{"id":80027,"date":"2020-05-12T18:16:42","date_gmt":"2020-05-12T16:16:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alibia-e-paverifikuar-kapitullon-hetimet-e-dosjes-toyota-auris\/2020\/05\/12\/"},"modified":"2020-05-12T18:16:42","modified_gmt":"2020-05-12T16:16:42","slug":"alibia-e-paverifikuar-kapitullon-hetimet-e-dosjes-toyota-auris","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alibia-e-paverifikuar-kapitullon-hetimet-e-dosjes-toyota-auris\/2020\/05\/12\/","title":{"rendered":"Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes \u201cToyota Auris\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb skenar i pretenduar p\u00ebr nj\u00eb pronar gjerman t\u00eb 3.4 milion\u00eb eurove t\u00eb sekuestruara n\u00eb Durr\u00ebs dhe ambicieve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb toka n\u00eb bregdet rr\u00ebzoi hetimet e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, Belgjik\u00eb dhe Gjermani p\u00ebr rrjetin e dyshuar t\u00eb pastrimit t\u00eb parave p\u00ebrmes importit t\u00eb makinave \u201cToyota Auris\u201d \u2013pa u verifikuar as nga Prokuroria dhe as nga Gjykata.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 13 marsit 2019, nj\u00eb qytetar gjerman i quajtur Carlo Rizzatto zbriti n\u00eb aeroportin e Rinasit me nj\u00eb histori t\u00eb pabesueshme n\u00eb bagazh \u2013 ai pretendon se \u00ebsht\u00eb pronari i rreth 3.4 milion\u00eb eurove t\u00eb sekuestruara n\u00eb portin e Durr\u00ebsit dy vjet m\u00eb par\u00eb, si pjes\u00eb e dosjes hetimore t\u00eb njohur si \u201cToyota Auris\u201d.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 15 mars, 59-vje\u00e7ari nga Shtutgarti u shfaq vullnetarisht para nj\u00eb oficeri t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ai u prezantua si biznesmen i p\u00ebrpunimit t\u00eb floririt me ambicie p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb fush\u00ebn e turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rizzatto pretendoi gjithashtu se ishte burimi i shum\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb parave t\u00eb sekuestruara ndonj\u00ebher\u00eb nga policia shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto vlera monetare jan\u00eb t\u00eb ardhura q\u00eb burojn\u00eb nga ushtrimi i biznesit t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb metaleve t\u00eb \u00e7muara n\u00eb adres\u00ebn Friedrich STR, 29, Gjermani,\u201d m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Rizzatto n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij. \u00a0\u201cIa kam dh\u00ebn\u00eb cash Elvis Vladit p\u00ebr fillimin e nj\u00eb veprimtarie biznesi\u201d.<\/p>\n<p>Pas ndales\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb, Rizzatto u nis s\u00ebrish drejt Rinasit, prej nga u largua me nj\u00eb avion t\u00eb or\u00ebs 15:00 t\u00eb linj\u00ebs Austrian Airlines.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, alibia e tij p\u00ebrmbysi rrjedh\u00ebn e nj\u00ebrit prej hetimeve m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb viteve t\u00eb fundit \u2013e cila po shkon drejt gjykat\u00ebs si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebndomt\u00eb e mosdeklarimit t\u00eb vlerave monetare n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dokumenteve gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se hetimet e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, Belgjik\u00eb dhe Gjermani p\u00ebr zbulimin e rrjetit t\u00eb personave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas 3.4 milion\u00eb eurove u barazuan me zero n\u00eb gjykat\u00eb \u2013pas shfaqjes s\u00eb skenarit t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb film, q\u00eb aludonte se parat\u00eb kishin si burim nj\u00eb biznesmen gjerman dhe si destinacion, blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke n\u00eb bregdetin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij versioni, i akuzuari kryesor i \u00e7\u00ebshtjes, Elvis Vladi pranoi se kishte kryer shkelje q\u00eb nuk i deklaroi parat\u00eb n\u00eb kufi, nd\u00ebrsa shkarkoi nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb pes\u00eb t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Alibia e Vladit i ngjan qindra skenar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdoren r\u00ebndom n\u00eb gjykata p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar drejt\u00ebsis\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb gjyqtar i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e konsideroi at\u00eb t\u00eb besueshme dhe pasi rr\u00ebzoi akuzat p\u00ebr pastrim parash n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, e urdh\u00ebroi Prokurorin\u00eb q\u00eb t\u00eb faktonte pretendimet e t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se Prokuroria nuk e verifikoi alibin\u00eb, nd\u00ebrsa gjykata b\u00ebri nj\u00eb sy qorr ndaj hetimeve t\u00eb mang\u00ebta, duke legjitimuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs p\u00ebr kualifikimin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr d\u00ebshtimin e hetimit, Prokuroria u p\u00ebrgjigj se ndryshimi i akuzave ishte diktuar nga vendimi i gjykat\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, gjyqtari Fran Prendi faj\u00ebson n\u00eb vendim Prokurorin\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb paplota dhe munges\u00eb provash ndaj t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Radovan \u00c7ela, avokat i t\u00eb pandehurve Elvis dhe Alfred Vladi si dhe i Alban Mollaymerit i tha BIRN se \u201cProkuroria kishte zero prova p\u00ebrve\u00e7 3.4 milion\u00eb eurove\u201d, nd\u00ebrsa mburri vendimin paraprak t\u00eb gjyqtarit Fran Prendi si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb kishte lexuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ela shtoi se alibia ishte m\u00ebnyra e tyre p\u00ebr t\u00eb treguar se kujt i p\u00ebrkisnin parat\u00eb, nd\u00ebrsa ishte i paqart\u00eb p\u00ebr rrethanat e njohjes s\u00eb Vladit me Rizzatton apo detajet e shk\u00ebmbimit t\u00eb pretenduar t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u201cKarlo m\u2019u duk bind\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe mban p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta p\u00ebr at\u00eb q\u00eb deklaron,\u201d tha avokati.<\/p>\n<p><strong>Aksi Belgjik\u00eb-Gjermani \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2018, sekuestrimi i gati 3.4 milion\u00eb eurove n\u00eb portin e Durr\u00ebsit shp\u00ebrtheu si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nd\u00ebrthurte krimin e organizuar me bot\u00ebn e politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Parat\u00eb u gjet\u00ebn m\u00ebngjesin e 24 qershorit t\u00eb ndara n\u00eb 3.336.700 euro dhe 80 mij\u00eb franga zvicerane si dhe t\u00eb fshehura n\u00eb tapicerit\u00eb e dyerve an\u00ebsore t\u00eb dy makinave t\u00eb importuara nga Belgjika.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, lajmi mb\u00ebrriti m\u00eb her\u00ebt se parat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Parlament m\u00eb 21 qershor 2018, lideri demokrat, Lulzim Basha paralajm\u00ebroi trafikimin e parave me makina \u201cToyota Yaris\u201d dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dal\u00eb garant p\u00ebr ato q\u00eb i quajti \u201cpara t\u00eb drog\u00ebs\u201d. Balla i mohoi akuzat dhe fitoi n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb padi p\u00ebr shpifje ndaj Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Denoncimi i Bash\u00ebs i dha dosjes emrin \u201cToyota Yaris\u201d, ndon\u00ebse makinat e dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb i p\u00ebrkisnin mark\u00ebs \u201cToyota Auris\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e prokuror\u00ebve Doloreza Musabelliu dhe Ened Naku\u00e7i, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e regjistroi procedimin penal n\u00eb korrik 2018. Hetimi u shtri m\u00eb pas edhe n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Gjermani, shtete t\u00eb cilat soll\u00ebn nj\u00eb mal me dokumente n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes let\u00ebr-porosive.<\/p>\n<p>Prokuroria akuzoi dy kush\u00ebrinjt\u00eb Elvis Vladi, 39 vje\u00e7 dhe Alfred Vladi, 33 vje\u00e7 p\u00ebr krijimin e nj\u00eb organizate me q\u00ebllim pastrimin e parave me origjin\u00eb kriminale. Por kush\u00ebrinjt\u00eb Vladi nuk u arrestuan asnj\u00ebher\u00eb nga policia.<\/p>\n<p>N\u00eb pranga p\u00ebrfunduan pronar\u00ebt e karroatrecit \u201cBizark\u201d, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, shoferi Agim \u00c7eka dhe Alban Mollaymeri &#8211; pronari i nj\u00eb servisi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb emrin e t\u00eb cilit u zhdoganuan makinat.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb hetimit, plani p\u00ebr transportin e parave p\u00ebrmes biznesit t\u00eb importit t\u00eb makinave t\u00eb p\u00ebrdorura nga Belgjika duhet t\u00eb ket\u00eb filluar n\u00eb prill 2018, kur Elvis Vladi \u2013 nj\u00eb 39 vje\u00e7ar me origjin\u00eb nga Kalaja e Dod\u00ebs, doli nga Shqip\u00ebria p\u00ebrmes pik\u00ebs kufitare t\u00eb Morin\u00ebs, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb personi me precedent\u00eb penal\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjet e Vladit nga prilli n\u00eb qershor jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbeten t\u00eb paqarta. Por m\u00eb 12 qershor, kush\u00ebriri i tij, Alfred Vladi kontraktoi n\u00eb Tiran\u00eb Eduart Canin p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb transporti makinash t\u00eb p\u00ebrdorura nga Belgjika.<\/p>\n<p>Cani \u2013 i cili ndodhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje udh\u00ebroi t\u00eb birin dhe shoferin Agim \u00c7eka q\u00eb t\u00eb niseshin drejt Belgjik\u00ebs. M\u00ebngjesin e 13 qershorit 2018, karroatreci \u201cBizark\u201d doli nga Shqip\u00ebria dhe pasi udh\u00ebtoi p\u00ebrmes pes\u00eb shteteve, mb\u00ebrriti n\u00eb qytetin Sherlo t\u00eb Belgjik\u00ebs pasditen e 16 qershorit.<\/p>\n<p>Autoritetet belge kan\u00eb nd\u00ebrtuar itinerarin e l\u00ebvizjes s\u00eb kamionit n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebrmes aktivizimit t\u00eb antenave telefonike\u2013duke rr\u00ebzuar versionin e treguar n\u00eb Shqip\u00ebri nga t\u00eb pandehurit. Sipas let\u00ebrporosis\u00eb belge, \u00c7eka dhe Cani nuk jan\u00eb furnizuar me makina n\u00eb qytetin e Sherlos, por rreth 50 kilometra m\u00eb n\u00eb veri \u2013n\u00eb komun\u00ebn Sint Pieters Leeuw n\u00eb rrethinat e Brukselit.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e 17 qershorit 2018, dy t\u00eb arrestuarit jan\u00eb takuar me Elvis Vladin n\u00eb nj\u00eb servis makinash t\u00eb quajtur AA and Automobile n\u00eb Sint Pieters Leeuw, i cili menaxhohej nga v\u00ebllez\u00ebrit me origjin\u00eb nga Gjakova, Alban dhe Arianit Nimani.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezultoi m\u00eb von\u00eb, Niman\u00ebt, rreth krushqie me familjen e zgjeruar Vladi q\u00eb jeton n\u00eb Bruksel, kishin ndihmuar me vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb servisit p\u00ebr parkimin e makinave.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb e Agim \u00c7ek\u00ebs, Klevi Canit dhe Arianit Nimanit identifikojn\u00eb Elvis Vladin si personin q\u00eb kishte sjell\u00eb shtat\u00eb makinat \u201cToyota Auris\u201d n\u00eb servisin AA and Automobile. Sipas d\u00ebshmive, dy prej makinave brenda s\u00eb cilave u gjet\u00ebn m\u00eb pas dengjet me euro, ishin d\u00ebrguar m\u00eb von\u00eb prej tij me ndihm\u00ebn e nj\u00eb karroatreci.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr autoritetet belge, Arianit Nimani u distancua nga dijenia dhe tha se kishte autorizuar vet\u00ebm parkimin e makinave, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb xhaxhait t\u00eb Elvis Vladit.<\/p>\n<p>\u201cXhaxhai i tij, Rahim Vladi i cili jeton n\u00eb Belgjik\u00eb m\u00eb kontaktoi p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr Elvisin. Sh\u00ebrbimi konsistonte thjesht n\u00eb autorizimin p\u00ebr parkimin e disa automjeteve, derisa t\u00eb vinin t\u2019i merrnin. Duke qen\u00eb se Elvisi ishte i af\u00ebrm i familjes sime, nuk pash\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe k\u00ebtu,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Nimani n\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Pyetjes n\u00ebse Elvis Vladi kishte d\u00ebrguar m\u00eb von\u00eb dy makina \u201cToyota\u201d me karroatrec, Nimani i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk i kujtohej\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 qershor, kamioni i ngarkuar me shtat\u00eb makina \u201cToyota\u201d dhe me gjas\u00eb 3.4 milion\u00eb euro ka l\u00ebn\u00eb Belgjik\u00ebn dhe ka udh\u00ebtuar p\u00ebr 166 kilometra n\u00eb lindje drejt qytetit Ahen t\u00eb Gjermanis\u00eb. Stacioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ishte biznesi i Ilir Do\u00e7it, nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar me origjin\u00eb nga Kuk\u00ebsi, q\u00eb p\u00ebrgatiti m\u00eb pas dokumentet e eksportit.<\/p>\n<p>I hetuar disa her\u00eb p\u00ebr evazion, mashtrim apo falsifikim dokumentesh n\u00eb Gjermani, Do\u00e7i ka pranuar t\u00eb merret n\u00eb pyetje vet\u00ebm nga autoritetet gjermane, por jo nga ato belge apo shqiptare.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Ilir Do\u00e7it nuk ka hedhur megjithat\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi historin\u00eb, pasi ai ka mohuar t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb veprim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 dokumenteve. Ilir Do\u00e7i ka mohuar gjithashtu njohjen me kush\u00ebrinjt\u00eb Vladi. Ai ka pranuar se njihte vet\u00ebm Alban Mollaymerin, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte p\u00ebrgatitur edhe m\u00eb par\u00eb dokumentacion eksporti.<\/p>\n<p>Verifikimet e autoriteteve gjermane tregojn\u00eb se Mollaymeri ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00ebn kur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebrgatiteshin dokumentet doganore n\u00eb Ahen dhe nuk rezulton t\u2019i ket\u00eb firmosur ato.<\/p>\n<p><strong>\u201cDy rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr llogari t\u00eb Fredit\u201d <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2019, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda i dor\u00ebzoi gjykat\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim p\u00ebr gjasht\u00eb t\u00eb pandehurit e \u00e7\u00ebshtjes \u201cToyota Auris\u201d. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, e shkuara e t\u00eb akuzuarit kryesor, Elvis Vladi \u00ebsht\u00eb inekzistente, ndon\u00ebse 39 vje\u00e7ari nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh krejt i panjohur.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2015, Vladi shfaqet n\u00eb raportet e policis\u00eb britanike si i arrestuar bashk\u00eb me nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarje droge n\u00eb Londr\u00ebn veriore. Banda ndiqej nga nj\u00eb agjent i infiltruar prej muajsh n\u00eb Britani dhe gjat\u00eb operacionit iu sekuestruan 16 kilogram\u00eb kokain\u00eb dhe nj\u00eb sasi parash n\u00eb cash.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Elvis Vladi u shpall i pafajsh\u00ebm n\u00eb janar 2016, pasi akuzat ndaj tij u rr\u00ebzuan.<\/p>\n<p>Aktiviteti i Vladit p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2016-2018 \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, por t\u00eb dh\u00ebnat nga Qendra Komb\u00ebtare e Bizneseve tregojn\u00eb se familjar\u00ebt e tij jan\u00eb angazhuar nj\u00eb varg biznesesh t\u00eb vogla n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej bizneseve &#8211; nj\u00eb kafe e njohur n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr tregtare administrohej nga Alfred Vladi q\u00eb prej vitit 2014, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2017, ai e ka zgjeruar aktivitetin sip\u00ebrmarr\u00ebs edhe me nj\u00eb agjenci makinash me qira.<\/p>\n<p>Familja e madhe Vladi jeton e ndar\u00eb mes Tiran\u00ebs dhe Brukselit \u2013qytet ku jan\u00eb vendosur vite m\u00eb par\u00eb dy xhaxhallar\u00ebt e Elvis dhe Alfred Vladit dhe nj\u00eb rreth i gjer\u00eb kush\u00ebrinjsh.<\/p>\n<p>Pas nisjes s\u00eb kamionit me shtat\u00eb makina \u201cToyota Auris\u201d nga Belgjika drejt Shqip\u00ebris\u00eb, edhe Elvis Vladi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb atdhe. Dokumentet e hetimit tregojn\u00eb se ai ka udh\u00ebtuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 22 qershor 2018 me nj\u00eb avion t\u00eb linj\u00ebs TUI Fly, me q\u00ebllimin e pritjes \u00a0sipas Prokuroris\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Shoferi \u00c7eka i tha Prokuroris\u00eb se Vladin e kishte takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb dhe e identifikoi at\u00eb si personin q\u00eb i kishte furnizuar me shtat\u00eb makinat \u201cToyota\u201d. Nj\u00ebra prej \u201cToyotave\u201d ku u gjet\u00ebn m\u00eb pas parat\u00eb, ishte pajisur me targa provizore n\u00eb Gjermani dhe ishte drejtuar nga Klevi Cani gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kthimit.<\/p>\n<p>\u00c7eka i tha Prokuroris\u00eb se kur makinat u bllokuan n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, ai kishte dyshuar edhe tek pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij.<\/p>\n<p>\u201cE pyeta Klevin n\u00ebse kishte gisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por m\u00eb tha se nuk kishte asnj\u00eb dijeni,\u201d ka d\u00ebshmuar ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr personat ky\u00e7 n\u00eb organizimin e transportit nga Belgjika n\u00eb Shqip\u00ebri, Klevi Cani i tha Prokuroris\u00eb se makinat i kishte marr\u00eb nga Elvis Vladi n\u00eb Bruksel dhe do t\u2019ia dor\u00ebzonte kush\u00ebririt t\u00eb tij, Alfred Vladi n\u00eb mjediset e biznesit t\u00eb tij t\u00eb makinave me qira n\u00eb Laprak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr llogari t\u00eb Fredit kam ngarkuar edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera tek e nj\u00ebjta adres\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb dhe i kam shkarkuar n\u00eb vendin e quajtur treshi te Casa Italia,\u201d d\u00ebshmoi Cani, i cili tha se paguhej 3 mij\u00eb euro p\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe babai i tij, Eduart Cani deklaroi se i biri e kishte marr\u00eb porosin\u00eb nga Alfred Vladi, nd\u00ebrsa mohoi t\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb parave t\u00eb fshehura. Cani i tha Prokuroris\u00eb se dit\u00ebn e bllokimit t\u00eb makinave n\u00eb Durr\u00ebs, i biri e kishte njoftuar se e kishte ndaluar policia p\u00ebr shkak se shasia e nj\u00eb makine kishte dal\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Eduarti kishte telefonuar m\u00eb pas Alfred Vladin -numrin e t\u00eb cilit e kishte sh\u00ebnuar me \u201cmakina Belgjik\u00eb\u201d. Vladi iu p\u00ebrgjigj se ishte nisur drejt Durr\u00ebsit, por ishte p\u00ebrplasur me makin\u00eb n\u00eb Vor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u2019u duk shum\u00eb i shqet\u00ebsuar. E kam marr\u00eb pas 20 minutash, por e kishte t\u00eb fikur telefonin,\u201d ka shtuar Cani p\u00ebr Prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Alban Mollaymeri, pronari i nj\u00eb servisi makinash n\u00eb rrug\u00ebn Princ Vidi n\u00eb Tiran\u00eb rezulton si porosit\u00ebsi i makinave t\u00eb blera n\u00eb Belgjik\u00eb \u2013 akuz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e ka mohuar.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ka pranuar miq\u00ebsin\u00eb me Alfred Vladin apo porositjen e pjes\u00ebve t\u00eb k\u00ebmbimit apo automjeteve n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn tek ai, Mollaymeri tha se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me ngarkes\u00ebn e bllokuar n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Alibia e \u201cpronarit\u201d gjerman<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_70874\" aria-describedby=\"caption-attachment-70874\" style=\"width: 580px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Friedrich-STR.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-70874\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Friedrich-STR-580x400.jpg\" alt=\"\" width=\"580\" height=\"400\" data-id=\"70874\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-70874\" class=\"wp-caption-text\">Adresa e kompanis\u00eb &#8220;Gerber Consulting&#8221; n\u00eb Iserlohn t\u00eb Gjermanis\u00eb. Foto: Google Map.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00ebnt\u00eb muaj pas zhdukjes pa gjurm\u00eb t\u00eb Elvis Vladit, vizitor\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm fillojn\u00eb t\u00eb shfaqen n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. E gjitha n\u00eb funksionit t\u00eb alibis\u00eb s\u00eb Vladit se parat\u00eb i p\u00ebrkisnin nj\u00eb biznesmeni gjerman dhe do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr blerjen e nj\u00eb toke n\u00eb bregdetin e Semanit n\u00eb Fier, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nj\u00eb avokati.<\/p>\n<p>Alibia e Vladit iu prezantua prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 9 mars 2019. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimin, avokat\u00ebt dor\u00ebzuan n\u00eb Prokurori nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje t\u00eb dat\u00ebs 3 prill 2018, t\u00eb lidhur sipas tyre mes Elvis Vladit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb studios ligjore BHF Consulting, Bledar Fejzo p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dit\u00eb pas deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb Vladit, n\u00eb Prokurori u paraqit edhe 59 vje\u00e7ari gjerman, Carlo Rizzatto. Dokumentet e hetimit nuk shpjegojn\u00eb rrethana t\u00eb njohjes mes Rizzattos dhe Vladit, por shtetasi gjerman deklaroi se i kishte besuar atij shum\u00ebn prej 3.4 milion\u00eb eurosh cash n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij m\u00eb 15 mars, Rizzatto pretendoi gjithashtu se e v\u00ebrtetonte pron\u00ebsin\u00eb me faktin se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash e kishte pasur t\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb 12 vjet m\u00eb par\u00eb [n\u00eb datat 12 mars- 1 qershor 2007]. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai dor\u00ebzoi edhe nj\u00eb statement bankar.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr k\u00ebto para, Rizzatto tha se kishte sh\u00ebrbyer aktiviteti i biznesit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb arit dhe metaleve t\u00eb \u00e7muara n\u00eb adres\u00ebn \u201cFriedrich STR, 29, Gjermani\u201d. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes regjistrit gjerman t\u00eb bizneseve sugjerojn\u00eb se gjasat q\u00eb ky biznes t\u00eb jet\u00eb burimi i parave jan\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Carlo Rizzatto \u00ebsht\u00eb drejtori i kompanis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl \u201cGerber Consulting GmBH\u201d me seli n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFriedrichstrasse 29\u201d n\u00eb Iserlohn, nj\u00eb qytez\u00eb malore n\u00eb veri t\u00eb Gjermanis\u00eb. Por lidhja e tij me k\u00ebt\u00eb biznes nuk shkon m\u00eb gjat\u00eb se nj\u00eb muaj para vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Rizzato u em\u00ebrua drejtor m\u00eb 19 shkurt 2019, dit\u00ebn kur kompania ndryshoi pron\u00ebsin\u00eb, emrin dhe adres\u00ebn. E themeluar nga shtetasi turk, Durmus Acikgoz n\u00eb vitin 2014, kompania kaloi n\u00eb shkurt 2019 n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shtetaseje me origjin\u00eb tailandeze, Khathinda Gerber me banim n\u00eb Iserlohn. Kjo e fundit duket se ka pun\u00ebsuar Rizzatton si drejtor.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve n\u00ebn drejtimin e Acikgoz, kompania zot\u00ebroi n\u00eb dit\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb asete prej 33 mij\u00eb eurosh dhe kapital prej 25 mij\u00eb eurosh. Me kalimin e kompanis\u00eb nga shtetasi turk tek Gerber, kapitali rezulton t\u00eb jet\u00eb rritur n\u00eb 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si pretendimi p\u00ebr burimin e parave, edhe ai p\u00ebr destinacionin e tyre fut uj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr Prokurorin\u00eb m\u00eb 22 n\u00ebntor 2019, avokati Bledar Fejzo, ortak i vet\u00ebm i studios BHF Consulting ka konfirmuar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Elvis Vladin p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke t\u00eb klientit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Toka ndodhej n\u00eb plazhin e Semanit n\u00eb Fier dhe i p\u00ebrket pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes Vrioni, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar prej tij. Fejzo tha n\u00eb Prokurori se ishte autorizuar nga klient\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb disa komunikime telefonike me BIRN, Fejzo u shpreh i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion marr\u00ebveshjet- megjith\u00ebse nj\u00eb takim me t\u00eb nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i mundur. Nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e familjes Vrioni \u2013Janaq Jorgo e konsideroi megjithat\u00eb si \u201cjoserioze\u201d mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb 3.4 milion\u00eb eurot t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cAs e kam haberin,\u201d tha Jorgo, i pyetur n\u00ebse ishte n\u00eb dijeni se parat\u00eb e sekuestruara n\u00eb Durr\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00ebn e familjar\u00ebve t\u00eb tij. \u201cAvokati [Bledar Fejzo] nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb\u201d. \u201cAt\u00eb tok\u00eb kan\u00eb ardhur shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr ta par\u00eb\u2026Nuk do e ket\u00eb konsideruar gj\u00eb serioze, p\u00ebrderisa s\u2019ma ka th\u00ebn\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Jorgo.<\/p>\n<p>I pyetur mbi mosp\u00ebrputhjet e shumta t\u00eb alibis\u00eb, avokati i Vladit i tha BIRN se ai kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb klienti dhe se ai nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb hetonte biznesin e Rizzattos n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u201cKlienti m\u00eb tha q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb Carlo, nd\u00ebrsa Carlo thot\u00eb q\u00eb i v\u00ebrteton me bank\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra ime si avokat, un\u00eb nuk e hetoj dot Carlon, sepse nuk kam asnj\u00eb lloj kompetence q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj bank\u00ebs apo shtetit gjerman t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Carlon,\u201d tha avokati \u00c7ela, duke ia faturuar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor edhe n\u00ebse ne nuk do ta kishim fare k\u00ebt\u00eb alibi, \u00ebsht\u00eb Prokuroria ajo q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb e ngarkuar t\u00eb gjej\u00eb provat dhe jo t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb mbi dyshime,\u201d shtoi avokati.<\/p>\n<p><strong>Kapitullimi i akuz\u00ebs<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_70876\" aria-describedby=\"caption-attachment-70876\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjykata-e-Posacme.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-70876\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjykata-e-Posacme-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"70876\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-70876\" class=\"wp-caption-text\">Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 23 shtator 2019, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda vendosi t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjyq, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e let\u00ebr-porosive t\u00eb ardhura nga Belgjika dhe Italia ishin ende t\u00eb pap\u00ebrkthyera. Vendimi p\u00ebr t\u2019iu drejtuar me urgjenc\u00eb gjykat\u00ebs u nxit edhe nga nj\u00eb udh\u00ebzim i ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela, i motivuar me limitet e afateve t\u00eb paraburgimit p\u00ebr t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebzim, Prela arsyeton se prokuror\u00ebt Musabelliu dhe Naku\u00e7i kishin kryer veprime t\u00eb konsiderueshme hetimore dhe kishin konkluduar me ngritjen e akuzave.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, hetimi kapitulloi n\u00eb p\u00ebrballjen e par\u00eb me gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn paraprake t\u00eb zhvilluar m\u00eb 29 tetor 2019, prokuror\u00ebt pretenduan se pes\u00eb t\u00eb pandehurit kishin krijuar nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal me q\u00ebllim pastrimin e 3.4 milion\u00eb eurove p\u00ebrmes \u201cfshehjes, mbulimit t\u00eb burimit dhe zhvendosjes s\u00eb pasuris\u00eb\u201d. Prokuror\u00ebt e justifikuan an\u00ebn subjektive t\u00eb vepr\u00ebs penale me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e veprimeve t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe organizimin e tyre p\u00ebr t\u00eb fshehur parat\u00eb, duke ditur paligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb tyre. \u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u2019i kishin transferuar ato n\u00ebp\u00ebrmjet formave ligjore, duke ekspozuar edhe burimin e tyre, gj\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb dashur,\u201d argumentuan prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e t\u00eb pandehurve pretenduan se kat\u00ebr klient\u00ebt e tyre kishin kryer biznes t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb transportit t\u00eb makinave t\u00eb p\u00ebrdorura nga Belgjika dhe se vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre, Elvis Vladi, ishte n\u00eb dijeni t\u00eb parave. Ata k\u00ebrkuan rr\u00ebzimin e akuzave p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb dhe i sugjeruan gjykat\u00ebs se vepra penale ishte ajo e \u201cmosdeklarimit t\u00eb t\u00eb hollave n\u00eb kufi\u201d p\u00ebr Vladin.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fran Prendi i konsideroi hetimet t\u00eb paplota dhe vendosi t\u00eb kthej\u00eb aktet p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Prendit, prokuror\u00ebt nuk ofruan asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer ndonj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb ose jasht\u00eb saj, si rezultat i s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb jen\u00eb krijuar vlerat monetare t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur nuk kemi nj\u00eb vep\u00ebr penale ose nj\u00eb veprimtari kriminale e cila ka nxjerr\u00eb produkte kriminale, nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb as vepra penale e pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb nj\u00eb vepre penale q\u00eb nuk ekziston,\u201d argumenton Prendi n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pasi rr\u00ebzoi akuzat e Prokuroris\u00eb, gjyqtari e urdh\u00ebroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb t\u00eb gjitha aktet e let\u00ebr-porosive nga autoritetet belge, gjermane dhe italiane si dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fakteve t\u00eb tyre \u2013ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer ndonj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb k\u00ebto vende q\u00eb ka nxjerr\u00eb p\u00ebrfitime materiale.<\/p>\n<p>Prendi kritikoi n\u00eb vendim prokuror\u00ebt se nuk kan\u00eb shqyrtuar pretendimet e mbrojtjes s\u00eb Vladit dhe se nuk kan\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrim n\u00ebse versioni i tij \u201cnuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb\u201d apo q\u00eb \u201cnuk mund t\u00eb provohet\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtari urdh\u00ebroi m\u00eb tej prokuror\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb pyetje avokatin Bledar Fejzo dhe t\u00eb administrojn\u00eb ekstraktet e studios t\u00eb tij ligjore nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit si dhe t\u00eb identifikojn\u00eb dhe t\u00eb marrin n\u00eb pyetje t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt e e tok\u00ebs. Pyetja kryesore n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tyre, sipas gjyqtarit do t\u00eb ishte n\u00ebse ishin n\u00eb dijeni se kush ishte investitori q\u00eb do t\u00eb blente tok\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb paraprake t\u00eb zhvilluar m\u00eb 10 dhjetor 2019, prokuror\u00ebt u rikthyen para gjykat\u00ebs vet\u00ebm me d\u00ebshmin\u00eb shtes\u00eb t\u00eb avokatit Bledar Fejzo \u2013q\u00eb konfirmonte versionin e Vladit.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt than\u00eb se kishin p\u00ebrkthyer let\u00ebr-porosit\u00eb, por \u201cnuk kishte rezultuar ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e re n\u00eb krahasim me aktet q\u00eb jan\u00eb administruar gjat\u00eb hetimit\u201d.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt konsideruan gjithashtu se pyetja e pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs ishte e panevojshme.<\/p>\n<p>\u201c[Bledar Fejzo] Pretendon se i p\u00ebrfaq\u00ebsuari prej tij, Janaq Jorgo nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb bisedave t\u00eb kryera mes tij dhe Elvis Vladit, k\u00ebshtu q\u00eb organi i akuz\u00ebs ka vler\u00ebsuar se pyetja e tij \u00ebsht\u00eb e panevojshme, pasi ai nuk ka qen\u00eb prezent n\u00eb veprimet q\u00eb jan\u00eb kryer mes Bledar Fejzos dhe Elvis Vladit,\u201d argumentuan prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Seanca e 10 dhjetorit 2019 duket se u mbyll me kompromis mes avokat\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe gjyqtarit -pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Prokuroris\u00eb i konsideruan t\u00eb gabuara dhe t\u00eb pasakta akuzat e ngritura m\u00eb par\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb urdh\u00ebrimet e vendimit 106, dat\u00eb 29.10.2019, n\u00eb kushtet kur nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur nga ana jon\u00eb plot\u00ebsimi m\u00eb tej i hetimeve p\u00ebr vazhdimin e akuz\u00ebs n\u00eb kushtet si\u00e7 ishim, organi i akuz\u00ebs \u00e7mon se jemi p\u00ebrpara rastit t\u00eb nenit 332\/d, paragrafi 3 p\u00ebr t\u00eb proceduar me ndryshimin e akuz\u00ebs\u2026,\u201d u t\u00ebrhoq Prokuroria.<\/p>\n<p>\u201cPra, mosdeklarimi n\u00eb kufi i t\u00eb hollave dhe sendeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb t\u00eb pandehurit Agim \u00c7eka, akuza e t\u00eb cilit mbetet e pandryshuar,\u201d shtuan ata \u2013duke pranuar akuz\u00ebn q\u00eb parashikon d\u00ebnime deri n\u00eb 2 vjet burg.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i akuz\u00ebs i hap gjithashtu rrug\u00ebn pretendimeve p\u00ebr 3.4 milion\u00eb eurot e sekuestruara.<\/p>\n<p>\u201cKur ka mosdeklarim, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb lek\u00ebt kan\u00eb burim kriminal,\u201d tha avokati Radovan \u00c7ela, nd\u00ebrsa sqaroi se nuk kishte ende autorizim nga klient\u00ebt q\u00eb t\u00eb merrej me parat\u00eb. \u201cN\u00ebse nuk ka vep\u00ebr penale, parat\u00eb t\u2019i kthehen t\u00eb zotit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb skenar i pretenduar p\u00ebr nj\u00eb pronar gjerman t\u00eb 3.4 milion\u00eb eurove t\u00eb sekuestruara n\u00eb Durr\u00ebs dhe ambicieve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb toka n\u00eb bregdet rr\u00ebzoi hetimet e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, Belgjik\u00eb dhe Gjermani p\u00ebr rrjetin e dyshuar t\u00eb pastrimit t\u00eb parave p\u00ebrmes importit t\u00eb makinave \u201cToyota Auris\u201d \u2013pa u verifikuar as nga Prokuroria [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80028,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,482,829],"tags":[867,2422,2242,2423,883,1495,850,2424,765,664,1502,348,2425,2426,1613,2078,1282,1142,761,851,852,107,1634,1178,2376,419,774,2427,877,885,1008,1664,149,778,358,178,1609,2385,1091,1167,325,2428,391,1931,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ilustrim-1-Toyota-768x543-1.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Jurgena Tahiri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80027"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80027"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80027\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}