{"id":80015,"date":"2014-09-16T18:57:12","date_gmt":"2014-09-16T16:57:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/menaxheri-landfillit-te-shkupit-eksperience-dhe-investime\/2014\/09\/16\/"},"modified":"2026-04-22T13:53:59","modified_gmt":"2026-04-22T11:53:59","slug":"menaxheri-landfillit-te-shkupit-eksperience-dhe-investime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/menaxheri-landfillit-te-shkupit-eksperience-dhe-investime\/2014\/09\/16\/","title":{"rendered":"Menaxheri i landfillit t\u00eb Shkupit: as eksperienc\u00eb dhe as investime"},"content":{"rendered":"<p><strong>Saska Cvetkovska, Vlado Apostolov, Nela Lazarevic<\/strong><\/p>\n<p>Maqedonia po p\u00ebrballet me nj\u00eb detyr\u00eb herkuliane: modernizimi me standardet e BE-s\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej landfilleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjendur n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit Shkup, landfilli Drisla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem mjedisor dhe pran\u00eb tij lumenjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb zinj nd\u00ebrsa mbetjet nga malet e plehrave hidhen n\u00eb gropa t\u00eb thjeshta.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb tenderi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, bashkia e Shkupit u krenua n\u00eb janar 2013 se ka gjetur kompanin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta pastruar dhe zhvilluar landfillin: FCL Ambiente.<\/p>\n<p>Gjithsesi, BIRN arriti t\u00eb zbuloj\u00eb se FCL Ambiente, kompania italiane e ngarkuar me menaxhimin e mbetjeve t\u00eb 600 mij\u00eb sht\u00ebpive, nuk ka eksperienc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe qe krijuar vet\u00ebm pak dit\u00eb para afatit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb eksperienc\u00ebs, kompania e fitoi kontrat\u00ebn duke mposhtur dy kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, Scholz AG t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe Asa (Asa International Environmental Services) t\u00eb Austris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, dokumentet zyrtare t\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se FCL Ambiente nuk ka b\u00ebr\u00eb ende asnj\u00eb investim madhor n\u00eb projekt edhe pse kontrata e saj sanksionon q\u00eb kompania duhet t\u00eb hedh\u00eb 73 milion\u00eb euro gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Firma duhej t\u00eb investonte n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe pajisje, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb qendre riciklimi t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. FCL Ambiente premtoi gjithashtu fitime vjetore prej m\u00eb shum\u00eb se 6 milion\u00eb eurosh t\u00eb cilat duhet t\u00eb ndaheshin 80 me 20 p\u00ebr kompanin\u00eb italiane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa FCL Ambiente nuk ka filluar ende t\u00eb investoj\u00eb, dokumente t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se fitimet jan\u00eb rritur nga 28 mij\u00eb euro m\u00eb 2012 n\u00eb 120 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr zyr\u00ebn e kryebashkiakut i foli BIRN n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turbullt p\u00ebr nj\u00eb \u201cmakin\u00eb t\u00eb re\u201d q\u00eb Drisla ka porositur nuk nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb ofronte asnj\u00eb detaj p\u00ebr blerjen. Drisla nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr komente.<\/p>\n<p><strong>Padi<\/strong><\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs p\u00ebr FCL Ambiente ka tensionuar marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebrin prej partner\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj tregtar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, Gjermanin\u00eb, konflikt q\u00eb mund t\u2019i sjell\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb qytetit nj\u00eb gjob\u00eb prej miliona eurosh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim diplomatik dhe nj\u00eb njeri i brendsh\u00ebm n\u00eb Scholz AG i tha BIRN se firma po mendohej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aksione ligjore p\u00ebrmes nj\u00eb gjykate tregtare nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb siguruar 80 milion\u00eb euro kompensim, nj\u00eb l\u00ebvizje e mb\u00ebshtetur nga Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Shkup. BIRN kupton se Scholz \u00ebsht\u00eb ende duke u menduar.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet fitorja e dyt\u00eb n\u00eb gjyq e Scholz AG n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tender. N\u00eb korrik 2013, firma gjermane rr\u00ebzoi me sukses vendimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn FCL Ambiente n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkupit, e cila vendosi n\u00eb favor t\u00eb saj dhe urdh\u00ebroi ritenderimin.<\/p>\n<p>Por n\u00eb n\u00ebntor 2013, qyteti, i drejtuar nga partia VMRO n\u00eb pushtet, p\u00ebrs\u00ebriti p\u00ebrzgjedhjen me t\u00eb nj\u00ebjtat oferta dhe zgjodhi s\u00ebrish italian\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Parregullsi n\u00eb tender<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb tenderit, konkurrent\u00ebve i qe k\u00ebrkuar t\u00eb tregonin fitime vjetore prej s\u00eb paku 20 milion\u00eb euro dhe xhiro vjetore prej s\u00eb paku 250 milion\u00eb eurosh p\u00ebr pes\u00eb vitet para tenderit.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb duhej t\u00eb demonstronin se qen\u00eb marr\u00eb me menaxhim mbetjesh p\u00ebr s\u00eb paku shtat\u00eb vjet dhe qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb menaxhonin 300 mij\u00eb ton\u00eb plehra n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb investigimi yn\u00eb zbulon se FCL Ambiente as nuk qe krijuar si kompani n\u00eb koh\u00ebn kur afati fillestar i tenderit m\u00eb janar 2012 skadoi. Vet\u00eb afati i tenderit u shty nga k\u00ebshilli i Bashkis\u00eb s\u00eb Shkupit pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb nga nj\u00eb konkurrent pa em\u00ebr.<\/p>\n<p>Dy konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb &#8211; Scholz nga Gjermania dhe ASA Asa International Environmental Services nga Austria \u2013 i than\u00eb BIRN se nuk pat\u00ebn k\u00ebrkuar koh\u00eb shtes\u00eb. FCL Ambiente refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve nga Dhoma Italiane e Tregtis\u00eb, FCL Ambiente u krijua n\u00eb 14 shkurt, vet\u00ebm tri dit\u00eb para se sa ajo dhe konsorciumi me t\u00eb cil\u00ebn pati konkurruar \u2013 kompania e madhe e nd\u00ebrtimit Unieco \u2013 hyn\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>FLC \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Ferazzoli S.p.a p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti kompanish t\u00eb tjera dhe kjo e fundit \u00ebsht\u00eb klasifikuar nga dhoma e tregtis\u00eb si nj\u00eb kompani e vog\u00ebl q\u00eb vepron si \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebs financiar\u201d me t\u00eb ardhura prej 310,744 euro dhe fitim prej 7,715 euro p\u00ebr vitin 2012.<\/p>\n<p>Partneri tjet\u00ebr Unieco ka eksperienc\u00eb n\u00eb ekologji dhe nd\u00ebrtim dhe xhiro vjetore prej mbi 500 milion\u00eb eurosh, por pa t\u00eb, FCL Ambiente nuk do ta kishte fituar dot kontrat\u00ebn e landfillit n\u00eb janar 2013.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Unieco nuk pati m\u00eb asnj\u00eb rol n\u00eb projektin e landfillit Drisla dhe nuk shfaqet n\u00eb kompanin\u00eb e re t\u00eb partneritetit publik-privat e cila u krijua p\u00ebr t\u00eb menaxhuar projektin.<\/p>\n<p>Kompania e re, Drisla DOO, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Qytetit t\u00eb Shkupi dhe kompanis\u00eb maqedonase FCL Ambiente MK DOOEL, e cila \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb italiane FCL Ambiente. Kompania italiane ka 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Drisla DOO \u00ebsht\u00eb Ljupco Svrgovski, ish-kryeprokurori i Maqedonis\u00eb dhe nj\u00eb mik i shefit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb policis\u00eb sekrete t\u00eb vendit Saso Mijalkov si dhe v\u00ebllait t\u00eb tij Vladimir Mijalkov. Ky i fundit punon si k\u00ebshilltar pran\u00eb drejtorit t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Goran Angelov, drejtor i Drisla DOO, pretendon se UNIECO dhe FCL Ambiente kan\u00eb firmosur nj\u00eb marr\u00ebveshje, duke shtuar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb puna jon\u00eb t\u00eb p\u00ebrzjehemi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e konsorciumit\u201d.<\/p>\n<p>Por kur BIRN k\u00ebrkoi t\u00eb shoh\u00eb kontrat\u00ebn, ai tha se \u201cinformacioni \u00ebsht\u00eb i klasifikuar\u201d.<\/p>\n<p>UNIECO nnuk iu p\u00ebrgjigj emaileve dhe thirrjeve telefonike tona n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb konfirmimit se ajo \u00ebsht\u00eb larguar nga marr\u00ebveshjet dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, a ka ndonj\u00eb arsye se pse \u00ebsht\u00eb larguar.<\/p>\n<p><strong>Garanci bankare e pavlefshme<\/strong><\/p>\n<p>BIRN ka zbuluar gjithashtu prova se garancia bankare e FCL-Uneico p\u00ebr tenderin qe e pavlefshme pasi qe l\u00ebshuar nga nj\u00eb kompani e vock\u00ebl investimesh n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb aksioner\u00ebve t\u00eb FCL Ambiente.<\/p>\n<p>Garancia qe dh\u00ebn\u00eb nga Finanziaria Centro Lazia, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb \u00a0Ferazzoli S.P.A. Sipas nj\u00eb kopjeje t\u00eb dosjes s\u00eb tenderit t\u00eb par\u00eb nga BIRN, garancia duhej t\u00eb ofrohej nga nj\u00eb bank\u00eb apo institucion me vler\u00ebsim krediti t\u00eb shkall\u00ebs \u201cA\u201d nga Fitch.<\/p>\n<p>Finaziaria Centro Lazia dhe Qyteti i Shkupit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes n\u00ebse kompania italiane kishte apo jo nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Regjistri italian i bizneseve e liston firm\u00ebn si \u2018bank\u00eb tregtare\u2019 e cila merret me audite dhe banking investimesh. Ajo ka \u201cmes 0 dhe 1 t\u00eb pun\u00ebsuar\u201d m\u00eb 2011 dhe 2012, sipas raporteve mbi kompanin\u00eb.<\/p>\n<p>Sofia Kunovska, nj\u00eb k\u00ebshilltare e Qytetit t\u00eb Shkupit, tha: \u201cQe zem\u00ebruese: t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz q\u00eb po konkurronin kishin garantuar vetveten&#8230; \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm kund\u00ebr rregullave t\u00eb tenderit dhe ligjit.\u201d<\/p>\n<p>Por Goran Angelov, drejtor i Drisla DOO, k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte asgj\u00eb gabim me procesin, megjith\u00ebse ai refuzoi t\u2019i tregoj\u00eb BIRN garancin\u00eb apo ndonj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb qyteti \u00ebsht\u00eb i mbrojtur financiarisht n\u00eb rast se marr\u00ebveshja shkon keq.<\/p>\n<p>\u201cFinanziaria Centro Lazia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion shum\u00eb i respektuar,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Zyrat qendrore n\u00eb Itali t\u00eb braktisura<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjyrmuar menaxhmentin e FCL Ambiente, reporter\u00ebt e BIRN shkuan n\u00eb selin\u00eb zyrtare t\u00eb regjistrimit n\u00eb qytez\u00ebn Frosinone, 126 kilometra n\u00eb jug t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Italis\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumente t\u00eb kompanis\u00eb tregojn\u00eb se FCL Ambiente \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 99 p\u00ebr qind n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Finanzaria Centro Lazio nd\u00ebrsa 1 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Italia Consulting. Q\u00eb t\u00eb dyja firmat jan\u00eb 100 p\u00ebr qind n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Ferazzoli S.P.A.<\/p>\n<p>Massimiliano Ferazzoli, i regjistruar si avokati i Drisla DOO n\u00eb faqen e internetit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie, ka n\u00ebn pron\u00ebsi 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb Ferazzoli S.P.A nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij, Giovanna Mirra, ka 20 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ferazzoli S.P.A gjendet n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka n\u00eb krah dy rreshta me nj\u00ebsi industriale pran\u00eb nj\u00eb grope gjigante mbetjesh toksike n\u00eb fund t\u00eb Via Armando Vona. Prostitutat ecin p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Kur reporter\u00ebt e BIRN vizituan nj\u00eb t\u00eb enjte pasdreke n\u00ebntorin e kaluar k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, zyra dukej n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e braktisur me vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb oborr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pun\u00ebtor tha se \u201cbosi\u201d nuk qe aty por premtoi se do t\u2019ia kaloj\u00eb pyetjet tona. Ne nuk mor\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Ferazzoli, bashk\u00ebshortja e tij apo nga ndokush tjet\u00ebr nga kompania pavar\u00ebsisht se telefonuam shum\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pak gj\u00ebra dihen p\u00ebr ndonj\u00eb nga kompanit\u00eb. Faqja e internetit e FCL Ambiente ka vet\u00ebm nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr mbi pun\u00ebn e saj n\u00eb landfillin Drisla nd\u00ebrsa faqja e internetit t\u00eb Ferrazzoli Spa \u00ebsht\u00eb \u2018n\u00eb nd\u00ebrtim\u2019.<\/p>\n<p>Kompania simot\u00ebr Finanziaria Centro Lazio, nj\u00eb kompani financiare \u201ce specializuar n\u00eb p\u00ebrqendrimin dhe strukturimin e burimeve financiare\u201d, ofron ak m\u00eb shum\u00eb detaje me nj\u00eb list\u00eb projektesh ku nuk p\u00ebrfshihet landfilli Drisla si dhe nj\u00eb list\u00eb punonj\u00ebsish, por jep shum\u00eb pak detaje.<\/p>\n<p>Ferazzoli dhe v\u00ebllai i tij Domenico jan\u00eb relativisht t\u00eb panjohur, por q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb aktualisht figura ky\u00e7e te Drisla Doo. Kolegu i tyre menaxher, Giuliano Mari, ka patur detyra t\u00eb ndryshme drejtuese n\u00eb shum\u00eb firma t\u00eb m\u00ebdha italiane por asnj\u00ebra prej tyre nuk duket se ka lidhje me menaxhimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb provave se FCL Ambiente \u00ebsht\u00eb kualifikuar si\u00e7 duhet n\u00eb tenderin p\u00ebr landfillin, BIRN pyeti Qytetin e Shkupit n\u00ebse mund t\u00eb kishte jet\u00ebshkrimet. Autoritetet e Shkupit refuzuan dhe FCL Ambiente nuk iu p\u00ebrgjigj emaileve.<\/p>\n<p>BIRN vizitoi edhe zyrat e regjistrimit t\u00eb Finanziaria Centro Lazio, t\u00eb cilat gjenden n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb modeste me apartamente n\u00eb Rom\u00eb ku nuk gjendet ndonj\u00eb tabel\u00eb me emrin e firm\u00ebs megjith\u00ebse aty jan\u00eb vendosur logot e gjasht\u00eb kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmendjen e Finanziaria Centro Lazio, nj\u00eb roje na d\u00ebrgon te kati i dyt\u00eb ku s\u00ebrish nuk ka tabel\u00eb t\u00eb firm\u00ebs. Nj\u00eb burr\u00eb nga nj\u00eb kompani tjet\u00ebr hapi der\u00ebn e apartamentit dhe ftoi BIRN t\u00eb flas\u00eb me nj\u00eb grua tjet\u00ebr, e cila tha se punon p\u00ebr Finanziaria Centro Lazio.<\/p>\n<p>Ajo premtoi se do t\u00eb kontaktoj\u00eb bosin e vet dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb atij t\u00eb na takoj\u00eb ne nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, por ne nuk mor\u00ebm p\u00ebrgjigje pas k\u00ebsaj pavar\u00ebsisht se b\u00ebm\u00eb shum\u00eb telefonata.<\/p>\n<p><strong>Mali i plehrave t\u00eb Italis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Italia ka vuajtur prejs humb dekadash me plehrat e veta \u2013 groposja ilegale \u00ebsht\u00eb e zakonshme dhe infiltrimi i mafias n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri \u00ebsht\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrhapur. Plehrat shpesh mbeten t\u00eb pahequra nga rrug\u00ebt e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb landfill pran\u00eb zyrave qendrore t\u00eb Ferazzoli S.P.A ka 625 mij\u00eb ton\u00eb mbetje toksike. Nj\u00eb tender pritet t\u00eb zhvillohet p\u00ebr ta menaxhuar k\u00ebt\u00eb mbetje si\u00e7 duhet por kryebashkiaku Nicola Ottaviani thot\u00eb se mund t\u00eb nevojiten 100 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb zhvendosur p\u00ebr p\u00ebrpunim vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e k\u00ebtyre plehrave n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt n\u00eb Rom\u00eb s\u00eb fundmi hap\u00ebn nj\u00eb hetim mbi menaxhimin mafioz t\u00eb mbetjeve toksike n\u00eb Frosinone, pran\u00eb Latin\u00ebs, pas deklasifikimit t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb nj\u00eb ish bosi t\u00eb mafias napolitane, Carmine Schiavone, i cili tha se p\u00ebr 20 vjet ata pat\u00ebn groposur mbetje toksike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN nuk ka prova t\u00eb sugjeroj\u00eb se ka ndonj\u00eb lidhje mes Ferazzoli S.P.A, aktivitetit t\u00eb mafias apo mbetjeve toksike t\u00eb groposura pak metra nga zyrat e saj qendrore.<\/p>\n<p>Gjithsesi, BIRN ka zbuluar prova se FCL Ambiente sakaq po ofron landfillin Drisla si nj\u00eb vend groposjeje p\u00ebr plehrat e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb siguruara nga BIRN, FCL Ambiente \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dhjet\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb po garon p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb nga provinca italiane Imperia, q\u00eb gjendet pran\u00eb kufirit me Franc\u00ebn dhe 20 kilometra larg Monakos.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrzgjidhet, deri n\u00eb 106 mij\u00eb ton\u00eb plehra n\u00eb vit mund t\u00eb transportohen p\u00ebr n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Mes firmave q\u00eb sakaq po punojn\u00eb me FCL Ambiente \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani me baz\u00eb n\u00eb Monako q\u00eb merret me transport, Marine Gasoli Montecarlo. Asgj\u00eb nuk dihet p\u00ebr ndonj\u00eb rol ekzakt t\u00eb MGM n\u00eb projektin Drisla dhe firma nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb acaruara me Gjermanin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si u dha kontrata dhe k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr nj\u00eb seri t\u00eb dyt\u00eb procesesh gjyq\u00ebsore nga kompania gjermane Scholz AG ka vendosur autoritetet e Gjermanis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr ambasad\u00ebn e Gjermanis\u00eb n\u00eb Shkup i tha BIRN se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb sjell\u00eb \u201cd\u00ebmtim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike, p\u00ebr shkak se ky rast mbart nj\u00eb mesazh pasigurish ligjore p\u00ebr investitor\u00ebt potencial\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve politike mes dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur Gjermania [n\u00eb Maqedoni] n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit ekonomik, ka probleme edhe n\u00eb energji dhe arsim.\u201d<\/p>\n<p>Slagjana Taseva, presidente e Transparency International m\u00eb Maqedoni dhe ish-presidente e Komisionit Anti-Korrupsion, tha se provat e zbuluara nga BIRN demonstrojn\u00eb se pse investitor\u00ebt cil\u00ebsor\u00eb nuk vijn\u00eb n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Ajo tha: \u201cPasiguria n\u00eb vendimet juridike dhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb ligjeve konsiderohen si nj\u00eb nga pengesat kryesore t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte.\u201d<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski e lavd\u00ebroi marr\u00ebveshjen me Drisla si \u201ckontrata e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb q\u00eb un\u00eb firmos me krenari\u201d gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb firmosjes.<\/p>\n<p>Por pa investime, nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb dhe me landfillin q\u00eb po p\u00ebrflitet si destinacion p\u00ebr plehrat e Italis\u00eb, duket se ka pak gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019u krenuar deri tani.<\/p>\n<p>Autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij shkrimi iu akorduan financim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull si pjes\u00eb e Shkoll\u00ebs Verore p\u00ebr Raportim Investigativ 2013 t\u00eb <a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/skopje-landfill-tender-winner-no-experience-no-investment\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN.\u00a0<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Saska Cvetkovska, Vlado Apostolov, Nela Lazarevic Maqedonia po p\u00ebrballet me nj\u00eb detyr\u00eb herkuliane: modernizimi me standardet e BE-s\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej landfilleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs. I gjendur n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit Shkup, landfilli Drisla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem mjedisor dhe pran\u00eb tij lumenjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb zinj nd\u00ebrsa mbetjet nga malet e plehrave hidhen n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,2392,1427,2393,2394],"tags":[980,2395,2196,1288,1362,883,1613,2368,1142,2209,1279,852,870,1026,968,2299,1538,872,873,2019,2218,2220,1155,1311,2295,1780,885,2052,2396,149,1584,1708,2397,1853,2398,2399,2232,1623,2400],"fifu_image_alt":"Menaxheri i landfillit t\u00eb Shkupit: as eksperienc\u00eb dhe as investime","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80015"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80015"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80016,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80015\/revisions\/80016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}