\u00ebt p\u00ebr m\u00eb pak se 10 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, t\u00eb cil\u00ebn ia rishit\u00ebn menj\u00ebher\u00eb kompanis\u00eb Alpha Shpk t\u00eb Fazlli\u00e7it p\u00ebr 18 euro, duke fituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb 430 mij\u00eb euro. Rreth 150 mij\u00eb euro t\u00eb tjera i jan\u00eb paguar Florenc Kol\u00ebs p\u00ebr blerje tokash, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga dokumentet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshjeje b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7uditsh\u00ebm, gjat\u00eb transaksioneve, Flutura Kola vepronte n\u00eb disa raste nj\u00ebkoh\u00ebsisht si shit\u00ebse e pron\u00ebs, p\u00ebr shkak se ajo e kishte tok\u00ebn n\u00ebn pron\u00ebsi me bashk\u00ebshortin e saj, por dhe si bler\u00ebse, duke q\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Damir Fazlli\u00e7. Pasi t\u00ebrhiqte fonde nga llogaria personale e Fazlli\u00e7it, ajo n\u00eb fakt paguante veten dhe partneren e biznesit, Argita Malltezi p\u00ebr tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Crown Acquisitions n\u00eb fund u shit n\u00eb qershor 2007 p\u00ebr 1.7 milion\u00eb euro te Altaria Research Limited, nj\u00eb kompani e regjistruar n\u00eb Qipro dhe e kontrolluar nga Lazarevi\u00e7.<\/p>\n<p>Alpha Shpk iu shit kompanis\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Qipro, Irongold Ltd, gjithashtu e kontrolluar nga Lazarevi\u00e7, p\u00ebr 1.25 milion\u00eb euro. Fazlli\u00e7i siguroi 300 mij\u00eb euro fitime.<\/p>\n<p>Fazlli\u00e7 pretendoi fillimisht, gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vetme televizive q\u00eb kur skandali shp\u00ebrtheu n\u00eb tetor 2008,se Altaria Research Limited ishte \u201ckompania e tij hollding n\u00eb Qipro\u201d. Si rezultat, ai pretendoi se nuk kishte siguruar fitime p\u00ebr shkak se po i shiste Crown Acquisitions \u2013 dhe tokat n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e saj \u2013 vetes. Kur ai u mor n\u00eb pyetje vitin q\u00eb pasoi nga prokuror\u00ebt, ai refuzoi t\u00eb jepte emrin e pronarit p\u00ebr shkak se, tha ai, kjo mund t\u00eb d\u00ebmtonte biznesin e tij.<\/p>\n<p>Por kur u k\u00ebmb\u00ebngul nga BIRN, gjat\u00eb intervist\u00ebs me Fazlli\u00e7 n\u00eb qershor 2014, ai tha se kishte bashk\u00ebpron\u00ebsi 50% me 50% te Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk me Lazarevi\u00e7, p\u00ebrmes Altaria Research Limited.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb dokumentet zyrtare n\u00eb Qipro dhe Fazlli\u00e7i nuk qe n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb shpjegonte n\u00ebse ai nxorri ndonj\u00eb fitim nga shitja e pjesshme e tok\u00ebs te Lazarevi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Berisha mbrojti Fazlli\u00e7in<\/strong><\/p>\n<p>Kur u njoftua hapja e hetimit p\u00ebr pastrim parash n\u00eb tetor 2008, Berisha b\u00ebri t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Fazlli\u00e7in nga ndonj\u00eb akuz\u00eb e mundshme, duke siguruar dhe largimin e tij nga vendi me avion privat.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb memoje t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb publikuar nga Wikileaks, inspektor\u00ebt e ministris\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb u d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer dosjen me dokumente nga prokuroria. Prokuror\u00ebt ran\u00eb pre e fushatave t\u00eb njollosjes publike nga Berisha dhe madje u p\u00ebrball\u00ebn me k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr veprime ligjore nga Ministria e Brendshme.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2009, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb hoq\u00ebn dor\u00eb nga hetimi p\u00ebr pastrim parash, Berisha miratoi planin q\u00eb p\u00ebrfshinte parcelat e tok\u00ebs s\u00eb Fazlli\u00e7it n\u00eb parkun energjetik t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa toka nuk qe ve\u00e7an\u00ebrisht e \u00e7muar kur u ble m\u00eb 2007, Fazlli\u00e7i aplikoi me sukses p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb terminal t\u00eb st\u00ebrmadh nafte, duke e rritur vler\u00ebn e saj me tet\u00eb her\u00eb n\u00eb krahasim me \u00e7mimin fillestar t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Kur iu k\u00ebrkua t\u00eb jepte llogari p\u00ebr rolin e vet n\u00eb skandal, Berisha mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb mbrojtje t\u00eb Fazlli\u00e7it, duke pretenduar se hetimi qe orkestruar \u201cnga mafia\u201d dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se as Fazlli\u00e7i dhe as familja e tij nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar prej postit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai argumentoi me kujdes se nuk e kishte shpallur Porto Romanon park energjetik, duke qen\u00eb se zona ishte shpallur e till\u00eb m\u00eb 2001. Por ai, gjithsesi, nuk shtoi se e kishte zgjeruar zon\u00ebn e parkut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe tok\u00ebn e mikut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Argita Malltezi nuk u intervistua kurr\u00eb nga hetuesit dhe roli i saj n\u00eb blerjen dhe shitjen e tok\u00ebs ka mbetur sekret deri tani. Duke folur n\u00eb kushtet e anonimatit, burime pran\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve i than\u00eb BIRN se ata thjesht ishin tep\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb thirrur vajz\u00ebn e kryeministrit p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Argita, bashk\u00ebshorti i saj Jamarb\u00ebr dhe v\u00ebllai Shk\u00eblzen, qen\u00eb lidhur me disa skandale korrupsioni gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Berish\u00ebs por nuk u p\u00ebrfshin\u00eb kurr\u00eb formalisht n\u00eb asnj\u00eb hetim. Ata kan\u00eb mohuar gjithmon\u00eb t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb deponimet para prokuror\u00ebve t\u00eb shqyrtuara nga BIRN, avokatja Flutura Kola dhe Jamarb\u00ebr Malltezi pohojn\u00eb se ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr potencialin e Porto Romanos n\u00eb koh\u00ebn kur filluan t\u00eb blejn\u00eb tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Jamarb\u00ebr Malltezi tha: \u201cUn\u00eb kisha informacion n\u00eb lidhje me zhvillimin e asaj zone k\u00ebshtu q\u00eb mendova se qe nj\u00eb biznes i mir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pasi shau prokuror\u00ebt p\u00ebr \u201chetimin e tyre t\u00eb motivuar politikisht\u201d, ai shpjegoi se Fazlli\u00e7i thjesht ndodhi q\u00eb qe personi i par\u00eb q\u00eb u ofrua p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kola, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shpjegoi se si ajo, bashk\u00ebshorti i saj dhe Malltez\u00ebt pat\u00ebn punuar s\u00ebbashku p\u00ebr t\u00eb siguruar tok\u00eb p\u00ebr Fazlli\u00e7in n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nxirrnin fitime. Ajo pranoi se kishte \u201cinformacion q\u00eb kjo zon\u00eb qe miratuar&#8230; nga qeveria si nj\u00eb zon\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e depozitave t\u00eb naft\u00ebs dhe hidrokarbureve\u201d.<\/p>\n<p>Fazlli\u00e7 i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe \u201c100 p\u00ebr qind i sigurt\u00eb\u201d se zona do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb parkun e ri energjetik.<\/p>\n<p>\u201cA isha un\u00eb 100 p\u00ebr qind i sigurt\u00eb? Po, p\u00ebr shkak se qe shum\u00eb shum\u00eb logjike,\u201d tha ai. \u201cPor q\u00eb Sali Berisha t\u00eb m\u00eb ket\u00eb telefonuar mua p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018&#8230;ah, ti duhet t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb skenar filmash.\u201d<\/p>\n<p>Ai pranoi gjithashtu se tok\u00ebs iu rrit \u00e7mimi si rezultat i vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, por k\u00ebmb\u00ebnguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Fshatar\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr, i than\u00eb BIRN se ata \u201cnuk dinin asgj\u00eb p\u00ebr planin\u201d.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e qeveris\u00eb m\u00eb 2013 dhe largimin e Berish\u00ebs, disa besuan se plani i Fazlli\u00e7it do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb kritik\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por boshnjaku thot\u00eb se po b\u00ebn biznes si zakonisht dhe madje \u00ebsht\u00eb takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.<\/p>\n<p>\u201cBerisha qe miku im personal dhe \u00ebsht\u00eb ende miku im personal, por un\u00eb nuk kam marr\u00eb kurr\u00eb asgj\u00eb nga qeveria e tij dhe nuk b\u00ebra kurr\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje, publike apo private, me qeverin\u00eb e tij.\u201d<\/p>\n<p>Ai i tha BIRN se \u201cnuk kishte probleme p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar\u201d me Ram\u00ebn dhe skuadr\u00ebn e tij, pavar\u00ebsisht fyerjeve q\u00eb ka marr\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shpresoj q\u00eb artikulli juaj t\u00eb mos ngacmoj\u00eb kujtimet e tyre\u201d, tha ai me shaka.<\/p>\n<p>A do t\u00eb kthehet fantazma e Porto Romanos p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekur at\u00eb dhe familjen e Berish\u00ebs? P\u00ebr momentin as partia n\u00eb pushtet dhe as prokuror\u00ebt nuk duken t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb rihapur hetimet mbi marr\u00ebveshjet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Porto Romano, nj\u00eb tok\u00eb e varf\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Durr\u00ebsit, qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i nj\u00eb fabrike kimikatesh t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, nj\u00eb fush\u00eb e madhe me plehra t\u00eb shp\u00ebrndara gjithkund dhe disa objekte industriale t\u00eb hallakatura. Ende pa e marr\u00eb veten nga ndotja [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":17,"featured_media":80011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1473,482,829,415,2364],"tags":[2388,883,880,2383,869,1140,1613,2142,870,1178,405,2389,900,1703,863,1528,1155,897,2390,885,2391,2052,1008,149,358,1584,1294,1459,1532,2034,1544,1113,1533,1091,1350,1545,1789,2125,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Berisha-pas-seances--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i PD, Sali Berisha pas seanc\u00ebs s\u00eb shkurter parlamentare. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80010"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/17"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80012,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80010\/revisions\/80012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}