{"id":80022,"date":"2020-07-09T16:38:26","date_gmt":"2020-07-09T14:38:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tradhtaret-e-luftes-kunder-covid-19-oficeret-e-policise-nen-akuze-per-korrupsion\/2020\/07\/09\/"},"modified":"2020-07-09T16:38:26","modified_gmt":"2020-07-09T14:38:26","slug":"tradhtaret-e-luftes-kunder-covid-19-oficeret-e-policise-nen-akuze-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tradhtaret-e-luftes-kunder-covid-19-oficeret-e-policise-nen-akuze-per-korrupsion\/2020\/07\/09\/","title":{"rendered":"\u2018Tradhtar\u00ebt e luft\u00ebs\u201d kund\u00ebr COVID-19: Oficer\u00ebt e policis\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Ardian B. \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb dyqani t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, prej nga shet niseshte dhe pana p\u00ebr pasti\u00e7erit\u00eb si dhe furnizon furrat e buk\u00ebs me t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb dhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb. \u00a0M\u00eb 16 mars, pak dit\u00eb pasi K\u00ebshilli i Ministrave urdh\u00ebroi me akt normativ mbylljen e t\u00eb gjitha bizneseve me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb konsideroheshin si aktivitete t\u00eb domosdoshme, Ardiani u ndalua nga policia duke shp\u00ebrndar\u00eb mallin e porositur.<\/p>\n<p>Ardiani ishte i bindur se si punonj\u00ebs i \u201cvij\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, nuk kishte arsye pse t\u00eb shqet\u00ebsohej. Megjithat\u00eb, nj\u00eb oficer policie e ndaloi at\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11.00 t\u00eb drek\u00ebs dhe pas kontrollit t\u00eb dokumenteve, urdh\u00ebroi bllokimin e\u00a0 makin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e ndalimit, Ardiani kishte me vete kas\u00ebn fiskale dhe licenc\u00ebn e biznesit, por makina e tij nuk ishte regjistruar si pron\u00eb e kompanis\u00eb. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, Organi Administrativ Shtet\u00ebror, OASH, i njohur gjer\u00ebsisht si \u201cKomisioni\u201d p\u00ebr shkeljet e rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, vendosi n\u00eb zbatim t\u00eb akteve normative t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr pandemis\u00eb, t\u2019i bllokonte tregtarit kor\u00e7ar makin\u00ebn dhe t\u2019i hiqte patent\u00ebn p\u00ebr 3 vjet.<\/p>\n<p>Me makin\u00eb t\u00eb bllokuar dhe biznesin n\u00eb karantin\u00eb, Ardiani takoi nj\u00eb person t\u00eb dyshuar nga prokuroria si sekser mes oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb dhe qytetar\u00ebve me probleme.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hetimi p\u00ebr korrupsion ndaj 6 oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, \u00a0ai pagoi nj\u00eb ryshfet prej 50 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb patent\u00ebn dhe makin\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Ardiani i tha prokuror\u00ebve se ishte ndjer\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb paguante, pasi \u201cme at\u00eb mjet mbante familjen.\u201d<\/p>\n<p>Historia e Ardianit doli n\u00eb sken\u00eb m\u00eb 16 qershor, kur Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs urdh\u00ebroi pezullimin nga detyra p\u00ebr 6 oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, kryekomisarin Ervin Dervishi, n\u00ebn\/komisarin Oltion Hyka, n\u00ebn\/komisarin Edmond Terolli, komisarin Agron Hima, n\u00ebn\/komisarin Mitat Cani, n\u00ebn\/komisarin Kujtim Nuke si dhe disa qytetar\u00eb q\u00eb dyshohet se jan\u00eb implikuar n\u00eb veprat e\u00a0 \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, \u201cKorrupsionit aktiv dhe pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari publike\u201d dhe \u201cUshtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt e policis\u00eb akuzohen nga Prokuroria se abuzuan me detyr\u00ebn duke marr\u00eb ryshfet nga qytetar\u00ebt q\u00eb thyenin rregullat e l\u00ebvizjes gjat\u00eb pandemis\u00eb, falsifikuan dokumente dhe nxor\u00ebn leje preferenciale p\u00ebr shofer\u00eb, ndaj t\u00eb cil\u00ebve ishin vendosur masa bllokimi t\u00eb patentave dhe makinave bazuar n\u00eb aktin normativ t\u00eb\u00a0 15 marsit 2020 \u2013 pjes\u00eb e masave parandaluese kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>Abuzimet, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie ndodh\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur kryeministri Edi Rama i akuzonte shkel\u00ebsit e aktit normativ si \u201ctradhtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria i fali m\u00eb von\u00eb gjobat e v\u00ebna n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, por si\u00e7 del nga hetimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, dhjet\u00ebra qytetar\u00eb paguan ryshfete t\u00eb kripura p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb makinat dhe patentat e bllokuara si pjes\u00eb e masave shtr\u00ebnguese ndaj pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb transferonte \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u2019u hetuar nga Struktura e Posa\u00e7me Anti Korrupsion, SPAK, Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs vendosi pezullimin nga detyra t\u00eb 6 oficer\u00ebve t\u00eb dyshuar. Nd\u00ebrsa ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb paguan ryshfetin dhe nj\u00eb personi q\u00eb dyshohet si sekser vijon procedimi penal.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit gjyq\u00ebsor q\u00eb BIRN disponon, mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb akuzuar i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar akuzat dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullim nga detyra nga organi i akuz\u00ebs. Nd\u00ebrsa sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, kryekomisari Ervin Dervishi citohet t\u00eb ket\u00eb akuzuar prokurorin\u00eb dhe SH\u00c7BA-n\u00eb se i kishte marr\u00eb d\u00ebshmit\u00eb duke ushtruar presion dhe se d\u00ebshmitar\u00ebt \u201cishin pyetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Masat nd\u00ebshkimore krijuan terren p\u00ebr abuzime <\/strong><\/p>\n<p>Masat e ashpra ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb shkelnin kufizimin e qarkullimit gjat\u00eb muajit mars duke l\u00ebvizur me makin\u00eb pa leje, u p\u00ebrcaktuan n\u00eb nj\u00eb akt normativ t\u00eb qeveris\u00eb. Ato u frym\u00ebzuan gjithashtu nga retorika p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr virusit e kryeministrit Edi Rama, i cili urdh\u00ebroi parakalimin e blindave t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs si shfaqje e forc\u00ebs kund\u00ebr \u201cnj\u00eb tufe t\u00eb pabindurish, tradhtar\u00eb lufte\u201d.<\/p>\n<p>Hetimi i kryer nga Sh\u00ebrbimi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat dhe prokurorja e Kor\u00e7\u00ebs, Dhorina Theodhori filloi pas nj\u00eb denoncimi nga nj\u00eb oficer policie n\u00eb Komisariatin Dixhital m\u00eb 21 prill 2020, ku akuzoheshin t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendurit p\u00ebr zhbllokimin e makinave t\u00eb ndaluara sipas aktit normativ p\u00ebr masat kund\u00ebr pandemis\u00eb dhe ndryshimin e dokumenteve mbi t\u00eb cilat ishte b\u00ebr\u00eb bllokimi, si dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistem dhe dh\u00ebnie lejesh jo t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, dhjet\u00ebra qytetar\u00eb u detyruan t\u00eb paguajn\u00eb ryshfet deri n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb, pasi humb\u00ebn patentat p\u00ebr shkeljet e lidhura me aktin normativ.<\/p>\n<p>\u201cTani b\u00ebju nj\u00eb respekt k\u00ebtyre. E di vet\u00eb!\u201d, citohet n\u00ebn\/komisari Edmond Terolli n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental t\u00eb mbledhjes s\u00eb OASH n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, n\u00eb diskutim me nj\u00eb qytetar q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb komision.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrgjim mes oficerit Mitat Cani dhe nj\u00eb qytetari E.M, jan\u00eb gjetur mesazhe komprometuese t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShef me shum\u00eb zor, por jam shum\u00eb i detyruar t\u00eb ta k\u00ebrkoj at\u00eb kafen, k\u00ebta k\u00ebrkuan shum\u00eb dhe s\u2019kam nga ja mbaj, k\u00ebshtu t\u00eb lutem sa m\u00eb shpejt,\u201d citohet mesazhi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb kan\u00eb zbuluar edhe raste kur lejet, q\u00eb duhej t\u00eb ishin vet\u00ebm p\u00ebr bizneset dhe personat q\u00eb shkonin n\u00eb pun\u00eb, l\u00ebshoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb paligjshme \u2018me mesazhe\u2019 t\u00eb personave n\u00ebn hetim, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrhynin n\u00eb portalin elektronik t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh d\u00ebrguar kryekomisar Ervin Dervishit nga nj\u00eb num\u00ebr i paidentifikuar, \u00ebsht\u00eb gjetur \u00a0nj\u00eb list\u00eb me targa dhe k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>\u201cVini, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb kemi leje pa limit orari p\u00ebr makinat tona. Jan\u00eb 2 t\u00eb Luanit, dy t\u00eb miat dhe nj\u00eb e Orgestit, v\u00ebllait tim,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00ebrin nga mesazhet e gjetura nga hetimet.<\/p>\n<p>Me n\u00eb sfond k\u00ebto abuzime dhe denoncimet p\u00ebr ryshfete e leje preferenciale, qeveria u t\u00ebrhoq nga masat administrative t\u00eb marra ndaj qytetar\u00ebve m\u00eb 17 prill.<\/p>\n<p>Drejtori i Sh\u00ebrbimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave, Muhamet Rrumbullaku i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike se kishte pasur \u201cankesa t\u00eb shumta nga qytetar\u00ebt\u201d, t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb zbuluara nga prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs, por ai nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb jepte detaje mbi k\u00ebto ankesa.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej daljeve t\u00eb shpeshta n\u00eb Facebook gjat\u00eb pandemis\u00eb, kryeministri Edi Rama njoftoi se t\u00eb gjitha gjobat dhe heqjet e patentave p\u00ebr tre vjet p\u00ebr shkelje t\u00eb Aktit Normativ faleshin dhe nga ai moment gjith\u00e7ka fillonte nga zero.<\/p>\n<p>\u201cGjobat, patentat e marra p\u00ebr 3 vjet dhe makinat e bllokuara p\u00ebr shkelje gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve do t\u2019u kthehen t\u00eb nd\u00ebshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoft\u00eb jemi nj\u00eb familje e madhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme,\u201d arsyetoi kryeministri n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb shkruar n\u00eb g\u00ebrma kapitale, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb i kishte akuzuar se p\u00ebrhapeshin rrug\u00ebve \u201csi virus shoq\u00ebror, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb baza ushtarake t\u00eb armikut\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Rama njoftoi se lejet p\u00ebr t\u00eb qarkulluar n\u00eb oraret e lejuara do t\u00eb l\u00ebshoheshin direkt n\u00eb platform\u00ebn qeveritare e-Albania, p\u00ebr t\u00eb shmangur fluksin e e-maileve dhe koh\u00ebn e pritjes.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pretendoi kryeministri, hetimi i SH\u00c7BA-s\u00eb dhe i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs sugjeron se l\u00ebshimi i lejeve nga Policia e Shtetit ishte kompromentuar.<\/p>\n<p>\u201cKa nd\u00ebrhyrje n\u00eb k\u00ebto adresa e-mailesh nga persona q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb sistemet kompjuterike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit (help-desk),\u201d thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb materialin q\u00eb prokuroria i vuri n\u00eb dispozicion Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pezullimin nga detyra t\u00eb 6 oficer\u00ebve.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb zbuluar abuzime edhe p\u00ebrtej dat\u00ebs 18 prill, dit\u00ebn kur u njoftua se lejet do t\u00eb l\u00ebshoheshin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb e-Albania. Nga hetimi rezulton se pas bllokimit t\u00eb nj\u00eb autobusi t\u00eb nj\u00eb kompanie udh\u00ebtimi dhe patent\u00ebs s\u00eb shoferit q\u00eb po sillte pasagjer\u00eb nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb Majit &#8211; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kjo nuk lejohej, p\u00ebr mjetin u nxor\u00ebn leje l\u00ebvizjeje nga Policia e Shtetit pas dat\u00ebs s\u00eb bllokimit, q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb kryer zhbllokimin e tij dhe kthimin e patent\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Skema e dyshuara e korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs dhe SH\u00c7BA kan\u00eb zbuluar nj\u00eb skem\u00eb abuzimesh q\u00eb dyshohet se fillonte me mb\u00ebshtetjen e kryekomisar Ervin Dervishit, shef i Sektorit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Trafikut Urban dhe Interurban n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00eb OASH: n\u00ebnkomisar\u00ebt Agron Hima, Mitat Cani, Kujtim Nuke, Oltion Hyka dhe Oficerin e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore p\u00ebr Trafikun Rrugor pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Edmond Terolli.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vendime; i pari m\u00eb 16 qershor dhe i dyti m\u00eb 26 qershor, Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs vendosi fillimisht pezullimin e tyre nga detyra dhe m\u00eb pas transferimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr akuzat e korrupsionit pran\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Anti Korrupsion n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimet, Prokuroria thot\u00eb se ka zbuluar se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mjetesh dhe drejtuesish ishin penalizuar p\u00ebr moszbatim t\u00eb aktit normativ t\u00eb 15 marsit p\u00ebr masat kund\u00ebr COVID-19. Pasi kishin marr\u00eb d\u00ebnime maksimale, t\u00eb nd\u00ebshkuarit ishin rikthyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komision, i cili n\u00eb pak jav\u00eb kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga i pari, duke i rr\u00ebzuar masat administrative.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se vendimet e para t\u00eb OASH mund t\u00eb ankimoheshin n\u00eb gjykat\u00eb, por qytetar\u00ebt jan\u00eb rikthyer p\u00ebrpara s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs trup\u00eb administrative. Nga hetimet rezulton se n\u00eb her\u00ebn e dyt\u00eb, komisioni kishte ndryshuar arsyet se pse nd\u00ebshkoheshin shofer\u00ebt, duke hequr shkeljet e aktit normativ dhe duke vendosur gjoba p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb nxjerr\u00eb se procesverbalet e mbajtura n\u00eb OASH n\u00eb rishikim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve jan\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga aktet e konstatuara nga agjent\u00ebt e policis\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00ebse agjent\u00ebt n\u00eb terren kishin konstatuar shkelje t\u00eb aktit normativ dhe vet\u00eb OASH n\u00eb vendimin e par\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje, n\u00eb vendimin e dyt\u00eb, shkelja ishte zbutur deri n\u00eb gjoba 1 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se ka gjetur n\u00eb dosje praktika \u2018leje daljeje\u2019, t\u00eb cilat jan\u00eb l\u00ebshuara pas ndalimit nga policia t\u00eb shofer\u00ebve gjat\u00eb pandemis\u00eb. Sipas prokuroris\u00eb, disa nga k\u00ebto \u2018leje dalje\u2019 ishin fotografi nga celular\u00eb q\u00eb m\u00eb pas ishin d\u00ebrguar p\u00ebr printim dhe p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosje, edhe pse i p\u00ebrkisnin nj\u00eb kohe m\u00eb t\u00eb von\u00eb se ndalimi.<\/p>\n<p>Prokuroria po ashtu pretendon se n\u00eb dosje ishin futur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dokumente t\u00eb bizneseve e NIPT-e t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin mbiem\u00ebr, t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb t\u00eb ndaluarve, q\u00eb m\u00eb pas ishin marr\u00eb parasysh nga OSHA p\u00ebr t\u00eb anuluar masat e para.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb oficer\u00ebv\u00eb t\u00eb dyshuar dhe ata vet\u00eb i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar masat e marra p\u00ebr pezullimin nga detyra. Oficer\u00ebt kan\u00eb mohuar shkeljet dhe kan\u00eb pretenduar se nuk e dinin si kishin ndryshuar dokumentet apo rrethanat e ndalimeve.<\/p>\n<p>Kryekomisari Ervin Dervishi, i pyetur prej avokatit Elsion Sadiku gjat\u00eb mas\u00ebs s\u00eb pezullimit nga detyra, pretendon se nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi im nuk ka qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment i paligjsh\u00ebm,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dervishi pretendoi se d\u00ebshmitar\u00ebve u ishte b\u00ebr\u00eb presion nga akuza. Duke iu referuar rastit t\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb transporton udh\u00ebtar\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Greqis\u00eb, Dervishi tha se shoferit dhe pronarit u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb kishin paguar para.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokati i tij Sadiku i tha gjykat\u00ebs se nuk ishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje, as nga Dervishi dhe as nga an\u00ebtar\u00ebt e OASH. Ai tha para gjykat\u00ebs se n\u00eb kushtet e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, oficer\u00ebt kishin p\u00ebrballuar nj\u00eb fluks me 70 mij\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr leje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb urdhrat azhornoheshin \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe avokati Denis Mekollari q\u00eb mbronte oficerin Oltion Hyka pretendoi se nuk ekzistonte \u201casnj\u00eb dyshim q\u00eb (klienti i tij) ka konsumuar element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokati Nevzat Tarelli, i cili mbronte disa nga oficer\u00ebt n\u00ebn akuz\u00eb, pretendoi gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr vendosjen e transferimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr kompetenc\u00eb se ishin shkelur procedurat. Ai tha se prokuroria kishte marr\u00eb pes\u00eb dit\u00eb shtes\u00eb hetimi, por nuk kishte sjell\u00eb prova edhe pse \u00e7\u00ebshtja ishte p\u00ebr korrupsion dhe pse duhej t\u00eb transferohej n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cTa shoq\u00ebrosh me fenelina!\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 lejeve, p\u00ebrgjimet e autorizuara nga Prokuroria p\u00ebr 6 oficer\u00ebt e policis\u00eb rrugore n\u00eb qarkun Kor\u00e7\u00eb tregojn\u00eb se ata nd\u00ebrhynin vazhdimisht n\u00eb pun\u00ebn e vart\u00ebsve q\u00eb ndodheshin n\u00eb rrug\u00eb dhe se ata ishin p\u00ebrpjekur t\u00eb ndikonin hetimin, duke u m\u00ebsuar d\u00ebshmitar\u00ebve se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb deklaronin n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrgjimeve t\u00eb cituara n\u00eb hetim, Edmond Terolli duket se i b\u00ebn presion nj\u00eb agjenti q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb pa nd\u00ebshkuar nj\u00eb mik t\u00eb tij q\u00eb ishte ndaluar p\u00ebr konsum alkooli. I ndaluari q\u00eb merr Terollin n\u00eb telefon thot\u00eb se \u201cPo pi, keq\u201d, nd\u00ebrsa telefoni i kalohet nj\u00eb agjenti policie q\u00eb identifikohet si Berti.<\/p>\n<p>Terolli i thot\u00eb agjentit ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb ik\u00eb shoferin se e ka \u201cmik t\u00eb mir\u00eb\u201d. Por oficeri n\u00eb krahun tjet\u00ebr kund\u00ebrshton. \u201cE ke mik t\u00eb mir\u00eb, po s\u2019po e shikojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb o komandat,\u201d i thot\u00eb ai, duke iu referuar ndoshta gjendjes s\u00eb dehur t\u00eb shoferit.<\/p>\n<p>Terolli menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjet: \u201cSpiro me udh\u00ebheqjen jam k\u00ebtu se e di \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj apo jo\u201d dhe nj\u00eb fjali m\u00eb tutje \u201cAt\u00eb t\u00eb ma shoq\u00ebroni me fenelina ta shpini tren\u201d, duke i k\u00ebrkuar vart\u00ebsve ta nderonin shkel\u00ebsin.<\/p>\n<p>Oficeri n\u00eb krahun tjet\u00ebr fillimisht p\u00ebrgjigjet i nevrikosur. \u201cUn\u00eb po e shoq\u00ebrova, e shoq\u00ebroj me ato reskat (prangat) ore,\u201d thot\u00eb ai dhe nd\u00ebrsa Terolli zbutet, pranon ta l\u00ebr\u00eb shoferin t\u00eb ik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrje t\u00eb ngjashme b\u00ebhen edhe p\u00ebr lejet e daljeve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs. Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs megjithat\u00eb nuk duket se ka identifikuar t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion aktiv. N\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb qytetar q\u00eb k\u00ebrkon 5 leje dalje p\u00ebr pes\u00eb targa t\u00eb ndryshme, referohet si i paidentifikuar edhe pse hetuesit kan\u00eb pasur ve\u00e7 targave t\u00eb makinave t\u00eb lidhura me personin edhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij edhe numrin e telefonit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjime p\u00ebrmenden edhe drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe vet\u00eb drejtori i SH\u00c7BA, Muhamet Rrumbullaku. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimit rezulton se nj\u00eb nga t\u00eb ndaluarit ka p\u00ebrdorur emrin e nj\u00eb drejtuesi policie me t\u00eb cilin ishte komshi n\u00eb Tiran\u00eb, por hetimi nuk duket se ka gjetur n\u00ebse kishte apo jo nd\u00ebrhyrje prej k\u00ebtij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Rrumbullaku p\u00ebrmendet si personi q\u00eb kishte penguar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb bllokuar hetimin. N\u00eb 5 qershor, Dervishi regjistrohet n\u00eb p\u00ebrgjim ambiental nd\u00ebrsa shan Rrumbullakun me fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb m\u00ebparshme, ai thot\u00eb se ishte shqet\u00ebsuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVazhdon ajo, duhet t\u00eb gjejm\u00eb ato, se nuk kan\u00eb gj\u00eb konkrete, i marrin i b\u00ebjn\u00eb presion aty dhe nanji edhe thyhet. Thyhet se kan\u00eb frik\u00eb njer\u00ebzit. Jo, ideja se duhet me i taku ve\u00e7 e ve\u00e7 (d\u00ebshmitar\u00ebt) me lezet se mos ju th\u00ebrret njeri, mos ta hani presionin, se s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb, s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb dokument,\u201d citohet Dervishi duke iu referuar hetimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa sugjeron p\u00ebrgjimi, avokati i Dervishit mohoi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb kishte pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb hetim, nd\u00ebrsa e konsideroi mas\u00ebn e pezullimit t\u00eb tepruar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian B. \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb dyqani t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, prej nga shet niseshte dhe pana p\u00ebr pasti\u00e7erit\u00eb si dhe furnizon furrat e buk\u00ebs me t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb dhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb. \u00a0M\u00eb 16 mars, pak dit\u00eb pasi K\u00ebshilli i Ministrave urdh\u00ebroi me akt normativ mbylljen e t\u00eb gjitha bizneseve me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80023,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,415,473],"tags":[980,2409,867,883,1438,1137,1389,1140,2410,423,1118,2078,2411,761,851,852,2412,1178,2413,872,863,1152,2182,774,1311,1635,885,1664,1162,1783,149,778,358,1294,2414,1630,1091,325,391,804,2415],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Policia-ne-vendin-e-ngjarjes.-Foto-Jerola-Ziaj.jpg","fifu_image_alt":"Policia n\u00eb vendin e ngjarjes. Foto Jerola Ziaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80022"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80022\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}