{"id":80024,"date":"2020-05-20T19:11:57","date_gmt":"2020-05-20T17:11:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/falsifikimi-i-se-shkuares-si-deshtuan-institucionet-ne-verifikimin-e-luan-dacit\/2020\/05\/20\/"},"modified":"2026-04-24T11:37:32","modified_gmt":"2026-04-24T09:37:32","slug":"falsifikimi-i-se-shkuares-si-deshtuan-institucionet-ne-verifikimin-e-luan-dacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/falsifikimi-i-se-shkuares-si-deshtuan-institucionet-ne-verifikimin-e-luan-dacit\/2020\/05\/20\/","title":{"rendered":"Falsifikimi i s\u00eb shkuar\u00ebs: Si d\u00ebshtuan institucionet n\u00eb verifikimin e Luan Dacit"},"content":{"rendered":"<p>Tre vjet pas zgjedhjes si an\u00ebtar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00ebn akuz\u00ebn e falsifikimit t\u00eb dokumenteve gjat\u00eb aplikimit t\u00eb tij p\u00ebr postin e lart\u00eb n\u00eb sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK deklaroi se Daci kishte paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme, duke mbajtur t\u00eb fsheht\u00eb mas\u00ebn disiplinore t\u00eb \u201clargimit nga detyra\u201d n\u00eb vitin 1997 \u2013penalizim q\u00eb do t\u00eb duhej ta skualifikonte at\u00eb nga gara p\u00ebr Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Daci ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb ligj\u00ebs dhe paaft\u00ebsi n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fshehja e k\u00ebtij fakti nuk e pengoi Dacin t\u00eb kalonte filtrat e verifikimit n\u00eb vitin 2017, fillimisht n\u00eb institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit dhe m\u00eb pas n\u00eb Komisionin Ad Hoc t\u00eb ngritur n\u00eb Kuvend p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut, ndon\u00ebse nj\u00eb verifikim i till\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se zgjedhja e Luan Dacit n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret formale n\u00eb Kolegjin e Apelimit u b\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit pasi atij iu refuzua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra n\u00eb vitin 1997, i diskutuar n\u00eb nj\u00eb mbledhje me pjesmarrjen e gjer\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLD-s\u00eb, ish-presidentit Nishani dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb misionit Euralius dhe OSBE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb gjithashtu se n\u00eb vitin 2017, Daci aplikoi p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb secilin prej 3 institucioneve t\u00eb vetingut, duke zhdukur nga CV-ja e tij periudh\u00ebn e pun\u00ebs si gjyqtar n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00ebrin prej formular\u00ebve, Daci mohoi gjithashtu t\u00eb kishte qen\u00eb subjekt i ndonj\u00eb mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Gjyqtari Luan Daci refuzoi t\u00eb komentonte akuzat e ngritura nga SPAK n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN, duke th\u00ebn\u00eb se shpjegimet do t\u2019i jepte para gjykat\u00ebs kompetente. \u00a0\u201cPasi t\u00eb jem njohur me materialin, do t\u00eb jem shum\u00eb i hapur p\u00ebr gjith\u00e7ka,\u201d tha shkurtimisht ai.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment t\u00eb BIRN p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb verifikimin e s\u00eb shkuar\u00ebs profesionale t\u00eb gjyqtarit Luan Daci deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Nd\u00ebrsa Avokati i Popullit tha p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN se ligji p\u00ebrcaktonte qart\u00eb se vler\u00ebsimi b\u00ebhej mbi baz\u00ebn e dokumenteve t\u00eb paraqitur nga kandidat\u00ebt aplikues dhe se nuk i jepte t\u00eb drejt\u00ebn e kryerjes s\u00eb hetimit administrativ t\u00eb thelluar as\u00a0institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, si ushtrues par\u00ebsor i k\u00ebsaj kompetence dhe as Avokatit t\u00eb Popullit*. [Lexo p\u00ebrgjigjen e plot\u00eb t\u00eb <a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/6817\">Avokatit t\u00eb Popullit<\/a>]<\/p>\n<p>&#8220;Avokati i Popullit nuk prezumohet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve mbi karrier\u00ebn profesionale t\u00eb \u00e7do individi q\u00eb paraqet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aplikim t\u00eb caktuar, qofshin k\u00ebto edhe publike,&#8221; tha Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. &#8220;Mbi baz\u00ebn e dokumentacionit q\u00eb Avokati i Popullit ka pasur n\u00eb dispozicion n\u00eb momentin q\u00eb ka kryer vler\u00ebsimin, vijojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb plot\u00ebsuar kriteret kualifikuese t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, pavar\u00ebsisht se vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb integriteti i individ\u00ebve \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kryerjen e nj\u00eb detyre&#8230;,&#8221; shtoi Ballanca.<\/p>\n<p>Denoncuesi n\u00eb SPAK i \u201cfalsifikimit\u201d t\u00eb dyshuar t\u00eb Dacit, ish-prokurori Besnik Cani i tha BIRN se si prokuror prej 20 vitesh, kall\u00ebzimi ishte detyr\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb falsifikator nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjyqtar e aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt,\u201d tha Cani, nd\u00ebrsa shtoi se kishte besim q\u00eb hetimi i SPAK do t\u00eb dilte me sukses.<\/p>\n<p><strong>Refuzimi i Dacit n\u00eb KLD <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Luan Daci ka punuar p\u00ebr 3 vjet si n\u00ebngjyqtar dhe gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Por karriera e shkurt\u00ebr n\u00eb drejt\u00ebsi u mbyll me nj\u00eb vendim shkarkimi t\u00eb dat\u00ebs 24 dhjetor 1997 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi nuk shpjegon arsyet e procedimit disiplinor ndaj Dacit, por p\u00ebrfundimin e tij me largim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga detyra. Motivacioni \u00ebsht\u00eb \u201cshkelja e ligj\u00ebs dhe paaft\u00ebsi n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas largimit nga detyra si gjyqtar, Daci pun\u00ebsoi p\u00ebr vite me radh\u00eb si avokat. N\u00eb vitin 2016, ai aplikoi p\u00ebr t\u2019u rikthyer s\u00ebrish n\u00eb gjyq\u00ebsor p\u00ebr nj\u00ebrin nga pes\u00eb vendet vakante t\u00eb shpallura asokohe nga Gjykata e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb procesverbali t\u00eb mbledhjes s\u00eb 18 n\u00ebntorit 2016, Daci shpjegonte se kishte punuar si ndihm\u00ebs gjyqtar, gjyqtar dhe n\u00ebnkryetar deri m\u00eb 24 dhjetor 1997, kur sipas tij e larguan p\u00ebr \u201cshkaqe t\u00eb qarta politike\u201d. Daci pretendonte gjithashtu se ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e spastrimit s\u00eb bashku me 80 gjyqtar\u00eb, 300 prokuror\u00eb dhe oficer\u00eb policie q\u00eb ishin em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebto institucione pas 22 marsit t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Dacit nuk kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr KLD-n\u00eb. N\u00eb procesverbal evidentohet se ish-an\u00ebtari i KLD-s\u00eb, Gerd Hoxha i paraqiti presidentit Bujar Nishani, asokohe kryetar i KLD-s\u00eb nj\u00eb raport shqyrtimi t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Hoxha shpjegonte se ishin skualifikuar vet\u00ebm dy kandidat\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Luan Daci, pasi ndaj tij kishte nj\u00eb vendim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm shkarkimi nga detyra.<\/p>\n<p>Procesverbali tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLD-s\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshi nga misioni EURALIUS dhe OSBE.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshtimi i verifikimit <\/strong><\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr institucionet e vetingut kaluan p\u00ebrmes tre filtrave t\u00eb verifikimit, p\u00ebrpara votimit t\u00eb tyre n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit verifikoi plot\u00ebsimin e kritereve formale, duke ia kaluar m\u00eb pas list\u00ebn Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jepte rekomandime negative ose pozitive p\u00ebr kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>Filtri i tret\u00eb ishte Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, ku u ngrit\u00ebn 3 komisione Ad Hoc p\u00ebr shqyrtimin e kandidaturave dhe p\u00ebrgatitjen e list\u00ebs p\u00ebr votim. Asnj\u00ebri prej tyre nuk arriti t\u00eb verifikonte largimin nga detyra t\u00eb Luan Dacit n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se dosja e aplikimit t\u00eb kandidatit Luan Daci u dor\u00ebzua n\u00eb Kuvend m\u00eb 3 mars 2017 nga Avokati i Popullit. Sipas dokumentacionit t\u00eb aplikimit, Daci ka shprehur interes p\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Daci ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, ai ka pretenduar se ndaj tij \u201cnuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore e largimit nga puna ose ndonj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr disiplinore e cila \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi, sipas legjislacionit n\u00eb momentin e aplikimit\u201d.<\/p>\n<p>Daci ka shpjeguar gjithashtu se pas diplomimit me rezultate t\u00eb mira, ka ushtruar profesionin e avokatit. Ai nuk e ka p\u00ebrmendur periudh\u00ebn kur ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 1997. Puna si gjyqtar nuk ndodhej as n\u00eb CV-n\u00eb e dor\u00ebzuar prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb maj dhe qershor 2017, Daci kaloi edhe filtrin e fundit t\u00eb Komisionit Ad Hoc me 6 an\u00ebtar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Komisioni p\u00ebrb\u00ebhej nga deputet\u00ebt Vasilika Hysi, Eduard Halimi, Flamur Noka, Vangjel Tavo dhe Albana Vokshi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, deputeti Ervin Bushati e ka pyetur gjyqtarin Luan Daci se \u00e7far\u00eb pune kishte kryer para vitit 2000, kur kishte nisur karrier\u00ebn e avokatit. Daci \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bushati dhe kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysi kan\u00eb evidentuar faktin se kjo p\u00ebrvoj\u00eb nuk gjendej e pasqyruar n\u00eb k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara prej Dacit. Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb deputetes Hysi, Daci jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka p\u00ebrmendur largimin nga KLD, por ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb larguar me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam ikur me dor\u00ebheqeje, sepse nuk na lejuan t\u00eb regjistroheshim,\u201d ka deklaruar Daci pas pyetjeve insistuese t\u00eb Hysit se p\u00ebrse ishte larguar n\u00eb vitin 1997 nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pohimin e Dacit, nd\u00ebrsa deputeti demokrat, Flamur Noka i k\u00ebrkoi atij q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsonte CV-n\u00eb, n\u00ebse mundej dhe ta dor\u00ebzonte t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>Shkrimi u amendua m\u00eb 25 maj 2020 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe q\u00ebndrimin e Avokatit t\u00eb Popullit lidhur me verifikimin e plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve ligjore formale p\u00ebr gjyqtarin e KPA, Luan Daci.<\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre vjet pas zgjedhjes si an\u00ebtar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00ebn akuz\u00ebn e falsifikimit t\u00eb dokumenteve gjat\u00eb aplikimit t\u00eb tij p\u00ebr postin e lart\u00eb n\u00eb sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK deklaroi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80025,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,482,829,415,114],"tags":[1968,2365,2416,276,883,2417,1582,2418,2419,2336,206,761,248,851,852,107,221,1450,418,1334,278,1311,1364,671,1579,885,149,778,358,258,1590,2420,890,1533,1091,325,391,804,223,1171,420,2421],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/luan-daci.webp","fifu_image_alt":"Gjyqtari Luan Daci","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80024"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80026,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80024\/revisions\/80026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}