{"id":80029,"date":"2020-05-06T16:53:24","date_gmt":"2020-05-06T14:53:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lufta-per-duty-free-u-kthye-ne-test-lakmues-per-klimen-e-investimeve-te-huaja\/2020\/05\/06\/"},"modified":"2020-05-06T16:53:24","modified_gmt":"2020-05-06T14:53:24","slug":"lufta-per-duty-free-u-kthye-ne-test-lakmues-per-klimen-e-investimeve-te-huaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lufta-per-duty-free-u-kthye-ne-test-lakmues-per-klimen-e-investimeve-te-huaja\/2020\/05\/06\/","title":{"rendered":"Lufta p\u00ebr \u2018Duty Free\u2019 u kthye n\u00eb test lakmues p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve t\u00eb huaja"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse nuk ka nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje q\u00eb nga gushti i vitit 2019, kompania \u201cAlbania Duty Free Distribution\u201d, ADFD \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjin Gjoni vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin si magazin\u00eb doganore n\u00eb Rinas; megjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e koncesionarit t\u00eb aeroportit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>ADFD, e cila prej 21 vitesh operon magazin\u00ebn e lir\u00eb doganore n\u00eb aeroportin e vet\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri, humbi n\u00eb fillimin t\u00eb vitit 2019 nj\u00eb tender p\u00ebr marrjen me qira nga koncesionari i aeroportit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb vendosur dyqani i saj \u2018Duty Free\u2019. Tenderi u fitua nga kompania amerikane, International Cruise Duty Free, ICDF.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ICFD firmosi n\u00eb korrik 2019 nj\u00eb kontrat\u00eb me Tirana International Airport, ajo nuk mundi t\u00eb kryej\u00eb asnj\u00eb investim n\u00eb Rinas, pasi ADFD refuzoi t\u00eb liroj\u00eb ambientet e dyqanit \u2018Duty Free\u2019, me argumentin se do t\u00eb p\u00ebsonte humbje t\u00eb m\u00ebdha financiare, pasi nuk ishte njoftuar p\u00ebr mosrinovimin e kontrat\u00ebs nga koncesionari.<\/p>\n<p>Fillimisht, ADFD siguroi nj\u00eb mas\u00eb sigurie nga Gjykata e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u2019a detyruar aeroportin e Rinasit t\u00eb mos e pezulloj\u00eb kontrat\u00ebn e qiras\u00eb. Me mas\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb xhep dhe pa nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje t\u00eb vlefshme, AFDF fitoi edhe miratimin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb zon\u00ebn \u2018Duty Free\u2019.<\/p>\n<p>Pas protestave t\u00eb koncesionarit t\u00eb aeroportit se autorizimi binte ndesh me Kodin Doganor, Ministria e Financave e anuloi autorizimin e l\u00ebshuar. ADFD e ankimoi anulimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, duke e p\u00ebrmbysur Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>Kjo e fundit e apeloi \u00e7\u00ebshtjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb hetimi administrativ largoi nga detyra nj\u00eb zyrtar t\u00eb Doganave, i cili dyshohet se favorizoi kompanin\u00eb ADFD. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe zv.ministri Elton Haxhi \u2013 i cili firmosi autorizimin e ADFD p\u00ebr \u201cDuty Free\u201d, dha dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Edhe pse e gjith\u00eb lufta b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb dyqan 282 metra katror\u00eb, pronarja e ADFD, Elona \u00c7aushi ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb avancimit t\u00eb biznesit t\u00eb saj p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb gjykatave, duke sjell\u00eb akuza dhe aludime p\u00ebr influenc\u00eb t\u00eb paligjshme nga bashk\u00ebshorti gjyqtar.<\/p>\n<p>Akuzat dhe debatet nuk munguan edhe gjat\u00eb betej\u00ebs p\u00ebr dyqanin \u201cDuty Free\u201d, nd\u00ebrsa disa aktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendas e konsideruan zgjidhjen e ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje si nj\u00eb test lakmues p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb investitor nd\u00ebrkomb\u00ebtar me eksperienc\u00eb lidh nj\u00eb kontrat\u00eb me aeroportin kryesor n\u00eb vend, por e ka t\u00eb pamundur t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn, imagjinojeni vet\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb me nj\u00eb biznes tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb,\u201d tha Enio Ja\u00e7o, kreu i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cHistoria e investitorit amerikan flet m\u00eb shum\u00eb se kushdo p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit sot n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ministria e Financave nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb BIRN p\u00ebr t\u00eb komentuar vendimarrjen e saj t\u00eb debatueshme p\u00ebr magazin\u00ebn e lir\u00eb doganore n\u00eb aeroportin e Rinasit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe kompania koncesionare \u201cTirana International Airport\u201d dhe ADFD nuk preferuan t\u00eb komentojn\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Kompania amerikane ICDF nuk iu p\u00ebrgjigj gjithashtu nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment; nd\u00ebrsa nj\u00eb burim pran\u00eb saj i tha BIRN se ajo po priste vendimin e Apelit, edhe pse e kishte menduar disa her\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga investimi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive ligjore t\u00eb hasura.<\/p>\n<p><strong>Kompania u rrit mbi shpatullat e vendimeve gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>Kompania Albania Duty Free Distribution \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1997 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elona \u00c7aushit dhe shtetasit gjerman, Werner Mehlber. N\u00eb vitin 2004, \u00c7aushi bleu kuotat e aksioneve q\u00eb i p\u00ebrkisnin Mehlber-it dhe u b\u00eb 100 % aksionere e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb aeroportit t\u00eb Rinasit, \u00c7aushi i shiti 70 % t\u00eb kuotave t\u00eb kapitalit n\u00eb vitin 2007 kompanis\u00eb gjermane Gerb.Heinemanm, e cila zot\u00ebron mbi 340 dyqane \u2018Duty Free\u2019 n\u00eb 74 aeroporte t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb 28 shtete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e pak\u00ebnaqur me partneritetin, \u00c7aushi e paditi 3 vjet m\u00eb von\u00eb kompanin\u00eb gjermane p\u00ebr fitim t\u00eb munguar. Gjykata e Tiran\u00ebs dhe ajo e Apelit vendos\u00ebn q\u00eb \u00c7aushit t\u2019i ktheheshin aksionet e shitura ndaj gjerman\u00ebve, nd\u00ebrsa shkalla e dyt\u00eb urdh\u00ebroi q\u00eb Gerb. Hienemann ta d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb at\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e 242 mij\u00eb eurove, si d\u00ebm q\u00eb pronari mazhoritar i kishte shkaktuar kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrballje gjyq\u00ebsore tregtare u lakua edhe politikisht disa vite m\u00eb von\u00eb, ku kryeministri Rama deklaroi se emrin e gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit dhe ish-an\u00ebtarit t\u00eb KLD-s\u00eb, Gjin Gjoni, e kishte p\u00ebrmendur n\u00eb takime jo-formale edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel.<\/p>\n<p>Vendimi ndaj Gerb. Hienemann nuk \u00ebsht\u00eb fitorja e vetme e korrur n\u00eb gjykat\u00eb nga kompania \u201cAlbania Duty Free Distribution\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb ligjore e fituar nga kompania ADFD nisi n\u00eb vitin 2014, koh\u00eb kur Ministria e Financave ndryshoi Kodin Doganor dhe k\u00ebrkoi shfuqizimin e licencave p\u00ebr operimin n\u00eb zonat \u2018Duty Free\u2019, duke n\u00ebnkuptuar edhe heqjen e autorizimit p\u00ebr kompanin\u00eb ADFD.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb Ministria e Financave i nisi n\u00eb gusht 2014 ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Doganave, \u00a0Elisa Spiropali, k\u00ebrkohej refuzimi i pajisjes me autorizim p\u00ebr ADFD, me argumentin se kompania nuk kishte respektuar vler\u00ebn monetare prej 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb garancis\u00eb dhe nuk paraqiste t\u00eb dh\u00ebna mbi sistemin e skanimit t\u00eb inventarit n\u00eb hyrje-dalje dhe t\u00eb \u201cbording pass\u201d t\u00eb pasagjer\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2014, Ministria e Financave nxorri nj\u00eb urdh\u00ebr, duke i refuzuar shoq\u00ebris\u00eb ADFD autorizimin p\u00ebr magazin\u00ebn doganore \u2018&#8221;Duty Free Shop.&#8221; Ky vendim u kund\u00ebrshtua nga kompania ADFD n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs. Gjykata vendosi n\u00eb favor t\u00eb ADFD dhe e shpalli vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Konflikti me aeroportin <\/strong><\/p>\n<p>Zanafilla e konfliktit p\u00ebr vazhdimin e operimit t\u00eb kompanis\u00eb ADFD n\u00eb aeroportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 u rindez n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019, kur kompania koncesionare \u201cTirana International Airport\u201d hapi nj\u00eb tender p\u00ebr dh\u00ebnien me qira t\u00eb ambienteve \u2018Duty Free\u2019. Kontrata e qiras\u00eb mes TIA dhe ADFD p\u00ebrfundonte m\u00eb 27 gusht 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb disa kompani, p\u00ebrfshi kompanin\u00eb polake Baltona, at\u00eb amerikane ICDF dhe Albania Duty Free Distribution. Burime n\u00eb dijeni t\u00eb tenderit i than\u00eb BIRN se oferta e par\u00eb e p\u00ebrzgjedhur nga aeroporti si fituese ishte ajo e kompanis\u00eb Baltona, por negociatat p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs nuk rezultuan t\u00eb suksesshme. N\u00eb qershor, koncesionari nisi bisedimet me shoq\u00ebrin\u00eb ICDF, oferta e s\u00eb cil\u00ebs dukej m\u00eb e p\u00ebrshtatshme sa i takon vler\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 shkurt 2019, Aeroporti i Tiran\u00ebs njofton kompanin\u00eb ADFD p\u00ebrmes nj\u00eb shkrese se oferta e saj nuk \u00ebsht\u00eb e suksesshme dhe \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga faza e par\u00eb e tenderit. Skualifikimi nga tenderi nuk i ndali p\u00ebrpjekjet e kompanis\u00eb ADFD p\u00ebr mbajtjen e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr dyqanin \u2018Duty Free\u2019 n\u00eb aeroportin e Rinasit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb administratori i kompanis\u00eb ADFD i nisi koncesionarit t\u00eb aeroportit, shfaqet insistimi i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb mbajtur ambientet e \u2018Duty Free\u2019, duke propozuar edhe dh\u00ebnien e deri 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e kemi p\u00ebrmendur tashm\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit ne kemi autorizim p\u00ebr administrimin e k\u00ebsaj zone dhe e kemi shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb marrjen e rinovimit formal t\u00eb licenc\u00ebs,\u201d shkruhet n\u00eb letr\u00ebn e ADFD-s\u00eb.<\/p>\n<p>ADFD shton se n\u00ebse nj\u00eb operator i ri do t\u00eb p\u00ebrzgjidhej, atyre do u duheshin t\u00eb pakt\u00ebn 6 muaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb autorizimin, \u201cgjithmon\u00eb n\u00ebse autoritetet doganore ia miratojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht insistimit t\u00eb ADFD, Tirana International Airport vazhdoi negociatat me shoq\u00ebrin\u00eb amerikane, ICDF duke arritur firmosjen e nj\u00eb kontrate m\u00eb 27 korrik t\u00eb 2019. Dy dit\u00eb pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs, m\u00eb 29 korrik, ADFD depozitoi nj\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, e cila u shqyrtua nga gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi.<\/p>\n<p>ADFD i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs marrjen e mas\u00ebs p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb p\u00ebr vazhdimin e aktivitetit n\u00eb ambientin ekzistues &#8211; zona e tranzitit n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb konfliktit gjyq\u00ebsor me Tirana International Airport.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb sigurie, ADFD paraqiti edhe nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebrkes\u00eb-padis\u00eb, ku k\u00ebrkon nga TIA q\u00eb t\u00eb rilidh\u00eb kontrat\u00ebn e qiras\u00eb deri n\u00eb vitin 2024, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ta d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb p\u00ebr fitimin e munguar dhe p\u00ebr d\u00ebmin moral.<\/p>\n<p>N\u00eb padin\u00eb e ngritur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie, ADFD pretendoi gjithashtu se nga Ministria e Financave i ishte miratuar automatikisht licenca p\u00ebr aktivitetin \u2018Duty Free\u2019 n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se dyqani i saj n\u00eb aeroport, nuk mund t\u2019i jepej nj\u00eb operatori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu, ADFD pretendoi se TIA nuk ka shpallur nj\u00eb fitues p\u00ebr tenderin e mbajtur p\u00ebr dyqanin Duty Free\u2019 dhe nuk ka lajm\u00ebruar p\u00ebr rinovimin e kontrat\u00ebs koncesionare, \u00e7far\u00eb mund t\u2019i sjell\u00eb kompanis\u00eb d\u00ebme reale p\u00ebr shkak t\u00eb kontratave t\u00eb lidhura me furnizuesit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se padia u b\u00eb n\u00eb muajin gusht &#8211; periudh\u00eb kjo q\u00eb p\u00ebrkon me pushimet verore, gjyqtarja Kajo-Brahimi vendosi mas\u00ebn provizore p\u00ebr vazhdimin e aktivitetit tregtar \u201cDuty Free\u201d nga ana e shoq\u00ebris\u00eb ADFD n\u00eb aeroport, deri n\u00eb zgjidhjen e padis\u00eb n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Gjyqtarja nuk thirri p\u00ebr d\u00ebgjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb kompanin\u00eb Tirana International Airport, si pal\u00eb q\u00eb prekej nga kjo vendimmarrje.<\/p>\n<p><strong>Rinovimi i licenc\u00ebs \u2018Duty Free\u2019<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb padis\u00eb, Gjykata e Tiran\u00ebs shprehet se si pasoj\u00eb e ndryshimeve t\u00eb vitit 2007 t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Kodin Doganor, licenca dhe kontrata e qiras\u00eb p\u00ebr ambientet p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit n\u00eb aeroport\u00a0 jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore 5 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kompania ADFD ka deklaruar para gjykat\u00ebs se Ministria e Financave nuk e kishte njoftuar p\u00ebr mosrinovimin e licenc\u00ebs, deri m\u00eb 27 qershor 2019.<\/p>\n<p>Sipas nenit 148 t\u00eb Kodit Doganor dhe Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 199\/2017, Ministri i Financave duhet t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebrpara mbarimit t\u00eb afatit 5-vje\u00e7ar mbajt\u00ebsin e autorizimit\u00a0 dhe Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave\u00a0 lidhur\u00a0 me\u00a0 mosrinovimin\u00a0 e\u00a0 autorizimit. N\u00ebse\u00a0 ministri\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebs\u00a0 p\u00ebr Financat\u00a0 nuk\u00a0 njofton mbajt\u00ebsin e autorizimit, at\u00ebher\u00eb rinovimi konsiderohet i mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata arsyeton se \u201cduke qen\u00eb se Ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs i Financave nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb njoftim p\u00ebr mosrinovimin e autorizimit n\u00eb minimum 60 dit\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb autorizimit ekzistues n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ADFD shpk , pra p\u00ebrpara dat\u00ebs 27.06.2019, autorizimi p\u00ebr Duty Free konsiderohet i rinovuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit.\u201d<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs gjithashtu shton se sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Rinasit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, \u201ck\u00ebrkuesi ka qen\u00eb nj\u00eb subjekt korrekt n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij tregtare.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb kopje e k\u00ebsaj shkrese, e siguruar nga BIRN, tregon se ajo \u00ebsht\u00eb firmosur nga kreu i dogan\u00ebs s\u00eb Rinasit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Vladimir Vladi n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb kompanis\u00eb ADFD p\u00ebr shprehje mendimi. Ajo thekson gjithashtu se shoq\u00ebria, prej vitit 1999 q\u00eb operon n\u00eb aeroport e deri m\u00eb janar 2019, nuk ka pasur probleme me deklarimin e import-eksporteve dhe ka qen\u00eb e hapur ndaj k\u00ebrkesave p\u00ebr ushtrimin e kontrolleve dhe verifikimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb rolin e mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb aktivitetit t\u00eb ADFD, Vladi n\u00ebnvizon se kompania nuk \u00ebsht\u00eb penalizuar asnj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa shpreh \u201cmendim pozitiv\u201d p\u00ebr vazhdimin e aktivitetit t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, Vladi merr p\u00ebrsip\u00ebr rolin e Dogan\u00ebs Rinas si deg\u00eb q\u00eb monitoron kontrat\u00ebn dhe pun\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn Duty Free.<\/p>\n<p>Ai nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb njoftuar ministrin e Financave dhe Ekonomis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e kontrat\u00ebs s\u00eb ADFD n\u00eb qershor 2019 , \u00e7ka i hapi rrug\u00eb argumentit t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin automatik t\u00eb licenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Vladi tha p\u00ebr BIRN se n\u00eb asnj\u00eb nen t\u00eb akteve ligjore nuk i ngarkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs p\u00ebr t\u00eb njoftuar ministrin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e autorizimit dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb njoftuar kompanin\u00eb, bie mbi Ministrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb, ADFD d\u00ebrgon m\u00eb 8 gusht 2019 k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pajisjen formale me leje n\u00eb zon\u00ebn Duty Free n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, duke th\u00ebn\u00eb se leja tashm\u00eb quhej e miratuar n\u00eb heshtje, pasi Ministria nuk ishte shprehur 60 dit\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr mosrinovimin dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, rinovimi konsiderohet i mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>Dispozitat e Kodit Doganor i japin Doganave dhe Ministris\u00eb 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dokumentacionin e dor\u00ebzuar, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr aplikim duhet t\u00eb b\u00ebhet fillimisht pran\u00eb zyr\u00ebs doganore kufitare, ku do t\u00eb operoj\u00eb dyqani pa taksa.<\/p>\n<p>Ministria nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr 6 dit\u00eb. Pas largimit me leje p\u00ebr pushimet verore t\u00eb ministres Anila Denaj, zv.ministri Elton Haxhi mori kompentencat p\u00ebr ushtrimin e detyrave t\u00eb ministrit dhe nisi pun\u00ebn p\u00ebr miratimin e pajisjes me autorizim t\u00eb ADFD.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 14 gusht, Haxhi i d\u00ebrgoi Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb ADFD p\u00ebr\u00a0 plot\u00ebsimin e dokumentacionit p\u00ebr pajisje me autorizim, me sh\u00ebnimin e tij mbi shkres\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 gusht, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave, Arlind Gjokutaj dor\u00ebzon sipas porosis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar me formalitet e rinovimit. Po n\u00eb 16 gusht, z.Haxhi firmosi dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr ADFD.<\/p>\n<p><strong>\u2018Ku fle lepuri\u2019 <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_68674\" aria-describedby=\"caption-attachment-68674\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zonja-Yuri-Kim-ambasadore-e-SHBA-s\u00eb-gjat\u00eb-fjal\u00ebs-s\u00eb-saj-n\u00eb-konferenc\u00ebn-mbi-sfidat-e-Prokuroris\u00eb-s\u00eb-P\u00ebrgjitshme-n\u00eb-Drit\u00ebn-e-Reform\u00ebs-n\u00eb-Drejt\u00ebsi-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68674\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zonja-Yuri-Kim-ambasadore-e-SHBA-s\u00eb-gjat\u00eb-fjal\u00ebs-s\u00eb-saj-n\u00eb-konferenc\u00ebn-mbi-sfidat-e-Prokuroris\u00eb-s\u00eb-P\u00ebrgjitshme-n\u00eb-Drit\u00ebn-e-Reform\u00ebs-n\u00eb-Drejt\u00ebsi-2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"68674\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68674\" class=\"wp-caption-text\">Zonja Yuri Kim, ambasadore e SHBA-s\u00eb, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb konferenc\u00ebn mbi sfidat e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme n\u00eb Drit\u00ebn e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi | Foto : Nensi Bogdani<\/figcaption><\/figure>\n<p>Rinovimi i licens\u00ebs nga zv.ministri Haxhi p\u00ebr kompanin\u00eb ADFD u b\u00eb dhjet\u00eb dit\u00eb para se kjo e fundit do t\u00eb duhej t\u00eb linte ambientet e aeroportit. M\u00eb 26 gusht 2019, koncesionari i aeroportit informoi me nj\u00eb shkres\u00eb Ministrin\u00eb e Financave se l\u00ebshimi i autorizimit binte ndesh me Kodin Doganor, pasi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa patur nj\u00eb kontrate qiraje me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas letr\u00ebs s\u00eb TIA-s, Ministria nisi nj\u00eb audit mbi k\u00ebt\u00eb proces, i cili, nxori n\u00eb pah p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e deg\u00ebs s\u00eb dogan\u00ebs Rinas, drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave dhe l\u00ebshuesit t\u00eb autorizimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn e krijuar.<strong> \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Financave nuk i ktheu p\u00ebrgjigje nj\u00eb k\u00ebrkese zyrtare p\u00ebr informacion t\u00eb nisur nga BIRN, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje t\u00eb raportit t\u00eb auditit. Por dokumenti u sigurua nga BIRN dhe rezulton se auditi ka zbuluar parregullsi n\u00eb procesin e pajisjes me autorizim; q\u00eb nga mungesa e numrit t\u00eb protokollit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ADFD apo mungesa e vul\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument. Auditi konstaton gjithashtu se autorizimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar pa u analizuar dhe shqyrtuar nga strukturat doganore, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin p\u00ebrgjegj\u00ebs nga doganat te ministria.<\/p>\n<p>\u201cD.D.Rinas dhe D.P. e Doganave nuk kan\u00eb kryer detyr\u00ebn n\u00eb zbatim t\u00eb dispozitave zbatuese t\u00eb Kodit Doganor,\u201d konkludon raporti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave i tha BIRN se letra ku shprehej \u201cmendim pozitiv p\u00ebr rinovimin e autorizimit\u201d i kushtoi vendin e pun\u00ebs z.Vladi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vladi i tha BIRN se nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb momentin (gusht 2019) q\u00eb kompania mori autorizimin, nd\u00ebrsa shtoi se letr\u00ebn e kishte d\u00ebrguar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb ADFD. Vladi e konsideroi k\u00ebt\u00eb nj\u00eb porocedur\u00eb normale q\u00eb ndodh me shum\u00eb kompani me t\u00eb cilat dega e Dogan\u00ebs Rinas bashk\u00ebpunon.<\/p>\n<p>\u201cBrenda nj\u00eb dite i\u00a0 \u00ebsht\u00eb miratuar autorizimi. Kontrata e qiras\u00eb ku \u00ebsht\u00eb? Materiali i deg\u00ebs doganore mbikqyr\u00ebse mbi zbatueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb Kodit Doganor mbi magazinat doganore t\u00eb tipit C ku \u00ebsht\u00eb?\u201d pyet Vladi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shtatorit, ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Anila Denaj firmosi anulimin e autorizimit t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb ADFD nga z.Haxhi, me argumentin se kompania e kishte marr\u00eb at\u00eb n\u00eb kushtet e keqbesimit. ADFD u p\u00ebrgjigj duke e paditur Ministrin\u00eb e Financave n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avni Sejdi pranoi si pal\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe ICDF, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan n\u00eb gjykat\u00eb argumentet e ADFD se ishte n\u00eb kushtet e p\u00ebrfitimit t\u00eb rinovimit automatik t\u00eb autorizimit.<\/p>\n<p>ICDF dhe TIA argumentojn\u00eb se dispozitat kalimtare t\u00eb Kodit Doganor shprehin qart\u00eb se nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitohet rinovimi automatik p\u00ebr licencat e dh\u00ebna p\u00ebrpara hyrjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cRezulton qart\u00eb se nuk kishte nevoj\u00eb q\u00eb Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb t\u00eb lajm\u00ebronte p\u00ebrfundimin e autorizimit, duke marr\u00eb parasysh se ky p\u00ebrfundim ishte paracaktuar qart\u00ebsisht n\u00eb dispozitat kalimtare t\u00eb VKM-s\u00eb 651,\u201d shprehet ICDF n\u00eb prap\u00ebsimet e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb argument e ka pranuar edhe Gjykata Administrative n\u00eb vendimin e arsyetuar. Para shpalljes s\u00eb vendimit, gjyqtari Avni Sejdi u tha gazetar\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit se \u201ckur t\u00eb lexoni vendimin e zbardhur, do t\u00eb shikoni ku fle lepuri.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Sejdi thot\u00eb se l\u00ebshimi i autorizimit ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb pajisjes me licenc\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrsa dispozitat kalimtare nuk p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrfitimin e ADFD nga rinovimi automatik, pasi licenca ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2014; p\u00ebrpara hyrjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb Kodit Doganor, q\u00eb ishte i vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201cGjykata \u00e7mon se n\u00eb rastin e pajisjes s\u00eb ADFD me autorizim p\u00ebr magazin\u00eb doganore private, nuk ndodhemi para rastit t\u00eb rinovimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike t\u00eb autorizimit, pasi kompania \u00ebsht\u00eb pajisur me autorizim p\u00ebrpara dat\u00ebs 1 qershor 2017, kur Kodi Doganor hyri t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb fuqi,\u201d u shpreh Sejdi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndryshe nga Ministria e Financave, gjyqtari Sejdi argumenton se mosparaqitja e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb nga ana e ADFD nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb keqbesim, pasi kjo e fundit ka dor\u00ebzuar nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ambienteve t\u00eb TIA p\u00ebr magazin\u00eb doganore.<\/p>\n<p>\u201cMidis padit\u00ebsit dhe aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 nuk kishte nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje dhe Ministria e Financave e dinte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nd\u00ebrsa tani b\u00ebn\u00eb t\u00eb paditurin\u2026,\u201ddeklaroi Sejdi gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Edhe pse pranon p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb licenc\u00ebs nga ADFD, n\u00eb kushtet kur kompania e mb\u00ebshteti padin\u00eb n\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb lindin nga rinovimi automatik, Sejdi hedh posht\u00eb aktin e anulimit\u00a0 t\u00eb autorizimit nga Ministrja e Financave.<\/p>\n<p>Sejdi thot\u00eb se anulimi si koncept ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb akt q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhej revokim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, gjykata vler\u00ebson se jemi p\u00ebrpara rastit t\u00eb revokimit t\u00eb aktit administrativ, dhe kurrsesi para anulimit t\u00eb aktit administrativ,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vendimi b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse Ministrin\u00eb e Financave\u00a0 p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e t\u00eb drejtave t\u00eb ankimimit t\u00eb pal\u00ebs ADFD p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb anulimit. \u00a0Dy dit\u00eb pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative, e cila la n\u00eb fuqi autorizimin p\u00ebr \u201dDuty Free\u201d ndaj kompanis\u00eb ADFD, zv.ministri p\u00ebr Financat, Elton Haxhi dha dor\u00ebheqjen nga posti.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Sejdi u prit me pezmatim nga kompania ICDF. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i kompanis\u00eb, q\u00eb foli n\u00eb kushte anonimati me pretendimin se nuk ishte i autorizuar, i tha BIRN se gjykata nuk ishte udh\u00ebhequr nga fryma e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse vendimi ishte i argumentuar ligj\u00ebrisht, ne e shohim at\u00eb si nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsorin shqiptar, pasi gjykat\u00ebsi e pranon se ka paligjshm\u00ebri n\u00eb marrjen e autorizimit dhe nuk vendos ligjshm\u00ebrin\u00eb,\u201d tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb ICDF.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb drejtues i nj\u00eb institucioni merr nj\u00eb vendim t\u00eb gabuar, gjykata duhet ta ler\u00eb ashtu?\u201d pyeti ai.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja gjyq\u00ebsore u konsiderua nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook pas shpalljes s\u00eb vendimit nga Sejdi, ambasada nuk e kurseu zhg\u00ebnjimin.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb zbatoj\u00eb rregulla t\u00eb drejta dhe transparente n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha bizneset. Shpresojm\u00eb q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb seriozisht sfidat n\u00eb mjedisin aktual dhe t\u00eb zbatoj\u00eb ndryshime t\u00eb prekshme, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investimet e huaja shum\u00eb t\u00eb nevojshme,\u201d theksoi ambasada.<\/p>\n<p><strong>Klima e investimeve<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_68005\" aria-describedby=\"caption-attachment-68005\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Duty-Freee.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68005\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Duty-Freee-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68005\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68005\" class=\"wp-caption-text\">Ambientet e Duty Free ne aeroportin e Rinasit. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Fitimet e kompanis\u00eb ADFD nga t\u00eb drejtat e shfryt\u00ebzimit t\u00eb ambienteve n\u00eb zon\u00ebn e dyqaneve Duty Free n\u00eb aeroportin e Rinasit shkojn\u00eb mesatarisht n\u00eb afro 200 mij\u00eb USD n\u00eb vit gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit &#8211; sipas llogaritjeve t\u00eb b\u00ebra nga BIRN.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, shoq\u00ebria ka realizuar 1.7 milion USD fitim neto dhe n\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb keqin vet\u00ebm 44 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Sipas bilanceve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit rezulton se ADFD fitoi 287 mij\u00eb USD gjat\u00eb aktivitetit n\u00eb vitin 2018, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat ishin 4.36 milion\u00eb USD. Xhiroja e shitjeve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit shkon mesatarisht n\u00eb 3.5 milion\u00eb USD n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Konflikti p\u00ebr ambientet e magazin\u00ebs doganore solli nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shkrimesh mediatike dhe sulmesh mes pal\u00ebve. N\u00eb disa prej k\u00ebtyre shkrimeve thuhej se mbrapa kompanis\u00eb amerikane ICDF, fshihej sip\u00ebrmarr\u00ebsja shqiptare, Aliona Zeqiraj, e cila ka disa biznese n\u00eb aeroport.<\/p>\n<p>ICDF \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb Majami dhe ushtron aktivitetin e saj n\u00eb fush\u00ebn e mallrave \u201cDuty Free\u201d prej vitit 1990 n\u00eb SHBA dhe disa vende t\u00eb Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet p\u00ebr kontrat\u00ebn e qiras\u00eb soll\u00ebn ndryshime edhe n\u00eb menaxhimin e aeroportit. Pas 7 vjet\u00ebsh n\u00eb detyr\u00eb, bordi i kompanis\u00eb koncesionare shkarkoi m\u00eb 28 gusht administratorin Rolf Castro-Vasquez, i cili u z\u00ebvend\u00ebsua nga ish- administratori Constatin Von Alvensblen.\u00a0 Rikthimi i Von Alvensblen\u00a0 nuk i qet\u00ebsoi uj\u00ebrat me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ADFD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt depozituan nj\u00eb kall\u00ebzim penal edhe ndaj tij.<\/p>\n<p>ADFD k\u00ebrc\u00ebnoi me kall\u00ebzim penal edhe drejtues t\u00eb Doganave. Sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb siguruar nga BIRN, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion nisur Drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave, ADFD k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse ICDF ka aplikuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb autorizim p\u00ebr magazin\u00eb t\u00eb lir\u00eb doganore, si dhe baz\u00ebn ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb bazuar Dogana p\u00ebr t\u00eb shprehur mendim pozitiv p\u00ebr pajisjen e shoq\u00ebris\u00eb amerikane me autorizim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb var\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb mbajtura nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve q\u00eb ju drejtoni, do t\u00eb formulojm\u00eb edhe q\u00ebndrimet tona n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb civile dhe penale t\u00eb secilit prej personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb,\u201d shkruan ADFD n\u00eb letr\u00ebn drejtuar ish-kreut t\u00eb doganave, Arlind Gjokutaj, ku vihej n\u00eb dijeni dhe ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Anila Denaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtues i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb i tha BIRN n\u00eb kushtet e konfidencialitetit se p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ICDF-n\u00eb ishin kufizuar nga rrjedhjet e informacionit dhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKishte shum\u00eb persona brenda doganave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb q\u00eb jepnin informacione se \u00e7far\u00eb ishte duke ndodhur me ecurin\u00eb e licencimit t\u00eb kompanis\u00eb amerikane ICDF,\u201d tha zyrtari.<\/p>\n<p>\u201cNe ishim duke par\u00eb edhe variantin p\u00ebr pajisjen e saj me nj\u00eb licenc\u00eb tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se lejohet t\u00eb jepen deri n\u00eb dy licenca n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, por problem ishte vendimi i gjykat\u00ebs, q\u00eb lejonte p\u00ebrdorimin e ambienteve&#8230;,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Zyrtari p\u00ebrmendi gjithashtu se ICDF kishte investuar tashm\u00eb n\u00eb projekte disa mij\u00ebra euro p\u00ebr arredimin e zon\u00ebs ku ushtronte aktivitetin ADFD.<\/p>\n<p>Sipas Enio Ja\u00e7os, drejtues i Dhom\u00ebs Amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, rasti i ICDF-s\u00eb ngre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cRasti i ICDF ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: a ia vlen t\u00eb investosh n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d tha ai, duke shtuar se ky rast po monitorohet me kujdes nga Dhoma Amerikane dhe\u00a0 komuniteti i investitor\u00ebve vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ja\u00e7os, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, klima e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nd\u00ebrsa vendet e rajonit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse duam t\u00eb t\u00ebrheqim investitor\u00ebt, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb marrim seriozisht p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit,\u201d tha ai. \u201cKy \u00ebsht\u00eb momenti i duhur q\u00eb n\u00eb kuadrin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb edhe n\u00eb klim\u00ebn e biznesit \u2013 reform\u00ebn e investimeve,\u201d p\u00ebrfundoi Ja\u00e7o.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse nuk ka nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje q\u00eb nga gushti i vitit 2019, kompania \u201cAlbania Duty Free Distribution\u201d, ADFD \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjin Gjoni vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin si magazin\u00eb doganore n\u00eb Rinas; megjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e koncesionarit t\u00eb aeroportit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave. ADFD, e cila prej [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80030,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,415,473],"tags":[980,1489,867,2429,2430,883,2431,1613,1118,2140,715,761,981,248,851,896,852,107,1123,1334,2276,1311,2432,1230,1780,885,1294,878,2420,2433,1113,1091,1167,1350,2174,1843,1623,391,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Annotation-2020-05-06-211016.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Jurgena Tahiri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80029"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}