{"id":80019,"date":"2020-09-28T17:14:54","date_gmt":"2020-09-28T15:14:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pa-gare-dhe-pa-zgjidhje-tarifa-e-inceneratorit-te-sharres-rrezikon-ta-falimentoje-durresin\/2020\/09\/28\/"},"modified":"2026-04-24T10:55:58","modified_gmt":"2026-04-24T08:55:58","slug":"pa-gare-dhe-pa-zgjidhje-tarifa-e-inceneratorit-te-sharres-rrezikon-ta-falimentoje-durresin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pa-gare-dhe-pa-zgjidhje-tarifa-e-inceneratorit-te-sharres-rrezikon-ta-falimentoje-durresin\/2020\/09\/28\/","title":{"rendered":"Pa gar\u00eb dhe pa zgjidhje: Tarifa e inceneratorit t\u00eb Sharr\u00ebs rrezikon ta \u2018falimentoj\u00eb\u2019 Durr\u00ebsin"},"content":{"rendered":"<p>Tre jav\u00eb pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit &#8211; kur Durr\u00ebsi ishte ende nj\u00eb qytet \u2018fantazm\u00eb\u2019, kryeministri Edi Rama firmosi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komitetit Nd\u00ebrministror t\u00eb Emergjencave Civile nj\u00eb vendim p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve t\u00eb krijuara nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Vendimi i kryeministrit i hapi rrug\u00ebn nj\u00eb tenderi pa gar\u00eb me vler\u00eb 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb [15 milion\u00eb euro] p\u00ebr inkapsulimin dhe rijet\u00ebzimin e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano \u2013 i cili po hetohet p\u00ebr korrupsion nga SPAK.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb efekt zinxhir, mbyllja e Porto-Romanos e la gjithashtu Durr\u00ebsin pa venddepozitim mbetjesh dhe e futi bashkin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u2018emergjence mjedisore\u2019, duke e detyruar at\u00eb q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr depozitimin e mbetjeve me koncesionarin e Zon\u00ebs s\u00eb Trajtimit t\u00eb Mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 kompanin\u00eb \u2018Integrated Energy B.V SPV\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive n\u00eb qershor, kryeministri Edi Rama tha procesi i tranzitimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Durr\u00ebsit drejt Tiran\u00ebs po asistohej nga agjencia p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cNa u desh q\u00eb t\u00eb rrisnim presionin mbi bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme,\u201d tha Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, depozitimi i mbetjeve t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Sharr\u00eb nuk sjell kosto shtes\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb koncesionare, e cila po paguhet nga taksapaguesit p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e inceneratorit p\u00ebr 30 vitet e ardhshme \u2013madje mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrftime shtes\u00eb nga shitja e skrapit dhe e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dokumentet zyrtare t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se pas mbylljes s\u00eb venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano &#8211; bashkis\u00eb s\u00eb rr\u00ebnuar nga t\u00ebrmeti po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u2019i imponojn\u00eb her\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime ligjore dhe her\u00eb me premtime p\u00ebr kompensim t\u00eb kostove, nj\u00eb tarif\u00eb p\u00ebr trajtimin e mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb s\u00eb paku me 24 euro p\u00ebr ton.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me kostot e transportit, kjo tarif\u00eb nd\u00ebshkuese do t\u2019i sillte bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit \u00e7do vit \u00a0miliona euro kosto shtes\u00eb p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve urbane \u2013 para q\u00eb arka e qytetit bregdetar nuk i ka. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania e mbetjeve t\u00eb Sharr\u00ebs pritet t\u00eb fitoj\u00eb miliona euro shtes\u00eb nga taksapaguesit.<\/p>\n<p>\u201cDurr\u00ebsin e merr me nj\u00eb kosto t\u00eb majme, pa tender dhe pa konkurrim, asnj\u00eb vendim se mbi \u00e7far\u00eb treguesish jan\u00eb fiksuar kostot,\u201d i tha BIRN ekonomisti Zef Pre\u00e7i. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendimmarrje e q\u00ebllimshme q\u00eb \u00e7on n\u00eb favorizime korruptive,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga BIRN, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetjeve, AKUM dhe Ministria Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs, MEI, than\u00eb se t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve bien mbi pushtetin vendor.<\/p>\n<p>\u201cAKUM nuk ka tag\u00ebr ligjor t\u00eb detyroj\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs apo qoft\u00eb ndonj\u00eb institucion tjet\u00ebr n\u00eb nivel vendor apo qendror,\u201d tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim Agjencia.<\/p>\n<p>MEI mohoi t\u00eb kishte ndonj\u00eb rol n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje kontraktore midis bashkis\u00eb dhe inceneratorit t\u00eb Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb lidhur me negocime me koncesionarin p\u00ebr sh\u00ebrbime, apo tarifa q\u00eb mund t\u00eb vendosen nga ky i fundit, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, referuar dhe fush\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, referuar dhe institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes s\u00eb q\u00ebndrueshme, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb,\u201d tha MEI.<\/p>\n<p><strong>Presioni p\u00ebr mbylljen e Porto Romanos<\/strong><\/p>\n<p>Emergjenca mjedisore e mbetjeve n\u00eb Durr\u00ebs shp\u00ebrtheu n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor, kur vendi ishte izoluar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit dhe kazan\u00ebt e mbetjeve t\u00eb qytetit bregdetar filluan t\u00eb tejmbusheshin me plehra, q\u00eb p\u00ebr gati nj\u00eb jav\u00eb nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn nga dy nd\u00ebrmarrjet publike t\u00eb grumbullimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Situata ishte paralajm\u00ebruar zyrtarisht n\u00eb korrik 2018, kur K\u00ebshilli Bashkiak i Durr\u00ebsit i kishte k\u00ebrkuar Komitetit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve shpalljen emergjenc\u00ebs mjedisore, duke e autorizuar ish-kryetarin e bashkis\u00eb, Vangjush Dako t\u00eb bashk\u00ebpunonte me koncesionarin e landfillit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje efikase p\u00ebr depozitimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Sipas AKUM, ky vendim i marr\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak i Durr\u00ebsit ka qen\u00eb dhe pik\u00ebnisja fillestare e projektit p\u00ebr rehabilitimin e vendgrumbullimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>\u201cRehabilitimi i VGM Porto-Romano \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i\u00a0 inicuar nga Bashkia Durr\u00ebs me vendim t\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak Durr\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shpalljes s\u00eb emergjenc\u00ebs mjedisore,\u201d tha AKUM.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb t\u00eb 3 pikat e tij qart\u00ebsohet pozicionimi dhe roli i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, bazuar tagrin dhe kompetencat q\u00eb i jep kuadri ligjor: si p\u00ebr shpalljen e emergjenc\u00ebs mjedisore n\u00eb VGM e Porto-Romanos, si p\u00ebr gjetjen e venddepozitimit alternativ dhe po ashtu autorizimi q\u00eb i jepet Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb , nga K\u00ebshilli Bashkiak Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb negociata me koncesionarin e Tiran\u00ebs,\u201d shtoi agjencia p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e mbetjeve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb korrikut 2018, ish-kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako mohoi q\u00eb q\u00ebllimi i tij ka qen\u00eb d\u00ebrgimi i mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb, apo n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb landfilli t\u00eb nd\u00ebrtuar me koncesion. Dako i tha BIRN se kjo ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje e sforcuar.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi pasur nj\u00eb projekt p\u00ebr landfillin n\u00eb Manz\u00eb,\u201d tha ai. \u201cNe nuk donim ta b\u00ebnim landfillin me privatin me PPP, donim t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb landfill t\u00eb bashkis\u00eb,\u201d shtoi Dako.<\/p>\n<p>Gati nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, AKUM mbajti nj\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit Teknik me q\u00ebllim mbylljen e venddepozimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Porto Romanos \u2013 i cili nuk i plot\u00ebsonte kushtet mjedisore.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 qershor 2019, n\u00eb mbledhjen e realizuar n\u00eb AKUM, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bashkis\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njohur me projektin teknik p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfituesit fundor. Sipas AKUM, miratimi i projektit teknik e implikonte bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb 16 tetor 2019, AKUM hapi nj\u00eb tender me fond limit 1.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Eko Parku, por e anuloi at\u00eb 3 dit\u00eb p\u00ebrpara hapjes s\u00eb ofertave m\u00eb 6 dhjetor.<\/p>\n<p>Tenderi u rihap me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pas vendimit t\u00eb kryeministrit Rama me 16 dhjetor 2019, p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve t\u00eb krijuara nga t\u00ebrmeti dhe 11 dit\u00eb m\u00eb pas &#8211; pasi AKUM negocioi me 4 kompani, shpalli fituese bashkimin e operator\u00ebve De Mare Srl &amp; dhe Victoria Invest International.<\/p>\n<p>Ky tender po hetohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, e cila ka regjistruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr veprat e \u201cShkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tender\u201d dhe \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 janar 2020, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, KKT miratoi lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr projektin e \u00a0rijet\u00ebzimit t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano. M\u00eb 10 janar, AKUM i kishte k\u00ebrkuar bashkis\u00eb Durr\u00ebs gjetjen e nj\u00eb vendi alternativ p\u00ebr depozitimin e mbetjeve, nd\u00ebrsa m\u00eb 20 prill urdh\u00ebroi mbylljen e venddepozitimit \u2013 tashm\u00eb t\u00eb tenderuar.<\/p>\n<p>Bashkia e Durr\u00ebsit iu p\u00ebrgjigj AKUM-it se nuk kishte mund\u00ebsi financiare dhe burime njer\u00ebzore p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano, pasi gjendja e saj financiare ishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga t\u00ebrmetet e shtatorit dhe n\u00ebntorit 2019, por edhe nga fatkeq\u00ebsia natyrore e krijuar nga COVID-19, t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar nj\u00eb grop\u00eb n\u00eb buxhetin e a bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkia e Durr\u00ebsit ishte p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr mbulimin e kostove t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve edhe p\u00ebrpara goditjes nga krizat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme.<\/p>\n<p>Fondi i menaxhimit t\u00eb mbetjeve kap nj\u00eb vler\u00eb prej 378 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb 2020 \u2013ose 13% t\u00eb buxhetit prej 2.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa tarifa e pastrimit mbulon vet\u00ebm 68% t\u00eb kostove.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb politikat e bashkis\u00eb Durr\u00ebs nuk parashikohet n\u00eb 5 vjet nj\u00eb rritje e tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit dhe mbledhjes s\u00eb mbeturinave, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb situatave t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb krijuara nga t\u00ebrmeti i shtatorit dhe i n\u00ebntorit, por edhe nga fatkeq\u00ebsia natyrore e krijuar nga COVID-19, t\u00eb cilat kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb impakt shum\u00eb negativ n\u00eb buxhetin e a bashkis\u00eb,\u201d argumentoi bashkia e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Por m\u00eb 15 maj, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb e paralajm\u00ebron kryetaren e bashkis\u00eb Durr\u00ebs se n\u00eb qoft\u00ebse nuk e ndalonte depozitim e mbetjeve n\u00eb Porto Romano, do kishte pasoja ligjore.<\/p>\n<p>\u201cJu rikujtojm\u00eb se vazhdimi i depozitimit t\u00eb mbetjeve nga ana e bashkis\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb Porto Romano \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm,\u201d shkruan MEI.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Durr\u00ebs duhet t\u00eb marr\u00eb masa menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve alternative p\u00ebr depozitimin\u00a0 e mbetjeve t\u00eb ngurta dhe pezullimin e depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb kantierin e nd\u00ebrtimit,\u201d shtoi MEI, nd\u00ebrsa theksoi se ndryshe AKUM do ta padiste, duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblimin e d\u00ebmit financiar.<\/p>\n<p>Sipas Ornela Liperit, kryeredaktore e revist\u00ebs ekonomike Monitor, mbyllja e venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos ka qen\u00eb nj\u00eb vendim i pastudiuar dhe me kosto t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e qytetit bregdetar.<\/p>\n<p>\u201cRasti i Durr\u00ebsit ishte nj\u00eb skandal i v\u00ebrtet\u00eb, sepse u mbyll fusha e depozitimit n\u00eb Porto Romano, pa u zgjidhur se ku do \u00e7oheshin mbetjet dhe burimet zyrtare nga bashkia e Durr\u00ebsit than\u00eb se po negociohej dhe i duheshin 3 deri ne 4 milion\u00eb euro n\u00eb vit q\u00eb t\u00eb transportohen n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr,\u201d tha Liperi.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka munguar nj\u00eb llogari kosto p\u00ebrfitimi, q\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse shteti do ta b\u00ebnte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj sh\u00ebrbimi,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Sharra, alternativa e vetme<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vendgrumbullimit t\u00eb Porto Romanos, n\u00eb territorin e bashkis\u00eb Durr\u00ebs ndodhen edhe tre vendgrumbullime t\u00eb tjera mbetjesh \u2013n\u00eb Vadardh\u00eb, Fush\u00eb Biz\u00eb dhe Gryk\u00eb Minier\u00eb Manz\u00eb, q\u00eb dikur i p\u00ebrkisnin ish-komunave t\u00eb p\u00ebrthithura n\u00eb bashkin\u00eb Durr\u00ebs pas reform\u00ebs territoriale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe k\u00ebto 3 vendgrumbullime mbetjesh\u00a0 jan\u00eb parashikuar t\u00eb mbyllen, pasi nuk kan\u00eb kapacitete dhe kushte teknike p\u00ebr t\u00eb kryer aktivitet bazuar n\u00eb kriteret ligjore dhe teknike t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb depozituar mbetje n\u00eb vendgrumbullimit e Vadardh\u00ebs n\u00eb Sukth dhe Gryk\u00eb Minier\u00eb Manz\u00eb has\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb qershorit n\u00eb protestat e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebsive administrative.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb informacion d\u00ebrguar kryetares s\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb 5 qershor,\u00a0 Nd\u00ebrmarrja e Sh\u00ebrbimeve Komunale k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb asistohet nga Policia e Shtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mundur depozitimin e mbetjeve t\u00eb qytetit n\u00eb vendgrumbullimet e ish-komunave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb nd\u00ebrhyrjen tuaj p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si dhe aktivizimin e forcave t\u00eb rendit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur procesin e depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi,\u201d shkruan Shp\u00ebtim Hidri, drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Komunale.<\/p>\n<p>\u201cQyteti i Durr\u00ebsit nuk po pastrohet prej dit\u00ebsh, duke krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, e cila mund t\u00eb agravoj\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb kolaps total n\u00eb evadimin e mbetjeve,\u201d e paralajm\u00ebroi ai kryetaren e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor, bashkia e Durr\u00ebsit ngriti nj\u00eb grup t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pune me AKUM,\u00a0 p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje emergjente p\u00ebr mbetjet urbane n\u00eb Durr\u00ebs, ku u diskutuan opsionet e bashkis\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u2019i depozituar mbetjet urbane jasht\u00eb territorit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs, ekspert\u00ebt e AKUM, duke u bazuar edhe n\u00eb masterplanin komb\u00ebtar t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve, i rekomanduan bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb negociata me koncesionarin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Si destinacion p\u00ebrfundimtar i trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan p\u00ebr zon\u00ebn Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar inceneratori \u2013me periudh\u00eb nd\u00ebrtimi dhe planifikimi 2018-2023. Bashkit\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdorin impiantin e incenerimit do t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb hyr\u00ebse prej 29 eurosh p\u00ebr ton mbetjesh, pa p\u00ebrfshir\u00eb koston e transportit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje n\u00ebse mbetjet e bashkis\u00eb duhej t\u00eb depozitohen \u00a0domosdoshm\u00ebrish n\u00eb Sharr\u00eb, duke theksuar se masterplani komb\u00ebtar e lejonte qarkun e Durr\u00ebsit t\u00eb ekzistonte si zon\u00eb m\u00eb vete mbetjesh.<\/p>\n<p><strong>\u2018Pa zgjidhje\u2019 <\/strong><\/p>\n<p>Mbyllja e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano dhe r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave si pasoj\u00eb e t\u00ebrmetit dhe pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, e kan\u00eb vendosur bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit mes dy zjarresh.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 qershor, bashkia e Durr\u00ebsit i k\u00ebrkon Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb mb\u00ebshtetje financiare n\u00eb lidhje me zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb krijuar p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, pas mbylljes s\u00eb venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Durr\u00ebs ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pa zgjidhje,\u201d thuhet n\u00eb shkres\u00ebn q\u00eb bashkia Durr\u00ebs i ka drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI drejtohemi institucionit tuaj p\u00ebr t\u00eb na mbuluar vler\u00ebn e financimit minimumi p\u00ebr 5 vitet e ardhshme, deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemit,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Sipas bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, sasia e mbetjeve q\u00eb evadohet \u00e7do dit\u00eb nga qyteti \u00ebsht\u00eb 206 ton ose 75,500 ton n\u00eb vit. Ajo p\u00ebrllogarit se vet\u00ebm p\u00ebr evadimin e mbetjeve drejt landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs p\u00ebr 6 mujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2020, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto shtes\u00eb prej 1.36 milion\u00eb eurosh p\u00ebr nj\u00eb sasi mbetjesh t\u00eb barabart\u00eb me 40 mij\u00eb ton.<\/p>\n<p>P\u00ebr 5 vitet n\u00eb vazhdim, Durr\u00ebsi parashikon se evadimi i mbetjeve drejt Sharr\u00ebs do t\u2019i kushtoj\u00eb 2.56 milion\u00eb euro n\u00eb vit ose 14.195 milion\u00eb euro n\u00eb 5 vite.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtyre kostove do t\u2019u shtohet edhe tarifa e depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb prej 29 euro\/ton, bashkia e Durr\u00ebsit duhet t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7do vit rreth 4.75 milion\u00eb euro p\u00ebr transportin dhe incenerimin e mbetjeve urbane -t\u00eb cilat do t\u2019i shtohen shpenzimeve aktuale prej 387 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr dy nd\u00ebrmarrjet e sh\u00ebrbimeve komunale t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-kryebashkiaku Dako i tha BIRN se tarifa e ofruar nga inceneratori i Sharr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb pa gar\u00eb. Se nuk ka gar\u00eb, si 29 euro apo 59 euro, nuk ka gar\u00eb,\u201d tha Dako p\u00ebr koston e incenerimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb.\u00a0\u00a0 \u201cKjo e falimenton bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Transporti dhe incenerimi i mbetjeve nga Durr\u00ebsi n\u00eb Sharr\u00eb e transformon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb buxhetit t\u00eb qytetit, duke l\u00ebn\u00eb pas shpenzimet p\u00ebr rrug\u00ebt urbane dhe rurale apo p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb barr\u00eb financiare, Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb ka premtuar se do t\u00eb avancoj\u00eb transfert\u00ebn e pakusht\u00ebzuar p\u00ebr vitin 2020, p\u00ebrmes nj\u00eb letre t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit m\u00eb 8 qershor.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Financave do t\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr mbulimin me fonde shtes\u00eb t\u00eb efektit financiar t\u00eb krijuar n\u00eb bashkin\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr trajtimin e mbetjeve n\u00eb vitin 2020,\u201d thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, MFE i k\u00ebrkoi bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjedhje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr venddepozitimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb zgjidhjen teknike p\u00ebrfundimtare, bashkia duhet t\u00eb p\u00ebrllogaris\u00eb efektin financiar me q\u00ebllim zgjidhjen e k\u00ebsaj problematike p\u00ebr vitin 2020, si dhe t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur efektin financiar p\u00ebr buxhetin e vitit 2021 e n\u00eb vazhdim,\u201d shtoi Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Negociatat me koncesionarin <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 11 qershor, K\u00ebshilli Bashkiak i Durr\u00ebsit miratoi nj\u00eb propozim p\u00ebr shpalljen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb emergjenc\u00ebs mjedisore n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb mbetjeve, p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb venddepozitimit t\u00eb Porto-Romanos.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kryetarja n\u00eb detyr\u00eb e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Emiriana Sako, i d\u00ebrgoi kompanis\u00eb koncesionare \u201cIntegrated Energy B.V SPV\u201d, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shprehje interesi p\u00ebr tarif\u00ebn e depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, i njohur ndryshe si Zona e Depozitimit t\u00eb Mbetjeve Tiran\u00eb. Ajo i k\u00ebrkoi kompanis\u00eb q\u00eb t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb akt-marr\u00ebveshje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihen me kushtet dhe detyrimet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d i kthen p\u00ebrgjigje bashkis\u00eb Durr\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb me dije se tarifa e depozitimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr bashkin\u00eb Durr\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb 24 euro p\u00ebr ton p\u00ebr periudh\u00ebn e emergjenc\u00ebs s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore t\u00eb shkaktuar nga t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2020. Bashkangjitur k\u00ebsaj shkrese, \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d i d\u00ebrgon bashkis\u00eb Durr\u00ebs akt-marr\u00ebveshjen mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 korrik, \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d i shkruan s\u00ebrish bashkis\u00eb Durr\u00ebs, duke e njoftuar se pas bisedimeve dhe dakord\u00ebsis\u00eb me \u201cinstancat kompetente\u201d, mbetjet nga pastrimi i bashkis\u00eb Durr\u00ebs do t\u00eb pranohen pa pages\u00eb deri me 15 shtator, pra me tarif\u00eb zero.<\/p>\n<p>Inceneratori i Tiran\u00ebs po nd\u00ebrtohet me nj\u00eb partneritet publik privat, ku taksapaguesi paguan koston e nd\u00ebrtimit dhe operimit n\u00ebp\u00ebrmjet tarif\u00ebs s\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve, p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb n\u00eb 30 vjet kap vler\u00ebn 339,7 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, koncesionari parashikon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe 210 milion\u00eb euro nga shitja e skrapit dhe e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb me \u00e7far\u00eb analize kostoje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar tarifa e \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d p\u00ebr Durr\u00ebsin &#8211; qoft\u00eb ajo e p\u00ebrkohshmja prej 24 eurosh apo tarifa zyrtare prej 29 euro p\u00ebr ton. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kompania pritet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb t\u00eb ardhura shtes\u00eb nga skrapi dhe djegia e mbetjeve t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr energji elektrike.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Durr\u00ebsi prodhon 75,500 ton mbetje n\u00eb vit, p\u00ebrfitimet e \u201cIntegrated Energy\u201d nga shitja e skrapit llogaritet t\u00eb kapin nj\u00eb vler\u00eb prej 1.88 milion\u00eb euro n\u00eb vit, ose 56.4 milion\u00eb euro gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb koncesionit. N\u00ebse do t\u00eb paguhet dhe tarifa prej 29 p\u00ebr ton, kompania koncesionare p\u00ebrfiton edhe 65.7 milion\u00eb euro t\u00eb tjera, p\u00ebr nj\u00eb total pre 122 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompania \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment mbi kostot dhe p\u00ebrfitimet nga depozitimi i mbetjeve t\u00eb bashkis\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se qyteti bregdetar, me iniciativ\u00eb t\u00eb pushtetit qendror, vazhdonte t\u2019i depozitonte \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme pa pages\u00eb\u201d n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, deri n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Se sa do t\u00eb zgjas\u00eb nd\u00ebrhyrja \u2018misterioze\u201d e pushtetit qendror p\u00ebr depozitimin \u2018falas\u2019 t\u00eb mbetjeve t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Sharr\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb. Megjithat\u00eb, kur \u2018dreka falas\u2019 nga koncesionari t\u00eb mbaroj\u00eb, kostot q\u00eb do t\u00eb paguhen nga qyteti i Durr\u00ebsit mund t\u00eb jen\u00eb po aq shkat\u00ebrrimtare sa t\u00ebrmeti.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre jav\u00eb pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit &#8211; kur Durr\u00ebsi ishte ende nj\u00eb qytet \u2018fantazm\u00eb\u2019, kryeministri Edi Rama firmosi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komitetit Nd\u00ebrministror t\u00eb Emergjencave Civile nj\u00eb vendim p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve t\u00eb krijuara nga t\u00ebrmeti. Vendimi i kryeministrit i hapi rrug\u00ebn nj\u00eb tenderi pa gar\u00eb me vler\u00eb 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb [15 milion\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":80020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,1473,829,415,1427,473],"tags":[980,1540,2006,1288,1431,1432,1435,883,1474,1475,1438,1137,1625,1476,348,1140,1477,1440,1410,1613,2142,946,2369,1444,1445,1446,1478,1479,2405,2406,1123,1480,1481,872,1602,1482,1152,873,1155,1635,2295,1452,1364,1230,1483,2407,952,885,1608,1664,1162,1456,1457,855,149,358,956,258,1484,1584,1459,1485,1367,1544,1461,879,1545,325,1623,391,1462,1237,804,223,1463,2281],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/120194864_1715974091888641_610377903590374941_n.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Jurgena Tahiri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80019"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80021,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80019\/revisions\/80021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}